ATV

Category: Sport

  • Gjilani shkatërron Lirinë në Prizren

    Gjilani shkatërron Lirinë në Prizren

    Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Lirisë dhe Gjilanit, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Superligës së Kosovës.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Përparim Thaçi”, Liria është mposhtur 4:0 si vendase nga Gjilani.

    Golat për gjilanasit i shënuan Edi Basa nga penalltia (minuta e 23’), Elvedin Heric (minuta e 26’ dhe 30’) dhe Elton Cale (minuta e 85’).

    Me pikët e reja, Gjilani ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vendin e shtatë, krahas Lirisë që renditet e fundit me vetëm nëntë pikë.

    Rezultati final, 4:0 në favor të Gjilanit.

  • Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”, Asani e Asllani në “podium”

    Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”, Asani e Asllani në “podium”

    UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

    Sulmuesi anësor i Kombëtares së Shqipërisë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.

    Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës.

  • Skitarja Sophie Sorschag debuton sonte për Kosovën

    Skitarja Sophie Sorschag debuton sonte për Kosovën

    Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, do të debutojë sonte për Kosovën.

    Ajo ndodhet në Lillehammer të Norvegjisë, ku prej sot e deri të dielën mbahen garat e Kupës së Botës.

    Sonte prej orës 20:00 zhvillohen kualifikimet.

    Sorschag më parë ka garuar për Austrinë, ndërsa prej këtij viti ka marrë nënshtetësinë e Kosovës.

  • ​Vashat e Kosovës shkatërrojnë Bullgarinë, promovohen në Ligën B të Ligës së Kombeve

    ​Vashat e Kosovës shkatërrojnë Bullgarinë, promovohen në Ligën B të Ligës së Kombeve

    Kombëtarja e Kosovës e femrave e ka siguruar kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, vashat e Kosovës e kanë shkatërruar Bullgarinë duke e mposhtur 5:1, raporton KosovaPress.

    Golat për “Dardanet” i shënuan Donjeta Halilaj (minuta e 39’), Valentina Metaj (minuta e 58’), Modesta Uka (minuta e 71’) dhe Ereleta Memeti (minuta e 84’ dhe 89’).

    Me pikët e reja, Kosova ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë të Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve, dhe siguron kualifikimin në Ligën B.

    Rezultati final, 5:1 në favor të Bullgarisë.

  • ​Ky është shorti i Kupës së Kosovës

    ​Ky është shorti i Kupës së Kosovës

    Në ambientet e selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur sot shorti i Kupës së Kosovës.

    Shorti u hodh për fazën e 1/16-ës së finales së kësaj gare, dhe ka prodhuar disa përballje tejet interesante, raporton kp.

    Kampioni aktual, Prishtina luan si mysafirë i Rahovecit, kurse kampioni i Superligës, Ballkani, përballet kundër Drenicës.

    Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe skuadrës së Faruk Statovcit, Phoenix.

    Shortin e plotë të 1/16-ës së Kupës së Kosovës e gjeni më poshtë.

    Prishtina e Re – Behari

    Rahoveci – Prishtina

    Fushë Kosova – 2 Korriku

    Ramiz Sadiku – Gjilani

    Suhareka – Trepça

    Vllaznia – Trepça ‘89

    Dinamo – Vushtrria

    Flamurtari – Dukagjini

    Feronikeli ’74 – Istogu

    Dardania – Drita

    Liria – Rilindja 1974

    Vëllaznimi – Ferizaj

    Llapi – Phoenix

    Ulpiana – Vjosa

    Malisheva – Kika

    Drenica – Ballkani

  • ​Drita prezanton sot trajnerin e ri

    ​Drita prezanton sot trajnerin e ri

    Klubi i futbollit Drita ka bërë të se sot do ta mbajë një konferencë për media në të cilën edhe do të emërohet trajneri i ri.

    Skuadra gjilanase shkarkoi trajnerin grek Akis Vavalis pas humbjen nga Prishtina, ndërsa tashmë ka gjetur pasuesin e ti, raporton KosovaPress.

    Në krye të Dritës pritet të emërohet trajneri Zekirja Ramadani.

    “Klubi jonë FC DRITA do të mbaj konferenc për media nga ora 15:00 në zyrtat e klubit. Para gazetarëve drejtori gjeneral z. Feti Murseli do ta prezantoj trenerin e ri.”, thuhet në njoftimin e Dritës.

  • ​Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për reklamat e Binance

    ​Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për reklamat e Binance

    Futbollisti Cristiano Ronaldo po përballet me një padi kolektive në SHBA për promovimin e tij të Binance, shkëmbimit më të madh të kriptomonedhave në botë.

    Paditësit pretendojnë se miratimi i tij i shtyu ata të bënin investime me humbje. Ata po kërkojnë dëmshpërblim prej “një shume që tejkalon” 1 miliard dollarë (790 milion £).

    Në nëntor të vitit 2022, Binance njoftoi koleksionin e tij të parë “CR7” të “NFT” në partneritet me Ronaldon, për të cilin futbollisti tha se do t’i shpërblente fansat “për të gjitha vitet e mbështetjes”.

    NFT-të janë asete virtuale që mund të blihen dhe shiten, por që nuk kanë formën e tyre të botës reale – me fjalë të tjera ato ekzistojnë vetëm në mënyrë digjitale. Në përgjithësi, ato përdoren për të shënuar pronësinë e diçkaje, si p.sh. një fotografi ose video në internet.

    “CR7” i referohet inicialeve dhe numrit të fanellës së Ronaldos, dhe përdoret si markë në një gamë produktesh që e kanë ndihmuar atë të bëhet një nga atletët më të pasur në tokë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Në një video të mediave sociale duke njoftuar partneritetin, Ronaldo u tha investitorëve të mundshëm “ne do të ndryshojmë lojën NFT dhe do ta çojmë futbollin në nivelin tjetër”.

    NFT-ja më e lirë nga koleksioni ishte me çmim 77 dollarë kur doli në shitje në nëntor të vitit 2022 – por një vit më vonë, çmimi i tij ishte rreth 1 dollarë.

    Binance, i akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash, përballet me një dënim prej 4.3 miliardë dollarësh.

    Subjekte të tjera, duke përfshirë Major League Baseball dhe Formula 1, po përballen gjithashtu me padi në grup në lidhje me promovimet e kriptomonedhave.

    Ronaldo dhe Binance, duke planifikuar bashkëpunime të ardhshme, nuk i janë përgjigjur kërkesave të BBC-së për koment.

  • ​Zvicra merr vendim për të ardhmen e Murat Yakin

    ​Zvicra merr vendim për të ardhmen e Murat Yakin

    Diskutimet për të ardhmen e Murat Yakin si trajner i Kombëtares së Zvicrës kanë qenë tema kryesore e javëve të fundit. Tani federata ka marrë një vendim.

    Mediat zvicerane raportonë se federata ka konfirmuar se Zvicra do të shkojë në Kampionatin Evropian në Gjermani verën e ardhshme me Yakin si trajner.

    Që nga marrja e detyrës në verën e vitit 2021, 49-vjeçari kishte arritur të gjitha objektivat e tij: kualifikimin në Kupën e Botës në Katar, mbijetimin e fazës së grupeve në Kupën e Botës, shmangien e rënies në Ligën e Kombeve dhe kualifikimin në Kampionatin Evropian. në Gjermani verën e ardhshme. Ky i fundit, megjithatë, bëri që pozicioni i tij të lëkundet.

    “Yakin na ka treguar me zgjidhje konkrete se si dëshiron të avancojë më tej ekipin dhe stafin”, tha drejtori i kombëtares Pierluigi Tami të martën. “Ai na bindi se ai është njeriu i duhur për postin e trajnerit”.

    Pas përfundimit të Kampionatit Evropian 2024, do të bëhet një marrëveshje se si do të vijojnë gjërat mes palëve.

  • 260 kilometra për nder të Flamurit, Erzen Zymberaj arrin në Tiranë

    260 kilometra për nder të Flamurit, Erzen Zymberaj arrin në Tiranë

    Përgatiti: Lorik Gërbeshi

    Data 28 nëntor shënoi një nga sfidat personale për atletin profesionist, Erzen Zymberaj.

    Zymberaj mori vendim që për nder të kësaj dite të marrë rrugën e gjatë prej 260 kilometrash, nga Prishtina e deri në Tiranë.

    Qëllimin e tij, Erzen e arriti.

    Pas 24 orësh vrapim, mes sfidash e vështirësish, ai mbërriti në Tiranë, ku u prit nga dhjetëra qytetarë.

    Distanca e gjatë e rrugës që vendosi të ndërmarrë, iu desh që edhe përgatitjen fizike ta kishte të veçantë.

    Për një kohë të gjatë, ishte në përgatitje intensive, andaj edhe aktivitetet fizike i kishte rreth 20 orë brenda javës.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:

  • U nis me vrap nga Prishtina për Tiranë, atleti Erzen Zyberaj arrin në destinacion për të festuar 28 Nëntorin

    U nis me vrap nga Prishtina për Tiranë, atleti Erzen Zyberaj arrin në destinacion për të festuar 28 Nëntorin

    Atleti Erzen Zyberaj i cili është nisur dje nga Prishtina për në Tiranë në vrap, ka arritur sot atje rreth orës 14:30. Ai ka shkuar në Tiranë për të nderuar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin.

    Pamje nga arritja e tij në Tiranë ka publikuar faqja “Maraton Albania”. Në këto pamje, ai shihet duke vrapuar me flamurin e Republikës së Kosovës në Sheshin “Skënderbe” në Tiranë.

    “Mbërritja me suksese nga Skënderbeu i Prishtinës deri sheshin Skënderbe ne Tirane e maratonomakut Erzen Zyberaj. Jemi shume te lumtur qe morem pjese ne mbylljen e kesaj gare dhe ne si shoqata Maraton Albania i urojme Erzenit shume suksese 👏👏👏”, thuhet në postim.