ATV

Category: Sport

  • Pochettino beson se Tottenhami mund ta fitojë Premier Ligën

    Pochettino beson se Tottenhami mund ta fitojë Premier Ligën

    Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur në konferencën e sotme para derbit me Tottenhamin.

    Pochettino rikthehet te Tottenhami pas katër vitesh, por tani si trajner i Chelseat, kur të dy ekipet përballen të hënën me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

    Në konferencën për media, Pochettino tha se beson që Tottenhami mund ta fitojë Premier Ligën këtë vit.

    “Është një ndjenjë e çuditshme të rikthehem te Tottenhami pas katër vitesh, por do të jetë një ditë e lumtur. Unë e ndjej se Tottenhami me të vërtetë mundet që ta fitojë ligën, ata po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”, tha Pochettino.

     

  • ​Distria në gjysmëfinale të Evropianit të xhudos

    ​Distria në gjysmëfinale të Evropianit të xhudos

    E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e mposhti në çerekfinale xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva, raporton KosovaPress.

    Deri te gjysmëfinalja, Distria në raundin e parë ishte e lirë kurse në të dytin fitoi me Wazaari dhe Ippon kundër kroates, Ana Viktorija Puljiz.

    Distria vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, duke e mposhtur Mammadaliyeva të Azerbajxhanit.

    Tani, në gjysmëfinale Krasniqi do të përballet me nënkampionen olimpike nga Rio 2016 në këtë kategori, Odette Giuffrida.

  • ​Gjakova lufton për gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos

    ​Gjakova lufton për gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos

    Sikurse Distria Krasniqi, edhe Nora Gjakova ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos për senior.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova e mposhti në raundin e dytë xhudisten polake, Arleta Podolak, raporton KosovaPress.

    Raundin e parë Nora e kaloi pa luftë, kurse në të dytin fitoi ndaj polakes Podolak, kurse tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Gjermania, Pauline Starke.

  • ​Distria në çerekfinale të Evropianit të xhudos

    ​Distria në çerekfinale të Evropianit të xhudos

    E arta jonë olimpike, Distria Krasniqi ka siguruar çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e ka mposhtur në raundin e dytë xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz, raporton KosovaPress.

    Raundin e parë Krasniqi e kaloi pa luftë, në të dytin mposhti kroaten Puljiz, kurse tani në çerekfinale do të përballet me xhudisten nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

  • ​Loxha mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos

    ​Loxha mposhtet në raundin e dytë të Evropianit të xhudos

    Xhudistja jonë, Flaka Loxha ka pësuar humbje në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos për senior, që po mbahet në Montpellier të Francës.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u mposht në raundin e dytë nga xhudistja serbe, Marica Perisic, raporton KosovaPress.

    Në raundin e parë, Loxha e mposhti xhudisten bullgare, Ivelina Ilieva.

  • ​Loxha kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos, rivalja e radhës nga Serbia

    ​Loxha kalon në raundin e dytë të Evropianit të xhudos, rivalja e radhës nga Serbia

    Xhudistja jonë, Flaka Loxha e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian të xhudos për senior.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha e mposhti në raundin e parë të kësaj gare xhudisten bullgare, Ivelina Ilieva, raporton KosovaPress.

    Tani, në raundin e dytë Loxha do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perisic.

  • ​UEFA e dënon Serbinë dhe e gjobit me 90 mijë euro

    ​UEFA e dënon Serbinë dhe e gjobit me 90 mijë euro

    UEFA e ka dënuar Serbinë që të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në shtëpi për Kampionatin Evropian në një stadium bosh.

    Po ashtu, qeveria e futbollit evropian (UEFA) e gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë me 90 mijë euro, raporton KosovaPress.

    Dënimi dhe gjoba vijnë për shkak të sjelljeve jo të mira gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2024 me Malin e Zi më 17 tetor.

    Kjo nënkupton që Serbia do ta luajë ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Bullgarisë me një stadium bosh më 19 nëntor.

    Serbia deri tani është gjobitur me 144,250 euro për shkak të koreve raciste në dy ndeshjet e fundit.

  • Gjashtë kampionët e xhudos synojnë të përsëritin suksesin e Kelmendit në Francë

    Gjashtë kampionët e xhudos synojnë të përsëritin suksesin e Kelmendit në Francë

    Nëntë vjet më parë Majlinda Kelmendi u bë kampione e Evropës në xhudo, dhe nga nesër gjashtë xhudistë të ekipit kosovar do të tentojnë të përsëritin suksesin e heroinës sonë në Francë.

    Nga nesër në Montpellier të Francës do të mbahet Kampionati Evropian i xhudos, ku pjesëmarrës do të jenë gjashtë kampionët tanë të xhudos, raporton KosovaPress.

    Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Flaka Loxha do të synojnë të përsërisin suksesin e Majlindës në Francë, pikërisht në Evropianin e xhudos.

  • Kryeministri Kurti mirëpriti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

    Kryeministri Kurti mirëpriti karateistet e Kosovës, fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në karate, në konkurrencën e vajzave, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla, i cili ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Karatesë, që u mbajt nga 24-29 tetor në Budapest të Hungarisë.

    Me këtë rast, kryeministri Kurti i uroi për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror, në të njëjtën kohë u dëshiroi atyre suksese të mëtejme duke i siguruar mbështetje institucionale në mënyrë që të vazhdojnë me rezultate e suksese tjera.

    Sportistet falënderuan kryeministrin Kurti për pritjen dhe mbështetjen. Gjatë bashkëbisedimit ato ndanë me të përvojat e tyre nga pjesëmarrja në kampionat dhe rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale.

    Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate. Kosova në këtë kampionat regjistroi katër fitore duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin dhe vetëm një humbje, nga Japonia, e cila më pas arriti deri në final. Vlen të theksohet në këto pesë meçe të Kosovës, karateistja Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore. Në këtë garë, morën pjesë gjithsej 55 shtete nga e gjithë bota.

  • Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    Samir Ujkanit emërohet zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës

    1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare. Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

    Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.

    Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

    Në fakt, presidenti Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

    I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm. Tutje, presidenti Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

    Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës. Ai falënderoi presidentin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër.