ATV

Category: Sport

  • Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Peja luan sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup

    Kampioni i Kosovës në basketboll, Peja do të zhvillojë sot ndeshjen e parë si vendase në FIBA Europe Cup.

    Me fillim nga ora 19:00, Peja ndeshet me skuadrën e njohur holandeze, Heroes Den Bosch, në palestrën e sporteve “Karagaçi”, raporton KosovaPress.

    Në ndeshjen e parë të kësaj gare, Peja u mposht 98:72 nga skuadra gjermane NINERS Chemnitz, kurse Heroes Den Bosch u mposhtën nga GE Spojnia Stargard me shifrat 89:92.

    Kampioni i Kosovës ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që u mposht nga kampioni i shumëfishtë i Danimarkës, Bakken Bears Aarhus me rezultat 103:79.

  • Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Itali, Roma dhe Lazio të interesuar për të

    Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Itali, Roma dhe Lazio të interesuar për të

    Lorenzo Insigne mund të rikthehet në Serie A pas një viti e gjysmë të kaluar në Kaanada te skuadra Toronto FC.

    Përkundër se është një nga futbollistët më të paguar në MLS, Insigne nuk ka arritur të lë gjurmë me skuadrën e tij të re në elitën e futbollit amerikan.

    Toronto ka përfunduar në pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes dhe Insigne po e mendon largimin së paku si huazim.

    Kontrata e tij me Toronton skadon në verën e vitit 2026 dhe ai do ta respektoj atë, po dëshiron që të rikthehet në Serie A gjatë pauzës së kampionatit amerikan.

    Calciomercato ka raportuar se dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Lazio janë futur në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

    32-vjeçari po pret me padurim rikthimin në elitën e futbollit italian dhe i ka bërë të qartë agjentëve të tij që të vazhdojnë negociatat.

    Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një huazim, pasi Insigne fiton rreth tetë milionë euro te Toronto pagë vjetore të cilën asnjë skuadër italiane nuk është në gjendje ta paguaj.
    32-vjeçari në 21 ndeshje zyrtare ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Torontos.

  • Fabrizio Romano: Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub

    Fabrizio Romano: Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub

    Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë përditësimin më të fundit për një lëvizje të mundshme të yllit të Napolit, Victor Osimhen te Liverpooli.

    Nigeriani është lidhur me një largim nga Napoli që kur klubi postoi një video të modifikuar të sulmuesit në rrjetin social TikTok.

    Videoja tallte Osimhenin pasi ai humbi një penallti gjatë barazimit 0-0 kundër Bolognas dhe agjenti i tij Roberto Calenda deklaroi se lojtari ” rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore ” kundër klubit për videon “e papranueshme”.

    Ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2025, dhe presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka sugjeruar që lojtari mund të mos e bëjë domosdoshmërisht një gjë të tillë.

    Tani, Romano ka dhënë një përditësim për një lëvizje të mundshme në Anfield për Osimhen dhe nuk është një lajm i mirë për mbështetësit e Reds.

    “Me sa më kanë thënë, Victor Osimhen nuk ka rënë dakord për asgjë me asnjë klub – madje as me Napolin. Nuk ka marrëveshje për zgjatjen e kontratës”.

    “Napoli i bëri një propozim shumë të rëndësishëm Osimhenit për sa i përket kontratës. Paga shumë e rëndësishme, më e madhja në historinë e Napolit është në tryezë për Osimhenin. Por ai nuk ka vendosur”.

    “Raportet për një marrëveshje me Liverpoolin nuk janë të vërteta. Sigurisht, Liverpool dhe shumë klube të tjera po monitorojnë situatën e shumë sulmuesve”.

    “Por, për momentin për Osimhen nuk është rënë dakord dhe asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Romano për kanalin e tij zyrtar.

    Kujtojmë po ashtu që Napoli thuhet se kërkon 170 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre./atvlive.tv/

  • Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Caktohet data e re për ndeshjen Kosovë-Izrael

    Situata konfliktuoze e krijuar ndërmjet Izraelit dhe Palestinës bëri shumë ndeshje të planifikuar nga UEFA dhe FIFA të mos zhvillohen në fillim të muajit tetor, ashtu siç ishin planifikuar.

    Në mesin e tyre ishte edhe ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

    Kjo ndeshje që ishte planifikuar për datën 15 tetor, do të zhvillohet më 12 nëntor.

  • Arbnor Morina: Në Prishtinë çdo lojë është me tension, por nuk i kam pritur këto rezultate

    Arbnor Morina: Në Prishtinë çdo lojë është me tension, por nuk i kam pritur këto rezultate

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar formën në të cilën po kalon skuadra e Prishtinës.

    Morina ka deklaruar që në Prishtinë çdo lojë është me tension, por nuk i ka pritur këto rezultate.

    ‘Prishtina ka mungesë të disa lojtarëve, mirëpo barrën kryesore po e mbajnë disa futbollist, e nga disa nuk po mbështetën. Blesa po ka problem me finalizim të aksioneve. Ai kishte ardhur me shumë pompozitet. Në Prishtinë çdo lojë është me tension, por nuk i kam pritur këto rezultate’ tha Morina

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv

  • Avni Bytyqi: Meritat më të mëdha për këto fitore të Dritës i ka Akis Vavalis

    Avni Bytyqi: Meritat më të mëdha për këto fitore të Dritës i ka Akis Vavalis

    Ish drejtori sportiv i Ballkanit, Avni Bytyqi sonte është i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV.

    Bytyqi ka thënë që trajneri Akis Vavalis më në fund e ka instaluar lojën e tij të skuadra e Dritës.

    ‘E kam parë komplet takimin Llapi – Drita, unë mendoj që meritat më të mëdha për këto fitore i takojnë trajnerit Akis Vavalis, mendoj që ai më në fund i ka instaluar idet e tij’ tha Bytyqi.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv

  • Edhe një tjetër stadium në kryeqytet po bëhet me tribunë të re

    Edhe një tjetër stadium në kryeqytet po bëhet me tribunë të re

    Stadiumi “Ramiz Sadiku” në Prishtinë po bëhet me tribunë të re.

    Me investimin e Komunës së Prishtinës, tribuna e re e këtij stadiumi do të jetë e përcjellur gjithashtu edhe me zyre për trajnerë, tualete dhe zhveshtore.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se punime po bëhen me ritëm shumë të shpejtë me qëllim që sportistët të kenë kushte shumë më të mira për punë.

    “Tribuna e Stadiumit “Ramiz Sadiku” po merr formën e saj. Pas përfundimit të punimeve të cilat po bëhen me ritëm të shpejtë, tribuna do të ketë ambiente shumë të përshtatshme për të gjithë, ku përfshihen zyret për trajnerët, zhveshtorja dhe tualetet super moderne. Me këtë investim ne po ju ofrojmë hapësira të mjaftueshme e të mira sportistëve, klubeve e sportdashësve.”, ka shkruar Rama.

  • ​Radha e përplasjes së madhe, Sigal Prishtina-Peja

    ​Radha e përplasjes së madhe, Sigal Prishtina-Peja

    Pesë xhirot e para të Superligës së Kosovës në basketboll tashmë janë kompletuar, javë të cilat kanë sjellë ballafaqime spektakolare e rivalitet të jashtëzakonshëm.

    Renditja tabelare pas këtyre pesë xhirove tregon qartë se ndërmjet cilave skuadra do të zhvillohet lufta për titullin e kampionit, raporton KosovaPress.

    Është kampioni aktual, Peja që kryeson tabelën me 10 pikë, e ndjekur nga Trepça dhe Sigal Prishtina me nga nëntë sosh.

    E pikërisht xhiros e radhës është ajo që do të sjellë përplasjen e madhe në basketbollin kosovarë, atë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës, sfidë e cila do të zhvillohet në fundjavën e ardhshme.

    Në xhiron e pestë, Sigal Prishtina mposhti Bashkimin me rezultat 91-89, kurse Peja triumfoi kundër Istogut me rezultat 84-69.

  • Astrit Ajeti i drejtohet Ismet Munishit: Mos shko në studio televizive

    Astrit Ajeti i drejtohet Ismet Munishit: Mos shko në studio televizive

    Ish futbollisti i shumë skuadrave vendore Astrit Ajeti, ka qenë i ftuar në emisionin e sportit ‘A PLAY’ në ATV.

    Ajeti e ka komentuar edhe largimin e Ismet Munishit nga klubi FC Ferizaj.

    ‘Për Ismetin kam shumë respekt, kemi luajtur në të njëjtën kohë me ta. Ismeti jo veç si trajner por edhe si lojtar ka qenë temperament. I kisha propozu Ismetit që në të ardhmen të merret ma shumë me klub. Ismeti dhe çdo kush që është trajner i një klubi të futbollit, për mendimin tim nuk duhet të bëhet analist, për deri sa ka klub’ tha Ajeti.

    Për më shumë ndiqeni emisionin në linkun më poshtë./Atvlive.tv

  • Kryetari i FC Ferizaj: Ismet Munishi dha dorëheqje, lojtarët e kanë pritur shumë rëndë largimin, disa kanë qarë

    Kryetari i FC Ferizaj: Ismet Munishi dha dorëheqje, lojtarët e kanë pritur shumë rëndë largimin, disa kanë qarë

    Kryetari i klubit FC Ferizaj, Lulzim Abazi në një intervistë ekskluzive për emsionin ‘A PLAY’ në ATV, ka folur pas largimit të Ismet Munishit, nga klubi i FC Ferizaj.

    Abazi ka deklaruar që trajneri Ismet Munishi ka dhënë vet dorëheqje pasi që sipas tij ai i kishte kërkuar të qëndronte.

    ‘Pas lojës që patëm me ekipin e Vjosës ku edhe pësuam humbje, në ditën e nesërme patëm një mbledhje ku ishte i pranishëm edhe trajneri Ismet. Trajneri aty u tha lojtarëve  që ai nuk ka çfarë të jap më shumë. Unë insistova që të qëndrojë, por e kishte vendosur. Po ua them që largimin nuk e priti askush mirë, madje kishte edhe lot nga disa lojtarë’ tha Abazi.

    Kujtojmë që me trajnerin Ismet Munishi, FC nga nëntë takime në Ligën e Parë kishte arritur 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje duke grumbulluar 14 pikë dhe duke u renditur në vendin e katër me 7 pikë prapa Ulpianës lidere./Atvlive.tv