ATV

Category: TOP ATV

  • “Në Prishtinë ka shumë libra dhe njerëzit janë shumë miqësor” njihuni me Holandezin që flet shqip

    “Në Prishtinë ka shumë libra dhe njerëzit janë shumë miqësor” njihuni me Holandezin që flet shqip

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

    Në emisionin e mbrëmshëm, në studio ishte i ftuar një mysafir i veçantë. Bëhet fjalë për një holandez me emrin Gerard Spaans, i cili ka shprehur interesim për ta mësuar gjuhën shqipe.

    “Në Prishtinë ka shumë libra”, thotë ai në gjuhën shqipe.

    “Njerëzit janë shumë miqësorë, ushqimi është vërtet i mirë, më pëlqejnë malet. Kam studiuar gjuhët indieuopiane dhe tani shikoj huazimet nga greqishtja e vjetër në shqip”, tha Gerard-i.

    Ai tregon se ka tetë muaj që e mëson gjuhën shqipe.

  • “Momenti më i vështirë gjatë luftës ka qenë kur më është vrarë axha me dy fëmijët e tij”, këngëtari i njohur kujton kohën e luftës

    “Momenti më i vështirë gjatë luftës ka qenë kur më është vrarë axha me dy fëmijët e tij”, këngëtari i njohur kujton kohën e luftës

    Këngëtari i njohur, Hysni Kelmendi ishte i ftuar në emisionin veror të ATV-së, ‘n’mal A n’det’, ku foli për karrierën e tij por nuk munguan edhe rrëfimet nga jeta personale.

    Ai në këtë emision tregoi se ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çka me shumë emocione foli edhe për humbjen e familjarëve të tij, gjatë luftës në Kosovë.

    “Momenti më i vështirë kanë qenë kur më janë vrarë shokët, axha me dy fëmijët e tij, sepse më t’u vra një shok e fiton një bindje që ti duhesh me luftu më shumë që me nxjerr hakun dhe me çlirua vendin, por kur i sheh fëmijët e vrarë është një ngjarje që nuk e percepton mendja e njeriut”, tha i emocionuar ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • N’Kosovë a n’Zvicër, ku janë publiku më i mirë? – Këngëtari befason me përgjigjen

    N’Kosovë a n’Zvicër, ku janë publiku më i mirë? – Këngëtari befason me përgjigjen

    Këngëtari Arbnor Berisha, në emisionin veror të ATV-së “n’mal A n’det”, ka folur për aktivitetet e tij muzikore si në Kosovë, por edhe në diasporë.

    Përkundër se familjen e ka në Zvicër, ai ka treguar se kohën më të gjatë të punës së tij e bënë në Kosovë.

    “Familjen e kam në Zvicër edhe kam fat që i kam atje, më presin shumë mirë, se në kurbet pa e pasë dikënd është problem”, u shpreh Arbnori.

    I pyetur se ku është publiku më i mirë, ai thotë se i njëjti publik është si këtu si në Zvicër.

    “Edhe ata që janë atje janë të vendit, vetëm që punojnë dhe jetojnë atje, amo janë të njëjtë”, thotë Arbnori.

    Pasi gazetarja e insiston se ku e bëjnë ndejën më mirë, ai i thotë se mërgimtarët.

  • “Preferoj të shkruaj më shumë në stinën e vjeshtës”, poetja tregon se ku e gjen inspirimin për poezitë e saj

    “Preferoj të shkruaj më shumë në stinën e vjeshtës”, poetja tregon se ku e gjen inspirimin për poezitë e saj

    Shkrimtarja Jasmina Mustafa, autore e librit me poezi “Ëndrra të vjedhura”, ishte e ftuar në emisionin veror të ATV-së, ‘n’mal A n’det’.

    Ajo në këtë emision tregoi se ku gjen inspirim për krijimtarinë e saj.

    “Jo që nuk shkruaj në ditë vere, por preferenca e ime është që të shkruaj më shumë në ditë vjeshte, sepse janë më të qeta, janë ditë me shi, janë ditë shumë më me ngjyra dhe ana emocionale dominon. Përveç vjeshtës me motivojnë njerëzit. Unë çdo herë them se ata janë si një pasqyrë të cilët reflektojnë te unë. Gjithçka që është e
    mirë, gjithçka që kanë dhimbje apo gjithçka tjetër, sikur e bashkndjej me atë dhe e shkruaj në formë poezie”, thotë ajo.

    Ajo tregon se poezitë e saj janë që trajtojnë tema nga më të ndryshmet.

    “Poezitë e mia janë shumë të ndryshme. Nuk jam e fokusuar vetëm në një temë, kam poezi dashurie, kam poezi për politikë, pra tema nga më të ndryshmet”, tregon ajo. /atvlive.tv

  • “Emrin Xhezide e kam të trashëguar, por kam dëshirë ta kem një emër shqip”, juristja e njohur ka një kërkesë për të gjithë prindërit

    “Emrin Xhezide e kam të trashëguar, por kam dëshirë ta kem një emër shqip”, juristja e njohur ka një kërkesë për të gjithë prindërit

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në edicionin e mbrëmshëm, mysafire në këtë emision ishte edhe Xhezide Selimi që kohën e fundit është bërë virale në rrjete sociale, me videot e pazakonta që ndan. Ndonëse është shumë e angazhuar si juriste, e reja nga Kosova gjen kohë dhe për punët e fshatit. Ajo publikon shpesh video duke mbledhur bar apo duke prerë dru, të cilat janë kthyer menjëherë virale.

    Por, përveç kësaj së fundi Xhezidja është duke punuar për botimin e një libri me poezi por para se të publikoj këtë libër ajo thotë se ka ndërmend që ta ndërrojë emrin, për çka ajo ka edhe një lutje.

    “Nuk e kam botuar librin akoma shkaku I emrit sepse mendoj me e ndërru emrin, pasi emrin Xhezide e kam të trashëguar prej gjyshes, por kam dëshirë ta kem një emër shqip. Dua shumë që me pasë emrin Zana dhe kam lutje për gjithë ata prindër që fëmijët e tyre t’i emërojnë me emra shqip, sepse ka shumë emra të bukur shqip, prandaj se shoh të arsyeshme që një fëmijë me u emërua me një emër që ka prejardhje turke apo arabe, s’kam asgjë kundër por kemi emra shqip shumë të bukur”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhmte:

  • Rruga e Edisona Bylykbashit drejt përsosjes së artit të thonjve

    Rruga e Edisona Bylykbashit drejt përsosjes së artit të thonjve

    Pasioni i Edisona Bylykbashit kishte filluar shumë vite më parë, kur dëshira për t’i rregulluar thonjtë e saj, por edhe të familjarëve filloi të mendohej si një profesion.

    Në një bisedë për rubrikën “Profesionet”, në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ajo tregon se fillimet në këtë profesion, për të nuk kanë qenë të lehta.

    “Momenti kur ua kam parë të tjerëve thonjtë është diçka që më ka pëlqy shumë me u marrë dhe kam thënë se unë po du me u marrë me këtë profesion. Si çdo fillim i ka vështirësitë e veta, por me praktikë dhe me punë të pandalshme, normal që tani i kam të gjitha klientët që janë të gjitha të kënaqura”, thotë ajo.

    E rëndësishme në rrugëtimin e saj ishte përkrahja e familjes. Edisona fillimisht ka nisur të punonte hë studio të tjera, deri në momentin kur ka hapur studion e saj, ku tashmë është adresa e shumë klientëve.

    “Si shumë familje tjetër, edhe familja e ime normalisht që ka dashur që unë me e pasë një fakultet ose diçka tjetër, jo me me u marrë me një zanat. Por me që mua më ka pëlqy, normal që më kanë mbështetë. Fillimisht kam fillu duke iu bërë thonjtë motrave të mia, pastaj normal shoqërisë së ngushtë. Kam punu diku tjetër, kam pasur përvoja të punës diku tjetër në studio të tjera, por në moshën 20 vjeçare kam startu me studio time”, rrëfen ajo. /atvlive.tv

    Bisedën e plotë të Edisona Bylykbashit e gjeni në videon më poshtë:

  • Kampi në bjeshkët e Istogut, Kabashi: Ka interesim të madh të të huajve që t’i frekuentojnë bjeshkët tona

    Kampi në bjeshkët e Istogut, Kabashi: Ka interesim të madh të të huajve që t’i frekuentojnë bjeshkët tona

    Në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, ishte i ftuar Masar Kabashi nga klubi alpin “Podguri”, i cili foli për aktivitetet e përditshme të këtij klubi si dhe ekspeditën verore e cila pritet të mbahet në fund të muajit gusht.

    Kabashi tregoi se edhe kjo verë, për klubin “Podguri” ka qenë e ngarkuar me shumë aktivitete.

    “Kjo verë si zakonisht, edhe herëve të tjera ka qenë mjaftë e ngarkuar me aktivitete, sidomos me kampin që gjendet në bjeshkët e Istogut, pasi që sezona e verës është e ngarkuar edhe me pushime tjera, por si aktivitet kryesor, klubi e ka kampin gjatë sezonit veror. Interesi ka qenë mjaft i madh i vizitorëve të cilët i vizitojnë kryesisht bjeshkët e Istogut dhe më pastaj kampi ofron një ambient të mrekullueshëm për të gjithë ata që e duan natyrën dhe bjeshkatari”, tha Kabashi.

    Ai thotë se kohëve të fundit, ka edhe shumë të huaj të cilët janë mjaft të interesuar që t’i frekuentojnë bjeshkët e Istogut.

    “Si zakonisht, kampi është aktivitet që mbahet për dy ditë, një natë rreth zjarrit dhe dita tjetër është kur ecët gjatë shtigjeve e bjeshkëve tona. Zakonisht kosovarët janë të interesuar dhe kohëve të fundit, ky sport ka arritur nivele të kënaqshme dhe interesi është mjaft i madh që të merren me këto aktivitete, por zakonisht, kohëve të fundit ka edhe të huaj të cilët janë mjaft të interesuar që t’i frekuentojnë bjeshkët tona”, tregoi Kabashi.

    Bisedën e tij të plotë në ALARM e gjeni në videon më poshtë:

  • “Kerri është nevojë nja 15 për qind, a 75 për qind osht luks”, qytetari befason me deklaratën

    “Kerri është nevojë nja 15 për qind, a 75 për qind osht luks”, qytetari befason me deklaratën

    Cila është blerja më e shtrenjtë që keni blerë? Kjo ishte pyetja drejtuar qytetarëve në shesh nga gazetarja e ATV-së.

    Qytetarë të shumtë kanë dhënë përgjigje interesante.

    Një nga këto është edhe përgjigja e një qytetari, i cili deklaroi se investimi më i mirë për të ka qenë blerja e banesës.

    Ai tha se vetura është nevojë jo më shumë se 15 për qind, ndërsa 75 për qind, sipas tij është luks.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Çka kanë të veçantë veshjet e vajzave të Dukagjinit?

    Çka kanë të veçantë veshjet e vajzave të Dukagjinit?

    Veshja e Dukagjinit është një prej veshjeve më të vjetra, e cila daton qysh prej kohërave të lashta.

    Këtë zanat të trashëguar nga e ëma, Fitore Muçaj e bën me shumë qejf.

    Në një bisedë për ATV-në, ajo tregon si e ka trashëguar këtë zanat dhe sa e vështirë të punohet një veshje e vajzave të Dukagjinit.

    “Unë kam fillu që në moshën 13-14 vjeçe, tash e 32 vite. Është zanat prej familjes, pra është trashëgim prej nënës, prej familjes ku kam jetu në Isniq. Veshja e Dukagjinit do përkushtim të madh, merr kohë shumë, është goxha shumë e vështirë, por kur ta bësh me pasin, nuk është shumë e vështirë. Mua për vete nuk më vjen shumë vështirë. Kohë merr goxha shumë. Me e punu veshjen për një person merr 3-4 muaj”, tregon Muçaj.

    Bisedën e plotë me Fitore Muçajn e gjeni në videon më poshtë:

  • “S’ta ke marr kurrë në jetë”, betejë e ashpër mes Shota Baraliut dhe tiktores së famshme

    “S’ta ke marr kurrë në jetë”, betejë e ashpër mes Shota Baraliut dhe tiktores së famshme

    Emisioni veror i ATV-së, “n’mal An’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

    Në këtë emision, vend të veçantë zënë mërgimtarët, të cilët bëjnë rrëfimet e tyre të ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar.

    Një ndër rubrikat më të veçanta të emisionit “n’mal A n’det” është se do të ketë lojëra të ndryshme, të cilat kanë karakter argëtues.

    Një ndër to është edhe loja me “shisha” të ujit Rugova.

    Në këtë lojë, mbrëmë u zhvillua një betejë e ashpër mes aktores Shota Baraliu dhe tiktokeres Floreta Hajdaraj.

    Në videon e më poshtme ju ftojmë ta shikoni këtë betejë tejet të ashpër mes tyre, ku nuk munguan as momentet komike.

    Emisioni n’mal An’det, i cili vjen në një format më ndryshe, drejtohet nga yjet e ATV-së, Roberti, Emira dhe Jeta dhe jepet çdo ditë nga e hëna deri të premten prej orës 21:10.

    Në videon e më poshtme e gjeni emisionin e plotë “n’mal A n’det” që u transmetua mbrëmë: