ATV

Category: SPORT

  • Kuka në raundin e dytë të Grand Prix Upper Austria

    Kuka në raundin e dytë të Grand Prix Upper Austria

    Xhudistja e ekipit kosovar, Loriana Kuka ka siguruar raundin e dytë të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

    Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka në raundin e parë e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska, raporton KosovaPress.

    Tani, në raundin e dytë Kuka do të përballet me xhudisten sllovene, Anka Pogacnik.

  • United merr vendimin për Weghorst

    United merr vendimin për Weghorst

    Kur ditët e fundit të këtij sezoni po afrohen, lojtarët që janë në huazim përgatiten të rikthehen te klubet e tyre, dhe pritet të marrin vendim për të ardhmet e tyre.

    Disa lojtarë si Folarin Balogun dhe Nathan Tella, kanë shfrytëzuar më së miri huazimet e tyre larg Premier Ligës dhe kanë treguar talentet, raporton KosovaPress.

    Disa të tjerë e kanë gjetur të vështirë për tu ambientuar, ashtu sikur Wout Weghorst i Manchester United.

    Weghorst ka shënuar vetëm dy gola në 29 paraqitje në të gjitha garat, dhe ende nuk e ka gjetur golin në Premier Ligë.

    Si pasojë e paraqitjeve jo të mira, United nuk do të aktivizojë opsionin për ta bërë permanent transferimin e Weghorst, dhe ai do të rikthehet te Burnley pas fundit të këtij sezoni.

  • Grand Prix Upper Austria, Akil Gjakova kalon në raundin e dytë

    Grand Prix Upper Austria, Akil Gjakova kalon në raundin e dytë

    Xhudisti i ekipit kosovar, Akil Gjakova ka kaluar në raundin e dytë të Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

    Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova në raundin e parë shënoi fitore kundër xhudistit nga Kazakistani, Darkhan Koibagar, raporton KosovaPress.

    Tani, në raundin e dytë, Akili do të përballet me xhudistin nikoqir, Herbert Wicker.

  • Reali dhe Bellingham, detajet e kontratës së yllit anglez

    Reali dhe Bellingham, detajet e kontratës së yllit anglez

    Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Real Madridi është shumë afër që të kompletojë një marrëveshje për Jude Bellingham.

    Kushtet personale mes dy palëve veçse janë arritur në muajin prill në një marrëveshje afatgjate, ndërsa Reali nuk do të bëjë një herë ofertë pasi dëshiron ta respektojë Borussia Dortmundin në garën për titull, raporton KosovaPress.

    Marrëveshja është afër, ku Reali do të ofrojë 100 milionë euro të sigurta dhe disa bonuse shtesë. Javën e ardhshme do të ketë bisedime të rëndësishme për të arritur marrëveshje.

    Ndërkaq, tani janë bërë të ditura edhe detajet e kontratës së Bellingham te Reali. Ylli anglez do të nënshkruajë një marrëveshje gjashtë vjeçare, që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2029.

    Paga e lojtarit do të përmirësohet sezon pas sezoni, ku një pjesë e saj do të lidhet me bonuset e skuadrës dhe të paraqitjeve të Bellingham.

    Momentalisht fokusi është te gara për titull e Bellingham, ndërsa pastaj do të bëhet nënshkrimi i dokumenteve pasi që kushtet personale janë arritur në muajin prill.

  • Skandal në futbollin shqiptar, tifozët e Tiranës e sulmojnë gjyqtarin

    Skandal në futbollin shqiptar, tifozët e Tiranës e sulmojnë gjyqtarin

    Fundi i përballjes mes Tiranës dhe Bylisit nuk i ngjasoi aspak një ndeshjeje të rregullt të futbollit, pasi që tifozët kryeqytetas filluan të hyjnë në stadium, ndërsa caku ishte gjyqtari i ndeshjes.

    Tirana barazoi 2:2 me Bylisin, barazim ky i cili e rrëzoi nga pozita e liderit dhe tani i rrezikon seriozisht humbjen e titullit në kampionatin shqiptar, raporton KosovaPress.

    Tirana ishte duke fituar deri në minutën e 87’, kur atëherë Bylisi barazoi shifrat në 2:2 përmes një penalltie të konkretizuar me gol nga Aleksandar Damcevski.

    Pikërisht kjo penallti e akorduar nga gjyqtari i ndeshjes, Kridens Meta bëri që tifozët të ishin të revoltuar dhe pas ndeshjes të vërshojnë fushën e gjelbër.

    Tifozët e Tiranës u vërsulën drejt fushës për ta sulmuar gjyqtarin Meta, dhe skenat nuk janë aspak të dëshirueshme.

    Më poshtë mund ta gjeni videon e momentin kur tifozët hyjnë në fushë për ta sulmuar gjyqtarin.

  • Lirohen çmimet e biletave të Kupës së Kosovës

    Lirohen çmimet e biletave të Kupës së Kosovës

    Pas kërkesës së klubeve që do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, respektivisht të Gjilanit dhe Prishtinës, janë liruar çmimet e biletave për tifozët.

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka vendosur që t’i lirojë çmimet e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës, raporton KosovaPress.

    Çmimi i biletave në tribunën perëndimore do të jetë pesë euro, kurse në tribunë lindore tri euro e në atë jugore e veriore nga dy euro.

    Shitja e biletave do të fillojë më 29 maj, dhe do të bëhet përmes sistemit online. Tifozët e Gjilanit, “Skifterat” do të vendosen në tribunën veriore, derisa “Plisat” e Prishtinës, do të vendosen në tribunën jugore.

    Për të dyja grupet e tifozëve, FFK do t’i ndajë nga 200 bileta falas.

    Finalja mes Gjilanit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 5 qershor me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • ​Premtohet luftë e pakompromis ndaj substancave të ndaluara në sport

    ​Premtohet luftë e pakompromis ndaj substancave të ndaluara në sport

    Komiteti Olimpik i Kosovës ne bashkëpunim me Agjensionin për Anti-Doping KosADA, po zhvillon seminarin për zyrtarë te kontrollit te dopingut.

    Në këtë seminar që do të gjatë për tri ditë do të ligjërohet para zyrtarëve të anti-dopingut për mënyrën se si duhet të luftohet ky fenomen shqetësues në sport në nivel global.

    Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, na hapje të këtij seminari deklaroi se kjo dukuri negative në sport duhet dhe do të luftohet edhe në sportin kosovar, ashtu siç bëhet në të gjithë botën.

    “Duke e ditur qëllimin tonë të përbashkët për zhvillim të sportit përbrenda vendit fillimisht por pastaj edhe për konsolidim të rezultateve dhe të arriturave në arenën ndërkombëtare padyshim që qëllimi ynë është edhe që këto arritje, këtë zhvillim ta bëjmë në një ambient më të sigurt, më jjë qeverisje më të mirë të mirë sportive duke i mësuar të rinjtë dhe të rejat tona që çfarë është Fair Play, cilat janë ato dukuri negative më të cilat mund t’i hasin gjatë zhvillimit të karrierës së tyre siç edhe është anti-dopingu, një ndër kërcënuesit më të mëdhenj të sportit në nivel global. Tashmë po sigurohemi që një gjë e tillë do të luftohet edhe përbrenda vendit në përputhje me standartet dhe rregullat ndërkombëtare.”, tha Osmani.

    Luftimin e kësaj dukurie negative e ka kërkuar dhe e ka mbështetur edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai deklaroi se qëllimi i përbashkët i KOK-ut dhe MKRS-së është që të sigurohet integriteti i sistemit sportiv dhe barazia në garat sportive.

    “KOK-u është i përkushtuar që komuniteti ynë i sportit të edukohet dhe të jetë i vetdijshëm për rregullat e anti-dopingut, në mënyrë që sportistët të jenë të pastër para sfidave që i presin në karrierën e tyre. Qëllimi ynë i përbashkët me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, KosADA-në, por edhe me federatat sportive, është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve, sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në garat sportive. Deri më tani, në garat ndërkombëtare, krahas sukseseve që kemi shënuar, si me fitimin e tri medaljeve të arta olimpike, shumë medaljeve botërore e evropiane, kemi treguar kulturë të lartë të edukimit, si për sjelljet tona para zyrtarëve të anti-dopingut, por edhe në rezultatet e testeve.”, tha Krasniqi.

    Në këtë seminar tre ditor, do të ligjërojnë ligjërues nga Turqia, Sllovenia si dhe ligjërues vendor.

  • EKSKLUZIVE: Prishtina ende nuk i ka paguar borxhet, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane

    EKSKLUZIVE: Prishtina ende nuk i ka paguar borxhet, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane

    Si pasojë e borxheve të shumta që ka Prishtina, ata nuk arritën të licencohen as nga Federata e Futbollit të Kosovës për garat evropiane.

    Siç merr vesh ATV Sport, klubi nga kryeqyteti ende nuk i ka paguar borxhet e saj për disa nga ish-lojtarët e tyre.

    Ka qenë vet futbollisti Drilon Cenaj i cili ka deklarat për ATV që deri më tani klubi nga i ka paguar asnjë cent.

    Përndryshe, Cenaj ka paditur kryeqytetasit në FIFA, me ç’rast edhe e ka fituar rastin.

    Kujtojmë që përveç bardhekaltërve, gjithashtu dhe Ferizaj dhe Drenica janë tri klubet e vetme të cilat nuk u licencuan për garat evropiane nga Komisioni për Licencim i FFK-së./atvlive.tv

  • Fenerbahce rivalizon Galatasarayn për transferimin e Rashicës

    Fenerbahce rivalizon Galatasarayn për transferimin e Rashicës

    Milot Rashica ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Galatasaray.

    Megjithatë, paraqitjet e yllit kosovar i cili është i huazuar te klubi turk nga Norëich City deri në fund të sezonit, nuk kanë mbetur pa rënë në sy të shumë skuadrave.

    Njëri nga klubet e interesuara për shërbimet e vushtrriasit është edhe Galatasaray, i cili synon ta blejë kartonin e tij.

    Megjithatë, ditë më parë në garë është future edhe Burney, klub ky që ka sigurar Premier Leaguën për edicionin e ardhshëm.

    Tashmë sipas raportimeve të mediumit turk ‘Footspor’, në garë për shërbimet e 26-vjeçarit është futur edhe gjiganti tjetër turk, Fenerbahce.

    Feneri duket se do t’i bëjë konkurrencë të fortë rivalit të tyre të përbetuar të qytetit për transferimin e Rashicës.

    Kujtojmë që anësori kosovar ka zhvilluar 29 paraqitje nën fanellën e Galatasarayt në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola./ATVlive.tv

  • ​Zhgënjehet Ronaldo, kërkon largimin nga Al-Nassri

    ​Zhgënjehet Ronaldo, kërkon largimin nga Al-Nassri

    Cristiano Ronaldo raportohet se është i zhgënjyer me aventurën në Arabinë Saudite dhe po kërkon që të largohet nga Al-Nassri këtë verë, raporton gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”.

    Portugezi thuhet se është lodhur nga tretmani i tij në Arabinë Saudite dhe në mënyrë ideale do të donte të kthehej në Evropë, pasi u largua nga Manchester United në janar, përcjellë KosovaPress.

    Deri më tani nuk ka raportime se ndonjë skuadër e madhe evropiane është e interesuar për të pasur kartonin e yllit portugez, sidomos kur dihet paga e lartë që kërkon ai.