ATV

Category: SPORT

  • Superliga e Kosovës, sot derbi mes Llapit dhe Gjilanit

    Superliga e Kosovës, sot derbi mes Llapit dhe Gjilanit

    Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e gjashtë të sezonit të ri.

    Të dy ndeshjet do të zhvillohen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 15:00, ku spikat derbi mes Llapit dhe Gjilanit, raporton KosovaPress.

    Llapi hyn në këtë ndeshje si lider i Superligës me 10 pikë, kurse Gjilani renditet në vendin e shtatë me katër pikë.

    Ndërkaq, sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës në stadiumin “18 Qershori” të Klinës.

    15:00 Dukagjini – Fushë Kosova

    15:00 Llapi – Gjilani

  • Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë

    Nora Gjakova i sjell Kosovës medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë

    Pas medaljes së argjendtë të Distria Krasniqit, Nora Gjakova i ka sjellë tjetër medalje Kosovës, kësaj radhe me ngjyrë ari, nga Grand Prix-i që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora Gjakova e ka mposhtur në finale xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani për ta fituar të artën në këtë Grand Slam, raporton KP.

    Deri te medalja e artë, Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti polaken, Arleta Podolak, kurse në raundin e tretë fitoi ndaj xhudistes nga Gjermania, Seija Ballhaus.

    Gjakova vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti francezen Priscilla Gneto, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turqia, Hasret Bozkurt.

    Fitorja ndaj Bozkurt e kualifikoi Norën në finale, ku edhe e mposhti gjeorgjianen Liparteliani për ta fituar medaljen e artë në këtë kategori.

  • Distria e argjendtë, humb në finale nga xhudistja japoneze

    Distria e argjendtë, humb në finale nga xhudistja japoneze

    Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.

    Xhudistja jonë, pësoi humbje në finale, nga japonezja, Kisumi Omori, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

    Distria arkëtoi 700 pikë olimpike Paris 2024.

    Pas orës 16:00 garon Nora Gjakova në finalen e -57 kg.

  • ​Sancho nuk do të përfshihet në ndeshjen e United kundër Burnleyt

    ​Sancho nuk do të përfshihet në ndeshjen e United kundër Burnleyt

    Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag e ka konfirmuar që Jadon Sancho nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Burnleyt.

    Problemet mes Ten Hag dhe Sanchos tanimë nuk janë sekrete, dhe trajneri i United ka vendosur që ta përjashtojë nga skuadra yllin anglez, raporton KosovaPress.

    “Jason Sancho nuk do të jetë në skuadrën tonë nesër. Varet nga ai. Për pjesën e mbetur, ne jemi duke u përgatitur për Burnleyn dhe ky është fokusi jonë, asgjë tjetër”, tha Ten Hag.

    “Më besoni, në zhveshtore por gjithashtu në stafin e trajnerëve dhe mjekëse, të gjithë këtu janë të bashkuar. Këtu te United ju luftoni. Lajmet nga brenda? Unë i njoh lojtarët e mi dhe gjëja e vetme është për ta fituar çdo ndeshje”, tha më tej Ten Hag.

    Nesër me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Turf Moor” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Burnleyt dhe Manchester United.

  • ​Dy futbolliste dhe trajneri të lënduar nga rrokullisja e autobusit të KFF Jakovas

    ​Dy futbolliste dhe trajneri të lënduar nga rrokullisja e autobusit të KFF Jakovas

    Gjatë kthimit pas një aktiviteti në Shqipëri, autobusi i klubit të futbollit të femrave, KFF Jakova është rrokullisur mbrëmë në afërsi të Junikut.

    Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N.Kamberi, raporton KosovaPress.

    Të lënduarit gjenden për trajtim në Spitalin e Gjakovës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë pasi që nuk kanë pësuar lëndime serioze.

    Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit mjekësorë sot në mesditë janë liruar në shtëpi.

    Me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

    “Federata e Futbollit e Kosovës shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.

    Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë”, shkroi FFK në një komunikatë.

  • ​Superliga e Kosovës në basketboll, sot fillon sezoni i ri

    ​Superliga e Kosovës në basketboll, sot fillon sezoni i ri

    Sonte do të fillojë sezoni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

    Njëjtë sikurse ai i kaluari, edhe ky sezon pritet të jetë tejet interesant, duke marrë parasysh përforcimet dhe synimet e skuadrave, raporton KP.

    Sezoni i ri do të nis me kampionen në aksion, ku KB Peja e pret në shtëpi KB Vëllaznimin.

    Ndeshja do të zhvillohet në Pejë, në palestrën sportive “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

  • Rrugëtimi i Distrias deri te finalja e Grand Slam Baku 2023

    Rrugëtimi i Distrias deri te finalja e Grand Slam Baku 2023

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është në finale të Grand Slam-it që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti me Wazaari brazilianen, Jessica Pereira, raporton KosovaPress.

    Në çerekfinale Distria mposhti me Ippon qysh në sekondat e para xhudisten nga Maroku, Soumiya Iraoui.

    Në gjysmëfinale Krasniqi fitoi me tri dënime për Ippon në vazhdime kundër italianes, Odette Giuffrida.

    Në finale Distria do të përballet me xhudisten japoneze, Kisumi Omori.

    Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të ndeshjeve të Krasniqit, në rrugëtimin deri te finalja e Grand Slam Baku 2023.

  • ​Zyrtare: Gjermania bëhet me trajner të ri

    ​Zyrtare: Gjermania bëhet me trajner të ri

    Federata Gjermane e Futbollit e ka konfirmuar sot trajnerin e ri, i cili do të merr drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.

    Julian Nagelsmann është trajneri i ri i Gjermanisë dhe do ta drejtojë kombëtaren në Kampionatin Evropian të verës së ardhshme, raporton KosovaPress.

    36 vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri më 31 korrik të 2024.

    Nagelsmann është pasardhësi i Hansi Flick, i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit më 10 shtator.

  • ​Distria lufton për të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

    ​Distria lufton për të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

    Distria lufton për të artën në Grand Slam të Azerbajxhanit

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi i ka siguruar Kosovës medalje në Grand Slam-in që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

    Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten brazilian, Jessica Pereira, raporton KosovaPress.

    Distria vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti marokenen Soumiya Iraoui, fitore kjo e cila ia siguroi gjysmëfinalen.

    Në gjysmëfinale, Krasniqi shënoi fitore ndaj italianes, Odette Giuffrida, kurse tani në finale do të luajë kundër xhudistes nga Japonia, Kisumi Omori.

  • Remzi Ejupi largohet pas 20 vitesh, Rrahman Hardini zgjidhet president i FC Prishtina

    Remzi Ejupi largohet pas 20 vitesh, Rrahman Hardini zgjidhet president i FC Prishtina

    Përgatiti: Zeqir Hasani

    Gjatë ditës së enjte është mbajtur kuvendi I jashtë zakonshëm I klubit FC Prishtina, ku janë zgjedhur aksionarët e rinj.

    Remzi Ejupi është larguar nga posti I presidentit pas plot 20 vitesh qëndrim, si aksionari kryesor te klubi më I trofeshëm në vend, derisa posti e tij do ta pasojë Rrahman Haradini.

    Anëtarë te bordit, do të jenë Ragip Mustafa, Hashim Deshishku, Beqir Çerkezi dhe Fatos Hoxha, derisa drejtor i përgjithshëm vazhdon të jetë Artan Osmani.

    Ejupi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, u prononcua për media, ku tregoj arsyen pse vendosi të largohet nga klubi bardh e kaltër pas plot 20 vitesh.

    I pyetur se a mund të jete arsyeja protestat e vazhdueshme të tifo grupit ‘’Plisat’’, Ejupi mohoj një gjë të tillë, si dhe potencoj se do të vazhdojë të përkrahë Prishtinën dhe Kosovën.

    Derisa presidenti I ri I sapo zgjedhur, Rrahman Haradini nuk dha shumë detaje, mirëpo kishte një thirrje për tifozët e Prishtinës.

    Ejupi ishte në krye të Prishtinës prej vitit 2004, ku nën udhëheqjen e tij Prishtina ka fituar gjashtë tituj kampioni, pesë kupa të Kosovës, si dhe për pesë vjet ka garuar në Evropë.