ATV

Category: SPORT

  • Kaq tifozë romun pritet të jenë nesër në “Fadil Vokrri”

    Kaq tifozë romun pritet të jenë nesër në “Fadil Vokrri”

    Kosova do të ballafaqohet nesër me Rumaninë në një sfidë vendimtare sa i përket rrugës drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri” të përzgjedhur e Alain Giresses do të luajnë vetëm për fitore, derisa do ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve pasi mësohet se tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin ne dispozicion nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Por, në tribuna do të ketë edhe tifoz romun. Gazeta romune “GSP” raporton se një numër prej rreth 100 tifozëve do të udhëtojnë në Prishtinë për ta mbështetur skuadrën e tyre.

  • Kosovë-Rumani, Giresse flet sot në konferencë për media

    Kosovë-Rumani, Giresse flet sot në konferencë për media

    Kosova do të ballafaqohet nesër më Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Para kësaj sfide, sot, në konferencë për media do të flas trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse nga ora 16:30.

    Po ashtu, sot konferencë për media do të flas edhe Kombëtarja e Rumanisë, me fillim nga ora 17:30, raporton KP.

    Në agjendën e zbuluar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet e ditur se të dy kombëtaret sot do t’i zhvillojnë edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • ​Spanjë-Itali, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

    ​Spanjë-Itali, dueli për finalen e Ligës së Kombeve

    Kroacia, e cila të mërkurën e mposhti Holandën me rezultat 4-2 do ta mësojë sot kundërshtarin e finales së Ligës së Kombeve që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Italisë.

    Të dy ekipet luajnë për fitore duke e ditur se në rast të triumfit në finalen e madhe, atëherë do të kualifikoheshin direkt për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Spanja në përbërjen e tyre kanë disa mungesa, teksa Italia është e kompletuar.

    Ndeshja në mes tyre nis nga ora 20:45, derisa zhvillohet në De Grolsch Veste (Enschede), kurse drejtësinë do ta ndaj gjyqtari slloven Vinçiq.

  • Nëntë xhudistë nga Kosova pjesë e Kampit Olimpik në Kroaci

    Nëntë xhudistë nga Kosova pjesë e Kampit Olimpik në Kroaci

    Ekipi kosovar i xhudos është duke marrë pjesë në Kampin Olimpik të xhudos që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

    Ajka e xhudistëve nga e mbarë bota janë pjesëmarrës në këtë Kamp Olimpik, ndërsa ekipi ynë përbëhet nga nëntë xhudistë si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Loriana Kuka, Dardan Cena, Shpati Zekaj, Anes Veseli, Rios Kuka, Fatjona Kasapi, raporton KosovaPress.

    Në këtë Kamp Olimpik po zhvillohen përgatitjet para sfidave të radhës që po i presin garuesit tanë si Grand Slami i Kazakistanit që zhvillohet këtë javë, e gara e madhe e IJF Masters që mbahet për më pak se dy muaj.

    Përveç ekipit elitar, pjesëmarrës në këtë Kamp Olimpik janë edhe grupmosha e kadetëve të cilët po përgatiten për Kampionatin Evropian për Kadet që mbahet javën tjetër, pastaj EYOF në muajin e ardhshëm.

    Së bashku me garuesit, në Poreç gjenden edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja e ish-kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

  • Kjo është fanella e Realit për sezonin 2023/24 (VIDEO)

    Kjo është fanella e Realit për sezonin 2023/24 (VIDEO)

    Real Madridi ka publikuar fanellën e re për sezonin 2023/23.

    Fanella e re e Realit përfshin ngjyrën klasike të bardhë, me disa detaje të ngjyrës së artë dhe të asaj të kaltër.

    Po ashtu, slogani i klubit “Hala Madrid” është vendosur në pjesën e pasme të fanellës.

    Reali ka përfshirë ngjyrën e arit për herë të parë në fanellë që prej sezonit 2019/20, ndërsa fanellë e ngjashme ishte përdorur edhe në sezonin 2011/12 kur asokohe mposhtën ekipin e famshëm të Barcelonës së Pep Guardiolas.

    Më poshtë e gjeni videon e fanellës së re të Realit:

  • Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

    Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

    Liga e Kombeve i rikthehet aksionit sot kur edhe do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e kësaj gare.

    Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “De Kuip” në Rotterdam do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Holandës dhe Kroacisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kësaj gare, raporton KosovaPress.

    Të dyja kombëtaret në ndeshjet e fundit regjistruan fitore, ku Holanda e mposhti 3:0 Gjibraltarin, kurse Kroacia shënoi fitore solide 2:0 ndaj Turqisë.

    Holanda dhe Kroacia janë përballur dy herë mes vete, ku secila ka nga një fitore, ndërsa ndeshja e fundit përfundoi me fitore të holandezëve 3:0.

    Në tre nga katër ndeshjet e fundit të Holandës në Ligën e Kombeve në shtëpi, të dyja skuadrat shënuan mbi 3.5 gola në ndeshje.

    20:45 Holanda – Kroacia (Stadiumi De Kuip)

  • Prishtina bënë zyrtare edhe dy transferimet më të reja

    Prishtina bënë zyrtare edhe dy transferimet më të reja

    Në ditën që e bëri zyrtare emërimin e Debatik Currit si trajner për sezonin e ardhshëm në Superligë, Prishtina tani ka bërë zyrtare edhe dy transferimet më të reja të klubit.

    Bëhet fjalë për dyshen, Drilon Islami dhe Albin Krasniqi, të cilët janë përforcimet më të reja të Prishtinës, raporton KP.

    Drilon Islami i bashkohet Prishtinës nga skuadra e Ferizajt, edhe pse te kjo e fundit u transferua në janar të këtij viti nga skuadra e Dritës.

    Në rolin e mesfushorit qendror dhe shkatërrues, Islami bëri vetëm shtatë paraqitje për skuadrën e Ferizajt në këtë edicion.

    Në anën tjetër, edhe Albin Krasniqi, sikurse Drilon Islami iu bashkua Ferizajt në muajin janar të këtij viti nga skuadra e Dritës.

    Krasniqi në rolin e sulmuesit këtë sezon arriti të bëj 25 paraqitje me Ferizajn, duke shënuar tre gola dhe duke regjistruar pesë asistime mbi emrin e tij.

  • ​Ligji dhe strategjia e re konsiderohen jetike për të ardhmen e sportit

    ​Ligji dhe strategjia e re konsiderohen jetike për të ardhmen e sportit

    Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport kanë mbajtur sot tryezën për sport, e katërta me radhë, ku është paraqitur drafti fillestar i Projektligjit për Sport si dhe drafti final i Strategjisë për Sport.

    Me propozimet e shumta nga përfaqësues të federatave sportive këto dy koncept dokumente po cilësohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen e sportit dhe zhvillimin e tij në Kosovë.

    I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili deklaroi se sporti në Kosovë po ecën me hapa të mëdhenj përpara, por që nevojitet edhe shumë punë për t’u bërë.

    “Tashmë është dëshmuar disa herë që sa herë që talentëve tanë iu jepet mundësia ata bëhen edhe më të mirët në botë. Çfarë të gjithë ne e kemi obligim dhe duhet të krijojmë mundësi për të rinjtë tanë, mundësinë për të qenë të shëndetshëm përmes aktivitetit sportiv, mundësinë për ta zhvilluar maksimalisht talentin në sport, mundësinë për t’u angazhuar në sport çoftë si mjek, administrator apo trajner sepse ne e dimë që nevojitet jo vetëm një infrastrukturë fizike e materiale, por edhe një mbështetje e madhe njerëzore për secilin sportist”, tha Kurti.

    Madje ai tha se edhe vet po e përdor sportin si mënyrë për ta hequr stresin nga punët e përditshme si udhëheqës i Qeverisë së Kosovës.

    “Një ndër mënyrat se si po pushoj në mbrëmje është që po shkoj në ngjarjet sportive. Edhe t’iu them të drejtën po ia bëj një lloj shqyrtimi vetvetes pse kur po dal prej një ndeshje kur s’po luaj vetë, po dalë shumë i çlodhur. Shpjegimi i vetëm që kam është se në sport, për dallim nga politika ka rregulla, e mua më ka marr malli për rregulla. Në politikë nuk ka shumë rregulla… Aty kur i bie arbitri filikaqes edhe thotë që topi është jashtë vijës, është shumë e qartë, është jashtë vijës, pra nuk ka dilema”, tha Kurti

    Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi tha për KosovaPress se kjo tryezë është tejet e rëndësishme dhe se në ligjin e ri do të përfshihen sugjerimet e federatave sportive

    “Qëllimi kryesor i kësaj tryeze është t’i dëgjojmë sugjerimet dhe idetë e të gjitha federatave. Kjo është tryeza e katërt me radhë, dhe ne që nga tryeza e parë kemi marrë sugjerimet e të gjithë atyre që kanë diskutuar dhe kanë dhënë ide”, tha Krasniqi

    Ndërsa, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu deklaroi se fakti që po dëgjohet zëri i komunitetit të sportit në hartimin e ligjeve të reja është shumë i rëndësishëm.

    “Ky komunikim është shumë i rëndësishëm për komunitetin e sportit. Është shumë e rëndësi që të kemi formalisht komunikim të tillë. Është me rëndësi që komuniteti i sportit apo zëri i tij po dëgjohet çdo ditë e më shumë që jemi duke e dhënë kontributin tonë në këtë fazë hartuese që tani…Projekti i ri për sportin është vital, i rëndësisë jetike për komunitetin e sportit dhe mëtojmë apo kërkojmë gjithë kohës që të jemi një shumë të konsoliduar në të ardhmen për sportin”, theksoi Fetahu për KosovaPress.

    Gjatë tryezës është diskutuar edhe për hapat që Kosova duhet t’i ndërmarr për organizimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030, sidomos në ndërtimin e infrastrukturës sportive. /kp

  • Lista me superyjet që Berlusconi i solli te Milani gjatë udhëheqjes së tij

    Lista me superyjet që Berlusconi i solli te Milani gjatë udhëheqjes së tij

    Gjatë periudhës së tij 31-vjeçare në krye të Milanit, Silvio Berlusconi ka sjellë numër të madh lojtarësh të klasit botëror, shumë prej të cilëve kanë qenë më meritorët për një prej periudhave më të suksesshme në historinë e Milanit.

    Nga Ruud Gullit te Kaka, ish-presidenti i klubit solli tetë fitues të Topit të Artë në Milano gjatë mbretërimit të tij, pesë prej të cilëve e fituan këtë çmim sa bartnin fanellën ku e zi.

    Lista e fituesve të Topit të Artë erdhën nën mandatin e Berlusconit përfshin gjithashtu tri herë fituesin Marco van Basten, Jean Pierre Papin një vit pasi fitoi çmimin në Marsejë, Roberto Baggio, George Ëeah, Rivaldo dhe Andriy Shevchenko. .

    Lista e lojtarëve të mëdhenj që solli Berlusconi gjatë udhëheqjes së tij është e pafund. Edhe brenda tre viteve të mbetura të viteve 1980, kur ish-kryeministri mori detyrën, kishte pasur një fluks të superyjeve, përcjellë KosovaPress.

    Brenda tre viteve të para të pronësisë së tij, Berlusconi solli gjithashtu Roberto Donadonin, Daniele Massaro, Gullit, van Basten, Frank Rijkaard dhe Carlo Ancelottin. Ky i fundit do të kthehej më vonë në klub për të fituar një titull të Serie A dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve në mesin e viteve 2000.

    Vitet 1990 panë prurjet e Papin, Ëeah, Baggio dhe Shevchenko, si dhe fituesit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve Marcel Desailly, Zvonimir Boban, Dejan Savicevic, Gennaro Gattuso dhe Massimo Ambrosini.

    Vitet 2000 panë gjithashtu ardhjen e një liste fenomenale të lojtarëve dhe brenda dy viteve të para të mijëvjeçarit të ri, Berlusconi kishte sjellë Didan, Alessandro Nestan, Andrea Pirlon, Clarence Seedorf, Rivaldo, Filippo Inzaghi dhe Rui Costan, mbi të cilët ai shpenzoi mbi 40 milionë euro.

    Më pas në vitin 2003 erdhën Cafu dhe Kaka, Jaap Stam në 2004, si dhe Ronaldo, Ronaldinho, David Beckham, Thiago Silva, Alexandre Pato dhe Zlatan Ibrahimovic deri në vitin 2010.

    Pati gjithashtu disa nënshkrime të profilit të lartë pasi Berlusconi mori drejtimin e Monza gjithashtu, duke sjellë lojtarë si Mario Balotelli dhe Kevin-Prince Boateng.

    Blerja më e fundit ishte nënshkrimi i Matteo Pessina, i cili u kthye në klubin e tij të fëmijërisë pas një periudhe gjashtëvjeçare larg me Milanin dhe Atalantën , një mënyrë e përshtatshme për të mbyllur biznesin e transferimeve të Berlusconit.

  • Futbolli italian mban zi për Silvio Berlusconin, ja kush ishte presidenti historik i Milanit

    Futbolli italian mban zi për Silvio Berlusconin, ja kush ishte presidenti historik i Milanit

    Futbolli italian mban zi për vdekjen e Silvio Berlusconit. Ish-presidenti i Milanit dhe pronari aktual i Monza vdiq në moshën 86-vjeçare në spitalin “San Raffaele” të Milanos për shkak të komplikimeve që lidhen me problemet kardiovaskulare.

    Berlusconi ishte shtruar në spital për javë të tëra, ku kishte mbërritur me probleme të frymëmarrjes për shkak të pneumonisë dhe duhej të transportohej në kujdesin intensiv. “Kavalieri” më pas u diagnostikua me leuçemi kronike, por gjendja e tij ishte përmirësuar, derisa u kthye në shtëpi. Pastaj erdhi përkeqësimi dhe vdekja e papritur.

    Ditët e fundit, ish-padroni i kuqezinjve ishte shtruar sërish në spitalin “San Raffaele” dhe në orët e para të së hënës së 12 qershorit gjendja e tij u përkeqësua, derisa vdiq.

    Berlusconi ishte pronar i Monza që nga shtatori 2018. Në katër vite, i shoqëruar nga besniku i tij Adriano Galliani, arriti ta ngjiste klubin Brianza nga Seria C në Serie A. Këtë sezon, Monza arriti një vend historik, të 11-tin, në vitin e parë ndonjëherë në kampionatin më të mirë italian.

    Si president i Milanit, në 31 vitet e tij të drejtimit, ai kishte fituar 31 trofe vendas dhe ndërkombëtarë, duke i bërë kuqezinjtë të jenë klubi më i suksesshëm në botë për një kohë.

    Fillimi e tij ishin në fushën e biznesit. Rritja e sipërmarrjes së Berlusconit përkon me lindjen e “Edilnord” më 1968, pastaj ngrihet menjëherë në orbitë me ndërtimin e “Milano 2”. Gjashtë vite më vonë filloi aventura me televizionin, me rrjetin e parë privat italian, “TeleMilano”. Në vitin 1976 mori emrin e tij aktual, “Canale 5”.

    Qasja e parë në botën e sportit përkon me marrjen e të drejtave për të transmetuar “Mundialito”, që sheh Milanin, Interin, Santos, Feyenoord dhe Penarol në fushën e “San Siro”. Më 1982, grupi u zgjerua me blerjen e “Italia 1” nga botuesi Edilio Rusconi dhe “Rete 4” më 1984 nga grupi botues “Arnoldo Mondadori Editore” (në atë kohë kontrollohej nga botuesi Mario Formenton).

    Më pas, “Kavalieri” vendosi të hyjë në botën e futbollit dhe të bëjë histori me kuqezinjtë. Më 20 shkurt 1986, Berlusconi e shpëtoi Milanin nga falimentimi, duke e hequr nga humnera në të cilën kishte rënë me Giussy Farina. Me të në krye, Milani fitoi 8 tituj të Serie A, një Kupë Italie, 7 Superkupa Italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Ndërkontinentale, 5 Superkupa Europiane dhe një Botëror për Klube.

    Emri i Silvio Berlusconi do të thotë shumë edhe për politikën italiane. Më 1994 ai themeloi “Forza Italia” dhe fitoi zgjedhjet politike në mars të atij viti, duke u bërë Kryeministër. Kjo ishte e para nga tri qeveritë që ai kryesoi, e cila do të pasohej nga ato të viteve 2001-2006 dhe 2008-2011. Në vitin 2003, ai ishte gjithashtu president i Këshillit Evropian.