ATV

Category: SPORT

  • Problemet financiare te klubi katalunas, “Barça TV” mbyllet pas 24 vitesh

    Problemet financiare te klubi katalunas, “Barça TV” mbyllet pas 24 vitesh

    Televizioni zyrtar i klubit të Barcelonës, “Barça TV” do të mbyllet pas gati 24 viteve punë.

    Sipas informacioneve të “RAC1”, nga data 30 qershor, kur finalizohet përfundimi i kontratës me kompaninë “Telefonica”, “Barça TV” do të mbyllë transmetimin.

    Kjo gjithashtu do të sjellë shkarkimin e 150 punonjësve që punojnë në televizionin e klubit. Ky vendim u është komunikuar edhe punonjësve, të cilët sigurisht nuk e kanë pritur mirë.

    Me këtë vendim, Barcelona do të kursejë 8 milionë euro në vit, siç e konfirmon “RAC1” dhe “SPORT”.

    Ky vendim është një nga masat e shumta që bordi drejtues i drejtuar nga presidenti i klubit, Joan Laporta, për të ulur kostot dhe për të pasur diferencë me fair play financiar. Ai parashikon zbritje në të gjithë sekotrë dhe seksionet e klubit për të marrë pjesë në merkato dhe, mes operacioneve të tjera, për të konkretizuar rikthimin e Lionel Messi në skuadër.

    Barcelona do të eksplorojë rrugë të reja për të vazhduar nxjerrjen e përmbajtjes së saj në formë ekskluzive. Kuptohet që rrjetet sociale të klubit do të marrin më shumë peshën e transmetimit të informacionit.

  • “U mashtrova me nënshkrimin e Ronaldos”, presidenti i Al-Nassr habit me deklaratën

    “U mashtrova me nënshkrimin e Ronaldos”, presidenti i Al-Nassr habit me deklaratën

    Musalli Al-Muammar, presidenti i Al-Nassr, thuhet se ndihet i mashtruar me transferimin e Cristiano Ronaldos te ekipi i tij.

    Ronaldo u transferua me bujë në Arabinë Saudite, mirëpo ai nuk arriti ta ndihmonte ekipin në fitoren e trofeve.

    Ka pretendime se presidenti i klubit, Al-Muammar ka vënë në shënjestër Ronaldon në lidhje me ndikimin e tij të pakët në ekip.

    Sipas Al-Muammar, nënshkrimi me Ronaldon ka qenë njëri nga dy mashtrimet më të mëdha që i ka përjetuar në jetë.

    “Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time”, thuhet të ketë thënë fillimisht Al-Muammar për Arabia News 50.

    “Hera e parë ishte kur kërkova tre qebapë ata më dhanë vetëm dy, herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”, përfundoi presidenti i Al-Nassr.

    Gjatë 14 ndeshjeve, Ronaldo arriti të shënonte 11 gola, teksa Al-Nassr u eliminua nga garat e kupave, kurse në kampionat ndodhen në pozitën e dytë në tabelë me gjashtë pikë më pak se vendi i parë.

  • ​Klopp thotë se ky sezon i Liverpoolit do të mbahet mend vetëm për një ndeshje

    ​Klopp thotë se ky sezon i Liverpoolit do të mbahet mend vetëm për një ndeshje

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka fajësuar mungesën e vazhdimësisë së skuadrës së tij këtë sezon, dhe e pranoi se ky sezon do të mbahet në mend vetëm për fitoren 7:0 ndaj Manchester United.

    Pavarësisht se ka fituar tre ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu edhe fitoren 6:1 kundër Leeds javën e kaluar, Liverpooli padyshim ka pasur një sezon dëshpërues, ku po lufton për tu kualifikuar në garat evropiane, raporton KosovaPress.

    Një fitore kundër Tottenhamit të dielën do ta shihte Liverpoolin të ngjitej në vendin e pestë, por forma tejet e dobët më herët këtë vit i ka kushtuar me garën për titullin e Premier Ligës.

    “Për një periudhë të gjatë ishte tejet mirë. Çfarë na mungoi këtë vit ishte vazhdimësia. Kjo duhet të ndryshojë dhe jemi duke punuar për këtë gjë. Ky ishte një sezon që shumë gjëra ishin të vështira për shumë skuadra. Nuk është mirë për ne, por hap dyer për skuadra të tjera. Gabimet e vogla gjatë një sezoni kanë një ndikim të madh”, tha Klopp.

    Kur u pyet nëse forma aktuale tregon se Liverpooli është rikthyer në vazhdimësinë e sezoneve të kaluara, Klopp tha se është shumë herët për të thënë.

    Ai shtoi se ky sezon mund të mbahet mend vetëm për shkatërrimin 7:0 të Liverpoolit ndaj rivalit të përbetuar, Manchester United në “Anfield Road” në muajin mars.

  • Ylli i Chelseat pritet të largohet këtë verë

    Ylli i Chelseat pritet të largohet këtë verë

    Mateo Kovacic pritet që të largohet këtë verë nga Chelsea, me Bayern Munichun që ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mesfushorit kroat.

    Kovacic ka bërë vetëm 15 paraqitje në Premier Ligë ndërsa “Blutë” po kalojnë njërin nga sezonet më të dobëta në histori, pavarësisht investimeve të mëdha nga pronari Todd Boehly, raporton KosovaPress.

    Me klubin nën presion për t’u siguruar që ata mund të pajtohen me rregulloret e Fair Play Financiar, disa yje pritet të largohen nga klubi pasi të hapet merkatoja verore e transferimeve.

    Siç bëhet e ditur nga mediumi gjerman “Sport1”, Kovacic është njëri nga lojtarët që nuk është i kënaqur me klubin, me gjigantin gjerman, Bayern Munich që shihet si destinacioni i ardhshëm i yllit kroat.

  • ​Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

    ​Trofeu i Ligës së Kampionëve ekspozohet në Stamboll

    Stambolli do të presë sërish finalen e Ligës së Kampionëve pas 18 vitesh. Nga sot në Stamboll ka nisur të ekspozohet trofeu që do t’i jepet ekipit fitues pas ndeshjes finale që do të luhet më 10 qershor.

    Para ndeshjes finale, në Stamboll u soll trofeu më i madh i Evropës në nivel klubesh. Trofeu i Ligës së Kampionëve do të jetë i hapur vizitorët në një qendër tregtare në Stamboll deri nesër në mbrëmje.

    Trofeu, i cili do t’i jepet ekipit fitues në finalen e stadiumit Olimpik Atatürk, peshon 7.5 kilogramë, është 73.5 centimetra i gjatë dhe ngjyrë argjendi. Trofeu i gjigantëve do të ngrihet për herë të 68-të në total dhe për herë të dytë në Stamboll, përcjellë KosovaPress.

    Ndeshjet gjysmëfinale do të nisin në javën e dytë të majit përpara finales që do të organizohet nga Stambolli.

    Real Madridi e pres Manchester Cityn në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të martën më 9 maj. Ne anën tjetër, Milani, i cili humbi nga Liverpool në finalen e luajtur në stadiumin Olimpik Atatürk në sezonin 2004-2005, do të presë Interin të mërkurën më 10 maj.

    Ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve do të luhen më 16 dhe 17 maj. Për shkak të çifteve, është e sigurt që një skuadër italiane do të arrijë sërish në finale në Stamboll.

  • ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    ​Dardanët në kërkim të kualifikimit në Eurobasket 2025

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët në Rrethin e Tretë Parakualifikues për EuroBasket 2025, ndërsa tani fillon puna e misionit të kualifikimit.

    Dardanët janë në grup me Zvicrën dhe Danimarkën, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

    Në përgjithësi, Kosova ka 34 ndeshje ndërkombëtare, gjashtë fitore e 28 humbje. Dardanët debutuan në vitin 2016 në arenën ndërkombëtare në kualifikimet për Eurobasket 2017, ku pësuan dy herë nga Bullgaria, Sllovenia dhe Ukraina.

    Në parakualifikimet për Kupën e Botës 2019, Kosova mundi Estoninë dhe Maqedoninë, ndërsa numëronte edhe nga një humbje nga këto dy kombëtare, por u rendit e dyta dhe hyri në kualifikime, që ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Në kualifikime pësoi nga dy herë nga Lituania, Polonia dhe Hungaria.

    Në kualifikimet për Evropianin 2021, Kosova u mund dy herë nga Rumania dhe Maqedonia, ndërsa për Euro 2023 u përballë me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë. Kosova fitoi dy ndeshje, por nuk arriti kualifikimin.

    Në parakualifikimet e fundit, Kosova mundi Danimarkën, por kishte edhe tri humbje, një herë nga Danimarka dhe dy herë nga Norvegjia.

  • ​UEFA organizon në Kosovë punëtorinë kundër manipulimit të ndeshjeve

    ​UEFA organizon në Kosovë punëtorinë kundër manipulimit të ndeshjeve

    Për dy ditë me radhë në Kosovë do të mbahet punëtoria e UEFA-s kundër manipulimit të ndeshjeve, një problematikë kjo që po e përcjellë futbollin gjithandej nëpër botë.

    Në këtë punëtori do të marrin pjesë ekspertë të UEFA-s, përfaqësueseve të Interpolit, të Këshillit të Evropës, të agjencisë Sportradar, si dhe prokurorëve dhe zyrtarëve të integritetit të garave nga shtete si; Austria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Shqipëria dhe Kosova.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të osovës, Agim Ademi, ka thënë se organizimi i një ngjarjeje të tillë në Kosovë është një nder që UEFA ia ka bërë Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe tregues i angazhimit dhe përkushtimit për të ndërmarrë veprime konkrete në luftën kundër dukurive negative në futboll.

    Ai ka shtuar se shpreson që ky ëorkshop do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit në luftën kundër manipulimit të ndeshjeve dhe promovimit të lojës së pastër të futbollit.

  • Kosova pranohet në federaten europiane të futbollit të amputuarëve

    Kosova pranohet në federaten europiane të futbollit të amputuarëve

    Federata evropiane e futbollit të amputuarëve, ka njoftuar se Kosova me ekipin e tyre është pranuar në këtë organizatë.

    Ekipi i Kosovës, ditë më parë ka zhvilluar stërvitjen e parë historike dhe në vazhdim pritet që të krijohen edhe ekipe të tjera si dhe është bërë e ditur se së shpejti do të organizohet edhe një ligë e veçantë për këtë sport.

    Në të ardhmen e afërt synohet edhe përfaqësimi në garat ndërkombëtare.

  • Momente nga lufta e Sadikut me boksieren japoneze Ayava Taguchi

    Momente nga lufta e Sadikut me boksieren japoneze Ayava Taguchi

    Boksierja Kosovare Donjeta Sadiku ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të boksit në kategorinë seniore “Çesme”, që po mbahet në Turqi.

    Sadiku në çerekfinale korri fitore bindëse 5 me 0 kundër boksieres nga Japonia Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë, raporton KosovaPress.

    Nesër, më 27 prill në gjysmëfinale Donjeta Sadiku takohet me boksieren nga Turqia Gizem Ozer.

  • ​Sadiku kalon në gjysmëfinale të turneut të boksit “Çesme”

    ​Sadiku kalon në gjysmëfinale të turneut të boksit “Çesme”

    Boksierja Kosovare Donjeta Sadiku ka kaluar në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar të boksit në kategorinë seniore “Çesme”, që po mbahet në Turqi.

    Sadiku në çerekfinale korri fitore bindëse 5 me 0 kundër boksieres nga Japonia Ayava Taguchi dhe u kualifikua për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë, raporton KosovaPress.

    Nesër, më 27 prill në gjysmëfinale Donjeta Sadiku takohet me boksieren nga Turqia Gizem Ozer.