Përfundimisht është mësuar skuadra do ta ketë përparësinë e terrenit në finalen e ‘Play-offit’ në Superligën e Basketbollit.
Trepça kishte bërë ankesë lidhje me paqartësinë e propozicionit lidhur me përparësinë e terrenit vendës në finale.
Së fundmi, Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës e miratoi ankesën e mitrovicasve, duke e anuluar vendimin e Komisionit të Garave që seria e ndeshjeve finale të nisë në Pejë.
Kjo pasi Trepça e mposhti lideren e sezonit të rregullt – Sigal Prishtina në gjysmëfinale, do të thotë që ata do ta nisë serinë finale në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës.
Tiziano Kuzhnini, vetëm 13 vjeçar nga qyteti i Prizrenit, i cili jeton në Zvicër po vazhdon po vazhdon të korrë suksese të mëdha. Ai është garues profesionist që nga mosha 8 vjeçare në karting, sport nga i cili synon të hyjë në formula 1.
Në kategorinë super mini, Tiziano ka arritur të shpallet kampion në kampionatin zviceran, dhe gjithashtu ka treguar shumë suksese në garat evropiane IAM Euro Series, duke arritur të fitojë vendin e dytë në këtë kategori në të cilën marrim pjesë garuesit më të mira nga Evropa.
Menaxheri i tij, Ardi Malota, në një intervistë për emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tha se kartingu është një sport jo vetëm i vështirë, por edhe i kushtueshëm, dhe se falë sponsorëve, Tiziano ka arritur këtë sukses të jashtëzakonshëm,
“Suksesi i Tizianit është një sukses për të gjithë shqiptarët, pasi që na ka bërë krenar jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët. Tiziano është në sportin karting profesionist që nga mosha 8 vjeçare. Është sport i vështirë, i kushtueshëm, por me mbështetjen edhe të sponsorëve është duke arritur suksese të jashtëzakonshme”, tregon Malota.
Ai tregon se për këtë është kontaktuar edhe nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës, ku këta të fundit i kanë dhënë gjithë mbështetjen që i nevojitet Tizianos.
“Kam pasur kontakte me Federatën e Auto Sporteve të Kosovës, me Valton Tytynxhiun, këna pasur përkrahje të jashtëzakonshme nga ai. Na ka dhënë gjithçka që ka qenë e nevojshme për Tizianon. Besoj që vitin tjetër do të garojmë me pasaportë të Kosovës”, tha Malota. /atvlive.tv
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thekson se trajneri i ri i Dritës, ka ardhur në Kosovës vetëm që të promovohet dhe ta pasurojë CV e tij.
“Kam informacione se trajneri i ri i Dritës nuk merr rrogë mujore, por ka ardhur vetëm të promovohet në futbollin kosovar. Ky ka ardhur në Kosovë ta pasurojë CV e tij. Drita është sigurtë në Evropë, dhe kjo do të jetë promovim për të”, tha Batatina në Ekipi A.
Analisti i futbollit, Alban Lumi thekson se CV e trajneri Vavalis është shumë e varfër për një skuadër synon titullin.
“Cila është ana sportive kur e kemi një trajner të huaj i cili nuk ka CV të pasur. Ne të gjithë jemi habitur kur e kemi dëgjuar këtë emër. CV e tij është shumë e varfër për një skuadër që pretendon për titull. Nuk është në rregull për një skuadër që lufton për titull t’i ndërrojë tre trajner brenda një edicioni”, tha Lumi në Ekipi A.
Trajneri, Arbnor Morina thekson se ardhja e trajnerit grek te Drita nuk është asgjë e re në futbollin kosovar.
Trajneri grek që ka ardhur në Kosovë, nuk është asgjë e re. Fundi i fundi kjo është ekonomia e tregut. Kjo që është munduar të bëhet temë diskutimi, mirëpo edhe ne kemi informatat që e kemi ditur shumë më përpara këtë gjë”, tha Morina në Ekipi A
Trajeri i Llapit, Tahir Batatina mendon se rruga e vetme që Gjilani të kualifikohet për garat evropane, do të jetë vetëm përmes Kupës së Kosovës.
“Gjilani mund të kualifikohet për garat evropiane vetëm përmes Kupës së Kosovës. Nëse shohim ndeshjet e ardhshme të Gjilanit janë me kundërshtarët direkt të saj, andaj edhe vendi i tretë për ta do të jetë në rrezik”, tha Batatina në Ekipi A.
Trajneri, Sami Sermaxhaj thekson se barazimi i sotëm më shumë do i konvenon Llapit se Prishtinës.
“Batatina kishte marr masa të nevojshme që ta parandalonte Prishtinën, sidomos ndalimi i Endrit Krasniqit. Mirëpo, unë mendoj që rezultati i sotëm më shumë i konvenon Llapit se Prishtinës për dalje në Evropë”, tha Sermaxhaj në Ekipi A