ATV

Category: SPORT

  • ​Dyshimet për trukime, reagon edhe presidenti i KOK-ut

    ​Dyshimet për trukime, reagon edhe presidenti i KOK-ut

    Xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll ngjalli reagime të shumta nga opinioni sportdashës në Kosovë për shkak të dyshimeve se mund të jenë kurdisur ndeshjet Trepça ‘-Prishtina dhe Ferizaj-Dukagjini.

    Në këtë të fundit, portieri i Dukagjinit pranoi një gol që po konsiderohet si pranim i qëllimshëm duke ia dhënë fitoren Ferizajt që rrjedhimisht solli edhe sigurimin e barazhit të kësaj skuadre për mbetje në Superligën e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër e pësoi Trepça ‘89 që ka rënë tashmë në Ligën e Parë, raporton KP.

    Në lidhje me këto dyshime, ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës. Presidenti i shtëpisë më të madhe të sportit në Kosovë, Ismet Krasniqi, ka thënë për KosovaPress se janë fuqishëm kundër këtyre dukurive negative që e dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të sportit kosovar, në këtë rast të futbollit. Ai ka shtuar se beson tek organet kompetente brenda Federatës së Futbollit të Kosovës se do të marr masat e duhura nëse dyshimet e tilla konfirmohen.

    “KOK është fuqishëm kundër dukurive të tilla negative që dëmtojnë imazhin e mirë që sporti dhe në këtë rast futbolli kanë krijuar në arenën ndërkombëtare.

    Ne besojmë fuqishëm tek organet kompetente të FFK-së, që të marrin masat e duhura, në rast se vërtetohet që ka pasur dukuri të tilla.”, ka thënë Krasniqi për KosovaPress.

    Ndërkohë, Këshilli për Sport dhe Ministria e Sportit tashmë kanë konformuar se kanë kërkuar nga prokuroria që të nis hetimet për këto dy ndeshje.

  • Formula 1, Max Verstappen i pandalshëm edhe në Monako

    Formula 1, Max Verstappen i pandalshëm edhe në Monako

    Max Verstappen vijon dominimin në Formula 1 me makinën e Red Bull, me holandezin që triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Monakos me një pistë të rënduar nga reshjet e shiut pas xhiros së 55.

    Verstappen e nisi garën në Pole Positon dhe deri në fund piloti I skuderisë austriake tregoi se është I pandalshëm këtë edicion, kështu duke arritur vetëm triumfin e dytë në karrierë në pistën atraktive të Montekarlos.

    Po ashtu podiumi u plotësua nga Fernando Alonso dhe Esteban Ocon, me Spanjollin e Aston Martin që edhe një herë tjetër bëri një garë të mire, ndërsa piloti francez,
    regjistroi podiumin e tretë të karrierës së tij.

    Në anën tjetër vazhdon të zhgënjej shtatë herë kampioni I botës Lewis Hamilton që u mjaftua me pozitën e katërt edhe pas ndryshimeve në bolidin e skuderisë gjermane, ndërsa dy pilotët e Ferrarit dështuan sërish, Charles Leclerc u rendit i gjashti, teksa Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e tetë.

    Kujtojmë se pas fitores të së dielës, Max Verstappen thellon diferencën me 39 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, që është shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez.

    Vlen të përmendet se gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në datë 4 qershor në Spanjë.

  • ​Këshilli për Sport: Pamë me kujdes atë që ndodhi dje në ndeshjet e Superligës

    ​Këshilli për Sport: Pamë me kujdes atë që ndodhi dje në ndeshjet e Superligës

    Edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka dal me komunikatë zyrtare në lidhje me zhvillimet e së dielës në futbollin kosovar, përkatësisht në dy ndeshjet e xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në futboll, Trepça ’89-Prishtina dhe Ferizaj Dukagjini.

    Për këto dy ndeshje u ngritën dyshime të mëdha për kurdisje të rezultateve nga opinioni sportdashës në Kosovë, sidomos pa mënyrës se si u shënua goli i dytë dhe i fitores nga Ferizaj kundër Dukagjinit, raporton KosovaPress.

    Ministria e Sportit tashmë ka konfirmuar se këto dy ndeshje janë dërguar në prokurori për hetim të mëtutjeshëm, ndërsa një gjë të tillë e ka konfirmuar tashmë edhe Këhsilli për Sport cili përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se kanë përcjellë me kujdes zhvillimet e djeshme në futbollin kosovar.

    “Këshilli për Sport me vëmendje të shtuar e ka përcjellë zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së fundit të Kampionatit të Kosovës në Futboll, duke përfshirë edhe reagimet e shumta të opinionit sportiv në relacion me dyshimet për kurdisjen eventuale të rezultatit të dy ndeshjeve të Superligës së futbollit të zhvilluara ndërmjet KF Ferizaj – KF Dukagjini dhe KF Trepça 89 – KF Prishtina.”, thuhet në fillim të komunikatës së tyre.

    Ata më tej kanë bërë të ditur se kjo çështje është janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.

    “Këshilli për Sport e njofton opinionin publik se çështjet në fjalë i ka trajtuar me urgjencë, dhe dyshimet për kurdisje të rezultatit në dy ndeshjet e sipërshënuara të futbollit janë adresuar menjëherë tek prokuroritë kompetente për verifikimet dhe hetimet e nevojshme.”,

    Si rezultat i ndeshjeve të djeshme, Trepça ’89 ka rënë në Ligën e Parë, kurse Ferizaj do të luajë në barazh me Lirinë e Prizrenit.

  • ​Flet ish-trajneri i Ferizajt: Diçka nuk ishte në rregull te goli, duhet të hetohet

    ​Flet ish-trajneri i Ferizajt: Diçka nuk ishte në rregull te goli, duhet të hetohet

    Goli i Ferizajt ndaj Dukagjinit në minutat shtesë që ia solli fitoren kësaj skuadre e rrjedhimisht edhe barazhin për mbetje në Superligë ka ngritur reagime të shumta dhe dyshime se ndeshja ishte e trukuar për shkak të mënyrës së si portieri Altik Muhaxhiri reagoi tek goli i vendasve.

    Tashmë për këtë ndeshje, por edhe për atë ndërmjet Treçës ’89 dhe Prishtinës, Ministria e Sportit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet nga prokuroria, raporton KosovaPress.

    Në lidhje me këtë ndeshje, ka folur edhe ish-trajneri i Ferizajt, Agron Selmani. Ai ka thënë për KosovaPress se ajo që u pa duke ndodhur në fushë nuk dukej diçka normale dhe se diçka nuk ishte në rregull.

    “Shumë gjëra kanë ndodhur në këto dy ndeshje që lënë hapësirë për tu dyshuar dhe FFK duhet të përdorë mekanizmat e vet. Unë nuk po flas apo nuk po moralizoj, por kjo rrjedhshmëri e situatës në ndeshje jep një përshtypje apo të shtyn deri në një konstatim se aty diçka nuk është në rregull, ka një sjellje shumë të pakujdesshme e sidomos te goli i Ferizajt,”, tha Selmani për KosovaPress.

    Ai shtoi se një hetim i kësaj situatë do t’i bënte mirë reputacionit të këtyre klubeve por edhe futbollit kosovar.

    “Unë mendoj se hetimi është i mirë edhe për vet klubet dhe nëse nuk janë të implikuar apo të involvuar në diçka tjetër atëherë do të rregullohej edhe reputacioni apo imazhi i vet klubeve”., tha Selmani.

    Kjo fitore ndaj Dukagjinit ia ka siguruar Ferizajt ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë ku do të ballafaqohet me Lirinë e Prizrenit.

  • Dyshimet për trukime në Superligë, reagon MKRS

    Dyshimet për trukime në Superligë, reagon MKRS

    Xhiro e 36-të dhe e fundit në Superligën e Kosovës në futboll ngjalli reagime të shumta për shkak të rezultateve të dyshimta në ndeshjet Trepça ’89-Prishtina dhe Ferizaj-Dukagjini.

    Një gol i pësuar nga Dukagjini përballë Ferizajt në minutat shtesë ngjalli reagime të shumta në opinionin sportdashës duke ngritur dyshime se mund të ketë pasur kurdisje rezultatesh në këto ndeshje, raporton KosovaPress.

    Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar Ministria për Klutirë, Rini dhe Sport që ka bërë të ditur se këto dy ndeshje, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

    Zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani përmes një postimi në “Facebook” ka kërkuar nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë.

    Ajo ka thënë se nuk duhet të mbyllen sytë para dyshimeve për trukime, por duhet hetime rreth tyre.

    Reagimi i plotë i Osmani në “Facebook”:

    Ndeshjet e futbollit që u zhvilluan dje në kuadër të Superligës së Kosovës, Prishtina me Trepçën dhe Ferizaji me Dukagjinin, që të dyja, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

    Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, por as edhe të jemi pre e spekulimeve. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë.

    Është e dhimbshme kur imazhi i sportit në vend njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe vështirë të riparueshme në komunitet.

    Sporti është i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate. Kalkulimet dhe llogaritë e përfitimeve mbi djersën dhe mundin e tyre, nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment.

    Nga rezultatet e këtyre dy ndeshjeve, Trepça ’89 ka rënë në Ligën e Parë, kurse Ferizaj do të luajë në barazh përballë Lirisë së Prizrenit.

  • Agim Ademi uron Ballkanin, zgjedh të hesht për skenat e turpshme në Superligë

    Agim Ademi uron Ballkanin, zgjedh të hesht për skenat e turpshme në Superligë

    Përmes një postimi, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Ballkanit për titullin e kampionit, por nuk ka përmendur ngjarjet e turpshme në dy ndeshjet e fundit në Superligë.

    Ferizaj arriti mbijetesën në Superligë pas një gol qesharak të shënuar pas 17 minutave shtesë.

    Edhe në Mitrovicë, Trepça ‘89 arriti të shënonte fitore me dy gola jo fort serioz.

    Në postimin e tij, Ademi thjesht ka uruar Ballkanin për titullin e kampionit, ndërkaq nuk ka përmendur fare 89’shin që është eliminuar e Ferizaj që do të luaj në barazh.

    “Për herë të dytë radhazi skuadra kurorëzohet me titullin e kampionit në Albi Mall Superligën e Kosovës!

    Skuadra që na bëri krenarë me paraqitjet e saj në garat evropiane, edhe në këtë kampionat dëshmoi cilësi dhe dëshirë të madhe për sukses, gjë të cilën e konkretizoi me titullin e dytë të merituar”, thuhet mes të tjerash në postimin e kryetarit të federatës, Agim Ademi.

  • Prepolli: Nëse i largohet “Tali” Gjilanit, ku do të jenë ata pastaj

    Prepolli: Nëse i largohet “Tali” Gjilanit, ku do të jenë ata pastaj

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli thekson se Gjilani më të rëndësishëm e ka qëndrimin e presidentit, Florim Zuka se triumfin në Kupën e Kosovës.

    Prepolli i drejtohet edhe Drejtorit Ekzektutiv të Gjilanit, Sevdail Robelli duket pyetur nëse do të qëndrojë “Tali” ende në klub.

    Derisa qëndrimin e tij, Robelli e konfirmoi në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Morina emocionohet derisa flejt për gjendjet momentale të Prishtinës

    Morina emocionohet derisa flejt për gjendjet momentale të Prishtinës

    Trajneri, Arbnor Morina mezi mban lotët në studio derisa flet për gjendjen aktuale të Prishtinës.

    “Është e tepërt me fol për disa gjëra që në futbollin tonë shihen me sy. Nuk mundet askush me shit mend që Prishtina është klubi më i madh e në anën tjetër nuk mund të licencohet. Nëse çdo vjet të përsëriten problemet e njëjta, atëherë ka zgjedhje edhe për atë gjë. Prishtinën duhet me e çit në shitje dhe del dikush që e rahaton. Njerzit po dojnë me bë emër dhe kanë bë emër në kurriz të Prishtinës”, tha Morina në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Prepolli: Do të ishte katastrofale në rast se Prishtina nuk licencohet për Evropë

    Prepolli: Do të ishte katastrofale në rast se Prishtina nuk licencohet për Evropë

    Analisti i futbollit, Arsim Prepolli e cilëson si “katastrofë” nëse Prishtina nuk licencohet për garat evropiane.

    “Një klub si Prishtina me ardh deri në këtë gjendje mos me mujtë me u licencu atëherë është katastrofale. Me këtë gjë të humb dhe motivi dhe çdo gjë tjetër te Prishtina”, tha Prepolli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë:

  • Robelli: Nuk duhet të kryqëzohen gjyqtarët në ndeshjen Ferizaj – Dukagjini

    Robelli: Nuk duhet të kryqëzohen gjyqtarët në ndeshjen Ferizaj – Dukagjini

    Drejtori ekzekutiv i SC Gjilanit, Sevdail Robelli ka theksuar se në ndeshjen Ferizaj – Dukagjini nuk duhet të kryqëzohen referët.

    “Në qendër të vëmendjes nuk duhet të jenë referët. Federata e ka një zyrtar për integritet të garave, nëse ai nuk ka filluar të merret me këtë çështje, më së largu nesër në mëngjes duhet të merret me këtë gjë sepse i ka çit hijen e keqe kampionatit”, tha Robelli në Ekipi A.

    Për më shumë mund të ndiqni emisionin e plotë: