ATV

Category: TOP ATV

  • “Kudo në botë, nëse i sheh njerëzit duke bërë këtë gjë, folju shqip se shqiptar janë”, kështu dallohen shqiptarët sipas këtij qytetarit

    “Kudo në botë, nëse i sheh njerëzit duke bërë këtë gjë, folju shqip se shqiptar janë”, kështu dallohen shqiptarët sipas këtij qytetarit

    Salih Koliqi, një qytetar i lagjes Tophane në kryeqytet, në një bisedë me ATV-në, tha se populli i jonë e ka traditë me e zënë udhën.

    “Zakonisht populli i jonë e ka traditë me e zënë udhën. E zënë udhën e vet, e qet shtëpinë në udhe, i qet edhe shkallët. Vetit ia zë udhën”, tha ai.

    Madje, qytetari tha se këtë traditë shqiptarët e zbatojnë edhe nëse jetojnë jashtë vendit.

    “Ku të shkojsh në krejt botën, ku t’i shohësh udhët që janë ngushtë, shqip foli, se shqiptar janë ata”, u shpreh i mllefosur banori i Tophanes, lagjes që vuan nga rrugët e ngushta. /atvlive.tv

  • “Kur kam qenë e vogel, kur dikujt i është cënuar e drejta, kam reaguar”, Shendrita Muriqi-Berisha tregon si u bë avokate

    “Kur kam qenë e vogel, kur dikujt i është cënuar e drejta, kam reaguar”, Shendrita Muriqi-Berisha tregon si u bë avokate

    Të qenit person i cili gjithnjë ndjek të drejtën, ndonjëherë di të mos pëlqehet nga të tjerët, por kjo asnjëherë nuk është pengesa për të realizuar ëndrrat e për të punuar profesionin me shumë përkushtim.

    Avokatura është profesioni i saj, Shëndrita Muriqi-Berisha, në një intervistë për rubrikën “Profesionet” të emisionit ALARM në ATV, thotë se qysh nga fëmijëria e saj kishte vizionin e saj për këtë profesion të cilin tashmë e ushtron.

    “Duke u nisur nga fakti se jam një person komunikativ dhe qysh nga fëmijëria, kur më është dukur që dikujt i është cenuar e drejta, kam reaguar. Mendoj se gjithmonë e kam dashur të drejtën”, thotë Shëndrita.

    E si në çdo profesion tjetër sfida e shumta kanë qenë gjatë këtij rrugëtimi, e patjetër edhe arritjet të cilat ajo sot i gëzon.

    Ndonëse ajo ka pasione të shumta por vetën gjithnjë e gjene tek ky profesion i cili për të është puna të cilën e bënë më së miri.

    Pos shkollimit, ajo tashmë ka edhe vite punë në të cilat ka fituar përvojë e nga kjo ajo thotë se gjithnjë do e bëjë këtë punë e do të punojë për të drejtën. /atvlive.tv

    Intervistën e plotë me avokaten Shendrita Muriqi-Berisha mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Nëna që largimin e rejes nga shtëpia e vuajti më shumë se vdekjen e djalit

    Nëna që largimin e rejes nga shtëpia e vuajti më shumë se vdekjen e djalit

    Kanë kaluar 23 vjet që nga humbja e djalit në luftë, por Elife Muhadini, ende nuk po mund të pajtohet me vdekjen e tij. Me lot në sy, ajo kujton kohën kur e përcolli në frontin e luftës.

    “Si nanë, unë nuk e kam ditur deri vonë, por kur e kam pa që erdh një hov me ushtarë, edhe e pash veshë në tesha të ushtrisë, “o Hajriz” i thash a qeshtu a, the po shkoj të Zaferi me pi çaj e koke vesh ushtar, më tha “nanë, duhet për popull tim, për tokë””, rrëfen me s lotësh Elifja.

    I thash veç për hajr të qoftë, Allahu të ndihmoftë, Zoti në hajër të qoftë.

    I mori shokët, dolën dhe ecën. Am vështirë më, nuk di çka të them. Ma mërzi më nuk di çka të them.

    Më shumë se humbjen e djalit, Elife Muhadini, e vuajti largimin e nusës së tij nga shtëpia.

    Kunati tha çka je t’u ba, i thash që t’u ndejt. Tha hajde po shkojmë, ku e ke Hajrizin, i thash në luftë. Tha hajde shkojmë se nijta që e kanë plagu pak. Ai ish kanë i mbytur krejt, po unë nuk e kisha ditë. Hypëm në traktor, nami do të familjes së ngushtë dhe po shkojmë. Ece, shiko këndej, shiko andej se ku po e shoh në rrugë të plagosur, kur shkuam në një shtëpi në Petrovë, hymë, plotë njerëz e plotë ushtarë, kur hymë, ai ishte i mbuluar me një qebe dhe i mbytur. Aty s’kam ditë mo çka me ba, jam aftu e kam përqafë dhe kam dalë jashtë. Kur erdhëm të shtëpia, u çel e pame, ndejti tani nusja edhe 2-3 javë ditë, tani erdhën vëllëzrit e saj e morën. valla kur u dalë nusja, sikur atë natë kur është mbytë djali jam mërzitë, ish mërzi shumë e madhe. Nuk po kish njeriu çka me ba”, rrëfen Elifja.

    Ndonëse dha një djalë për atdhe, 80-vjeçarja nuk besoi asnjëherë që do të arrijë ta përjetojë lirinë që Kosova e gëzon sot. /atvlive.tv

  • Kishte kursyer 5 vjet vetëm për të arritur që ta shihte Qabenë

    Kishte kursyer 5 vjet vetëm për të arritur që ta shihte Qabenë

    Puna është që ka gjithçka në jetë tregtari Hysamedin Zekiqi. Nga ajo mund ta largojë vetëm namazi, pasi që ai nuk lë asnjë vakt pa shkuar në xhami.

    Ai e kujtn kohën kur e mori vendimin për t’ia filluar namazit dhe që nga ajo ditë, për asnjë edhe njëherë nuk ndaloi. Pikërisht namazi ishte arsyeja që ky tregtar t’ia vinte vetes një qëllim jetësor.

    Për ta përmbushur shpirtin dhe për ta kryer obligimin, të cilin e ndjente si mysliman, Hysamedin Zekiqi, kurseu pesë vite radhazi dhe çdo ditë të punës ia kushtoi ëndrrës së tij për të shkuar në haxh.

    Nuk kishte rëndësi dita, data e as stina për Zekiqin, i cili kishte vetëm një dëshirë, ta shihte Qabenë. Këtë vend që cilësohet i shenjtë për myslimanët e shihte vetëm në televizor, ndërsa lutjet e çdo mbrëmjeje, ishin që t’iu mundësohet shkuarja atje.

    Në një bisedë për ATV-në, Zekiqi thotë se është lutur shpesh edhe deri në ora 2-3 të mëngjesit që Zoti t’ia plotësojë këtë dëshirë.

    “Kam bërë dua shumë, deri në 2-3 të mëngjesit, që Allahu me ma plotësu dëshirën dhe në vitin 2018, unë u pensionova, me 10 prill veç i bana 65 vjet, ma ndihmoi edhe pensioni pak, por ia nisa me punu me mjaltë dhe shtova besimin te njerëzit, kam shitur mirë dhe e pash që ngadal dale veç po më bëhet një pasuri”, thotë ai.

    E vetmja pasuri ishte shtëpia që jeton dhe ishte i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë, vetëm e vetëm që ta shihte Qabenë.

    “Thash shpinë kam me e shit dhe pa shku nuk e la vetëm nëse ma merr Zoti shpirtin. Por Zoti i madh, kur të thirrë me shku, atë s’mund ta ndalë askush”, thotë Zekiqi. /atvlive.tv

    Në videon e më poshtme e gjeni bisedën e plotë të ATV-së me Hysamedin Zekiqin:

  • Humbën krejt burrat e familjes në luftë, i vetmi që mbeti sot është bërë Sheh, tregon arsyen!

    Humbën krejt burrat e familjes në luftë, i vetmi që mbeti sot është bërë Sheh, tregon arsyen!

    Familja Dervishdana, e njohur për tradita patriotike, gjatë luftës së fundit kishte humbur pothuajse të gjithë burrat. Më i madhi mashkull i familjes i cili kishte mbijetuar ka qenë Nesim Dervishdana, në atë kohë 7-vjeç.

    Kur u bë 18-vjeç, Nesimi u gradua me titullin sheh, në një Teqe në Gjakovë, e cila udhëhiqej nga familja Dervishdana për pesë gjenerata.

    Nesimi, në një intervistë për ATV-në, tregon se si e ka përjetuar momentin kur kishte marrë drejtimin e teqës menjëherë pas përfundimit të Medresesë.

    “Me insistimin e rrethit tonë kam vendosur me u regjistrua në Medrese dhe prej atëherë e kam ditur që më pret ky udhëtim, ka qenë diçka shumë voluminoze, bile me tregu të drejtën, ende kur më pyesin sa vjeç je baba sheh, nganjëherë më shkon mendja me thanë ende i kam 18, sepse më kanë ndodh shumë gjëra në atë moshë”, tregon ai.

    Në moshë të re, sheh Nesim, pos këtij titulli që e mori, ai edhe u martua dhe krijoi familjen e tij.

    “Na e falënderojmë Zotin që na ka bat ë mundshme me qenë pjesë e një familje që për pesë gjenerata kemi shërbye në dërgjahin tonë. Në kohën kur kam marrë hilafet, kam qenë 18 vjeçar. E kam përfunduar në atë kohë medresenë edhe studimet i kam vazhduar me korrespodencë për shkak se më ka obligu marrja e detyrës këtu në teqe. Teqja e jonë ose dërgjahi i jonë është i vjetër që pesë gjenerata, realisht unë jam i katërti halife që shërbej në këtë post. Para meje u kanë gjyshi i njohur si baba Zenel, Sheh Zenel Dervishdana, i cili është bërë dëshmor, tash e gëzon edhe titullin hero i kombit”, tregon ai.

    Gjatë luftës, familja Dervishdana ishte shënjestër e madhe për okupatorin serb.

    “Së bashku edhe me dy dervish tanë, baca Urim i cili ka qenë edhe një ndër udhëheqësit bashkë me axhën të logjistikës së UÇK-së, i kanë zënë meshkujt në shtëpi dhe e kanë kry masakrën qysh e dimë të gjithë. Mas andej, më i madhi mashkull në familje jom kanë unë në moshën 7 vjeçare. Kemi pasur shumë njerëz tanë që na ka ndejtë afër, të cilët janë marrë edhe me edukimin tonë” rrëfen sheh Nesimi. /atvlive.tv

  • ‘E kam dënu veten me pirun’ – Herkulesi shqiptar befason me deklaratat, tregon format se si e motivon veten në ushtrime

    ‘E kam dënu veten me pirun’ – Herkulesi shqiptar befason me deklaratat, tregon format se si e motivon veten në ushtrime

    Bujar Muli apo ndryshe ’Herkuli i Kosovës, njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova. Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij.

    Muli, në një intervistë për emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ka treguar si e motivon veten për të arritur këto rekorde botërore.

    “Kur ushtroj për me i përgaditë pjesët e trupit për rekorde, ka mundësi që brenda trainingut i ka çu dy tonë. E vetmja mënyrë që mundem me ia dalë është, kuptohet mbështetja në Zotin. Përderisa nuk e ke mbështetjen në Zotin, ki me pas edhe shumë probleme. Unë vazhdimisht ushtroj, por gjithmonë, arma e ime kryesore është se mbështetna te Zoti. Unë tani që e kam rekordin e Guiness, nën pesha kam me hy, por a dal i gjallë a nuk dalë, nuk dihet. Të gjithë rekordet deri sot sa i kam pasur dhe që kanë me ardhë në të ardhmen, unë nuk e kam ditur se a do të shpëtoj prej atij rekordi i gjallë. 90 për qind të rekordeve të mia, një gjë e vogël mund të përfundojë me fatalitet”, ka treguar ai.

    Madje, Muli tha se në rast të ndonjë dështimi apo demotivimi, ka pasur raste edhe kur e ka dënuar veten, duke e goditur veten me çka ka pasur në dorë.

    “Unë po tregoj diçka, ndoshta po e tregoj për herë të parë. Gjoksin e kam të këputur, tricepsin e kam të këputur, ligamentin e kam këputur të gjurit dhe absolutisht, me 50% të forcës jam dhe i bëj këto rekorde, dhe nuk ndalem. I vetmi send që mundet mem ndalë është vetëm vdekja. Ka pasur raste kur ka humb motivi. Me e tregu këtë gjest duket budallaki, por është realitet. Unë për veti, kur më ka humb motivi e kam dënuar veten. Kur kam shku në fitnes dhe nuk kam mundur me i ngritë 250 -300 kg, unë e kam dënu veten. Dënimi i im ka qenë, për shembull, njëherë e kam dënu veten me pirun, e kam pas pirunin në dorë dhe i kam ra vetes ne gjoks e dorë, i kam thënë vetës ‘në qoftë se herën tjetër nuk e çon, kam me ta këputë dorën krejt’”, ka treguar ai.

    Ai thotë se për të arritur deri këtu ku është, i janë dashur 25 vite ushtrime të pandërprera.

    “Fatkeqësisht nuk kam hyrë në libër të Guiness edhe pse katër rekorde botërore i kam personale, të cilat, asnjë njëri në botë deri sot nuk i ka bërë. Por, fatkeqësisht nuk kemi pasur njohuri dhe nuk kemi pasur kontakte me librin e Guiness-it, por u dasht me ushtru 25 vite, për me i pritë pesë sekonda për me arritë një rekord botëror”, thotë Muli. /atvlive.tv

    Shiko intervistën e plotë të Bujar Mulit dhënë për emisionin ALARM të ATV-së në videon e më poshtme:

  • Bujar Muli që synon rekordin e radhës për ta rrëzuar bikun me goditje: Nuk do ta bëj nëse kjo e lë me pasoja kafshën

    Bujar Muli që synon rekordin e radhës për ta rrëzuar bikun me goditje: Nuk do ta bëj nëse kjo e lë me pasoja kafshën

    Bujar Muli apo ndryshe ’Herkuli i Kosovës, njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova. Ai është bërë i famshëm me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij.

    Muli, në një intervistë për emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ka folur për sfidën e tij të radhës për të thyer edhe një rekord botëror. Bëhet fjalë për synimin e tij për ta rrëzuar bikun me grusht.

    Ai në këtë emision ka thënë se këtë synon ta bëjë pas muajt të shenjtë të Ramazanit, kur edhe do të vijë në Kosovë.

    I pyetur për reagimet nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, Muli tha se paraprakisht do të konsultohet më veterinarë dhe, vazhdon ai, nëse goditja e tij mund ta lërë me pasoja bikun, këtë sfidë do ta anulojë.

    “Kur tentojmë me e rrëzu bikun me një të ramë ose dy të ramë, gjithmonë konsultohemi me doktorin e kafshëve apo veterinarin. Do të thotë, veterinarin kemi me e pyet së pari se sa ka mundësi me u dëmtu një kafshë prej një grushti, a ka gjasa me ngordh ose me mbetë e paralizuar. Në momentin që bisedojmë me veterinarin, gjithçka shkon sipas procedurave që ne i kemi. Pa konsultimin e njerëzve adekuat nuk ndërmarrim asnjë veprim. Nuk jemi ne për me i lëndu kafshët”, thotë Muli. /atvlive.tv

    Shiko intervistën e plotë të Bujar Mulit dhënë për emisionin ALARM të ATV-së në videon e më poshtme:

  • Në Kaçanik, iftari pritet me tupana – Kjo është arsyeja

    Në Kaçanik, iftari pritet me tupana – Kjo është arsyeja

    Ramazani ka rëndësi të veçantë për besimtarët e fesë myslimane. Ky muaj konsiderohet muaj i bekuar dhe i tillë është edhe për Naim Sopin, tavanxhiun nga Kaçaniku, i cili i informon qytetarët për kohën e iftarit.

    “Kjo është tradita e jonë që na kënaqë zemrat, këtë iftar inshalla Allahu ua bën kabull të gjithëve”, thotë për ATV-në, tavanxhiu kaçanikas.

    Ai thotë se i bie tupanit për Ramazan për t’i njoftuar qytetarët për kohën e iftarit tash e 20 vite.

    “Kjo është një traditë dhe unë nuk kam dashur me e lanë këtë traditë. Para lufte ka pasur edhe tavanxhinj të tjerë. Tash jam unë këtu në Kaçanik që i bie tupanit, katër pika i kam ku e bëjë këtë”, thotë Sopi. /atvlive.tv

  • A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

    A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

    Lagjia Shangai në Trepçë të Mitrovicës aktualisht duket pothuajse e zbrazët, ani pse vite më parë, ishte ndër lagjet me më së shumti banorë. Kjo ishte edhe arsyeja që kjo lagje e mori emrin lagjia Shangai.

    “Njihet si Shangai, nuk ka të bëjë me Shangai të Kinës, por quhet kësisoj se ka qenë e mbi populluar, kanë qenë baraka shumë afër mes veti. Përndryshe kanë qenë banorët, punëtorë të hapjes së minierës së Trepçës, që ndryshe janë quajtur në atë kohë ‘Llogorasha’”, tregon Naser Dedia, ish-banor i kësaj lagjeje.

    Ai, për ATV-në thotë se në këtë lagje kanë ardhur punëtorët prej krejt ish-Jugosllavisë, kryesisht nga shtetet më të varfra që kanë qenë në atë kohë. /atvlive.tv

    Për më shumë, ndiqeni reportazhin e ATV-së në videon e më poshtme:

  • A e largon besimin në Zot, shikimi i astrologjisë për të ardhmen, flet astrologia

    A e largon besimin në Zot, shikimi i astrologjisë për të ardhmen, flet astrologia

    Astrologia Laura Bilalli pasionin e saj për yjet, galaktikën e universin e ka kthyer edhe në profesion, madje edhe duke studiuar për këtë gjë në universitetin e Los Angeles.

    Të premten, ishte e ftuar në emisionin “LIBERO”, ku sqaroi diçka shumë të rëndësishme për sa i takon astrologjisë – profesion i cili nganjëherë (edhe) keqkuptohet.

    “…Astrologjia është shkencë (te ne nuk e kuptojnë këtë gjë), astrologjia nuk është fall. Parashikimet bëhen në bazë të rrotullimit të planetëve dhe yjeve… Është një pyetje e thjeshtë ‘Kush i krijoi yjet dhe planetët’?… Aty mund ta kuptosh se qëllimi nuk është që t’i largosh njerëzit nga besimi i tyre…”, deklaroi ajo.

    Bilalli gjithashtu potencoi se pavarësisht të gjithave, as në astrologji nuk është gjithçka 100% e vërtetë, sepse ka ndikim edhe energjia.

    Vlen të potencohet se sipas “PsychologyToday”, pavarësisht se nuk ka prova se astrologjia mund të parashikojë me saktësi të ardhmen e një personi, shumë njerëz besojnë në të.

    Sipas studimeve, njerëzit që janë narcistë kanë më shumë gjasa të besojnë në astrologji.

    Për ta shikuar emisionin e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: