Driton Latifi jep informacionet e fundit se pse Albion Rrahmani është ftuar me vonesë
“Arsyeja e ftesës së Albion Rrahmanit është çështje teknike. Sipas informacioneve që kam është se një nga lojtarët e grumbulluar nuk ka vizë Schengen. Andaj në çdo situatë të paparashikuar, Rrahmani të jetë rezervë. Përgjegjësia është definitivisht e lojtarit”, tha Latifi në Ekipi A.
Analisti i futbollit, Driton Latifi thekson se edhe Rumania i sheh shanset e veta kundër Kosovës, andaj sipas tij duhet të kemi kujdes.
“Pas dy ndeshjeve, Rumania sheh shanse më shumë te Kosova se te Zvicra në takimin e radhës. Për ne besoj që mund ta tejkalojmë ‘bllokimin e portës’ që të shënojmë gola”, tha Latifi në Ekipi A.
Gazetarja, Enkelida Gegollaj thekson se Rumania nuk ka lojtarë të kualitetit ashtu siç i ka Kosova.
“Rumania nuk ka lojtarë të kualitetin siç ka Kosova. Edhe në ndeshjen kundër Andorrën kemi pasur euforinë se kemi me fitu, mirëpo në fund ata dolën fitimtar. Në stadium pas asaj ndeshje kemi parë njerëz pesimist se pas kësaj ndeshje më nuk do të vijnë”, the Gegollaj në Ekipi A.
Arbnor Morina jep detaje për refuzimin që pati nga lojtarët e rinj për të qenë pjesë e kampit në Kombëtaren U17 të Kosovës.
“Të premten, me Isa Sadriun, koordinatorin e Kombëtares U17. Për një mbrëmje kemi kontaktuar me 13 futbollistë. Prej tyre vetëm 4 kanë pranuar të vijnë në kamp, i cili duhet të mbahet në muajin korrik. Pjesa tjetër na ka thënë ju japim përgjegje pas një jave apo janë në pritje të një kombëtareje tjetër”, tha Morina në Ekipi A.
Analisti i futbollit, Liridon Leci jep më shumë detaje në lidhje me mosftesën e Arbnor Mujës në Kombëtaren e Kosovës.
“Unë e di shumë mirë këtë rast. Muja në grumbullimin e fundit as nuk ka qenë pjesë e skuadrës, ka qenë në tribuna. Ai ka kërkuar nga selektori se çfarë duhet të bëjë që të jetë pjesë e lojtarëve. Për këtë shkak ai ka mbetur jashtë grumbullimit.
Analisti i futbollit, Liridon Leci mendon se lista e Kombëtares së Kosovës është jashtëzakonisht e mirë.
“Lista e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë, nuk është listë e keqe. Nëse mendoni se është dashtë me u ftu Zeneli atëherë jeni gabim sepse 70 përqind të ndeshjeve nuk i ka luajtur”, tha Leci në Ekipi A.
Shtëpia më e madhe e basketbollit FIBA ka marrë vendim që ta përjashtojë përjetësisht gjyqtarin kosovar Daut Mehmetin.
Sipas njoftimit të FIBA-s, Mehmeti, u ndëshkua me këtë vendim për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore.
Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për të gjykuar.
“Mehmeti, pa një fund të hershëm dhe të palavdishëm për karrierën e tij në arbitrim profesionist. Sipas bgbasket.com, Mehmeti ka arbitruar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifa në nëntë paraqitjet e tij të fundit në fushë”.
Njoftimi për sanksionin përmend një “pezullim nga kryerja e një funksioni” dhe një “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s apo FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.
Nesër në kryeqytet fillon turnamenti i ragbit “Prishtina 7s”. Për të mësuar më shumë lidhur më këtë turnament, ATV zhvilloi një bisedë me dy ragbistët kosovarë, Darisin dhe Donjetën, të cilët janë edhe bashkë organizatorë të këtij turneu.
Darisi sqaroi se bëhet fjalë për ragbin anglez, i cili është i ngjashëm me atë amerikan, por ka disa dallime të vogla.
“Ne e luajmë ragbin anglez, topi është i përafërt, duket gati i njëjtë, veç ne e kemi topin pak më të madh dhe është i bardhë. Nesër do ta luajmë turnamentin që për të dytën herë po mbahet në Prishtinë, i cili quhet “Prishtina 7s”, këtë numër e ka të shtuar për arsye se luhet në disiplinën me 7 lojtarë, pra 7 kundër 7. Kurse ragbi real që e kemi luajtur para një muaji në Austri, ka qenë është ragbi me 15 kundër 15 lojtarë edhe zgjatë shumë ma gjatë se “7s” që do të luhet nesër”, tregoi Darisi.
Loja e ragbit në këtë disiplinë zgjatë 15 minuta, ku pjesa e parë 7 minuta, pastaj një minutë pauza dhe pjesa e dytë 7 minuta të tjetër, pra 14 minuta janë lojë aktive.
Donjeta, e cila është bashke organizatore e këtij turnamenti, tha se si në vitin e kaluar, edhe këtë vit do të ketë klube nga shtetet e tjera.
“Vitin e kaluar është organizuar për herë të parë. Prishtina 7s është e organizuar në atë mënyrë që të ftojmë klube prej shteteve tjera. Sivjet kemi numër më të vogël të pjesëmarrësve. Arsyeja është se në të njëjtën kohë po organizohen turnamente në vende të tjera, e kjo po na penalizon që ato klube të vijnë me luajt në Prishtinë, por prapë se prapë janë 8 ekipe që kanë me marrë pjesë, kështu që është një numër goxha i mirë”, tregoi Donjeta.
Sipas organizatorëve, ragbi ka potencial të jetë shumë i popullarizuar në vendin tonë, duke pasur parasysh siç thotë ai, se kosovarët kanë energjinë fizike dhe të gjitha gjërat tjera që i nevojiten këtij sporti.
“Para dy viteve kam filluar të luaj ragbi aktiv edhe me ushtru shumë gjatë. Thjeshtë, me kohë ia kemi nisë me organizu turnamente, me luajt sa më shumë, me e zhvillu sportin në vendin tonë sa më shumë për me e pasë nesër një sport të ri të mirë për vendin tonë dhe për popullin tonë. Mendoj se ragbi në Kosovë mundet me qenë një sport sepse thjeshtë jemi popull që e kemi atë energji fizike dhe krejt gjërat tjera që nevojiten në sportin e ragbit”, tha Darisi. /atvlive.tv