ATV

Category: SPORT

  • ​Superkupa e Femrave në basketboll zhvillohet në Prizren

    ​Superkupa e Femrave në basketboll zhvillohet në Prizren

    Sot është nënshkruar marrëveshja mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe KBF Bashkimit për organizimin e Superkupës së Femrave.

    Marrëveshja është nënshkruar nga Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci dhe Përfaqësuesi i Klubit të Bashkimit femra, Rrahman Përteshi.

    Rraci ka ofruar përkrahjen nga FBK për këtë organizim që të shkojë si është më së miri, ndërsa Përteshi ka premtuar se do të bëjnë çmos, që edhe ky organizim në Prizren të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm.

    Si Rraci, ashtu edhe Përteshi, kanë bërë thirrje për tifozët që të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur klubet e tyre dhe basketbollin e femrave.

    Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat do të mbahet më 2-3 Tetor në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Në këtë garë do të luajnë Prishtina me Penzën dhe Bashkimi me Trepçën.

    Finalja do të zhvillohet të mërkurën nga ora 17:00.

     

  • Ndërtohet tribuna e re në stadiumin e Flamurtarit

    Ndërtohet tribuna e re në stadiumin e Flamurtarit

    Klubi i Futbollit Flamurtari është bërë më një tribun të re në stadiumin ku i zhvillon ndeshjet.

    Tribuna e re është ndërtuar me kapacitet pre 1500 ulëseve dhe mundëson akomodim shumë më të rehatshëm për adhuruesit e futbollit.

    Në fotot e publikuara nga Kryetari i Prishtinës Përparim Rama shihet tribuna e re e ndërtuar në këtë stadium.

    Flamurtari është skuadër e cila në këtë edicion garues bënë pjesë në grupin B të Ligës së Parë.

  • Dy sfida interesante sot në Superligë

    Dy sfida interesante sot në Superligë

    Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot më dy ndeshjet mjaftë interesante.

    Në Drenas Feronikeli e pret Dritën, skuadër e cila synon një tjetër fitore pas triumfit në derbi kundër Prishtinës me synimin për të mbajtur hapin me Llapin dhe Ballkanin që kryesojnë tabelën, raporton KosovaPress.

    Sfida tjetër tejet interesante është ajo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Prishtina ballafaqohet me Dukagjinin.

    Tri pikë është diferenca ndërmjet këtyre dy skuadrave në të mirë të ekipit nga kryeqyteti, andaj dueli pritet të jetë mjaftë interesant.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 15:00.

  • Gazetari i sportit zbulon rrogën marramendëse të Armand Dukës si zv.president i UEFA-s

    Gazetari i sportit zbulon rrogën marramendëse të Armand Dukës si zv.president i UEFA-s

    Gazetari i ATV-së, Lorik Gërbeshi, në emisionin A LIVE në ATV, tha se me zgjedhjen e Arman Dukës si zv.president i UEFA-s, e bënë atë që të jetë shqiptari i parë që mbanë pozitën më të lartë në hierarkinë e futbollit evropian.

    “Po flasim për një arritje goxha të madhe për futbollin shqiptar në përgjithësi. Është çështja e Armand Dukës, ku gjatë ditës së djeshme, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në Limassol të Çipros është zgjedhur si zëvendës president i UEFA-s dhe njeherit është shqiptari i parë që mban një pozitë kaq të lartë në nivel të udhëheqësisë së futbollit evropian. Kur jemi te Duka, ai ka qenë edhe në të kaluarën dhe vazhdon te jetë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, tha ai.

    Gazetari në këtë emision tregoi se cila do të jetë paga e Dukës në pozitën e tij të re në UEFA.

    “Është përfolur paga, por realisht paga e tij mujore sillet të jetë rreth 21 mijë euro në muaj, pagë goxha e lartë kjo. Faktikisht, kjo pagë është e arsyetueshme pasi që pozita që mbanë është goxha e lartë”, tha Gërbeshi. /atvlive.tv

  • ​Pas humbjes ndaj Atleticos, Reali synon sot fitoren ndaj Las Palmas

    ​Pas humbjes ndaj Atleticos, Reali synon sot fitoren ndaj Las Palmas

    Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Santiago Bernabeu” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Real Madridit dhe Las Palmas, e vlefshme kjo për xhiron e shtatë të këtij sezoni të La Ligas.

    Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali humbi 3:1 nga Atletico Madridi, kurse Las Palmas e mposhti 1:0 Granadan, raporton KosovaPress.

    Momentalisht, Reali zë vendin e tretë në tabelë me 15 pikë, krahas Las Palmas që renditet në vendin e 17 me pesë pikë të arkëtuara.

    Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të vitit 2018, ku asokohe Reali e mposhti Las Palmas me shifrat 3:0.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Realin nuk do të paraqiten Courtois, Guler dhe Militao, kurse te Las Palmas mungojnë Gonzalez, Marmol, Moleiro, Ramirez dhe Sandro Ramirez.

    Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

    Real Madrid (4-3-1-2): Arrizabalaga; Vazquez, Rudiger, Alaba, Garcia; Valverde, Kroos, Camavinga; Modric; Bellingham, Rodrygo

    Las Palmas (4-5-1): Valles; Araujo, Suarez, Coco, Cardona; Pejino, Rodriguez, Perrone, Loiodice, Viera; Munir

  • ​Osimhen po e konsideron ta padisë Napolin, shkak një video në “TikTok”

    ​Osimhen po e konsideron ta padisë Napolin, shkak një video në “TikTok”

    Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen po konsideron të bëjë padi ndaj klubit të tij, pasi që kampioni italian postoi një video të çuditshme në “TikTok” duke u tallur me yllin nigerian.

    Kjo video vjen pasi që Osimhen e ndihmoi Napolin ta fitonte titullin e Serie A sezonin e kaluar, titull ky i pari për klubin italian pas tre dekadave, raporton KosovaPress.

    Pavarësisht se Osimhen shënoi plot 31 gola me Napolin në të gjitha garat, ai u bë cak i një videoje të çuditshme, tashmë të fshirë, që u shpërnda në faqen zyrtare të “TikTok-ut” të kampionit italian.

    Agjenti i Osimhen, Roberto Calenda lëshoi një komunikatë mbrëmë për incidentin në fjalë.

    Ai shkroi në “Twitter”: “Ajo çfarë ndodhi sot në profilin zyrtarë të Napolit në platformën ‘TikTok’ është e papranueshme. Një video duke u tallur me Victor u bë publike, dhe më pas u fshi menjëherë. Një fakt serioz që bën dëm serioz në lojtarin, dhe i shtohet asaj që lojtari po e pëson së fundmi mes mediave dhe lajmeve të rreme”.

    “Ne e kemi të drejtën që të marrim masa ligjore dhe çdo iniciativë që ndihmon për ta mbrojtur Victor”, shtoi më tej Calenda.

    Në video shihet Osimhen kur e humbet penalltinë ndaj Bolognas të dielën, me një zë të çuditshëm në të.

  • Gattuso i kthehet punës së trajnerit

    Gattuso i kthehet punës së trajnerit

    Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Gennaro Gattuso po i kthehet punës së trajnerit.

    Bëhet e ditur se Gattuso pritet që të bëhet trajneri i ri i Olympique Marseille, raporton KP.

    Gattuso ishte pa punë që nga 30 janari i këtij viti, prej se u shkarkua nga skuadra spanjolle, Valencia.

    Akordi verbal është arritur me trajnerin italian, dhe ai do të udhëtojë drejt Francës gjatë orëve në vazhdim me stafin e tij.

  • ​Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante

    ​Superliga e Kosovës rikthehet sot me tri ndeshje interesante

    Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e shtatë të këtij sezoni.

    Që të tri ndeshjet do të zhvillohen në orarin e njëjtë me fillim nga ora 15:00, ku kampioni, Ballkani është mysafirë i Fushë Kosovës, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, skuadra e Malishevës e pret në shtëpi liderin aktual, Llapin.

    Po ashtu, ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe skuadrës së Lirisë.

    Programi i sotëm:

    15:00 Fushë Kosova – Ballkani

    15:00 Malisheva – KF Llapi

    15:00 Gjilani – Liria

  • Mallorca e ndal Barcelonën, shkëlqen Vedat Muriqi

    Mallorca e ndal Barcelonën, shkëlqen Vedat Muriqi

    Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte protagonist në barazimin e Mallorcas ndaj Barcelonës, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

    Muriqi e Mallorca arritën ta ndalnin Barcelonën, duke arritur t’ia marrin një pikë.

    Sulmuesi kosovar, apo si njihet në Mallorca si “pirati” u shpall lojtari i ndeshjes me një gol të shënuar e një asistim.

    Muriqi realizoi fillimisht për 1:0 në minutën e tetë, për të asistuar më pas te goli i dytë.

    Për Barcelonën golat i shënuan Raphinha dhe Lopez.

    Pas shatë xhirove, Barcelona ka grumbulluar 17 pikë, kurse Mallorca ka vetëm gjashtë pikë duke u pozicionuar në pozitën e 15-të në tabelë.

  • ​Armand Duka zgjidhet zëvendës-presidentit të UEFA-s

    ​Armand Duka zgjidhet zëvendës-presidentit të UEFA-s

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

    Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë.

    Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

    Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

    Lajmi i sotëm është pa diskutim një arritje e madhe jo vetëm për futbollin shqiptar, por për të gjithë Shqipërinë.