ATV

Category: Sport

  • Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

    Barcelona – Real Madrid, formacionet zyrtare

    Sot me fillim nga ora 16:15 stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i super derbit spanjoll mes Barcelonës e Real Madridit, e vlefshme kjo për xhiron e 11-të të La Ligas.

    Kjo është “El Clasico” e parë e këtij sezoni në La Liga, ku të dy skuadrat hyjnë në këtë ndeshje me vetëm një pikë dallim mes vete.

    Në xhiron e fundit të zhvilluar, Reali barazoi 1:1 me Sevillan, kurse Barcelona mposhti 1:0 Athletic Bilbaon.

    Momentalisht, Reali zë vendin e dytë në tabelë me 25 pikë të arkëtuara, tre sosht më pak se Girona në vendin e parë, e një më shumë se Barça në vendin e tretë.

    “El Clasico” e fundit ishte një miqësore që u zhvillua në korrik të këtij viti, ku asokohe Barcelona e mposhti Realin 3:0.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barçën nuk do të paraqiten Pedri, Roberto, De Jong, kurse te Reali mungojnë Ceballos, Courtois, Guler dhe Militao.

    Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

    Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Balde, Martinez, Christensen, Araujo; Lopez, Gavi, Gundogan; Felix, Torres, Cancelo

    Real Madrid (4-1-3-2): Kepa; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Tchouameni; Valverde, Bellingham, Kroos; Rodrygo, Vinicius

     

  • Fushë Kosova – Malisheva ndajnë pikët

    Fushë Kosova – Malisheva ndajnë pikët

    Ka përfunduar ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Malishevës e vlefshme për javën e 11, në ‘Albi Mall Superligë’.

    Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan, ndeshja ka përfunduar me rezultatin më të padëshiruar në futboll 0:0.

    Pas këtij barazimi, Malisheva, pozicionohet në vendin e katër në tabelë me 13 pikë, kurse Fushë Kosova është e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë të grumbulluara pas 11 xhirove.

    Vlen të përmendet që në këtë takim lëndim të rëndë ka pësuar mbrojtësi Arbër Prekazi i Malishevës.

  • Sot luhet derbi mes Prishtinës e Gjilanit

    Sot luhet derbi mes Prishtinës e Gjilanit

    Sonte me fillim nga ora 19:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i derbit mes Prishtinës e Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës.

    Në xhiron e fundit të zhvilluar, Prishtina barazoi 0:0 me Feronikelin ’74, kurse Gjilani e mposhti 1:0 Fushë Kosovën, raporton KosovaPress.

    Prishtina në këtë ndeshje do të jetë me trajnerin e ri Emmanuel Egbo, i cili është pasuesi i Debatik Currit.

    Momentalisht, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina zë vendin e pestë me 13 pikë, krahas Gjilanit që renditet i shtati në kuotën e 11 pikëve.

    Takimi i fundit mes Prishtinës e Gjilanit daton në muajin gusht të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 0:0.

    19:00 Prishtina – Gjilani (Stadiumi Fadil Vokrri)

  • Zyrtare: Tonali suspendohet nga futbolli

    Zyrtare: Tonali suspendohet nga futbolli

    Skuadra e Newcastle United e ka konfirmuar që Sandro Tonali është suspenduar nga të gjitha aktivitetet lidhur me futbollin për 10 muajt e ardhshëm.

    Ky suspendim ka hyrë në fuqi nga dita e premte (27 tetor), pas skandalit me baste i cili u konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit Italian (FIGC), raporton KosovaPress.

    “Sanksioni i FIGC përfshin një suspendim 18 muajsh, me tetë muaj në punë pasi lojtari merr pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali që përbëhet nga 16 angazhime”, shkruante në komunikatën e Newcastle.

    Në mbrëmjen e së premtes së 27 tetorit, Newcastle United ka bërë të ditur se ka pranuar konfirmimin se FIFA ka miratuar sanksionin e FIGC që do të zbatohet në mbarë botën, që do të thotë se Sandro do të ketë të drejtë t’i kthehet futbollit nga e marta e 27 gushtit të vitit 2024.

  • ​Çfarë ka ndodhur me yllin rus të tenisit, Maria Kirilenko?

    ​Çfarë ka ndodhur me yllin rus të tenisit, Maria Kirilenko?

    Maria Kirilenko është një ish-yll i tenisit, e cila bëri emër me aftësitë e jashtëzakonshme në tenis dhe me pamjen e saj elegante. Por si u bë ajo e famshme dhe çfarë është duke bërë tani?

    Kirilenko ka lindur në Moskë të Rusisë më 25 janar të vitit 1987. Ajo tregoi aftësi tejet të mira në tenis në moshë të hershme, duke e fituar Canadian Open dhe US Open si juniore, raporton KosovaPress.

    Kirilenko e filloi karrierën si profesioniste në vitin 2001, dhe bëri debutimin e saj në WTA në vitin 2002. Rusja vazhdoi të ngjitej në ranglistë dhe e fitoi titullin e saj të parë në vitin 2005, duke mposhtur Anna-Lena Gronefeld në finalen e China Open.

    Një vite më vonë, Kirilenko arriti sukses kur hyri në top 20 e tenisteve më të mira në botë për herë të parë në karrierën e saj. Në vitin 2007, ajo e fiton titullin e dytë të karrierës në WTA, duke fituar Sunfeast Open në Kolkata të Indisë. Në total, Kirilenko fitoi gjashtë tituj WTA në karrierë, ndër ta edhe turneun prestigjioz të Barcelonës.

    Kirilenko nuk fitoi kurrë një Grand Slam, por garoi në turnetë më të mëdhenj për shumë vite. Rezultati më i mirë i saj ishte në çerekfinale të Australian Open, French Open dhe Wimbledon. Në US Open, ajo kurrë nuk kaloi më tej se raundin e katërt.

    Kirilenko gjithashtu u fokusua edhe në karrierën dyshe si teniste. Në fakt, ajo ishte më e suksesshme në lojën çift, se e vetme. Në lojën në çift, ajo fitoi plot 12 tituj dhe arriti në finale të Australian Open dhe French Open.

    Pas një lëndimi në vitin 2013, Kirilenko luajti sezonin final të saj në vitin 2014, duke garuar në çdo Grand Slam përveç Australian Open. Ajo u pensionua të njëjtin vit, pas karrierave të suksesshme si teniste e vetme dhe në lojën dyshe.

    Në jetën e saj private, Kirilenko kishte marrëdhënie me ish-tenistin Igor Andreev, para se të fejohej me lojtarin e ice hockey, Alexander Ovechkin. Kirilenko dhe Ovechkin u fejuan, por nuk u martuan për arsye personale.

    Por, Kirilenko gjeti dashurinë më vonë në jetë, kur ajo u martua me Alexei Stepanov, kreun e Komitetit të Shërbimeve Publike të Moskës, në janar të vitit 2015.

    Kirilenko dhe Stepanov u bënë prindër për herë të parë në vitin 2015, kur lindën një djalë, ndërsa në vitin 2017 pritën në jetë një vajzë.

    Krahas tenisit dhe jetës së saj të dashurisë, Kirilenko shijoi karrierë edhe si modele. Për disa vite, ajo ishte një nga fytyrat e koleksionit Adidas të Stella McCartney.

  • ​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante

    ​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante

    Superliga e Shqipërisë i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 10 të këtij sezoni.

    Me fillim nga ora 14:00 stadiumi “Zeqir Ymeri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kukësit dhe Vllaznisë, raporton KosovaPress.

    Kukësi zë vendin e nëntë në tabelë me 10 pikë, dy më pak se Vllaznia në vendin e pestë me 12 pikë të arkëtuara.

    Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Laçi, i cili nga ora 17:00 luan si mysafirë i Erzenit.

    Laçi renditet i treti në tabelë me 13 pikë, krahas Erzenit që zë vendin e shtatë në kuotën 11 pikëve.

    Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

    14:00 Kukësi – Vllaznia

    17:00 Erzeni – Laçi

  • Shqipëria ngjitet tri vende në renditjen e FIFA-s

    Shqipëria ngjitet tri vende në renditjen e FIFA-s

    Kombëtarja shqiptare regjistroi katër rezultate pozitive në muajt shtator-tetor, duke nisur me barazimin 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, fitorja 2-0 me Poloninë në Tiranë për të vijuar me triumfin e madh ndaj Çekisë 3-0 po në Tiranë në tetor. Që të treja sfida të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”, ndërkohë që kuqezinjtë e mbyllën muajin tetor me një tjetër sukses 2-0 në miqësoren ndaj Bullgarisë.

    Kuqezinjtë pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në kualifikueset e Europianit kryesojnë renditjen në Grupin E me 13 pikë dhe janë vetëm një pikë larg suksesit, për të siguruar matematikisht kualifikim në “Euro 2024”.

    Falë këtyre dy rezultateve pozitive, Kombëtarja shqiptare ka arritur të fitojë tre pozicione në renditjen e re të FIFA-s për muajin tetor. Kuqezinjtë renditet tashmë në vendin numër 59 në klasifikimin e FIFA-s, me 19 pikë më shumë krahasuar me renditjen në muajin shtator.

    Një tjetër lajm shumë i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo, të cilët do të rikthehen sërish në fushë në muajin nëntor, ku do të luajnë edhe dy finalet e fundit në Grupit E, atë ndaj Moldavisë me 17 nëntor në transfertë, dhe tre ditë më vonë me 20 nëntor do të zhvillojnë sfidën e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania”.

  • Daku për Ballkanin: Është koha për të kaluar në tjetër nivel

    Daku për Ballkanin: Është koha për të kaluar në tjetër nivel

    Në një ditë tejet të rëndësishme për Ballkanin që sot do të ballafaqohet me Astanën në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, mbështetja nuk po mungon as nga ish-lojtarët e kësaj skuadre.

    Një mesazh motivues për skuadrën e Ilir Dajës ka arritur nga Mirlind Daku. Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale i ka uruar fat ish-skuadrës së tij, teksa ka shtuar se kjo skuadër duhet të kalojë në një nivel më të lartë, raporton KosovaPress.

    “Shumë fat dhe suksese. Është koha për të kaluar në një tjetër nivel”, ka shkruar Daku.

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani sonte ballafaqohet me Astanën me fillim nga ora 18:45 në kuadër të grupit C, aty ku kampioni i Kosovës ka tri pikë pas një fitoreje dhe një barazimi.

  • ​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

    ​Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Abu Dhabi

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Abu Dhabit.

    Pas pesë fitoreve të shënuara, ai u ndal në finale të kategorisë deri në 73 kilogramë.

    Akili fitoi medaljen e parë që prej se u bë kampion Evrope 2021 dhe medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, përcjellë KosovaPress.

    Kjo fitore ka sjellë plus 700 pikë në llogarinë e tij për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Nesër garon Shpati Zekaj, ndërsa kampionet olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, pushuan, sikurse Laura Fazliu.

  • Gjakova i pandalshëm, arrin gjysmëfinalen e Grand Slam Abu Dhabi

    Gjakova i pandalshëm, arrin gjysmëfinalen e Grand Slam Abu Dhabi

    Xhudisti ynë, Akil Gjakova po kalon një ditë fantastike, pasi që ka arritur ta prek gjysmëfinalen e Grand Slam-it që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Gjakova mposhti në çerekfinale xhudistin amerikan, Jack Yonezuka, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, deri te gjysmëfinalja, Akili në raundin e parë e mposhti xhudistin nga Bahamas, Andrew Munnings, kurse në raundin e dytë fitoi ndaj finlandezit, Valtteri Olin.

    Gjakova vazhdoi me fitore edhe në raundin e tretë, duke e mposhtur xhudistin nga Kazakistani, Zhansay Smagulov.

    Në çerekfinale, Gjakova e mposhti amerikanin, Jack Yonezuka.

    Tani, në gjysmëfinale xhudisti ynë do të luftojë kundër xhudistit nga Kazakistani, Daniyar Shamshayev.