ATV

Category: TOP ATV

  • Rrëfimi drithërues i burrit nga Kosova, tregon si i vdiq gruaja nga pakujdesia e mjekëve në Shqipëri

    Rrëfimi drithërues i burrit nga Kosova, tregon si i vdiq gruaja nga pakujdesia e mjekëve në Shqipëri

    39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Habibi, në emisionin STUDIO A në ATV, ka rrëfyer tragjedinë e të rëndë që i ka ndodhur në jetën e tij.

    Ai aktualisht gjendet në Milano derisa shkuarja e tij atje ishte prej zorit. Gruaja e tij, e cila po sillte në jetë fëmijën e tretë, u operua nga mjekët në Berat të Shqipërisë.

    Operim i cili kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta Sadushi do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.

    Fisniku, në një lidhje të drejtpërdrejt në STUDIO A, ka rrëfyer se doktorët nuk ishin transparent dhe se çdo gjë dukej disi e fshehur në raport me shëndetin e bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerë.

    “Po na duhet të jemi të fortë për këta tre fëmijë që më la, po për mua, mundimi më i madh është se e çova tamam me shëndetin e mirë, çdo vizitë e ka ba mirë deri në ditën që i erdhi koha e lindjes. Pas lindjes nuk ishte mirë në asnjë minutë me dhimbje, me gjëra. Doktorët filluan që ‘jo se është operim, edhe disa kalojnë dhimbje, jo sot, jo nesër’. U bënë dhjetë ditë, erdhi puna që iu keqësua gjendja, pastaj më thotë doktoresha që duhet operuar edhe një herë. Pastaj nga gjinekologët, filloi puna me ardhë te kirurgu. Në ato momente u operu për herën e dytë se unë premtuam që nuk ka naj diçka të madhe dhe do të rregullohet, edhe me besim të ta, ndërhynë me operimin e dytë. Pas operimit të dytë e pamë që nuk ka përmirësim. Doktoresha vajti me pushime në Amerikë, ma la gruan aty, me gjasë të kalojë te doktorët tjerë në përgjithësi”, tha Fisniku. /atvlive.tv

    Rrëfimin e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ngjashmëria me njëri tjetrin është e pabesueshme, kështu reagoi Sabri Fejzullahu kur e pa sozinë e tij

    Ngjashmëria me njëri tjetrin është e pabesueshme, kështu reagoi Sabri Fejzullahu kur e pa sozinë e tij

    Emisioni “STUDIO A” në ATV, këtë sezon e ka nisur me dy mysafirë shumë specialë. Pra, bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahun, së bashku me sozinë e tij, Arlind Beqirin.

    Gjatë emisionit, në ekranin në studio e lëshuan interpretimit e këngës “Hije e flokut tënd”, duke e interpretuar Arlindi.

    Ai shihet duke e interpretuar këtë këngë ashtu siç e interpreton edhe vetë Sabri Fejzullau, pra me ngjyrëne zërit, intonacionin, lëvizjet skenike etj.

    Sabri Fejzullahu me të parë këtë interpretim, u impresionua, duke thënë se Arlindi e interpretoi edhe më mirë se ai vetë.

    “Unë nuk e kam parë, kjo është hera e parë që po e shoh. Sot po më duket, më mirë se unë e ka këndua, edhe i lumtë. Edhe në intonacion, sepse kur nuk është një këngë e jotja që nuk kompozohet për ty, atëherë është e vështirë, por ky e këndoi decidivisht dhe më mirë se unë”, thotë Fejzullahu pasi e dëgjoi Arlindin duke e interpretuar këngën e tij. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të Sabri Fejzullahut dhe Arlind Beqirit në STUDIO A e gjeni në videon më poshtë:

  • Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës?

    Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës?

    Cila është gënjeshtra më e madhe që e kanë përdorur qytetarët e Kosovës? Kjo ishte pyetja e gazetares së ATV-së për ditën e sotme, e cila iu drejtua qytetarëve në sheshin e Prishtinës.

    Si zakonisht, qytetarë të shumtë edhe kësaj radhe lëshuan deklarata interesante, shumë nga të cilat ishin madje edhe mjaft komike.

    Përgjigjet e tyre i gjeni në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, në videon më poshtë:

  • Rrugëtimi frymëzues i atletit Erzen Zyberaj drejt titullit të kampionit të vrapimit malor prej 100 kilometrash në garën ndërkombëtare në Turqi

    Rrugëtimi frymëzues i atletit Erzen Zyberaj drejt titullit të kampionit të vrapimit malor prej 100 kilometrash në garën ndërkombëtare në Turqi

    Atleti Erzen Zyberaj ka treguar klasin e tij në një garë shumë të vështirë, në 100 kilometra, që u zhvillua në Uludag të Turqisë, ku doli kampion i kësaj gare, duke befasuar të gjithë të pranishmit.

    Ai në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi se, përkundër që kishte disa probleme shëndetësore, ai vazhdoi garën ku u shpallë edhe kampion.

    “Gara ka qenë e vështirë sepse unë kam pasur disa probleme shëndetësore, sepse realisht është dashur me e ndërpre atë garë, mirëpo unë nuk e kam ndërprerë, e kam vazhduar edhe në fund jam shpallur kampion”, tregoi Erzen.

    Ai tha se kjo ishte pjesëmarrja e tij e tretë në gara ndërkombëtare të vrapimit nëpër mal në Turqi. Në dy të parat, ai kishte pasur disa probleme, ndërsa në të tretën u shpallë kampion, garë kjo që ishte më e vështira në krahasim me garat e tjera.

    “Në vitin 2021, kur kam marrë pjesë për herë të parë, e kam lënduar këmbën dhe më është dashur ta ndërpres garën, pastaj vitin tjetër një garë tjetër, 60 kilometra, aty kam qenë duke fituar, por për shkak të disa problemeve që e kemi humbur shtegun, është dashur me u kthy prapë, me ba kilometra më shumë, edhe aty pastaj kam dalë i dyti, ndërsa këtë vit dola i pari. E treta e vërteta”, u shpreh Erzeni.

    Ai thotë se fitorja më e madhe për të ka qenë bindja e vet-vetës se mund t’ia dalë të vrapojë në një distancë prej 100 kilometrash, në terren tejet të vështirë me përpjetëze e tëposhtëze të mëdha.

    “Ultra maratonat, pra vrapimet mbi 40 kilometra, kërkojnë një ushtrim më specifik, duhesh me vrapu pak më gjatë, duhesh me ndejt në këmbë tua një kohë më të gjatë, duhen stërvitje, edhe fitnes, biçikletë, kërkon goxha kohë e mund. Unë prej që kam fillu prej tri viteve kam arritë me ndryshu. Unë them se jam kampion për veten time për faktin se kam arritë me e ndryshu veten time, me e bindë veten që unë mundem me vrapu 100 kilometra, sepse ne fillim kur kam fillu, thosha me vete “qysh munden njerëzit me vrapu 100 kilometra”. Ndërsa tash i bëj 100 kilometra dhe kënaqem”, tha Erzeni.

    Ai tregon se në garën e fundit në Uludag të Turqisë, ka arritur t’i bëjë 100 kilometra për 12 orë e 35 minuta, në të cilën ka pasur rreth 4600 metra ngjitje. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë të mëngjesit për ditën e sotme e gjeni në videon më poshtë:

  • 17 vjeçari, i lindur e rritur në Gjermani, por me njohuri të veçantë për historinë e vendit

    17 vjeçari, i lindur e rritur në Gjermani, por me njohuri të veçantë për historinë e vendit

    U lind e u rrit në Gjermani, por se për historinë e vendlindjes së prindërve ka njohuri të jashtëzakonshme.

    Ishin pikërisht prindërit dhe gjyshërit ata të cilët për 17 vite me radhë, pothuajse çdo ditë i rrëfyen për Kosovën.

    Në një bisedë për rubrikën “Copëza jete” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ai tregoi se qysh si fëmijë, çdo herë është interesuar të dijë sa më shumë për vendlindjen e tij.

    “Kur kemi ardh verës në këtë vend, më pëlqeu vendi shumë, se shpija të vjetra, shpijat tona. Më interesonte historia se çka ka ndodh këtu, nga ka ardh kjo, qysh u ndërtu kjo, pse e kemi këtë vend edhe tu e pyet babain, tu i pyet familjarët, tu e vet gjyshen, të gjithë nga pak duke më treguar, tani edhe u interesova rreth historisë dhe kulturës shqiptare, kulturës tonë dhe mundesha nga pak me i lidh disa gjëra, dhe tani çdo që mësoja më shumë, mua më interesonte çdo herë të mësoj edhe më shumë”, thotë ai.

    Rrëfimin e tij të plotë për fshatin e familjes së tij, por edhe për Kosovën në përgjithësi, e gjeni në videon më poshtë:

  • Si e kuptojnë qytetarët kuptimin e fjalës “kasavet”?

    Si e kuptojnë qytetarët kuptimin e fjalës “kasavet”?

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Një ndër rubrikat e këtij emisioni është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në regjione të rajonit.

    Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja e ATV-së i ka pyetur qytetarët në Prishtinë, se si e kuptojnë ata fjalën “kasavet”.

    Përgjigjet e qytetarëve mund t’i shikoni në videon më poshtë:

  • “Tash n’Kosovë i kanë punët më mirë se na n’mërgim” – Mërgimtarja habit me përgjigjen kur pyetet nëse sjellin ende para për familjarët në Kosovë

    “Tash n’Kosovë i kanë punët më mirë se na n’mërgim” – Mërgimtarja habit me përgjigjen kur pyetet nëse sjellin ende para për familjarët në Kosovë

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, pos rubrikave të shumta argëtuese, është edhe rubrika “A më mirë këtu a atje?”.

    Kësaj radhe, pyetja për qytetarët ka qenë se a po çojnë para si më parë mërgimtarët.

    Një familje mërgimtarësh që jeton në Belgjikë, para kamerës së ATV-së thotë se tani ka ndryshuar, pasi që familjarët që jetojnë në Kosovë, nuk kanë më nevojë për ndihmë si më parë.

    “Këtu i kanë punët më mirë se ne”, dëgjohet duke thënë mërgimtari.

    Për më shumë, shikoni videon e më poshtme:

  • Njihuni me mërgimtarin e suksesshëm i cili drejton një spital në Gjermani

    Njihuni me mërgimtarin e suksesshëm i cili drejton një spital në Gjermani

    Jeton Himaj, mërgimtari që drejton repartin e Infermierisë në një spital në Gjermani, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “n’malAn’det” në ATV. Gjatë emisionit, ai rrëfeu sfidat me të cilat u përball kur emigroi në Gjermani dhe rrugëtimin drejt suksesit të cilin e gëzon tani.

    Ai tregon se sfida më e madhe në fillimet e tij si emigrant në Gjermani ishte se nuk e dinte gjuhën. Ai kishte pasur fat sepse ishte punësuar në një hotel, ku njëkohësisht kishte mësuar edhe gjuhën.

    “Kur kam shkuar në fillim ka qenë një sfidë pasi që nuk e kam folur gjuhën gjermane aspak. Kam filluar të punoj me një hotel, restorant, kuzhinë, kam pastru pjata me qindra e mijëra në ditë, me kohë e kam mësuar gjuhën, kam fillu të bëj praktika të ndryshme, kështu që në një spital kam filluar ta bëj praktikën si ndihmës infermier. Me kohë e vërejta unë dhe stafi që mundem me qenë diçka më shumë, kështu që ia fillova shkollës dhe e përfundova me sukses në vitin 1997. Pastaj ia fillova punës si infermier, por me kohë, kjo punë nuk ishte edhe aq e mjaftueshme për mua, andaj ia fillova të kryej edhe specializime në lëmi të ndryshme. Ia fillova studimeve në vitin 2003 në Freiburg në sistemin e menaxhimit dhe kam përfunduar kah viti 2007. Gjatë studimeve kam kryer edhe praktikën”, rrëfen Himaj.

    Ai tregon se pasi ka përfunduar studimet, ka punuar në pozita të ndryshme, deri në momentin kur i kishte ardhur një ofertë interesante në klinikën të cilën tani e drejton.

    “Pasi që kam përfunduar studimet, kam filluar karrierën në pozita të ndryshme përgjegjës në disa reparte, klinika të ndryshme, kam kalu shkallë të ndryshme. Pas disa viteve me erdhi një ofertë interesante në klinikën ku tani punoj. Aty jam njëkohësisht anëtar i bordit të klinikës, kemi aty 1000 pacientë dhe 1600 punëtorë. Në funksionin tim si anëtar i bordit, jam përgjegjës për klinikën me kolegët e mi të bordit, si për anën financiare, ashtu edhe për pjesët strategjike dhe ekonomike, por edhe vendime të ndryshme që merren më përgjithësi. Në funksionin tim si drejtor i Infermierisë dhe i shkollës së Infermierisë, e kam përgjegjësinë për ato dy lëmi dhe i kam përafërsisht 800-900 punëtorë që janë direkt në përgjegjësinë time”, tregon Himaj.

    Ai thotë se në klinikën e tij ka të interesuar të punojnë edhe shqiptarë, për të cilët thotë se nuk kursen asgjë për t’iu ndihmuar që të sistemohen në punë.

    Himaj tregon se ka bashkëpunim mjaft të mirë edhe me Kolegjin AAB, departamentin e Infermierisë, për t’iu ndihmuar dhe orientuar studentët që mbarojnë Fakultetin e Infermierisë që të punësohen në klinikën të cilën ai e drejton në Gjermani. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të Jeton Himajt e gjeni në videon më poshtë:

  • Bullgarja që e bën shqiponjën me duar, thotë fjalë të mëdha për shqiptarët

    Bullgarja që e bën shqiponjën me duar, thotë fjalë të mëdha për shqiptarët

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

    Në emisionin e mbrëmshëm, në studio ishte i ftuar një mysafir i veçantë. Bëhet fjalë për një bullgare me emrin Dobi Trendafilova, e cila ka shprehur interesim për ta mësuar gjuhën shqipe.

    Ajo thotë se edhe pse shqipja është e vështirë për ta mësuar si gjuhë të huaj, asaj i pëlqen shumë sepse tingëllon shumë bukur.

    “Për të qenë i sinqertë, po, vetëm sepse është kaq e ndryshme nga gjithçka tjetër. Për shembull, bullgarishtja është një gjuhë sllave. Ju mund të kuptoni shumë gjuhë të tjera nëse dini bullgarisht, por shqipja është kaq e ndryshme, veçanërisht shqiptimi, tingëllon kaq ndryshe, por tingëllon shumë bukur të them të drejtën”, thotë Dobi.
    Ajo tregon se edhe shoqërisë së saj i ka folur shumë për Shqipërinë dhe Kosovën, madje shpesh sa herë bëjnë foto, e bëjnë shqiponjën me duar.

    “Me shoqet e mia, ne shkojmë gjithmonë në pushime dhe gjithmonë u them ‘hajde shkojmë në Shqipëri, shkojmë në Shqipëri, por nuk kam arritur t’i bind akoma, ende pse ato tashmë e pëlqejnë Shqipërinë, sepse i kam prezantuar. Kosova sigurisht dhe po unë fillova ta bej këtë (shqiponjën me duar) dhe tani me të gjithë miqtë e mi, kur bëjmë foto, thjesht e bëjmë edhe ketë (shqiponjën me duar). Historia është vërtetë interesante”, tregon Dobi.

  • “Morëm kredi për dukat të nuses erdhën hajnat na i vodhën e tash jemi tu la kredi për ta”, llapjani çudit me historinë që tregoi

    “Morëm kredi për dukat të nuses erdhën hajnat na i vodhën e tash jemi tu la kredi për ta”, llapjani çudit me historinë që tregoi

    Në një lidhje në emisionin “n’Frekuencë me Robin” në ATV, një burrë nga Podujeva rrëfeu se si hajnat kishin depërtuar në shtëpi dhe i kishin vjedhur stolitë e arit, për të cilat stoli, ai tha se kishte marrë kredi që t’i blinte.

    “Kom kredi dhe kemi diku rreth 5-6 mijë euro, e kemi pasë marrë kredinë për me bo dasmën dhe me atë kredi kemi ble dukat për nuse, erdhën hajnat na i vodhën e tash jemi tu la kredi për ta”, tha ai.

    Tutje, Besimi tha se ky rast është paraqitur në Polici, porse ende nuk janë zbuluar personat e dyshuar, për vjedhje./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: