ATV

Category: SPORT

  • Drejtori i FC Prishtina, Osmani jep detaje mbi dënimin e klubit në rastin e Driton Cenajt

    Drejtori i FC Prishtina, Osmani jep detaje mbi dënimin e klubit në rastin e Driton Cenajt

    Drejtori i FC Prishtina, Artan Osmani ka dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me shkëputjen e kontratës së lojtarit, Driton Cenaj.

    “Cenaj ka pësuar lëndim që nga janari i vitit 2021. Për këtë shkak ai ka pasur rënie të formës dhe Ismet Munishi ka vendosur të mos llogari në shërbimet e tij. Kontratën nuk e ka shkëputur klubi por vet lojtari për shkak të vonesave në pagesa. Asnjë klub në Superligë nuk jemi kampion në pagesa, sidomos në këtë periudhë”, tha Osmani në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Dukagjini tani është në luftë për garat evropiane

    Prepolli: Dukagjini tani është në luftë për garat evropiane

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli e sheh skuadrën e Dukagjinit në luftë për garat evropiane pas fitore së të dieles kundër Prishtinës.

    “Dukagjinin e kemi menduar për luftë në mbijetesë, mirëpo tani është në garë serioze për garat ndërkombëtare”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin:

  • Bad News Eagles kalon në fazën “Legends” të Majorit të Parisit

    Bad News Eagles kalon në fazën “Legends” të Majorit të Parisit

    Ekipi kosovar i videolojës CS:GO, Bad News Eagles, ka siguruar kalimin në fazën “Legends” të turneut Major që do të mbahet në Paris.

    BNE-ja të dielën në një përballje direkte për kualifikim në fazën “Legends” mposhti ekipin GamerLegion me 2:1 në harta.

    BNE-ja fitoi 16:7 në hartën “Mirage” të cilën e zgjodhi, ndërsa më pas pësoi 16:14 në hartën “Ancient” të zgjedhur nga GamerLegion.

    Në hartën vendimtare “Vertigo”, BNE-ja triumfoi me rezultatin 16:7.

    Fituesi i turneut Major në Paris i merr 500 mijë dollarë.

  • Kjo është shuma marramendëse që mund të fitohet në turneun ku u kualifikua BNE-ja

    Kjo është shuma marramendëse që mund të fitohet në turneun ku u kualifikua BNE-ja

    Bad News Eagles ka vazhduar me sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në turneun e madh CS:GO Blast Paris Major që do të mbahet nga 8 deri më 21 maj në kryeqytetin francez.

    Ekipi shqiptar mposhti 2:0 në harta brazilianët e FaZe, që renditen si skuadra e dytë më e mirë në botë. BNE-ja ka pozitën e 31-të.

    Fituan në Inferno, hartë që u zgjodh nga FaZe, me rezultat 16:10. Fituan edhe në Mirage 16:14.

    BNE-ja arriti kualifikimin me rekord 3:1 (tre fitore, një humbje).

    Në Majorin në Brazil vitin e kaluar, BNE-ja pati shkruar historinë duke e mposhtur FaZe dhe duke i eliminuar nga gara në Rio, në kohën kur ishte ekipi më i mirë në botë.

    Majori në Paris ka vlerën e 1.2 milionë dollarëve.

  • “Me Plis për Paris”, Kurti uron fitoren e Bad News Eagles

    “Me Plis për Paris”, Kurti uron fitoren e Bad News Eagles

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar djemtë e ekipit “Bad News Eagles” për kualifikimin tutje në Paris Major.

    Teksa ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Me Plis për në Paris”, kryeministri Kurti thotë se tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë e BNE-së.

    “Bad News Eagles përsëri pjesë e Majorit. Sonte ata mposhtën ekipin e dytë më të mirë në botë. Tashmë të gjitha shtetet me ekipet e tyre i njohin djemtë tanë. Jam i lumtur për potencialin e rinisë sonë. Shumë suksese e përpara për fitore të reja”- ka shkruar Kurti në rrjetin social Instagram.

  • City i afrohet Arsenalit, mposht me lehtësi Southamptonin

    City i afrohet Arsenalit, mposht me lehtësi Southamptonin

    Manchester City i është afruar Arsenalit në pesë pikë në tabelë, duke e mbajtur të gjallë garën për titull në Premier Ligë.

    Pas plot 90’ minutash lojë të zhvilluara në stadiumin “St.Mary’s”, Manchester City e ka mposhtur Southamptonin si mysafir me rezultat 4:1, raporton KosovaPress.

    Golat për kampionin anglez i shënuan Erling Haaland (minuta e 45’ dhe minuta e 68’), Grealish (minuta e 58’) dhe Julian Alvarez (minuta e 75’).

    Ndërkaq, golin e nderit për Southamptonin e shënoi Sekou Mara në minutën e 72’ të ndeshjes.

    Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 67 pikëve në vendin e dytë, kurse Southamptoni zë vendin e fundit me vetëm 23 pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Cityt.

  • Shqiponjat zbarkojnë në Paris, mposhtin ekipin më të mirë në botë

    Shqiponjat zbarkojnë në Paris, mposhtin ekipin më të mirë në botë

    Bad News Eagles janë kualifikuar për të tretin vit me radhë në Major që këtë vit mbahet në Paris.

    BNE mposhti ekipin e dytë më të mirë në botë, Faze Clan me rezultat 2:0 në harta.

    Hartën e parë BNE e fitoi me rezultat 16:10, kurse të dytën me rezultat 16:14.

  • Majlinda Kelmendi: S’do t’ia falja vetes nëse medalja ime s’do të ishte për Kosovën

    Majlinda Kelmendi: S’do t’ia falja vetes nëse medalja ime s’do të ishte për Kosovën

    Në episodin e pare të Podcastit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, njëra ndër të ftuarat ishte edhe ish-xhudistja kosovare, tani trajnere e xhudos, Majlinda Kelmendi.

    Ajo ka folur për periudhën kur ka refuzuar oferta milionëshe nga shtetet e tjera, nga dëshira për ta përfaqësuar Kosovën.“Unë jam një ndër ata sportistë që kam pasur oferta milionëshe prej shteteve tjera që t’i përfaqësojë, gjatë kohës kur më kanë ardhur ato oferta, familja ime ka qenë në situatë shumë të vështirë ekonomike dhe që nuk kam qenë shumë e sigurtë nëse vendimi është i duhur apo jo, që t’i refuzojë ato oferta”.

    “Ngjarja më bën të ndihem jashtëzakonisht krenare me veten dhe me trajnerin tim, sepse ka qenë ai që gjithë kohën ka insistuar që ne të mbesim në Kosovë dhe ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, është shprehur ajo.Kelmendi u shpreh se s’do t’ia falte asnjëherë vetës, nëse medalja e saj olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën.

    “Nuk do t’ia falja asnjëherë vetës nëse medalja ime olimpike do të shkonte për një shtet tjetër e jo për Kosovën, e kam pasur ëndërr gjithmonë që medaljen olimpike për krejt shqiptarët të jem unë ajo që e sjell dhe jam e lumtur që kjo ëndërr e imja është bërë realitet”, u shpreh tutje ajo./Klan/

  • ​Superliga rikthehet në vikend me ndeshje derbi

    ​Superliga rikthehet në vikend me ndeshje derbi

    Pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, kualifikuese për Euro 2024, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion të shtunën e një prillit më ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të.

    Drita që është liderë e tabelës me 52 pikë do të ballafaqohet me Drenicën e vendit të fundit, ndërsa kampioni aktual Ballkani do të ketë punë me Gjilanin në Suharekë, raporton kp.

    Shumë interesant do të jetë ballafaqimi ndërmjet Dukagjinit dhe Ferizajt, sikurse edhe ai ndërmjet Llapit dhe Malishevës në Podujevë.

    Prishtina me trajnerin Debatik Curri e pret Trepçën ’89.

    Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën me fillim nga ora 13:00.

  • ​Kosovë-Andorrë, formacionet e mundshme

    ​Kosovë-Andorrë, formacionet e mundshme

    Pas barazimit me Izraelin, Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e dytë në kuadër të grupit I të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 ku do të ballafaqohet me Andorran në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Synimi i vetëm i “Dardanëve” është fitorja dhe këtë e kanë thënë me zë të lartë edhe trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi, raporton KosovaPress.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Dresevic, Muslija; Zhegrova, Muriqi, Rashica

    Andorra: Alvarez; Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Palau, Vales, Pujol, Cervos; Vieira, Rosa