ATV

Category: Sport

  • Ekskluzive: Sekretari i përgjithshëm FVK-së e zbulon super mysafirin nga Italia që vjen në Prishtinë

    Ekskluzive: Sekretari i përgjithshëm FVK-së e zbulon super mysafirin nga Italia që vjen në Prishtinë

    Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës Valon Nikqi, ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    Në këtë emision Nikqi e ka zbuluar që në muajin nëntor Kosovën do ta vizitojë edhe i pari i Federatës së Volejbollit të Italisë.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë.

  • Lumi: Ka përfunduar koha kur trajnerët kosovar janë emëruar me telefonata

    Lumi: Ka përfunduar koha kur trajnerët kosovar janë emëruar me telefonata

    Gazetari Alban Lumi ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ me Ylber Kelmendin në ATV.

    I pyetur për angazhimin e gjashtë trajnerëve të huaj në Superligën e Kosovës, Lumi ka deklaruar që ka kaluar koha kur trajnerët kosovar janë emëruar me telefonata.

    Për më shumë ndiqeni emisionin më poshtë.

  • Shifer e ‘çmendur’ ja sa para i fitoi Tyson Fury mbrëmë

    Shifer e ‘çmendur’ ja sa para i fitoi Tyson Fury mbrëmë

    Tyson Fury e ka fituar njërin prej meçeve më të vështirë të tij në boksin profesionist.

    Boksieri britanik e mposhti me vendim të kontestuar dhe kontrovers të gjyqtarëve kamerunasin Francis Ngannou pas meçit që zgjati 10 runde, por që nuk ishte i vlefshëm për titull të kampionit të botës dhe për asnjë brez..

    Boksieri britanik ka fituar 50 milionë euro nga kjo përballje, me këtë shumë që pritet të rritet edhe më shumë nga biletat dhe sponsorët.

    closevolume_off
    Në anën tjetër fitimet për kamerunasin Francis Ngannou kanë qenë pesë herë më të vogla se Tyson Fury.

    Ngannou ka fituar 10 milionë euro nga përballja e tij e parë në boksin profesionist, pasi kamerunasi më parë ka qenë një luftëtar në UFC dhe kampion i peshave të rënda në këtë sport.

  • Me 23 dhjetor Fury përballë Usyk

    Me 23 dhjetor Fury përballë Usyk

    Është konfirmuar ndeshja e madhe në mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, në kuadër të peshave të rënda.

    Fury pas duelit ndaj Francis Ngannou, të cilin e mposhti, deklaroi se është i gatshëm për ndeshjen tjetër.

    “Jam gati edhe nëse dëshiron tani”, u shpreh Fury.

    closevolume_off
    Në anën tjetër Usyk konfirmoi datën “Shihemi më 23 dhjetor, jam gati”.

  • Egbo e nis me fitore dramatike te Prishtina

    Egbo e nis me fitore dramatike te Prishtina

    Prishtina pas shtatë ndeshjeve pa fitore, ka arkëtuar sot pikët e plota.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina e ka mposhtur Gjilanin me rezultat të ngushtë 2:1.

    Golat për Prishtinën i shënoi Jalen Blesa, i cili fillimisht shënon në minutën e 43’ për 1:0, e më pas në minutën e 90+5’ i siguron fitoren bardhekaltërve.

    Ndërkaq, golin e nderit për Gjilanin e shënoi Redon Ismaili në minutën e 85’ të ndeshjes.

    Me pikët e reja, Prishtina ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, krahas Gjilanit që zë vendin e shtatë me 11 pikë të arkëtuara.

    Kjo ishte fitorja e parë për Prishtinën pas shtatë ndeshjeve, dhe erdhi me trajnerin e ri Emmanuel Egbo.

    Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Prishtinës.

  • Tyson Fury me vështirësi të mëdha fitoi ndaj Francis Ngannou

    Tyson Fury me vështirësi të mëdha fitoi ndaj Francis Ngannou

    Boksieri britanik Tyson Fury ka fituar mbrëmë ndaj Francis Ngannou me vendim të gjyqtarëve, vendim ky i cili për shumë njerëz është i diskutueshëm pasi pretendojnë se fitorja i takonte kamerunasit që për herë të parë sprovoi vetën në boks.

    Në prani të miliona shikuesve, e ndër ta edhe mera të njohur të futbollit e muzikës, dhjetë raundet e meçit ishin fantastik. Aty Ngannou dëshmoi se di të boksojë, e këtë më së miri e dëshmoi në raundin e tretë ku edhe e rrëzoi fuqishëm boksierin britanik.

    Pas 10 raundeve, gjyqtarët shënuan 94-95, 96-93 dhe 95-94 në favor të Furyt, i cili tha se respekton kundërshtarin nga i cili ka marrë goditjen më të rënd në dhjetë vitet e fundit.

    Francis Ngannou tha se tash e kuptoj se si duhet të boksojë dhe do të vazhdojë të punojë shumë, bashkë me ekipin e tij për sfidën e ardhshme.

  • Peja e fiton “El Clasicon” e Kosovës

    Peja e fiton “El Clasicon” e Kosovës

    Ka përfunduar derbi i Superligës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku kjo e fundit e ka fituar ndeshjen të njohur ndryshe si “El Clasico” e Kosovës.

    KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me shifrat 95:80 (19:25, 26:27, 20:19, 30:9)

    Në çerekun e parë kryeqytetasit ishin paksa më të mirë, ndërsa verdhezinjtë nuk lejonin shkëputjen e tyre, por një seri prej 5:0 në fund, bëri që të fitojnë këtë pjesë 25:19.

    Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, sidomos ishin të saktë për tri pikë dhe kjo ndihmoi të rritin epërsinë, që shkoi në 11 pikë, 45:34, por më pas pejanët me një seri prej 0:7, afruan rezultatin në 47:43, sidoqoftë, Prishtina sërish në fund ishte më e mirë dhe shkoi në pushim me rezultat 52:45.

    Lojë interesante u zhvillua në çerekun e tretë, me mysafirët që disa herë afruan shifrat minimalisht, por sërish në fund, gjashtë pikë radhazi nga vendasit bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 71:65.

    Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Peja ishte e jashtëzakonshme, duke bërë përmbysjen në 73:84, e më pas nuk e lëshuan epërsinë për të triumfuar në fund 80:95.

    Basketbollistët më të mirë te Peja ishin Justin Davis me 17 pikë e 18 kërcime, Jacob Calloway me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 13 pikë e shtatë asistime.

    Në anën tjetër, më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 17 pikë, Steven Davis me 14 pikë dhe Shaheed Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.

    Tani, Sigal Prishtina ka katër fitore e dy humbje, derisa Peja ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Rezultati final i ndeshjes, 95:80 në favor të Pejës.

  • Jude Bellingham i vetëm e mposht Barcelonën

    Jude Bellingham i vetëm e mposht Barcelonën

    Ka përfunduar “El Clasico” e parë e këtij sezoni të La Ligas, ku tre pikët i ka arkëtuar skuadra e Carlo Ancelottit.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Camp Nou”, Reali e ka mposhtur Barcelonën 2:1, raporton KosovaPress.

    Fillimisht, ishte Barça ajo e cila kaloi në epërsi e para, me golin e Ilkay Gundogan në minutën e 7’.

    Ndërkaq, heroi i Real Madridit ishte Jude Bellingham, i cili barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 68’, ndërsa siguroi fitoren e “Galaktikëve” me golin e tij në minutën e 90+2’.

    Me pikët e reja, Reali ngjitet në pozitën e parë në tabelë në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Girona në vendin e dytë, kurse Barcelona zë vendin e tretë me 24 pikë të tubuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Realit.

  • UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

    UEFA përditëson ranglistën e klubeve, Ballkani ngritët për 162 pozita nga viti i kaluar – renditja e të gjitha skuadrave kosovare

    Qeveria e futbollit evropian, UEFA së fundmi e ka përditësuar ranglistën në nivel të klubeve, ku ngritje historike ka bërë kampioni i Kosovës, Ballkani.

    Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në skuadra të tjera kosovare si Drita, Gjilani e Dukagjini, të cilat ishin pjesëmarrëse në garat evropiane, raporton KosovaPress.

    Më së miri në ranglistën e re të UEFA-s gjendet Ballkani, i cili është ngritur për 162 pozita më lartë nga sezoni i kaluar.

    Vitin e kaluar kampioni i Kosovës ishte në pozitën e 334-të me 3000 pikë, kurse këtë sezon renditet në vendin e 172-të me 7500 pikë.

    Në pozitën e dytë nga skuadrat kosovare renditet ajo e Dritës, e cila zë vendin e 201-të. Gjilanasit kanë rënë për dy pozita për dallim nga viti i kaluar, dhe gjenden në kuotën e 6500 pikëve .

    Ngritje ka edhe skuadra e Gjilanit, e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 371-të, kurse tani renditet në vendin e 340-të me 3000 pikë të arkëtuara.

    3000 pikë i ka edhe Prishtina, e cila ka pësuar rënie nga pozita e 312-të në 345.

    Ndërkaq, Dukagjini zë vendin e 370-të në këtë ranglistë me 1500 pikë, ndërsa Llapi gjendet një pozitë më poshtë.

    Më poshtë e gjeni ranglistën e UEFA-së për klubet kosovare.

  • Florent Muslija nuk ka të ndalur, shënon përsëri gol për Padebornin

    Florent Muslija nuk ka të ndalur, shënon përsëri gol për Padebornin

    Mesfushori i kombëtarës së Kosovës Florent Muslija ka vazhduar formën e mirë në Bundesliga 2.

    25 vjeçari ka shënuar edhe këtë javë gol për skuadrën e tij Padeborn përballë Hertha Berlin.

    Derisa po zhvillohej minuta e 47, rezultati ishte 2:0 për Hertha Berlin,  Muslija u gjend bukur në zonë dhe me një goditje të saktë realizoi gol për 2:1. Sidoqoftë vendasit në fund fituan me rezultatin 3:1.

    Kur jemi te Muslija ky ishte goli i gjashtë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe një asistim.