Në ditën e njëzetë e pestë të fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë zhvilluar aktivitetet e tyre politike.
Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të aktiviteteve kryesore.
Category: ZGJEDHJET
-

Kronika zgjedhore: Dita 25 e fushatës zgjedhore
-

Kandidatët e LVV-së zotohen për zhvillim në arsim e mirëqenie sociale
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, në programin e tij qeverisës synon përmirësim të kushteve infrastrukturore dhe themelim të një njësie të veçantë komunale për të adresuar dhe zgjidhur problemet e qytetarëve me nevoja të veçanta.
Para vizitës në HANDIKOS, Çeku pati takim me prindër, duke premtuar mësim dual dhe tërëditor në shkolla, siç tha, për një arsim që lidh dijen me tregun e punës dhe u jep të rinjve mundësi reale zhvillimi.
Gjatë të martës, takime pati edhe me disa organizata të arsimit, të cilave u premtoi që çdo shkollë të ketë kushte të dinjitetshme, nga mensat e deri te psikologët dhe logopedët.
Infrastrukturës bazë, si trotuare e sistem të menaxhimit të ujërave të zeza, premtoi Faton Peci nga Suhodolli i Mitrovicës.Transformime premtoi nga Shtimja edhe Qemajl Aliu.
Si projekte transformuese, e përmendi Ballkonin Panoramë, përmes së cilit synon që Kodra e Rinisë do bëhet me hapësira gjelbëruese rekreative.
Se Subvencionet do të ndahen me meritokraci dhe transparencë, nën mbikëqyrjen e komunës, e thotw kandidati pwr kryetar tw Gjakovws, Ardian Gola.
Gjatë ditës, kompani të shërbimeve digjitale vizitoi kandidati për kryetar të Ferizajt, Enver Haliti.
Nga aty, Haliti tha se në programin qeverisës ka paraparë Tech Parkun dhe Qendrën Studimore “The HUB” një objekt modern, i dedikuar për studentë, hulumtues dhe inkubatore të ICT-së.
Paraprakisht, Haliti vizitoi fabrika të produkteve ushqimore nga ku premtoi kushte më të mira për investim.Nëse më 12 tetor zgjidhet kryetar i Vitisë, Arsim Ademi ka premtuar ndërtim të banesave te përballueshëm sociale, subvencionim të lindjeve, mbështetje të familjeve në nevoje e pensionistëve si dhe krijimin e hapësira të veçanta për qëndrim ditor.
Biseda te frytshme për ndryshime pozitive në fushën e shëndetësisë ka realizuar edhe Valon Hoti gjatë takimit me një doktoreshë të Malishevës.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Kandidatët e PDK-së, premtojnë që do të punojnë pa dallim për çdo zonë
Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili në takim me artistin Sokol Beqiri, tregoi se për kryeqytetin do të punojë pa dallim.
Sipas tij asnjë lagje nuk do të harrohet.Në takim me studentët, Kandidati për kryetar të Mitrovicës Arian Tahiri, mes disa premtimeve tha se do të rrisë numrin e bursave për studentët.
Tahiri gjatë të martës po ashtu ndau pikat e programit që lidhen me punësimin e mirëqenien e qytetarëve.
Përmirësim të jetës së qytetarëve po premton edhe kandidati për Drenasin, Petrit Hajdari.
Kandidati për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti fokusin gjatë të martës e kishte tek afaristët. Ai u premtoi mbështetje atyre që krijojnë vende të reja të punës.Përfaqësim të denjë të grave si dhe mbështetje u ka premtuar kandidati për Istogun, Ali Nimanaj.
Edon Cana kandidat për kryetar të Rahovecit ka kritikuar qeverisjen aktuale për sic ka thënë ai shpërndarjen e tenderëve jashtë komunës. Ai thotë se e kundërta do të ndodh me të në qeverisje.
Përkushtimin për cdo zonë të Prizrenit thotë se do ta vazhdojë, kryetari aktual njëherit kandidat edhe për një mandat tjetër Shaqir Totaj. Këtë e tha derisa ndau lajmin se filluan punimet për renovimin e rrugës që lidh fshatrat Reçan, Lubinje e Epërme dhe Lubinje e Poshtme.
Ndërkaq pretendenti për një mandat tjetër për Komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi vizitoi shkollën e futbollit FC VICIANA, derisa tha se komuna do t’i përkrahë klubet sportive.
Edhe Agim Aliu që garon për katër vjet tjera thotë se në cdo takim po merr përkrahje e thotë se premtimet e tij do të jenë punë.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Arsimi, fuqizimi i grave dhe përkrahja e biznesve, fokusi i kandidatëve të PSD-së
Zgjidhje për transportin e nxënësve në kryeqytet aty ku nuk mbulohet nga trafiku urban premtoi kandidatja për Prishtinë Besa Shahini nga Partia SocialDemokrate.
Të martën me organizatat joqeveritare që veprojnë në fushën e arsimit dhe rinisë: TOKA, ETEA, LAPS dhe ORCA, kandidatja Besa Shahini zhvilloi një diskutim për politikat arsimore të komunës.
Shahini deklaroi se organizatat që kanë në qendër arsimin janë dhe do të mbetën aleatet kyçe në transformimin e sistemit arsimor të Prishtinës nga infrastruktura e shkollave, te cilësia e mësimdhënies dhe përfshirja e çdo nxënësi.
Natyra Kuçi kandidatja e vetme grua për Deçanin, nga Partia SocialDemokrate së bashku me disa të rinjë vizituat hapësirat e një biznesi të specializuar në prodhimin e dyerve dhe dritareve.
Ne e kuptojmë rolin e biznesit në rëndësinë që ka dhe si i tillë duhet mbështetur e forcuar. Andaj dialogu me biznesin do të jetë i vazhdueshëm nën dritën e zhvillimit të Deçanit tha kandidatja e PSD-së.
Me gratë e komunitetit në komunën e Kamencisë u takua kandidiati i PSD-së për Kamenicën Qëndron Kastrati i cili synon të rikthej qeverisjen në këtë komunë.
Kastrati u zotua për mbështetje, vlerësim dhe mirënjohje për gratë. Ai shtoi se barazia nuk është premtim është praktikë.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Nisma, në ditën e 2 -të premton reforma në arsim, e wifi falas
Aktivitetet në javën e fundit të fushatës, kandidatët për kryetar komunash nga radhët e Nismas Socialdemokrate i patën të shumta.
Gruaja e vetme kandidate në Prizren, Albulena Balaj Halimaj, takimet e premtimet i pati të shumta.
Në Programin e saj 4-vjeçar, Balaj tha se do të bëhet, zëvendësimi i tubacioneve kritike dhe se në Prizren do të ketë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm.Përvec kësaj, ajo prmetoi edhe krijimin e një qendre të veçantë institucionale, ku do të bashkohen në një objekt të përbashkët shërbimet shëndetësore emergjente, policia dhe zjarrfikësit, për reagim më të shpejt.
E në Malishevë, edhe një mandat po e kërkon, Ekrem Kastrati. Të martën kandidati për kryetar vuri gurëthemelin qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë.
Në komunën e Podujevës, kandidati XHemajl Hasani, mbështetjen e kërkoi duke akuzuar qeverisjen e aktuale për cilësinë e rrugës. Ai tha se me të në krye, punët do të kryhen me cilësi e me saktësi.
Komuna e Obiliqit, do të bëhet me shtylla që ofrojnë internet falas, nëse drejtimin e saj e merr, Shefki Salihu. Përvec shërbimit me internet, salihu thotë se shtylla do t’iu ofrojë qytetarve edhe njoftime emergjente në lidhje me vërshimet ose bllokimet e rrugëve.Një ditë më parë kandidatja për kryetare në komunën e Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, vizitoi akademinë, në të cilën ndjekin trajnime mbi 100 fëmijë, në fushat e teknologjisë e robotikës. Derisa fushatën elektorale e ka përmbyllur në orën 19:00.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Kandidatë e LDK-së, premtojnë trasnsformim të komunave
Mëngjesin e të martes e nisi në lagjen Muharrem Fejza, duke premtuar se gjatë mandatit të tij të dytë, Përparim Rama i LDK-së, do të vazhdojë ta transformojë edhe më tëj këtë lagje.
Poashtu Rama tregoi se Prishtina tashmë e ka formuar edhe fondin emergjent për sic tha gjëra emergjente të kryeqytetit.
Edhe Gazmend Muhaxhiri që po synon një mandat tjetër pasi zhvilloi takime me banorë të Vitomericës e Katundit të Ri, tha se fjalën do ta mbajë për cdo premtim.
Peshë të jashtëzakonshme në qeverisjen e tij do të kenë gratë, thotë kandidati për Gjilanin, Arbër Ismajli, gjatë takimit me forumin e Gruas në këtë komunë.
Planin për Bollovanin, e ka prezantuar pretendenti edhe për një mandat në krye të Istogut, Ilir Ferati.
Se do të punojë për të gjithë pa dallim dhe se asnjë zonë e Mitrovicës nuk do të harrohet, premtoi gjatë të martes nga Melenica, kandidati për kryetar Gëzim Plakolli.
Ndërkaq mbështetje për të rinjtë ka premtuar kandidati i Podujevës, Ekrem Hyseni.
Takime me përfaqësuesit e shoqatës së Bjeshkatarëve të Prizrenit ka zhvilluar kandidati, Driton Selmanaj. Sipas tij LDK-ja në krye të kësaj komunë do ta sjellë ndryshimin.
Votë për kryetar të Ferizajt po kërkon Visar Azemi. Ai ka vazhduar të takojë banorë të fshatrave të ndryshme ku mes tjerash po shpalos edhe programin e tij.
Duke prezantuar projektet sic thotë ai të realizuara, Sokol Haliti po kërkon përkrahje edhe për një mandat tjetër duke specifikuar se transformimi i Komunës do të vazhdoj edhe më tej.
Edhe për një mandat tjetër në krye të Junikut po kandidon Ruzhdi Shehu. Në ditën e 25-të të fushatës zgjedhore, ai tha se Juniku e ka vazhduar partneritetin me CiViTAS, e që do të vazhdojë të përfitojë në shumë fusha.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Kandidatët e AAK-sw, premtojnë mbështetje për biznese
Që në muajin e parë të mandatit, kandidati për kryeqytetin Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës premtoi subvencionim për dy vite për bizneset.
Një biznes tjetër gjatë ditës vendosi ta vizitojë kandidati qw pretendon ta udhëheqë Gjilanin, Nazim Gagica.
Ai premtoi se në krye të Gjilanit do të angazhohet për të mbështetur bizneset prodhuese për të hapur vende të reja pune dhe për ta kthyer Gjilanin në qendër të prodhimit dhe eksportit në Lindje të Kosovës.
Kandidati për kryetar të Drenasit, Beqir Kiqina i shkoi në vizitë Shoqatës Handikos.
Ai u garantoi se me qeverisjen e tij do të punoj që në gjithë qytetin të ketë pjerrina për lëvizje të lirë dhe të sigurt për çdo qytetar, vend parkime të dedikuara, asistencë personale dhe mbështetje në jetën e përditshme si dhe mundësi reale për arsimim dhe punësim inkluziv.
Në oborrin e shkollës e cila mban emrin e tij, u bë përurimi i Bustit të Heroit, Yll Morina. I pranishëm në ceremoni ishte kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini pretendent edhe për një mandat tjetër.
Me përulësi nderojmë figurën e Yll Morinës, I cili u bë dritë në rrugën e Kosovës e drejt lirisë e pavarësi si dhe frymëzim për brezat që vijnë tha ndër të tjera Gjini.
I bindur se do ta rikthej Pejën ishte gjatë ditës kandidati për kryetar të Pejës, Ali Berisha.
E, Tubimin qendror me qytetarët pak ditë para zgjedhjeve mbajti kandidiati për Suharekën, Bali Muharremaj.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Buzhala: Prishtina borxh deri në fyt, i ka 70 milion euro borxh
Komuna e Prishtinës është në gjendjen ekonomike më të keqe që ka qenë ndonjëherë, ka deklaruar Mentor Buzhala në emisionin “CONTEXT” në ATV.
Sipas Buzhalës, komuna ka rreth 70 milionë euro borxh.
“Për me ilustru këtë, unë po t’i jap shifrat e Prishtinës si askund tjetër. Komuna e Prishtinës kemi thënë që është transparente, të paktën në disa raporte financiare, por lejet e ndërtimit është duke i fshehur. Që 4 muaj nuk i ka publikuar,” tha Buzhala.
Gjatë së martës, komuna ka publikuar raportin për shpenzimet financiare për muajin shtator, por sipas gazetarit Buzhala, raporti është për keqardhje.
“Në raport marrin pjesë të gjitha drejtoritë e komunës dhe të gjitha shpenzimet që janë aty. Dy-tre vende janë shpenzime telefonike, për udhëtime, kurse të tjerat për shërbime gjyqësore, që i bie se të gjitha mjetet i ka përbi përmbaruesi,” shtoi Buzhala.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

Mulolli: Prishtina deri të shtunen është në garë për vendin e dytë
Prishtina është ende në një zonë ku një pjesë e votuesve janë ende të papërcaktuar, kështu deklaroi Fitim Mulolli në emisionin “CONTEXT” në ATV.
“Prishtina është ende në një zonë ku një pjesë është e papërcaktuar. Deri të shtunën në mbrëmje është garë kryesisht për vendin e dytë,” tha Mulolli.
Sipas Mulollit, edhe këtë vit sondazhet po tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk qëndron mirë në nivelin lokal.
“E kemi parë tradicionalisht që LVV ka dalë mirë në nivel qendror, por në nivel lokal gjithmonë i janë ‘zhdukur’ nja 20 mijë votues, që anketat aktuale po tregojnë se edhe tani është njëjtë,” deklaroi Mulolli.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.
-

5 Ditë para zgjedhjeve Prishtina dhe disa komuna drejt balotazhit
Vetëm edhe 5 ditë na ndajnë nga dita kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre.
Pritet që pas 12 tetorit disa komuna do të shkojnë në balotazh.Komuna e Prishtinës do të shkojë në balotazh sipas analistit politik Lavdim Hamiti.
“Për Prishtinën po e nxjerrin në sondazhe Përparim Ramën të parin, i dyti është Hajrullah Çeku, por distanca mes Çekut dhe Uran Ismailit nga PDK-ja është shumë e vogël dhe nëse performon Ismaili mirë deri të shtunën do të shkojë në balotazh me Ramën,” tha Hamiti.
Sipas Hamitit edhe Gjilani, Fushë Kosova, Prizreni e Mitrovica e Jugut etj.
Ndërkaq komunat të cilat nuk pritet të shkojnë në balotazh pas zgjedhjeve të 12 tetorit sipas Hamitit janë: Peja, Juniku, Istogu, Skenderaj, Ferizaj etj.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë.