ATV

Category: Sport

  • Rrëfimi i Asanit: Të gjithë pagën ia dërgoj babait, për Kombëtaren prita deri në 8 vite

    Rrëfimi i Asanit: Të gjithë pagën ia dërgoj babait, për Kombëtaren prita deri në 8 vite

    Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

    Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

    I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit.

    Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

    Gjithashtu në këtë intervistë Asani ka thyer zemrat e shume prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.

    PJESË NGA INTERVISTA

    Kemi dëgjuar thashetheme të tilla që Shqipërinë në 2016 në Europian e çoi Ballist Morina, tani thonë në 2024 do e çoi Jasir Asani! Ose ajo tjetra “Je shumë e bukur si goli i Jasir Asanit” Na trego pak si ndihesh tani që je njeriu më i famshëm i momentit.

    Të luash me Kombëtaren është diçka shumë e veçantë sepse pas sa vitesh jemi në prag te kualifikimit kemi edhe 2 ndeshje na duhet edhe një pikë besoj se do i mundim nuk e besoj që kjo ndeshje do të na sjell probleme.

    Edhe sa për famën është mirë të jesh i famshëm por edhe privat.

    Të pëlqen privatësia?

    Po privatësia më pëlqen shumë ndonjëherë është më mirë.

    Ke në plan të bësh ndonjë këngë ?

    Jo nuk jam unë për ato gjëra po të ishte ashtu do të isha këngëtarë.

    Si kanë qenë nisjet e tua kur lindi dëshira që ti të merreshe me futboll?

    Unë kam filluar të stërvitëm dhe të luaj që në moshën 6-vjeçare kjo pasi edhe babai im ka luajtur futboll në Maqedoni e kishte shumë qejf futbollin ka qenë mbrojtës i djathtë. Unë kam luajtur edhe kundër babit tim.

    A është ky rasti ku nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi?

    Nuk e di nuk është shumë e lehtë të luash kundër ti ai të gris fanellën vetëm që të fitoj.
    Në moshën 14 vjeçare jam aktivizuar me një skuadër isha i 4-ti shqiptare aty. Pastaj isha vetëm 16-vjeç dhe isha kapiten i ekipit tim të parë. Dhe kështu filloi çdo gjë dhe lindi një interesim i madh për futbollin.

    Sa e vështirë ka qenë që të ndjekësh ëndrrën tënde?

    Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes.
    Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja. Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj. Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi 3 fëmijë kam një motër e një vëlla. Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua.

    Ti je shqiptar i Shkupit pse zgjodhe të luash për Kombëtaren tonë kur mund të luaje për atë të Maqedonisë?

    Kur kam qenë unë 17-vjec isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bëjnë federata shqiptare një telefonatë dhe që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po.
    Pastaj menjëherë kam marrë të familjes i kam thënë “Bab po të realizohet ëndrra”.

    Sa u desh të prisje që të bëheshe pjesë e Kombëtares?

    Unë kam pritur 7-8 vjet, kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë por jo i thash ne jemi shqiptar dhe vetëm një Kombëtare njohim.

    Po jeta personale?

    Ku këtu apo në Kore, se këtu mua nuk më del koha jam me grumbullim.

    Po Rama të ka shkruar?

    Rama jo po njerëz pak më poshtë Ramës po!

    Mirë po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?

    Po më shkruajnë po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur edhe nuk kthej shumë mesazhe.

    Çfarë bën para se të futesh në ndeshje?

    Dëgjoj vetëm këngë patriotike.

  • Sot zhvillohen dy ndeshje në ‘Albi Mall Superligë’ derbi luhet në Podujevë

    Sot zhvillohen dy ndeshje në ‘Albi Mall Superligë’ derbi luhet në Podujevë

    Xhiroja e dhjetë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të përfundoj me dy ndeshje interesante që zhvillohen sot.

    Llapi – Drita pa dyshim do të marr vëmendjen kryesore, shkruan lajmi.net.

    Skuadra nga Podujeva ka pasur një fillim mjaft të mirë me gjashtë fitore, dy humbje e një barazim, por përballë do të ketë një kundërshtar mjaft të fortë pasi Drita është ende e pamposhtur në elitën e futbollit kosovar.

    Skuadra nga Gjilani ka pesë fitore e tri humbje.

    Llapi renditet në vendin e dytë me 11 pikë, derisa Drita është e treta, por ka një ndeshje më pakë të zhvilluar.

    Superliga do të përmbyllet me ndeshjen ndërmjet Malishevës e Dukagjinit.

    Të dyja skuadrat kanë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, me Malishevën që ka katër humbje e një fitore, kurse Dukagjini ka katër barazime.

    Dukagjini renditet në vendin e tetë më nëntë pika të grumbulluara, nga ana tjetër Malisheva renditet e pesta, me 12 pikë të grumbulluara.

  • Makhachev fantastik fiton në raundin e parë përballë Volkonovskit

    Makhachev fantastik fiton në raundin e parë përballë Volkonovskit

    Rusi Islam Makhachev fiton që në raundin e parë ndaj Aleksander Volkanovski në UFC 294 .

    ishte ky spektakli i vërtetë i mbrëmjes se djeshme, apo “Main event”, ku Makhachev bëri që “Ettihad Arena” të shpërthejë në brohoritje.

    Kjo sepse pas vetëm tre minutash plot emocione, një goditje në kokë me këmbën e majtë nga çeçeni, e shoqëruar me një breshëri grushtesh mbi australianin, detyroi gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen.

    Kjo ia zyrtarizoi fitoren Makhachev, i cili vazhdon me seri shumë pozitive.

    Me këtë fitore, 31-vjeçari arriti në ecurinë e tretë më të mirë në historinë e divizionit të peshave të lehta, më 13 fitore radhazi.

  • Ish-sulmuesi i Juventusit Mirko Vucnic shpallet fajtor për evazion, i konfiskojnë 6 milionë euro

    Ish-sulmuesi i Juventusit Mirko Vucnic shpallet fajtor për evazion, i konfiskojnë 6 milionë euro

    Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez është dënuar në Itali me dy vite burgim me kusht për evazion fiskal. Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ishsulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.

    Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazira dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh. Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.

    Ai u kërcënua me tri vite burg, por duket se gjatë hetimit u gjetën rrethana lehtësuese. Dhe për këtë arsye, praktikisht ai ia hodhi me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar dhe i janë konfiskuar 6 milionë euro.

  • Futbolli anglez në zi, vdes Sir Bobby Charlton

    Futbolli anglez në zi, vdes Sir Bobby Charlton

    Ka ndërruar sot jetë legjenda e futbollit anglez dhe e Manchester United, Sir Bobby Charlton.

    Sir Bobby Charlton, i cili e fitoi Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë në vitin 1966, ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare, raporton KosovaPress.

    “Me keqardhje të madhe e ndajmë lajmin që Sir Bobby ka ndërruar jetë paqësisht në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij”, shkruante në një komunikatë nga familja e tij.

    Sir Bobby bëri 758 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. 249 golat e tij mbetën një rekord i klubit deri sa Wayne Rooney e kaloi këtë shifër në vitin 2017.

  • Salah ia dhuron fitoren Liveproolit në derbi përballë Everton

    Salah ia dhuron fitoren Liveproolit në derbi përballë Everton

    Skuadra e Liverpool-it e ka shënuar fitoren e gjashtë këtë edicion në Premier Ligën angleze.

    Në ndeshjen hapëse të javës së nëntë në Premier Ligë, Liverpool e ka mposhtur Evertonin në derbin e qytetit me rezultat 2:0.

    Njeriu kryesor i kësaj sfide ka qenë sulmuesi Mohamed Salah, i cili ka shënuar të dyja golat.

    Sidoqoftë, pjesa e parë përfundoi pa gola. Krejt çfarë vlen të përmendet është përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit Ashley Young në minutën e 37.

    Në pjesën e dytë kur po zhvillohej minuta e 75 gjyqtari i takimit akordoi penallti për ‘Të kuqtë’ i pa gabueshëm u tregua Salah i cili mposhti portierin Pickford.

    Salah nuk u ndal me kaq, ‘mbreti egjiptian’ siç e ka nofkën nga tifozët e Liverpoolit, realizoi për 2:0 në minutat shtesë. Në fakt meritën më të madhe për këtë gol e kishte sulmuesi Darwin Nunez i cili asistoi në mënyrë perfekte.Me këtë rezultat përfundoi takimi.

    Aktualisht Liverpool ka mbledhur 20 pikë dhe renditet në pozitën e parë , kurse Everton ka vetëm 7 pikë dhe renditet në pozitën e 16 në Premier Ligë./Atvlivet.tv

  • Ndeshja e shtatë pa fitore për Prishtinën, Gjilani mposht Fushë Kosovën

    Ndeshja e shtatë pa fitore për Prishtinën, Gjilani mposht Fushë Kosovën

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

    Skuadra e Prishtinës nuk po arrin ta gjejë rrugën e fitores në Superligë, ku barazoi 0:0 si mysafire e Feronikelit ’74, raporton KosovaPress.

    Feronikeli arriti ta gjejë golin, por që u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë lojë.

    Ndërkaq, pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, SC Gjilani e ka mposhtu me rezultat minimal 1:0 Fushë Kosovën.

    Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kushtrim Shabani, i cili i siguroi fitoren Gjilanit në minutën e 67’.

    Rezultatet finale:

    Feronikeli ’74 0:0 Prishtina

    Gjilani 1:0 Fushë Kosova

  • Ancelotti për spekulimet me Brazilin: Gjithçka përfundon së shpejti

    Ancelotti për spekulimet me Brazilin: Gjithçka përfundon së shpejti

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e tij dhe spekulimet që po e lidhin me stolin e Kombëtares së Brazilit.

    Vazhdimisht përflitet së Ancelotti do të bëhet trajneri i ri i Brazilit, ndërsa trajneri i Realit tha se spekulimet do të përfundojnë së shpejti, raporton KosovaPress.

    “Të gjitha spekulimet do të përfundojnë së shpejti”, tha Ancelotti.

    I pyetur nëse dëshiron ta vazhdojë karrierën te Reali, Ancelotti tha:

    “Jam tejet i lumtur këtu. Jam gjithashtu pak vetjak, kështu që gjithmonë duhet ta bësh më të mirën. Unë nuk flas gjithmonë për të ardhmen time”.

  • De Zerbi: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

    De Zerbi: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

    Një ditë më parë trajneri i Man City-t, Pep Guardiola lavdëroi homologun e tij tek Brightoni, Roberto De Zerbi.

    Madje, Guardiola tha se strategu italian do të jetë trajneri i ardhshëm i Man City-t.

    Ndërkohë, pak orë para ndeshjes se Brightonit me Cityn, De Zerbi thuru elozh për Guardiolën.

    Sipas italianit, strategu spanjoll është trajneri më i mirë në botë.

    “Pep është trajneri më i mirë në botë. Ai është referencë jo vetëm për mua, por besoj për të gjithë trajnerët. Jam i lumtur kur ai flet për mua”, ka thënë De Xerbi.

    Ai thotë se ende duhet punuar shumë tek Brightoni që kjo skuadër të rritet akoma më shumë.

    “Ne do punojmë për t’u përmirësuar, skuadra ende nuk është një ekip i madh. Ne po punojmë me pasion, por e dimë që jemi Brighton dhe duhet të bëjmë shumë sepse sezoni është i vështirë”, ka theksuar italiani.

  • ​Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Evertonit

    ​Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Evertonit

    Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Merseyside, ku ende nuk ka gol mes Liverpoolit dhe Evertonit.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po barazon 0:0 me Evertonin, raporton KosovaPress.

    “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp ishin superiorë ndaj rivalit lokal deri tani, ku regjistruan 72% të posedimit të topit dhe 12 tentime për gol, krahas vetëm tri sosh që i kishte Evertoni.

    Po ashtu, Evertoni po luan me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me dy të verdhë (minuta e 18’ dhe 37’) të Ashley Young.

    Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.