ATV

Category: Sport

  • Prepolli: Në shtëpi ne nuk i kemi 8 topa e Messi i fitojë të ARTË

    Prepolli: Në shtëpi ne nuk i kemi 8 topa e Messi i fitojë të ARTË

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ Arsim Prepolli a e ka komentuar fitoren e çmimit ‘Topi Artë’ nga Leo Messi

    Prepolli ka deklaruar që për Messin ma nuk është interesante ky titull.

    ‘Messit iu kanë bërë si ditëlindje, ne në shtëpi nuk i kemi 8 topa, ai ky i fitoj të Artë, çka me thënë tjetër’ tha Prepolli.

    Komplet emisionin mund të shikoni më poshtë.

  • Dragusha: Duhet të jemi falënderues ndaj Zotit që e kemi Leo Messin

    Dragusha: Duhet të jemi falënderues ndaj Zotit që e kemi Leo Messin

    Ish kapiteni i kombëtarës së Kosovës në futboll, Muhmet Dragusha ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ me Doruntina Alshiqin në ATV.

    Dragusha e ka komentuar fitoren e Topit të Artë nga Leo Messi.

    ‘ Duhet të jemi falënderues Zotit që e kemi Messin’ ka thënë ndër tjera Dragusha

    Për më shumë shikojeni emisionin më poshtë.

  • Lionel Messi e fiton “Topin e Artë” për herën e 8 në karrierë

    Lionel Messi e fiton “Topin e Artë” për herën e 8 në karrierë

    Lionel Messi ka vendosur hegjemoninë absolute për fitoren e trofeut të ”Topit të Artë” teksa ka fituar për herë të 8 në karrierë këtë çmim të rëndësishëm individual, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Cristiano Ronaldo.

    Ylli argjentinas mori trofeun në mbrëmjen gala të zhvilluar në Paris, duke mundur Erling Halaand dhe Kilian Mbappe, të cilët ishin rivalët e vetëm që mund të kërcënonin futbollistin i cili u zgjodh si fitues për shkak të triumfit të tij në Kupën e Botës në dhjetorin e kaluar.

  • ​Liga e Kombeve/ Kosova synon fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

    ​Liga e Kombeve/ Kosova synon fitoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Dardanet” vijnë pas fitores së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen e nesërme e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, nga ora 17:00.

    Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

    Në anën tjetër, Lumbardha Misini dhe Blerta Smaili treguan për motivin që fitorja e të premtes ju ka dhënë, derisa pohuan se janë përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve. Ato e konsiderojnë të vështirë përballjen e të hënës, por po ashtu theksojnë se dëshira dhe atmosfera është tejet pozitive dhe shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë.

    Një tjetër dëshirë e futbollisteve kosovare ishte edhe përkrahja në stadium nga ana e tifozëve “Dardanët“.

  • ​Skitarja austriake Sophie Sorschag merr leje që ta garojë për Kosovën

    ​Skitarja austriake Sophie Sorschag merr leje që ta garojë për Kosovën

    Skitarja e kërcimeve, Sophie Sorschag, tani e tutje mund të garojë për Kosovën.

    Sorschag, që në janar të këtij viti vendosi të lë Austrinë dhe të garojë për Kosovën në garat ndërkombëtare, është dashur të presë rreth 10 muaj për t’iu dhënë drita e gjelbër nga Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS).

    FIS ka vendosur flamurin e Kosovës tashmë në uebfaqe, tek profili zyrtar i Sorschagut.

    Deri tek konfirmimi i FIS-it, është dashur një punë e gjatë insistimesh dhe kërkesash, të bëra nga drejtuesit e KOK-ut, presidentit Ismet Krasniqi e sekretarit të përgjithshëm, Besim Aliti, si dhe kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi.

    I pari i KOK-ut, Krasniqi dhe i pari i skitarisë në Kosovë, Kelmendi, falënderuan FIS-in, që përkundër vonesës, i dha lajmin e shumëpritur FSK-së.

    Kelmendi, që është edhe nënpresident i KOK-ut, shtoi se tani e tutje presin që 24-vjeçarja të përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat e rëndësishme ndërkombëtare.

    Sophie Sorschag ka një bagazh të madh në kërcimet me ski. Ajo u shpall kampione e botës në garat ekipore me Austrinë në vitin 2021, ndërsa mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

    Karriera dhe potenciali i saj japin shpresa për medalje historike për Kosovën në sportet dimërore, pse jo edhe në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Kortina 2026.

  • ​Caktohet gjyqtari i derbit mes Ballkanit dhe Dritës

    ​Caktohet gjyqtari i derbit mes Ballkanit dhe Dritës

    Në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet edhe superderbi ndërmjet Ballkani dhe Dritës.

    Këto dy skuadra e kryesojnë tabelën e elitës së futbollit kosovar, andaj interesimi për të do të jetë jashtëzakonisht i madh, raporton KosovaPress.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Suharekë, derisa FFK ka caktuar tashmë edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

    Gjyqtar kryeso do të jetë Mervan Bejtullahu, ndërsa ai do të asistohet nga dyshja e anësorëve Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

    Ballkani është lider i tabelës me 26 pikë, katër më shumë se Drita që ka 22 sosh.

  • ​Humb jetën tifozi që provoi të futet në stadium pa biletë në ndeshjen Napoli-Milan

    ​Humb jetën tifozi që provoi të futet në stadium pa biletë në ndeshjen Napoli-Milan

    Trupi i një burri u gjet në zonën e parkimit poshtë stadiumit “Diego Armando Maradona” pas derbit ndërmjet Napolit dhe Milanit.

    “La Gazzetta dello Sport” raporton se trupi i një 42-vjeçari u zbulua në zonën e parkimit të braktisur poshtë tribunave të mysafirëve të stadiumit gjatë natës.

    Një mik i viktimës i tha policisë se të dy ishin futur në stadium përmes një tuneli, duke u përpjekur të arrinin në tribunë pa pasur biletë për ndeshjen, përcjellë KosovaPress.

    Viktima, nga Bacoli, në provincën e Napolit, shkoi i pari dhe u ngjit në përpjekje për të hyrë në stadium, por ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash në tokë. Hyrja e shokut të tij u bllokua nga një tra i rënë dhe ai hoqi dorë nga përpjekjet për të hyrë.

    Në fushë, Napoli u ndal në barazim 2-2 nga Milani, me golat e Olivier Giroud, Matteo Politano dhe Giacomo Raspadori.

  • ​Sulmuesi i Prishtinës shpallet “Ylli i javës” në Superligë

    ​Sulmuesi i Prishtinës shpallet “Ylli i javës” në Superligë

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, @albimall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

    Çmimi “Ylli i javës” për javën e 11-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC. Prishtina, Jalen Miller Blesa

    Blesa kontribuoi me dy gola në fitorend e Prishtinës me rezultat 2-1 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri” të shtunën. Kjo ishte fitorja e tretë për FC. Prishtina në këtë edicion, por e para pas shtatë ndeshjeve.

    Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

    “Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës”, ka thënë Blesa për faqen zyrtare të FFK-së.

  • ​Sonte jepet Topi i Artë

    ​Sonte jepet Topi i Artë

    Ngjarja prestigjioze e futbollit botëror, Topi i Artë është do të zhvillohet sonte në Paris.

    Lionel Messi është kandidati favorit për ta fituar Topin e tetë të Artë të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

    Çmimi prestigjioz është dominuar gjatë 15 viteve të fundit nga Messi dhe kundërshtari i tij i vjetër Cristiano Ronaldo , të cilët e kanë fituar atë 12 herë mes tyre. Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë fituar Topin e Artë që kur Ronaldo fitoi të parin në vitin 2008. Luka Modric e fitoi atë në vitin 2018 dhe Karim Benzema u kurorëzua vitin e kaluar pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin.

  • ​Ballkani s’ka të ndalur, Drita e Llapi ndalen me barazime

    ​Ballkani s’ka të ndalur, Drita e Llapi ndalen me barazime

    Ballkani ka regjistruar fitore të pastër me rezultat 3-0 ndaj Feronikelit për ta blinduar kështu pozitën e parë në tabel.

    Kryesiu, Kuc dhe Gripshi ishin realizuesit e golave për skuadrën e Ilir Dajës që tani ka 26 pikë në vendin e parë, raporton KosovaPress.

    Llapi nga ana tjetër ka marr një barazim pa gola me Dukagjinin për të vazhduar kështu me ecuri jo stabile të rezultateve.

    Ashtu sikur Llapi, me barazim është ndalur edhe Drita që ka luajtur 1-1 me Lirinë e Prizrenit në Gjilan.

    Krasniqi i kaloi vendasit në epërsi në minutën e katër, por në minutën e 73-të mysafirët barazuan 1-1 përmes Tijuezas.