ATV

Category: SPORT

  • Refuzohet kërkesa e Ferizajt, Liria pjesë e Superligës për sezonin 2023/24

    Refuzohet kërkesa e Ferizajt, Liria pjesë e Superligës për sezonin 2023/24

    Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka marrë vendim për ndeshjen e barazhit mes KF Ferizaj dhe KF Lirisë.

    KG i FFK-së ka marrë vendim që ta refuzojë kërkesën e Ferizajt për kontestimin e rregullsisë së ndeshjes ndaj Lirisë, raporton KosovaPress.

    “Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Ferizaj – nga Ferizaj dhe ndeshja e barazhit në mes KF Ferizaj dhe KF Liria regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, në kohë të rregullt e pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria nga Prizreni”, shkruante në komunikatën e FFK-së.

    Po ashtu, më poshtë mund të gjeni arsyetimin e FFK-së se pse ka refuzuar kërkesën e Ferizajt.

    “Bazuar në kushtet e përgjithshme për gara dhe sipas nenit 13 të Rregullores së Garave, viti garues fillon më 01 korrik , ndërsa përfundon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Viti është i ndarë në dy stinor – vjeshtor dhe pranveror dhe se ndeshja e barazhit është vazhdim dhe juridikisht kualifikohet si ndeshje e stinorit pranveror që është brenda edicionit të garave për vitin 2022-2023. Po ashtu edhe sipas nenit 29 të Propozicioneve të Garave lojtari Liridon Fetahaj ka qenë i licencuar për edicionin e garave për vitin 2022-2023, kështu që pretendimet e palës ankimore nuk u vërtetuan, prandaj, ankesa e KF Ferizaji, refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja e barazhit mes KF Ferizaj dhe KF Liria, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë, në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve 0:0, me penallti 0:3 në favor të KF Liria. Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitiv”, ishte arsyetimi i FFK-së për kërkesën e refuzuar të Ferizaj.

    FFK ka bërë të ditur se Ferizaj ka të drejtën e kundërshtimit të këtij raporti, tre ditë që nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së.

  • Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”

    Kelmendi takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në “Minatori”

    Siç bëhet e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës, Majlinda Kelmendi do të takohet sot me të rinjtë e Mitrovicës në palestrën “Minatori”.

    Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” do të organizohet ngjarja speciale me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

    Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, “Trepça”, Majlinda Kelmendi do të prezantojë disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjt për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

    Ngjarja speciale me Kelmendin do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

  • Cikalleshi i bashkohet Shqipërisë në stërvitje

    Cikalleshi i bashkohet Shqipërisë në stërvitje

    Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

    Trajneri i kombëtares, Sylvinho së bashku me stafin e tij teknik kanë punuar sot me disa prej futbollistëve që deri tani kanë mbërritur në grumbullim, ku sot grupit kuqezi i është bashkuar edhe sulmuesi, Sokol Cikalleshi, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, grupi i futbollistëve të ftuar pritet të kompletohet të enjten e 8 qershorit.

    Sikurse në seancën e parë stërvitore, edhe të dytën kuqezinjtë fillimisht e nisën në palestër në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ndërsa më pas zbritën në fushë për të vazhduar me stërvitjet.

    Po ashtu, Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se asnjë futbollist nuk ka deri tani probleme fizike.

    Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor, kuqezinjtë do të luajnë si mysafir ndaj Ishujve Faroe.

  • Luajti me Ronaldon dhe Messin, Ramos vendos se cili është më i miri

    Luajti me Ronaldon dhe Messin, Ramos vendos se cili është më i miri

    Sergio Ramos ka marrë vendimin e tij në debatin se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi që ka luajtur me të dy.

    Vetëm të mendosh se Ramos dhe Messi do të luanin në bashku para disa vitesh do të ishte diçka tejet e pazakontë. Dyshja kanë luajtur kundër njëri-tjetrit për më shumë se një dekadë gjatë kohës së tyre te Real Madridi, respektivisht Barcelona, raporton KosovaPress.

    Messi shpesh e gjente veten në fund të një trajtimi brutal nga Ramos, i cili është përjashtuar më shumë herë se çdo futbollist tjetër në historinë e pesë ligave më të mira të Evropës.

    Pavarësisht kësaj, Messi rregullisht ishte më i mirë se Ramos. Asnjë lojtarë nuk ka shënuar më shumë gola në historinë e “El Clasicos” se sa vetë superylli argjentinas.

    Ramos u largua nga Real Madridi drejt Paris Saint-Germain si lojtar i lirë në muajin korrik të vitit 2021. Sikurse e gjithë bota, mbrojtësi spanjoll kishte mbetur i habitur kur ikona e Barçës, Messi iu bashkua atij në “Parc des Princes” një muaj më vonë.

    Shumë tifozë të futbollit prisnin se marrëdhënia mes dyshes do të mbetej, në rastin më të mirë, e ftohtë. Por superyjet shpejt e lanë çdo dallim në njërën anë dhe përfunduan duke formuar një lidhje tejet të mirë të papritur në fushë.

    Tani, Ramos ka zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Pasi që kaloi 18 muaj në stërvitje dhe duke luajtur përkrah Messit, Ramos e cilësoi yllin argjentinas si më të mirin e historisë së futbollit.

    “Kishte vuajtje për disa vite duke luajtur kundër Messit. Tani po e shijoj atë”, tha Ramos gjatë një interviste për “PSG TV”.

    “Ai është lojtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë futbolli”, shtoi më tej Ramos.

    Po, duket se Ramos e vendosi dhe arriti në përfundimin se Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

  • ​Zyrtare, Tottenhami emëron trajnerin e ri

    ​Zyrtare, Tottenhami emëron trajnerin e ri

    Tottenhami ka bërë të ditur emërimin e Ange Postecoglou si trajnerin e tyre të ri.

    Presidenti i klubit Daniel Levy ka thënë me këtë rast se Ange do të sjellë mentalitet shumë pozitiv në skuadër.

    “Ange sjell një mentalitet pozitiv dhe një stil të shpejtë, sulmues të lojës. Ai ka një histori të fortë në zhvillimin e lojtarëve dhe një kuptim të rëndësisë së lidhjes nga akademia – dithçka që është e rëndësishme për klubin tonë. Jemi të ngazëllyer që Ange na bashkohet teksa përgatitemi për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.

  • Rrugës së Kosovare Asllanit, Erona Kosumi talentja e futbollit që po shkëlqen në Austri

    Rrugës së Kosovare Asllanit, Erona Kosumi talentja e futbollit që po shkëlqen në Austri

    Rrugës së suksesit të Kosovare Asllanit po ecën me hapa të sigurt edhe një talente e futbollit nga Kosova.

    Bëhet fjalë për Erona Kosumin, vajzën me prejardhje nga Podujeva që luan në Austri.

    E lindur në Graz të Austrisë, 14 vjeçarja që nga mosha 8 vjeçare është anëtare e akademisë së futbollit Chris Lang Academy.

    Nga sezoni i ardhshëm, Kosumi do të jetë pjesë e akademisë së njohur të skuadrës Sturm Graz.

    Vajza me prejardhje nga Kosova poashtu është futbolliste e republikës së Steiermarkut dhe vlerësohet si futbolliste mjaft perspektive.

  • Benzema nënshkruan me Al-Ittihadin, ja sa milionë euro do t’i marrë në vit

    Benzema nënshkruan me Al-Ittihadin, ja sa milionë euro do t’i marrë në vit

    Karim Benzema tashmë ka nënshkruar kontratën me klubin nga Arabia Saudite, Al-Ittihad.

    Marrëveshja e Benzemas me Al-Ittihadin do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025, teksa në kontratë është përfshirë mundësia e zgjatjes së kontratës edhe për një sezon tjetër.

    Ai do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit.

    Ai do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Real Madridit të martën në konferencë për shtyp, pastaj do të udhëtojë për në Arabi.

    Francezi do t’i bashkohet Al-Ittihadit si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata më 30 me Real Madridin.

  • ​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit, nuk mungojnë befasitë

    ​Giresse publikon listën për ndeshjet e qershorit, nuk mungojnë befasitë

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës ne futboll, Alain Giresse ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji për kualifikimet për Euro 2024.

    Në listë është përfshirë mesfushori Hekuran Kryeziu, ndërsa në sulm është ftuar edhe Jetmir Topalli duke bërë kështu disa ndryshime interesante, raporton KP.

    Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Rumanisë, më 16 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa tri ditë më vonë udhëton në Budapest, ku do të përballet me Bjellorusinë.

    “Dardanët” kanë dy pikë në renditjen e Grupit I, pasi në ndeshjet e muajit mars barazuan me Izraelin dhe Andorrën.

    Ja lista e plotë:

  • Përfundon me sukses Java e Sportit 2023 e organizuar nga Kolegji AAB

    Përfundon me sukses Java e Sportit 2023 e organizuar nga Kolegji AAB

    Ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Java e Sportit e organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB. Në garat të cilat u zhvilluan në futsall, volejboll, pingpong dhe streetball pati numër të madh të pjesëmarrësve me mbi 200 studentë nga të gjitha fakultetet e Kolegjit AAB me gjithsej 40 ekipe.

    Fitues të kësaj gare dolën studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në të gjithë disiplinat, ndërsa në fund u ndanë shpërblimet si mirënjohje, kupa dhe medalje për ekipet dhe individët fitues.

    Shpërblimet u ndanë nga rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa, prorektori Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva.

    Aktiviteti i radhës i këtij fakulteti do jetë ngjitja në malet e Sharrit (Majën e Lubotenit) me 23 qershor për nder të ditës olimpike.

  • ​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviç

    ​I gjithë stadiumi në lot në lamtumirën e Ibrahimoviç

    Fitorja e Milanit ndaj Veronës me rezultat 3-1 në “San Siro”, në xhiron e fundit të Serie-A nuk kishte aspak rëndësi sa i përket rezultatit për “Rossonerët”, ndërkohë që Verona do të luaj në barazh për të mbetur në ligë.

    Por, edhe pse në stol, vëmendjen kryesore gjatë kësaj ndeshje e mori sulmuesi suedez Ylatan Ibrahimovic i cili në fund të ndeshjes edhe i dha fund karrierës së tij në moshën 41 vjeçare, transmeton KP.

    Në karrierën e tij të bujshme, shtatlarti suedez ka luajtur për skuadra të mëdha evropiane si Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, PSG dhe Milan.

    Në përshëndetjen e tij me skuadrën dhe tifozët, Ibra shpërtheu në lot, ashtu sikur bashkëlojtarët e tij, drejtuesit e klubit, por edhe tifozët në tribina.

    Reprezentuesi suedez ishte i pa fat në fundin e karrierës së tij pasi për muaj me radhë ai vuajti nga një lëndim i cili nuk e lejoi të paraqitej në fushë.