ATV

Category: SPORT

  • Prepolli: Në qoftëse Llapi mposhtë Dritën, do të kenë gjasa reale për Evropë

    Prepolli: Në qoftëse Llapi mposhtë Dritën, do të kenë gjasa reale për Evropë

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se nëse Llapi mposht Dritën do të kenë gjasa reale për të kapur kualifikimin në Evropë.

    “Në qoftëse Llapi mposht Dritën, atëherë ata do të kenë gjasa reale për kualifikim në garat evropiane. Por në rast se humb atëherë gjasat do të zvogëlohen. Por rol të rëndësishëm do të ketë edhe Kupa e Kosovës”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Cili trajner ja prishi lojën e Llapit, Tahir Batatinës?

    Cili trajner ja prishi lojën e Llapit, Tahir Batatinës?

    Cili trajner nuk po e lë Tahir Batatinën të zhvillojë lojën e tij me Llapin. Ai hedh kritika të ashpra mbi trajnerët e rinj në Superligën e Kosovës

    “E kam vrejtur që secili trajner që ka ardhur në Kosovë ka ndryshuar konceptin e lojës. Me këtë deklaratë kam dashur të tregojë se me dasht me marrë rezultate pozitive, në tërë kampionatin i bëjë vetëm dy humbje. Befasohem me disa trajnerë të ri, ata duhen të mendojnë më ndryshe. Duhet ta mendojnë një futboll më bashkëkohorë”.

    Për më shumë mundë të ndiqni emisionin e plotë:

  • Humbën në finale, kjo është shuma e parave që fituan Bad News Eagles

    Humbën në finale, kjo është shuma e parave që fituan Bad News Eagles

    Bad News Eagles janë mposhtur në finale të turneut “ESL Challengers”.

    Ekipi kosovar u mposht nga skuadra Movistar Riders me rezultat 2:0 në map-a.

    Në “Anubis”, MR triumfuan 16:10, kurse në “Ancient” 16:13.

    Kësisoj, BNE nuk e arrin triumfin dhe kalimin në “ESL Pro League”, por i duhet të kënaqet me pozitën e dytë.

    Si vend i dytë, Bad News Eagles fituan 20 mijë dollarë nga ky turne, kurse Movistar Riders 50 mijë dollarë dhe kualifikimin në ‘ESL Pro League”.

  • Ekipi shqiptar Bad News Eagles janë në finale të turneut të CS:GO në Australi

    Ekipi shqiptar Bad News Eagles janë në finale të turneut të CS:GO në Australi

    Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin vendas GrayHound për të kaluar në finale të turneut ESL Challenger Melbourne që po mbahet në Melburn të Australisë.

    Pas një ndeshjeje shumë të vështirë, Bad News Eagles nuk u dorëzuan për ta mposhtur ekipin vendas GrayHound me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, përcjell Telegrafi.

    Tani në ndeshjen finale Bad News Eagles do të takohen me ekipin Movistar Riders, nga të cilët janë mposhtur më herët në këtë turne në formatin ‘Bo1’.

    Mirëpo ndeshja finale do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe favorit është ekipi shqiptar.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet sot (e diel) duke filluar nga ora 08:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.

    Për fituesin e vendit të parë do të ndahen 50.000 dollarë si dhe një vend në turneun ESL Pro League.

  • Shpat Zekaj fiton medaljen e argjendtë në Botërorin e xhudos

    Shpat Zekaj fiton medaljen e argjendtë në Botërorin e xhudos

    Xhudisti jonë, Shpat Zekaj i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Kupa e Botës Asian Open në Kuwait.

    Medalja e Zekajt nënkupton që u fituan tre medalje në Kuwait City Asian Open, pas dy të bronztave që u fituan mbrëmë nga Fatjona Kasapi dhe Debora Gjakova.

    Po ashtu, medalja e argjendtë e Zekajt është medalja e parë e këtij viti për meshkuj në Kupat Botërore kualifikuese për xhudon.

  • Drita e Malisheva vazhdojnë me fitore në Superligë

    Drita e Malisheva vazhdojnë me fitore në Superligë

    Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku Drita dhe Malisheva kanë vazhduar me fitore edhe këtë javë.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Malisheva e ka mposhtur 2:1 si mysafire skuadrën e Drenicës.

    Golat për Malishevën i shënuan Behar Maliqi (minuta e 7’) dhe Bleart Tolaj (minuta e 24’), kurse golin e nderit te Drenica e shënoi Agim Zeka (minuta e 5’).

    Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja tjetër tejet interesante mes Dritës dhe Ferizajt, në të cilën gjilanasit shënuan fitore bindëse 3:0.

    Golat e fitores për Dritën i shënuan Ardit Tahiri (minuta e 83’) dhe Kastriot Selmani (minuta e 92’) dhe Simonovski (minuta 99’).

    Rezultatet finale i gjeni më poshtë.

    Drenica 1:2 Malisheva

    Drita 3:0 Ferizaj

  • Kombëtares së Kosovës sërish i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e boksit

    Kombëtares së Kosovës sërish i mohohet pjesëmarrja në Botërorin e boksit

    Kampionati i Botëror i boksit që do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit fillon më 1 maj, dhe Kombëtarja e Kosovës në boks është paraparë të jetë pjesëmarrëse në të.

    Mirëpo, pavarësisht përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh, përkundër se nuk ka as refuzim e as arsyetim nga organizatori, bën të ditur Federata e Boksit e Kosovës (FboxK).

    “Ne kemi Kërkuar nga IBA edhe më parë që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së. Se organizatori e ka paraparë për të mos na pajisur me viza, e tregon edhe mospërfshirja e Kosovës në faqen zyrtare të botërorit”, shkruante në njoftimin e FboxK.

    FboxK më tej tha se kjo gjë është si pasojë e përfshirjes së politikës në sport, pasi që Uzbekistani nuk e njeh Kosovën. Si pasojë e kësaj, boksierët tanë do ta humbin edhe një mundësi për të fituar medalje.

    “Kjo tregon se për shkak të politikës, konkretisht mosnjohjes së shtetit tonë nga Uzbekistani, boksierët tanë do ta humbin edhe një mundësi për të fituar medalje. Sot ka qenë dita e fundit për të udhëtuar drejt Uzbekistanit, ku ekipi ynë përbëhej nga boksierët Bashkim Bajoku (-54 kg), Shpetim Bajoku (-63.5 kg), Loris Idrisi (-67 kg), trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli”, shkruante në njoftimin e FboxK.

    Boksit deri më tash shkaku i politikës i janë mohuar: Kampionati Botëror për vajza në Indi (Viti 2019-2020), Kampionati Botëror për djem në Serbi (Viti 2021), Kampionati Botëror U18 në Spanjë – Kampionati Botëror në Indi (Viti 2023), ku iu mohua pjesëmarrja Donjeta Sadikut.

  • Konfirmohet meçi mes Joshuas dhe Wilder, ja kur do të ndodh

    Konfirmohet meçi mes Joshuas dhe Wilder, ja kur do të ndodh

    Anthony Joshua ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder në dhjetor.

    Promotori i Joshuas, Eddie Hearn fluturoi në Arabinë Saudite këtë javë për të zhvilluar diskutime në lidhje me një luftë të mundshme.

    Në një video, Joshua u pyet nëse ai do të luftojë Wilderin dhe u përgjigj: “Kjo është ajo që po ndodh, ju e dini se çfarë po ndodh”.

    Joshua mundi Jermaine Franklin në fillim të këtij muaji për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas dy humbjeve të tij ndaj Oleksandr Usyk.

    Wilder e përshkroi mundësinë e përballjes me Joshua-n si një ‘luftë ëndrrash’.

    Ai i tha iFL TV: “Ne kemi shumë opsione të ndryshme tani në këtë moment në kohë. Joshua, të gjithë”.

    “Unë mendoj se shumë njerëz do të kenë atë luftë të ëndrrave që të gjithë duan ta shohin”.

    Lufta më e fundit e Wilder e pa atë të mposht Robert Helenius në tetorin vitit të kaluar. Para kësaj ai pësoi dy humbje ndaj Tyson Fury.

    Fury gjithashtu mund të përballet me Usyk pasi bisedimet për një luftë të mundshme mes tyre në prill dështuan.

  • Dhuna në hendboll dhe dyshimet për trukim në basketboll, Osmani: Rastet në prokurori

    Dhuna në hendboll dhe dyshimet për trukim në basketboll, Osmani: Rastet në prokurori

    Në fundjavën e kaluar sporti kosovar u trondit nga dy zhvillime negative. Një përleshje fizike në ndeshjen e hendbollit ndërmjet Trepçës dhe Vushtrrisë ku pati të lënduar si dhe dyshimet e ngritura nga Sigal Prishtina për trukim të rezultatit të përballjes së tyre me Trepçën duke përfshirë gjyqtarët grekë që ishin caktuar për ta ndarë drejtësinë, ngjallën reagime të shumta nga të gjithë akterët e përfshirë.

    Për zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, këto ishin dy zhvillime mjaftë shqetësuese. Ajo thotë për KosovaPress se në sportin kosovar nuk ka vend për ngjarje të tilla, derisa konfirmon se këto dy raste tashmë janë duke u hetuar nga prokuroria.

    “Të dy rastet janë dorëzuar në prokurori duke marr për bazë se rregullorja e re e funksionimit të këtij këshilli jep të drejtën edhe të procedimit të rasteve në prokurori dhe uroj që sa më shpejtë të zbardhen dhe ata të cilët janë të përfshirë në këto raste, të identifikohen dhe të dënohen ashtu siç e meritojnë”, tha Osmani.

    Kosova ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për aplikim për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë në vitin 2030. Organizimi i një ngjarje të tillë, sipas Osmanit, do të shënonte një moment historik për Kosovën. Për këto lojëra, Osmani thotë se Kosova ka aplikuar me një koncept të veçantë.

    Investimet në stadiume e palestra sportive Osmani thotë se do të jenë më se të nevojshme në mënyrë që infrastruktura sportive të jetë e gatshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

    “Kosova ka nevojë shumë të thellë për investime në infrastrukturën fizike marr për bazë që është këto palestra sportive të cilat ende sot po i shfrytëzojmë për realizim të aktivitetit sportiv janë ndërtuar pikërisht në vitet ’79-ta me qëllim të organizimit të një eventi ndërkombëtar, aso kohe që ishte Kampionati Botëror për vajza, për të rinj në hendboll dhe ne sot ende e shfrytëzojmë atë infrastrukturë”, tha Osmani.

    Duke folur për projektin “Kosova, shtet i xhudos”, Osmani tha se zbatimi i tij në teren është në rrugën e duhur. Ajo thotë se ky sport ka filluar të prezantohet nëpër të gjitha shkollat publike në Kosovë.

    Ajo bëri të ditur gjithashtu se Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë do të zgjerohet, por pritet të ndërtohet edhe një qendër tjetër ku kampionët e botës në xhudo mund të vijnë dhe të zhvillojnë kampe stërvitore në Pejë.

    Javë më parë, në pjesën veriore të Kosovës, Policia e Kosovës ndaloi zhvillimin e disa garave në futboll që ishin në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë dhe Osmani konfirmon për KosovaPress se ka pasur tentativa për krijimin e një lige të re, jashtë FFK-së, por se kjo është një betejë që po luftohet së bashku me policinë dhe se do të kërkohet edhe intervenimi i UEFA-s dhe FIFA-s.

    “Kjo lloj beteje, konsiderojmë që mënyra e duhur, ajo e rregullta dhe më e mira e mundshme është që të kalojë përmes organeve ndërkombëtare, ku edhe Kosova është anëtare me të drejta të plota”, deklaroi Osmani. /kp

  • Bad News Eagles vazhdojnë garën në Melbourne për çmimin e madh 100 mijë euro, mposhtin ekipin kinez

    Bad News Eagles vazhdojnë garën në Melbourne për çmimin e madh 100 mijë euro, mposhtin ekipin kinez

    Skuadra shqiptare e CS:GO, Bad News Eagles sapo kanë arritur një fitore të madhe në turneun e Melbourne në Australi.

    Ekipi i BNE-s mposhti skuadrën e Rare Atom dhe siguroi një vend në gjysmëfinale të turneut ESL Challenger Melbourne.

    Turneu ESL Challenger Melbourne po zhvillohet në Melburn të Australisë, ku tetë skuadra garojnë për një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh.

    Edhe në bazë të basteve, favoriti i kësaj ndeshje ishte ekipi shqiptar me renditje në vendin e 23 –të në ranglistën botërore të CS:GO, tetë vende më lart se ekipi kundërshtar.