Fitorja spektakolare ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në “Air Albania” bëri që Shqipëria të jetë tashmë një hap larg kualifikimi për në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani.
Por, vetëm tri ditë pas, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do zbresin sërish në “Air Albania”, por kësaj radhe për një ballafaqim me karakter miqësor, raporton KosovaPress.
Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Bullgarisë e cila do të zhvillohet nga ora 18:00, sfidë e cila mund të jetë mundësi e mirë për Silvinjon që t’u hap më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur minutazhë të mjaftueshme në fushën e lojës.
Në kryeqytetin e Belgjikës, Brukes ka ndodhur një sulm me armë.
Tashmë është ndërprerë ndeshja në mes të Belgjikës dhe Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2023.
Kjo ka ndodhur për shkak të një sulmi të dyshuar terrorist në qendër të Brukselit, ku mbetën të vrarë dy persona.
Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari.
Nuk ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Belgjikës dhe Suedisë. Ndeshja është pezulluar, ndërsa rezultati është 1:1.
Është raportuar për dy të vrarë në Bruksel, ku edhe po zhvillohet takimi kualifikues. Sipas raporteve, të vrarët janë suedeze. Dy viktimat kishin veshur fanella futbolli, raporton Sky News.
Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Pyetja: Më duhet të ju pyes edhe për emisionet sportive. A keni ndonjë mundësi t’i shikoni? Sepse shumë flitet për Dritën por më duhet ta them se edhe ju kanë kritikuar kogja shumë. A jeni të interesuar të dini se çfarë po thonë emisionet tjera sportive për ekipin tuaj, dhe ju veçanërisht?
Përgjigjja: Unë kam pranuar pyetje edhe nga gazetarët lokalë në konferencat për shtyp lidhur me kritika ndaj meje, kjo nuk është diçka që më preokupon. Kur isha më i ri, më interesonte çdo gjë, për komentet në Facebook, pse komentonin ashtu. Në nivel shumë më të madh me tifozët e çmendur kur isha në Greqi. Por tani, nuk i kushtoj aspak vëmendje dhe nuk më intereson. Është shumë i rëndësishëm fakti se nuk e kuptoj as gjuhën. Për këtë mund të gjej një zgjidhje, por mendoj se disa emisione sportive nuk i ndihmojnë futbollit kosovar. Kur isha në Bullgari, disa herë isha ftuar nëpër studio dhe atje më pëlqente të shkoja sepse flisnim për futboll. Nuk flisnim duke kritikuar njerëz dhe duke kritikuar në mënyrë të gabuar. Mendoj se kritikat ndihmojnë, kur ato janë pozitive. Ndonjëherë më pëlqen ta mësoj gjuhën, për të marrë disa ide. Por informacioni i vetëm që kam është se në shumë këto emisione televizive, ata flasin gjëra në përgjithësi pa analizuar formacione, taktike apo gjëra të tjera që shkojnë gabim. Sepse njerëzit që shikojnë këto emisione, ata duhet të mësojnë futboll nga ekspertët. Dhe nëse flisni në përgjithësi për futbollin dhe thoni “ky po luan mirë, ky trajner është i mirë, ky trajner është i keq”, mendoj se kjo nuk u ndihmon as atyre për ta ngritur nivelin e tyre. Edhe unë, do të mund të merrja ndihmë, nëse do të shikoja një emision dhe do të merrja ca ide për të cilat unë dhe stafi im do të mendonim. Por mendoj se futbolli kosovar në përgjithësi, mund të përmirësohet vetëm nëse keni emisione që analizojnë, ashtu siç emisioni juaj, ku flitet për futbollin, për formacionet, për aspektet dhe çështjet taktike, dhe kjo mund ta ngre futbollin. Unë nuk i shikoj, por nuk ndikohem nga kritikët. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme. Andaj le të vazhdojmë të përmirësojmë ca gjëra, sepse njerëzit, tifozët, duhet të mësojnë futboll nga ekspertët dhe nuk duan vetëm të dëgjojnë çfarë është e mirë dhe cili ishte rezultati. Ne vetëm e dimë rezultatin, andaj ku është esenca?
Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Ai ka folur edhe për kombëtaren e Kosovës ku ka deklaruar që disa futbollistë nga Drita duhet të ftohen nga Kosova, por duke mos përmendur emra.
Pyetja: Meqë e përmendëm pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare, sigurisht duhet të ju pyes për kombëtaren e Kosovës, a e keni ndjekur dhe ndoshta duhet të shtoj se ndeshja e fundit që patëm kundër Andorrës, ishte fitorja e fundit pas tetë ndeshjeve. Si mendoni se ekipi kombëtar po zhvillohet dhe a mendoni se është në krizë. Sepse ndoshta keni shikuar ndeshjet nëse keni qenë të interesuar për kombëtaren e Kosovës?
Përgjigjia: Sigurisht se kam shikuar ndeshjet. Kam shikuar ndoshta 60 apo 70 minuta të ndeshjes me Andorrën, pashë gjithë ndeshjen kundër Zvicrës, gjithashtu pashë live ndeshjen U21 kundër Gjermanisë. Kështu që në përgjithësi, jam i interesuar për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës. Jam pak i befasuar, sepse lojtarët që janë në ekip janë lojtarë të nivelit të lartë, lojtarë që kanë luajtur në liga shumë të mira, dhe prisja rezultate më të mira. Por, nga ana tjetër është pak e vështirë në kombëtare, sepse disa lojtarë nuk luajnë në ekipet e tyre, edhe nëse janë të nivelit të lartë, ndërsa disa lojtarë luajnë në ekipet e tyre dhe duhet të gjeni bilancin. Në ndeshjen e fundit, kishte 2+1 lojtarë të Ballkanit, dhe Drita sigurisht është një ekip që ka 4-5 lojtarë të cilët duhet të ftohen, ndoshta jo çdo herë, por në rotacion’.
Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Në këtë intervistë ai e ka vlerësuar jashtëzakonisht edhe skuadrën e Ballkanit duke potencuar se ndeshjet me Kampionin e Kosovës janë emocionuse.
‘Nuk e di a ishte gjë e keqe apo e mirë që e shtynë ndeshjen, por për futbollin kosovar, duhet ta pranojmë dhe duhet ta ndihmojmë edhe Ballkanin. Ata kishin ndeshje në play-off dhe mendoj se nëse Drita do të ishte në pozitën e njëjtë, të gjitha ekipet e tjera do të ndihmonin, dhe kjo mendoj se duhet të jetë energjia ndërmjet ekipeve. Sigurisht, Ballkani është ekip shumë i mirë, ata po luajnë futboll shumë sulmues dhe kanë trajner shumë të mirë. Ata investuan shumë para vitin e kaluar, duke blerë lojtarë, dhe sigurisht se në një ligë si Kosova, kjo të jep përparësi. Por në anën tjetër, mendoj se ne te Drita kemi bërë një ekip të mirë të lojtarëve, disa prej tyre janë të rinj, disa janë me përvojë. Kemi ndryshuar shumë lojtarë sezonin e kaluar, por mendoj se jemi të detyruar dhe të obliguar ta bëjmë këtë. Ashtu siç është kalendari tani. Ndoshta brenda një jave do të detyrohemi të luajmë me Ballkanin dy herë brenda dy javësh. Por më besoni, më pëlqejnë këto ndeshje. Janë shumë më emocionuese dhe është më e rëndësishme të përgatisni ekipin tuaj për kundërshtarë shumë të mirë. Motivimi është më i lartë për mua, lojtarët, tifozët dhe të gjithë të tjerët, dhe do të doja të kisha më shumë ndeshje ndaj skuadrave si Ballkani.’ tha Vavalis
Për më shumë ndiqeni emisionin ‘EKIPI A’ më poshtë.
Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Trajneri i cili ka pasur shumë pozita menaxheriale edhe si lojtar në liga të ndryshme: Greqi, Bullgari, Suedi, e ka vlerësuar shumë mbështetjen që Federata e futbollit të Kosovës i jep klubeve në përgjithësi.
‘Dua të jem i sinqertë. Momentalisht, liga kosovare nuk arrin në nivele të infrastrukturës as ligën e Bullgarisë, Suedisë apo Greqisë, por hapat që po tentojnë të ndërmerren janë të shpejtë dhe nëse vazhdojmë kështu, ekipet gjithashtu kanë mbështetjen e federatës, andaj mendoj se mund të ndërmarrin disa hapa për të ngushtuar distancën me këto liga. Sigurisht duhet të ketë shumë synime, shumë investime – kjo është më e rëndësishmja, sepse siç e dini, pa para nuk ka asgjë. Edhe në sport. Por, mendoj se me bashkëpunim të mirë ndërmjet federatës dhe klubeve, liga e Kosovës mund të ngrihet dhe mendoj se të gjithë’ tha Vavalis.
Trajneri i Dritës Akis Vavalis ka qenë i ftuar në një intervistë eskluzive për emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.
Vavalis i cili tash e gjashtë muaj menaxhon Dritën ka treguar që në fillim nuk ishte i sigurt me atë se çfarë mund të pres në Kosovë apo në qytetin e Gjilanit. Megjithatë shprehet se mikpritja në Gjilan por edhe në Kosovë e ka befasuar për të mirë.
‘Fillimisht, duhet të them se kur erdha te Drita, dhe në përgjithësi në Kosovë, nuk isha i sigurt për situatën në qytet, në përgjithësi në jetë dhe sigurisht në futbollin e Kosovës. Jam i befasuar, fillimisht, lidhur me jetesën në Kosovë dhe me Kosovën si shtet, me njerëzit në Gjilan për mikpritjen e tyre dhe për dashurinë e tyre për futbollin. Kjo ishte befasi e madhe për mua. Po ashtu, nuk prisja se në përgjithësi futbolli në Kosovë do të ishte në këtë nivel, kam pritur që të shumë më i ulët. Edhe pse mendoj se dy apo tri ekipe kanë sigurisht dallim me ekipet e tjera, por në përgjithësi, jam i kënaqur me nivelin. Sigurisht, ka ca probleme në infrastrukturë të ligës, dhe kjo është diçka që nuk ka të bëjë me mua por që do ta ngre lart futbollin e Kosovës. Por për mua, deri tani këta gjashtë muaj janë përvojë e mrekullueshme, jam i lumtur dhe i kënaqur që të jem këtu, dhe shpresoj se muajt e ardhshëm do të kemi edhe mundësinë për ta zbuluar Kosovën në përgjithësi si shtet.’ tha Vavalis.
Komplet intervistën e tij mund ta shikoni në linkun e më poshtëm.
Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të paraqiten në skenën ndërkombëtare. Përveç treshes së gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen miqësore, Shqipëri-Bullgari, UEFA për këtë javë ka deleguar edhe një katërshe të gjyqtarëve kosovarë në ndeshjen Slloveni–Austri, të grupmoshës deri 21-vjeç për Grupin G në kualifikimet e Kampionatit Evropian, e cila zhvillohet nesër në Murska Sobota.
Do të jetë Visar Kastrati gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Ditët e fundit ka pasur shumë raportime rreth Cristiano Ronaldos. Shkak për këtë ishin raportimet e mediave se superylli do të dënohet me 99 goditje me kamxhik sapo të shkelë në tokën iraniane.
Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran. Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman dhe mediat kanë dhënë versione të ndryshme, duke aluduar edhe në një nisje zyrtare të hetimeve rreth kësaj çështje, përcjellë KosovaPress.
Por, ambasada iraniane në Spanjë tani ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.
“Ne mohojmë rreptësisht se ka pasur një vendim gjykate kundër një atleti ndërkombëtar në Iran”, shkroi ambasada në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Manchester United asnjëherë nuk i ka komentuar këto raportime.
Një prej trajnerëve më të mirë në Shqipëri, Sulejman Starova ka qenë pjesë e emisionit ‘A PLAY’ në ATV.
Starova në ‘A PLAY’ e ka komentuar paraqitjen e lojtarëve të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024 dhe ka befasuar duke thënë që Giresse e meritonte të vazhdonte me qenë trajner i kombëtares së Kosovës.
‘Kosovës i ka munguar fati. Duke e parë ndeshjen në Izrael, ishte një moment kur Rashica humbi portën bosh. Trajneri ishte aty i pafajshëm, pasi që Kosova kishte shumë raste. Giresse pa dyshim që do duhej të vazhdonte me kombëtarën e Kosovës. Kosova ka luajtur shumë mirë. Kosova gaboi me largimin e tij’ tha Starova.
Kur jemi te Giresse, francezi ishte larguar nga Kosova menjëherë pas humbjes nga Bjellorusia.