Në një atmosferë të gjallë kreative, hapësirat alternative të Termokiss dhe Burgut të Idealit në Prishtinë u shndërruan në skenë për edicionin e parë të Kosovo Young Filmmakers Festival (KYFF), një platformë kjo ndërkombëtare që i kushtohet zërave të rinj filmik nga mosha 15 deri në 25 vjeç.
Për tri ditë me radhë, festivali solli mbi 90 filma të shkurtër nga vende të ndryshme të
botës, duke përfshirë Kosovën, Gjermaninë, SHBA-në, Argjentinën, Iranin dhe Filipinet.
Një nga figurat kyçe që qëndron pas këtij organizimi, Avni Dalipi, foli për për përzgjedhjen e filmave. Por, ai mbetet i pakënaqur sa i përket përfaqësimit të të rinjve nga Kosova.
Për më shumë detaje klikoni materialin e përgatitur nga ATV:
Dije Agushi, një stjuardesë shqiptare ishte e ftuar në emisionin “STUDIO A” në ATV, e cila foli gjerë e gjatë për jetën e saj profesionale, private dhe jo vetëm.
Duke qenë se jeta si stjuardesë ka disa sakrifica, për shembull mungesat në ngjarje të rëndësishme familjare, Dija foli për shumë raste të shumta që ajo ka munguar, derisa mes lotësh rrëfeu për humbjen e babait të saj, gjatë kohës së pandemisë.
“Më ka ndodhur të mungoj për raste apo ngjarje të rëndësishme për neve si shqiptar që jemi, si për shembull për natën e Vitit të ri, për festën e Bajramit etj., por rasti që më së shumti që më dhemb që unë kam munguar është kur më vdiq babi. Ishte koha e COVID-it dhe unë isha në Kuvait edhe të gjitha aeroportit ishin të mbyllura dhe akoma vazhdoj ta kem si dhimbje këtë rast që nuk arrita te jem pranë babait kur ai humbi jetën”, tregoi ajo.
Dije Agushi, një stjuardese shqiptare ishte e ftuar në emisionin “STUDIO A” në ATV, e cila foli gjerë e gjatë për jetën e saj profesionale, private dhe jo vetëm.
Dija tha se ajo ka kalur 8 vite mes qiejve, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke përfaqësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe elegancën që kërkon profesioni i një stjuardeseje.
Ndër të tjera ajo tregoi se si dallohet që një pasagjer është shqiptar, pa treguar që është shqiptar.
“Një shqiptar duartroket për gjithçka ose për shembull të pyet se kush është pilot se mendon se mos është ndonjë familjar i tij”, tha ajo.
Profesori Naim Telaku, dekan i Departamentit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, ka promovuar librin e tij të fundit me titull “AETOS: Reflektime meditative” më 19 maj, në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB.
Ai ka treguar se ky libër është rezultat i një procesi të gjatë meditimi dhe reflektimi personal, ku janë trajtuar tema të ndryshme psikologjike, filozofike dhe ekzistenciale.
Libri është konceptuar si një udhërrëfyes meditativ që i fton lexuesit të thellohen në mendimet e tyre dhe të zbulojnë aspekte të reja të vetes përmes çdo faqeje.
Synimi kryesor i AETOS është që lexuesi të reflektojë mbi jetën, marrëdhëniet dhe natyrën njerëzore, duke krijuar një lidhje personale me përmbajtjen e librit.
Për Telakun, “AETOS” nuk është vetëm një vepër letrare, por edhe një thirrje për introspeksion dhe vetëzhvillim, ku çdo lexues mund të gjejë një pasqyrim të mendimeve dhe përvojave të veta.
Ahmet Konjusha i përket një brezi të vjetër të xhiruesve në Kosovë, që ka punuar shumë brenda vendit dhe në diasporë, duke dokumentuar jetën dhe përvojat e shqiptarëve jashtë atdheut.
Ai ka ndjekur ngjarje historike në mbarë botën dhe ka ndihmuar në ruajtjen dhe transmetimin e historisë për brezat që do të vijnë.
Gjatë karrierës ka kaluar periudha të vështira, ku dhuna dhe represioni i Serbisë ndaj Kosovës ishin pjesë e përditshmërisë, duke i dhënë punës së tij një rëndësi dhe përgjegjësi të veçantë.
Z. Konjusha, si xhirues ishte gjithmonë i përfshirë në mënyrë aktive në temë. Xhiruesi zgjedh se ku fillon dhe përfundon storia, vendos kuadrin dhe është pjesë e procesit të tregimit, në një mënyrë që ngjan me rolin e një gazetari.
Z. Konjusha ka punuar në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Televizion Kroat dhe në Radio Televizionin e Kosovës, duke kontribuar me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në krijimin e materialeve cilësore.
Përveç angazhimit të tij profesional, Ahmet Konjusha është njohur edhe për përkushtimin ndaj paqes dhe harmonisë ndërkombëtare. Ai është nderuar me titullin ‘Ambasador i Paqes’ nga Universal Peace Federation, si një vlerësim për përkushtimin dhe veprimtarinë e tij në promovimin e vlerave morale dhe harmonisë ndërfetare.
Para pesë ditësh, ai u pensionua, duke përmbyllur një rrugëtim profesional që ka lënë gjurmë në historinë e gazetarisë vizuale në Kosovë. Ahmet Konjusha mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ata që aspirojnë të ndjekin pasionin për xhirimin dhe të punojnë me përkushtim në fushën e medias.
Janë këto gra që kanë një rol të jashtëzakonshëm në sukseset e kompanive të tyre dhe në zhvillimin e përgjithshëm teknik e teknologjik në botë.
Ato janë pronare ose menaxhere të kompanive shumë të suksesshme. Të arriturat e tyre personale ose të kompanive që i drejtojnë ato, janë të njohura në mbarë botën.
Marissa Mayer
Marissa Mayer është Drejtoreshë e kompanisë “Yahoo”. Vetë pozicioni që ka dëshmon për dijen dhe aftësitë e saj. Ajo ka vizion të qartë dhe di çfarë dëshiron. Ajo ka marrë shumë vendime të shkëlqyeshme për zhvillimin e kompanisë. Detyrë e saj ka qenë fuqizimi i kulturës afariste të kompanisë dhe të krijojë një menaxhment që mund të përmbushte kërkesat e saj për zhvillim dhe duket se ia ka dalë.
Meg Witman
Meg Witman është drejtoreshë ekzekutive e kompanisë HP. Më parë ajo ka qenë zëvendëspresidente për planifikim strategjik e Kompanisë “The Walt Disney” dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë në vitet e 80-ta. Pasuria e saj sot llogaritet 1.9 miliardë dollarë.
Susan Wojcicki
Suzan Wojcicki konsiderohet grua për të cilën nuk ka “mision të pamundur”. Njeriu i parë i Googles, Larry Page thotë se për Susanën “nuk ekziston e pamundura”.
Ndonëse është vetëm 45-vjeçe, ajo ka arritur suksese të mëdha afariste. Susan tani është shefe e kompanisë “YouTube”. Por, kjo nuk e pengon fare të kujdeset për katër fëmijët e saj.
Safra Catz
Safra Catz konsiderohet si gruaja më e fuqishme në botën e biznesit. Aktualisht është Presidente dhe Drejtoreshë Ekzekutive e kompanisë “Oracle”. Asaj i atribuohen vendime shumë të rëndësishme dhe veprime shumë të suksesshme. Ajo është përgjegjëse për transaksione të shumta fitimprurëse. Me profesion është avokate dhe ka përpara një kontest të vështirë dhe një mision tjetër të rëndësishëm.
Ursula Burns
Ursula Burns është Presidente dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Kompanisë “Xerox”. Ajo është meritore për ristrukturimin e suksesshëm të kompanisë, në tri vitet e fundit. Ursula e ka filluar punën në vitin 1980. Atëherë as nuk ka mundur ta imagjinojë se vetëm 30 vjet më vonë do të arrinte në pozitën e Presidentes së këtij gjiganti.
Cher Wang
Cher Wang cilësohet si krenaria e Tajvanit. Ajo është bashkëthemeluese dhe Presidente e gjigantit të smartfonëve HTC. Ajo, së bashku me burrin e saj, e kanë themeluar këtë kompani në vitin 1997 dhe kanë arritur ta shndërrojnë atë në njërin prej prodhuesve më të mëdhenj të telefonave të mençur. Pasuria e Cher Wang vlerësohet mbi 8 miliardë dollarë.
Mary Meeker
Mary Meeker është e njohur për arritjet në fushën e internetit. Në mbarë botën njihet për njohuritë e saj në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të internetit. Ajo është përfshirë në investimet për zhvillimin e kompanive: Twitter, Groupon, Spotify, Jawbone.
Mary Meeker sot renditet në pozitën e 42-të të listës së Forbs-it.
San Jafang
San Jafang është Presidente e kompanisë R&D dhe punon për përmirësimin e marketingut. Në vitin 2012 ishte fituese e çmimit dhe mirënjohjes për arritjet e saj në këtë kompani. Ajo është një prej mbështetësve të fuqishëm të projektit për rrjetizimin global.
Cheryl Sandberg
Cheryl Sandberg është Drejtoreshë Operative e Facebookut dhe “dora e djathtë” e Marc Zuckerbergut. Njeriu kryesor i Facebook-ut është njohur me Cheryl-in në festën e Kërshëndellave të vitit 2007, kur ajo punonte për “Google”. Një vit më vonë ai ia ofroi asaj pozitën e Drejtoreshës Operative dhe sot konsiderohet më meritorja për rritjen e numrit të shfrytëzuesve të këtij rrjeti social gjigant.
Cheryl Sandberg e ka mbaruar ekonominë në Universitetin e Harvardit. Ajo është e martuar dhe i ka dy fëmijë.
Jenny Rometty
Jenny Rometty renditet e fundit në listën e dhjetë grave më të suksesshme në botën e biznesit e teknologjisë. Por, ajo është njësoj e suksesshme dhe njësoj e rëndësishme për zhvillimin e progresin në këtë fushë.
Në një kohë kur të rinjtë shpesh kërkojnë të largohen nga fshati, ka prej atyre që zgjedhin të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në tokën që i rriti, një nga ta është edhe Albion Gashi, nga fshati Sferkë i Klinës.
Ai kujdeset për 500 dele dhe punon çdo ditë me përkushtim e dashuri. Edhe pse përballet me sfida si mungesa e mbështetjes, 22 – vjeçi nuk zmbrapset nga qëllimet e tij.
Me duart në tokë dhe sytë nga e ardhmja, Albion Gashi kështu përfaqëson një brez të ri që beson në fuqinë e natyrës.
Rrëfimin e tij të plot mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun më poshtë:
Në verën e vitit 2025, një nga trendet më të spikatura në botën e aksesorëve është pa dyshim rikthimi i motiveve detare.
Frymëzuar nga bukuritë natyrore të detit, bizhuteritë me guaca, yje deti, korale dhe motive të valëve po sjellin një ndjesi freskie, elegance dhe tropikaliteti në çdo stil.
Këto elemente veçse tërheqëse, transmetojnë edhe një ndjesi relaksi, lirie dhe lidhjeje të thellë me natyrën, duke i bërë këto aksesorë më shumë se një trend, një stil jetese.
Por, si mund të dukeni në trend dhe si t’i kombinoni këta aksesorë, sigurisht ju duhen ide?
Për më shumë detaje dhe ide, klikoni materialin e përgatitur nga ATV:
Tre artistë të ri: Jon Saqipi, Bleron Hevziu dhe Erion Fetahu janë bashkuar për të sjellë projektin më të ri argëtues dhe kritik: “1 Kerr Gajle”.
Kjo nismë e veçantë, që zhvillohet brenda një veture, kombinon humorin e mprehtë dhe sarkazmën me temat reale të përditshmërisë shqiptare.
Në një format ndryshe, ata diskutojnë çështje sociale, politike dhe kulturore, duke i trajtuar me spontanitet dhe sinqeritet, çka ka bërë që të fitojnë vëmendjen e publikut shumë shpejt.
Materialin e plot të përgatitur nga ATV mund ta klikoni në linkun më poshtë: