ATV

Category: SPORT

  • ​Zyrtare: Caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjes Bjellorusi-Kosovë

    ​Zyrtare: Caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjes Bjellorusi-Kosovë

    Kryeqyteti hungarez, Budapesti do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

    Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.

    Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.

  • ​Trepça fiton finalen e parë përball Pejës

    ​Trepça fiton finalen e parë përball Pejës

    Trepça ka fituar ballafaqimin e parë me Pejën në finalet e play-off-it në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Skuadra nga Mitrovica pati një paraqitje fantastike në palestrën “Minatori” të stërmbushur nga tifozët që në fund panë skuadrën e tyre duke triumfuar me rezultat 94-86, raporton KosovaPress.

    Pas një nisje të dobët në çerekun e parë, Peja u rikthye në lojë me një paraqitje fantastike minutave në vazhdim duke bërë që ndeshje të vazhdojë gjithnjë me rezultat të ngushtë herë nga njëra e herë nga skuadra tjetër.

    Kujtojmë se çereku i parë përfundoi 24-19 në të mirë të Trepçës, i dyti 23-29 në të mirë të Pejës, ndërsa i treti 18:21 për pejanët.

    Ndeshja e dytë zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në Pejë.

  • ​Malisheva fiton duelin e mbijetesës me Trepçën ‘89

    ​Malisheva fiton duelin e mbijetesës me Trepçën ‘89

    Malisheva ka dalë triumfuese nga derbi i mbijetesës në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat minimal 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevës cila ishte e vlefshme për xhiron e 32-të.

    Skuadra e Bylbyl Sokolit fitoi duke iu falënderuar golit të Tolajt në minutën e 41-të duke iu shmangur kështu zonës së rrezikshme, raporton KP.

    Pas kësaj fitoreje, Malisheva shkon në kuotën e 39 pikëve në vendin e shtatë, kurse Trepça ’89 është një pozitë më poshtë me 34 pikë.

  • Ferizaj merr pikët e plota ndaj Drenicës

    Ferizaj merr pikët e plota ndaj Drenicës

    Në luftën për mbijetesë, Ferizaj ka marr tri pikë të plota nga ballafaqimi me skuadrën e fundit në tabelë, Drenicën.

    Pas tri humbjeve radhazi, Ferizaj u rikthehet fitoreve, duke mbajtur gjallë shpresat për mbetje në elitën e futbollit kosovar, raporton KosovaPress.

    Krasniqi dhe Haxhimusa ishin lojtarët që realizuan në minutat 52’ dhe 73’ për fitoren 2-0 të skuadrës së tyre.

    Ferizaj është në pozitën e nëntë me 34 pikë, dhe po lufton direkt me Trepçën ’89 dhe Malishevën për të mos rënë në Ligën e Parë.

  • ​Gjilani fiton sfidën e vështirë me Dukagjinin

    ​Gjilani fiton sfidën e vështirë me Dukagjinin

    Gjilani ka regjistruar fitore të madhe dhe tre pikë tejet të rëndësishme xnë xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0.

    Skuadra e Zekirja Ramadanit ka bërë kështu një hap të madh për ta blinduar pozitën e tretë në të cilën tashmë ka 50 pikë, tetë më shumë se Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.

    Të dy golat për gjilanasit i shënoi Mevlan Zeka në minutat 28’ dhe 90’.

    Përkundër humbjes, Dukagjini mbetet në vendin e pestë me 41 pikë.

  • ​Trajneri i Dritës: S’po mendojmë për Ballkanin, së pari kemi Llapin

    ​Trajneri i Dritës: S’po mendojmë për Ballkanin, së pari kemi Llapin

    Java e 32-të në Superligë sjell ndeshjen e së enjtes, ku në stadiumin “Zahr Pajaziti” do të ballafaqohet lideri i tabelës, Drita, me Llapin.

    Për këtë takim, trajneri i Dritës Akis Valvis tha se edhe pse të gjithë e mendojnë ndeshjen me Ballkanin, fokusi duhet të jetë te ndeshja e radhës ndaj Llapit.

    “Kam biseduar me futbollistët dhe ju kam thënë se duhet të jenë të fokusuar te ndeshja e nesërme, Janë të fokusuar, kemi diskutuar shumë dhe duhet të jenë të koncentruar në ndeshjen e radhës, pavarësisht që opinionet nga jashtë njerëzit mendojnë për ndeshjen direkte me Ballkanin. Por, ne realisht kemi biseduar dhe janë shumë të koncentruar te ndeshja e nesërme me Llapin. Në përgjithësi shkoi mirë duhet të jemi të kënaqur, por tani kemi shumë pak kohë për t’u koncentruar dhe bëhemi gati mentalisht e fizikisht dhe deri më tani kemi analizuar shumë. Motivi te çdo lojtarë dhe tifozët janë në nivel shumë të lartë, shumë të lumtur t’i fitojmë ndeshjet edhe për ata. Kam ardhur për të bërë më të mirën dhe nëse këtë vit është shumë vonë për ndryshime do te mund ta shohim në edicionin tjetër”, ka thënë Valvalis.

    Ndërsa, i rikthyer nga lëndimi Marko Simonovski ka thënë se ndihet mirë dhe është shans i madh të jap kontributin e tij në fund.

    “Është shumë e rëndësishme se po ndihem shumë mirë tani. Është shans shumë i madh që tani çdo instruksion prej trajnerit ta kthejmë në produktivitet. Është normale të kemi presion për të punuar më shumë, sidomos kur ke kaq shumë tifozë që të përkrahin dhe kërkojnë më të mirën për klubin. Në çdo ndeshje ne po përgatitemi për të marrë më të mirën dhe ju them se ashtu do veprojmë” theksoi Simonovski.

  • 7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

    7 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

    Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit.

    Kryetari i atëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri, i cili ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-as, anëtarësimin e Kosovës në UEFA e cilësoi një arritje historike dhe një drejtësi të vonuar.

    “Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin të vështira për shkak të kahes që i dhanë kuvendit disa shtete. Megjithatë ne arritën të anëtarësohemi në UEFA dhe tash është radha të anëtarësohemi në kongresin e FIFA-as në Meksikë që zhvillohet javën e ardhshme. Edhe në këtë kuvend, pranimi i Kosovës ose jo është në rend dite. Pra kjo është një fitore e të gjithëve”, pati thënë Vokrri.

    Kundër anëtarësimit u pozicionua Serbia. “Politika dhe futbolli nuk duhet të ngatërrohen në mënyrën më të shëmtuar. Ne do të kujdesemi për një protestë në rajon”, pati deklaruar para votimit Tomislav Karaxhiq, shef i Federatës të Futbollit të Serbisë.

    Anëtarësimi në UEFA iu mundësoi ekipeve kosovare që të marrin pjesë në garat evropiane të futbollit. Po ashtu, kjo i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.

  • Grumbullohet Kombëtarja U20 në basketboll

    Grumbullohet Kombëtarja U20 në basketboll

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll në grupmoshat U20 do të grumbullohet për herë të parë të mërkurën dhe të enjten.

    “Dardanët” e rinj do të grumbullohen në palestrën “1 Tetori” nga ora 12:00 deri në orën 14:00, raporton KosovaPress.

    Lista e gjerë e këtij grumbullimi përbëhet nga 26 basketbollistë, ku të përfshirë janë edhe Albatrit Syla dhe Norik Binqe.

    Syla dhe Binqe do t’i bashkohen këtij grumbullimi më vonë, për shkak të angazhimeve që kanë me skuadrat e tyre.

    Trajneri i Kosovës U20, Dritëro Sefaja gjatë këtij grumbullimi do të ketë mundësinë që të shoh formën e lojtarëve, para grumbullimeve të ardhshme.

    Kosova U20 pozicionohet në Divizionin B të Grupit C të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian U20, ku gjendet së bashku me Ukrainën, Suedinë dhe Gjeorgjinë.

    Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni listën e gjerë të Kosovës U20.

    Adhurim Aliaj, Leurit Morina, Hajriz Hazeri, Jon Ukaj, Anes Gashi, Dardan Maxharaj, Jon Ismajli, Rinol Gashi, Paraart Zeqiri, Genc Zeqiri, Sokol Nila, Bledar Thaqi, Ergyn Rushiti, Norik Binqe, Olsi Kurtaj, Albion Imeri, Diant Maksuti, Visar Ejupi, Rron Dahsyl, Ajdan Kololli, Nart Llapashtica, Bardh Istrefi, Albatrit Syla, Genc Matoshi, Ardian Ibishi, Dion Sheqiri.

  • Kosova i mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

    Kosova i mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

    Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficientëve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.

    Kosova bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

    Në tërheqjen e shortit e pranishme ka qenë menaxherja për futbollin e femrave, Valbona Gashi Uka.

    Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Kosova është me tri skuadra.

    Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të dyta në grupet e Ligës B.

    Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023.

  • Trepça-Peja, zbulohet edhe orari i finaleve

    Trepça-Peja, zbulohet edhe orari i finaleve

    Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale, është koha për finalet e “Play-off”-it, ku priten super ndeshje mes Trepçës dhe Pejës.

    Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin në çerekfinale dhe Sigal Prishtinën në gjysmëfinale, kurse pejanët eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin.

    Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

    Orari:

    E mërkurë

    20:00 Trepça-Peja

    E diel

    17:00 Peja-Trepça

    11 maj

    20:00 Trepça-Peja

    14 maj

    17:00 Peja-Trepça (Finalja IV eventuale)

    18 maj

    20:00 Trepça-Peja (Finalja V eventuale)