ATV

Category: SPORT

  • Gjeraj: Mua më kanë thënë, ‘Asgjë nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhet me bë’

    Gjeraj: Mua më kanë thënë, ‘Asgjë nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhet me bë’

    Futbollisti, Robert Gjeraj ka treguar edhe për fjalët fyese me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij.

    “Sa kamë qenë lojtarë i Vëllaznimit, kam pasur raste ku lojtari kundërshtarë më ka thënë ‘kurgjo nuk paskan bë serbët në Gjakovë çka duhej me bë’. Unë nuk kam ndëgju asgjë më të rëndë. Mirëpo e kam ditur që është në futboll dhe nuk kam reagu”, ka thënë Gjeraj në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina: Krahasim me vitet e mëparshme, referimi është përmirësuar në Kosovë

    Morina: Krahasim me vitet e mëparshme, referimi është përmirësuar në Kosovë

    Trajneri i futbollit, Arbnor Morina thekson se referimi në Kosovë është përmirësuar dukshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

    “Referimi është përmirësuar në krahasim me vitet e mëparshme, ka ndihmuar shumë edhe VAR-i. A ka gabime? Ka gabime. Deri më tash ka qenë praktikë dhe në rregulloret e garave ka qenë që referi ka mundur mos të pranojë t’i referojë klubet e caktuara para kampionatit, por jo gjatë kampionatit. Nëse ka ndërru ajo rregull atëherë jemi në rregull”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Drejtori sportiv i Ballkanit jep detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit

    Drejtori sportiv i Ballkanit jep detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit

    Drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi ka dhënë detaje mbi padinë drejtuar Liridon Lecit, për deklarata e këtij të fundit se Ballkani nuk i ka paguar lojtarët për disa muaj.

    “Leci në opinion është i njoftur si Ministër i Financave. Kemi pas një deklaratë të Lecit dhe normalisht që me fillu me sqaru këtë gjë ndoshta edhe zgjatëm shumë. Por me Lecin çfarë kemi pasur jemi ta rregullojmë e kemi rregulluar pa problem”, tha Nexhipi në Ekipi A.

    Ndërsa kundërpërgjigja e Lecit ishte kjo: Nuk besoj që ka pasur padi për mua se këta i bëjnë padi vetit për gjëra tjera.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Nexhipi: Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë

    Nexhipi: Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë

    Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi thekson se tifozët e Ballkanit janë rikthyer pas në hyrje të Gjilanit.

    “Në shumicën e stadiumeve në Kosovë, është problem t’i organizosh dy tifozëritë. Tifozët e Ballkanit janë kthyer pas në hyrje të Gjilanit. Stadiumi i Gjilanit patjetër që nuk i plotëson kushtet që të jenë prezent dy tifozëritë”, tha Nexhipi në Ekipi A

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Gjeraj: Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh

    Gjeraj: Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh

    Futbollisti, Robert Gjeraj thekson se mbrojtja e titullit në futboll është gjëja më e vështirë.

    “Ballkani kam thënë që ka bërë gabime shumë, por ka bërë edhe Drita. Në futboll më vështirë është ta mbrosh titullin, se ta fitosh, dhe çdo skuadër që luan kundër Ballkani jep 200 për qind”, tha Gjeraj në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Lumi: Në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, policia detyron tifozët e Ballkanit të kthehen prapa

    Lumi: Në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, policia detyron tifozët e Ballkanit të kthehen prapa

    Analisti, Alban Lumi dha detaje se si policia vendore u detyra t’i rikthejë “Xhebrailat” prapa për shkak të stadiumit

    “Në një ndeshje kaq të rëndësisshme siç ishte ajo mes Dritës dhe Ballkanit, policët detyrohen t’i rikthejnë tifozët e Ballkanit prapa për shkak të terrenit në të cilën u zhvillua ndeshja”, tha Lumi në Ekipi A.

    Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Vavalis më shumë e kërkoi barazimin se fitoren

    Prepolli: Vavalis më shumë e kërkoi barazimin se fitoren

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli theksoi se trajneri i ri i Dritës, Akis Vavalis hyri në ndeshje kundër Ballkanit për të barazuar

    “Trajneri i sapo ardhur te Drita më shumë e kërkoi barazimin se fitoren, prandaj edhe luajti në defansivë shumë më shumë”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Nexhipi: Shpresojmë që Drita të ndalet në ndonjë vend

    Nexhipi: Shpresojmë që Drita të ndalet në ndonjë vend

    Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi shpreson që Drita të ndalet dhe ata të arrijnë ta mbrojnë titullin.

    “Një ekip është çdo herë i madh edhe në ato momente kur në 45 minutëshin e dytë nuk është ashtu siç jemi mësuar ta shohim. Tash patjetër që do të luftojmë deri në fund në këto tre xhirot e fundit dhe shpresojmë që Drita të ndalet në një vend dhe të arrijmë ta mbrojmë titullin”, tha Nexhipi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Drita – Ballkani, ndeshja vendimtare për titull të kampionit

    Drita – Ballkani, ndeshja vendimtare për titull të kampionit

    Dallimi në pikë është i vogël në mes të lideres, Dritës dhe kampionit në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkanit. I vogël është edhe për nga cilësia e lojtarëve. Por, përballja e tyre do të jetë e madhe të dielën. Mund të vendos për titull të kampionit. Këtë e thonë edhe në klubin e Dritës, e po ashtu edhe të Ballkanit. Ndeshja derbi zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe i takon xhiros së 33-të. Do të luhet në fushën me bar sintetik.

    Drita është e para me 66 pikë, kurse Ballkani i dyti me 63 pikë. Trajneri i Dritës, AkisVavalis ka thënë se pak do të ketë peshë taktika në derbin ndaj Ballkanit. Rol kyç, sipas tij, ka përgatitja fizike dhe mentale.

    “Një ndeshje tjetër, një finale për ekipin tonë në garën për titull të kampionit. Vijmë pas një fitore të rëndësishme ndaj Llapit. Kemi parë ekipin e Ballkanit qëështë një ekip i mirë, kanë plane të qarta, ide të qarta dhe janë ekip sulmues. Nuk është shumë me rëndësi taktika, por shumë i rëndësishëm është motivimi dhe mënyra se si t’i qasemi kësaj ndeshjeje. Nuk kemi pasur kohë të gjatë për të përgatitur ndeshjen, por në këtë moment, e rëndësishme është që lojtarët të jenë të freskët fizikisht dhe mentalisht. Jam i sigurt që do të kemi lojtarë mirë fizikisht dhe të jenë në niveli ne duhur. Nuk mendojmë për diferencën e pikëve që kemi ndaj Ballkanit, por synojmë pikët e plota ndaj tyre”, ka thënë Vavalis në konferencën për media.

    Për të dalë fitues nga ky derbi i madh, Vavalis pret edhe ndihmën e shikuesve, ndonëse numri i tyre nuk pritet të jetë i madh për shkak të kapacitetet të vogël të tribunës në fushën me bari sintetik në Gjilan.

    “Stadiumi nuk ka kapacitet të madh, por presim numër të madh të shikuesve dhe përkrahje të madhe. Përkrahja e tyre në këtë moment është shumë i rëndësishëm”, është shprehur ai.

    Edhe sulmuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, thotë se ballafaqimi me Dritën do të jetë i vështirë. Por ai ka besimin e plotë se Ballkani mund ta fitojë këtë derbi që mund të jetë vendimtar për titullin e kampionit.

    “Do të jetë ndeshje e vështirë. Një përballje direkte për titullin kampion. Por, ne e kemi edhe një shans dhe bashkë si grup, mund t’ia dalim t’i fitojmë tri pikët në Gjilan. Besoj shumë në skuadër. Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi gati që ta bëjmë më të mirën e t’i marrim pikët e plota në Gjilan”, është shprehur Korenica.

    Dritës pritet t’i mungojë në këtë ndeshje sulmuesi i krahut, Almir Ajzeraj. Drita ka një vit që nuk ka humbur nga Ballkani. Humbjen e fundit, e ka pësuar më 28 prill të vitit të kaluar. Në tri përballjet e edicionit aktual, dy ndeshje kanë përfunduar baras (1:1 dhe 2:2), ndërsa një fitore i ka takuar Dritës. Pati fituar 2:0 në Suharekë. Drita më të mirë e ka edhe goldallimin. Ka shënuar 58 gola karshi 26 sosh të pësuar 26, ndërsa Ballkani ka realizuar 57 gola dhe pranuar 31. Vavalis ngul këmbë se qëllimi i ekipit të tij është vetëm fitorja.

    “Qëllimi ynë është gjithmonë të fitojmë pikët e plota. Do të luajmë sikur të ishim në pozitën e dytë dhe të luftojmë ta kalojmë Ballkanin”, ka thënë trajneri grek.

    Ai ka shtuar se nuk ka presion as tek ai, dhe as te lojtarët e tij.

    “Për mua në këtë moment ndoshta është ndeshja e karrierës, por po e shijoj atmosferën, klubin, qytetin. Kjo ndeshje nuk është me presion, por është motivuese”, ka thënë ai.

    Të motivuar janë edhe lojtarët e Dritës. Përkrah trajnerit Vavalis në konferencën për media te Drita u paraqit edhe Muharrem Jashari. Jashari pret që Drita ta fitoj derbin.

    “Jemi të motivuar në këtë ndeshje. Na pret ndeshje e vështirë. Dihet qëllimi ynë në këtë rrugëtim dhe është një nga ndeshjet më të rëndësishme të edicionit. Me organizimin dhe shikuesit që i kemi, besoj se do të dalim triumfues. Është ndeshja kryesore e kampionatit dhe duhet ta shohim fondin e lojtarëve. Si ekip hyjmë për fitore dhe besoj se do t’ia arrijmë”, ka thënë Jashari.

    E shtunë

    Dukagjini – Malisheva 1:0

    Trepça ’89 – Drenica

    E diel

    E diel (15:00)

    Drita – Ballkani

    Prishtina – Gjilani

    Llapi – Ferizaj

    1. Drita 32 19 9 4 58:26 66
    2. Ballkani 32 17 12 3 31:26 63
    3. Gjilani 32 13 11 8 31:31 50
    4. Dukagjini 33 12 8 13 33:33 44
    5. Prishtina 32 11 10 11 40:32 43
    6. Llapi 32 11 8 13 40:44 41
    7. Malisheva 33 10 9 14 47:49 39
    8. Trepça ’89 33 9 10 14 43:57 37
    9. Ferizaj 32 8 10 14 28:47 34
    10. Drenica 33 6 5 22 24:51 23

  • 19 vjet basketbolliste nuk u pagua asnjë cent, tani Arta Mustafa në rolin e trajneres

    19 vjet basketbolliste nuk u pagua asnjë cent, tani Arta Mustafa në rolin e trajneres

    Ish basketbollistja dhe ikona e klubit të basketbollit të femrave Trepça, Arta Mustafa ka treguar për ne vështirësitë që ka pasur në kohën e artë si basketbolliste e tani si ka ndryshuar jeta pasi ju dha roli I trajneres së gjeneratave të reja nga Federta e Basketbollit të kosovës.

    Mustafa karrierën si basketbolliste e ka filluar menjëherë pas luftës duke vazhduar ëndrrën e saj për plot 19 vite, por një dëmtim bëri që të pauzojë për 4 vjet duke bërë kështu që të mos vazhdojë më rrugëtimin e saj të artë.

    Jo më basketbolliste por si trajnere, Arta Mustafa na tregon se si ndihet tani me  rolin e ri.

    Kushtet e mira  dhe përkrahja nga federata a kanë qenë gjithmonë prezente në jetën e Artës, ja se si përgjigjet ish- basketbollistja.

    Synimet e Artës për të ardhmen janë të qarta, po ashtu ajo përgjigjet me pak fjalë.

    Arta Mustafa nuk është emër që harrohet lehtë, pasi në sezonin 2015/2016 ka pasur rekordin për më së shumti pikë në ndeshje, ajo ka realizuar plot 70 pikë, po gjithashtu ka pasur rekordin e 3 pikëshave ku në një lojë ka realizuar 16 trepikësha.