ATV

Category: Sport

  • Erling Haaland shkruan historinë, thyen rekordin e legjendës së njohur angleze

    Erling Haaland shkruan historinë, thyen rekordin e legjendës së njohur angleze

    Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, është bërë lojtari më i shpejtë në histori të Ligës Premier që shënon 50 gola, duke thyer rekordin e mëparshëm të ish-legjendës angleze, Andrew Cole.

    Haaland shënoi në minutën e 27-të në duelin mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit të shtunën duke e arritur këtë rekord në vetëm 48 ndeshje të luajtura, pas një asistimi nga Nathan Ake.

    Ky ishte goli i 18-të i Haalandit në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

    23-vjeçari tani ka lënë prapa vetes shumë sulmues legjendar të Ligës Premier si, Alan Shearer(56), Ruud van Nistelrooy (68), Fernando Torres dhe Mohamed Salah (72), që të gjithë mbrapa Haalandit kur flasim për më të shpejtin që ka shënuar 50 gola.

    Ky ishte një rekord që ishte synuar tash e sa kohë nga Haaland duke marrë parasysh sa i pamëshirshëm është para portës. 36 golat e shënuar sezonin e kaluar që ishte sezoni debutues për të në Angli, ishte rekord për një edicion të ligës.

    Reprezentuesi norvegjez ka shkëlqyer për “Qytetarët” që prej se iu bashkua nga Borussia Dortmundi vitin e kaluar, duke qenë një ndër lojtarët kryesor në fitimin e tripletës vitin e kaluar.

    Haaland tani do të ndjekë rekordin e Shearer për shënimin e 100 golave. Legjenda e të gjitha kohërave e Ligës Premier u desh të luajë 124 ndeshje për të shënuar kaq gola./Telegrafi/

  • Moti i ligë, Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

    Moti i ligë, Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita

    Është shtyrë ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e paraparë që të zhvillohet sot në Hajvali, nga ora 13:00.

    Lajmi u konfirmua nga klubi prishtinas, përcjell Gazeta Express.

    “Komisioni i mbikqyrjes së fushave kanë konstatuar që fusha e stadiumit të Kompleksit Kombëtar në Hajvali është e mbuluar me trashëri të theksuar të borës dhe akullit, andaj Komisioni i garave kaë vendosur që përballja të shtyhet për ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

  • Trepça-Peja, derbi i madh i basketbollit kosovar zhvillohet sot

    Trepça-Peja, derbi i madh i basketbollit kosovar zhvillohet sot

    Fundjava sjell super derbi nga elita e basketbollit. Padyshim që sfida kryesore e kësaj xhiro është Trepça-Peja.

    Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, të dy skuadrat janë përqendruar në garat vendore, ku kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

    Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore e një humbje, duke e bërë sfidën edhe më interesante të shtunën.

    Këto dy skuadra u përballen edicionin e kaluar në finale të Play-off-it, ku triumfuan verdhezinjtë, që u shpallën kampionë, ndërsa ‘Xehetarët’ triumfuan në Superkupën e Kosovës, duke mundur pikërisht pejanët.

    Takimi tjetër i së shtunës është mes Bashkimit dhe Istogut.

    Prizrenasit kanë tri fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e tetë humbje.

    Pikërisht fitoren e vetme “Djemtë e Bjeshkës” e kanë ndaj prizrenasve.

  • Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

    Kovac te Kosova? Wolfsburgu jep përgjigje zyrtare

    Në mesin e shumë emrave që po lakohen në media vendore si kandidat për stolin e trajneri të Kombëtares së Kosovës, është edhe kroati Niko Kovac.

    Largimi i Primoz Glihas e ka lënë vakant këtë pozitë dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri.

    Kroati Niko Kovac është në krye të skuadrës gjermane Wolfsburg e cila së fundi është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve duke bërë që e ardhmja e tij të jetë e pasigurt, për t’u p[arë kështu si një opsion për të marr drejtimin e Dardanëve.

    Të kontaktuar nga KosovaPress, nga klubi gjerman kanë thënë se “nuk kanë përgjigje për këtë çështje”.

    “Për çështje si kjo dhe të tjera të cila i konsiderojmë të brendshme, ne nuk mund të përgjigjemi”, thuhet në përgjgijen e Wolfsburgut për KosovaPress.

    Ndryshe, burime brenda FFK-së i kanë thënë KosovaPressit se deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret për stolin e trajnerit të ri, por që një vendim mund të merret së shpejti.

  • Silvinjo nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës

    Silvinjo nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë” në Samitin e Diasporës

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Campos Junior, është shpërblyer me çmimin “Shqiponja e Artë” për kontributin e tij në fushatën kualifikuese të Kombëtares kuqezi, që arriti të siguronte një biletë historike për në finalet e Euro “Gjermani 2024”.

    Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit Shqiptar në faqen zyrtare.

    Çmimin për suksesin e treguar ia dorëzoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    “Dua të falënderoj të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare, janë të gjithë të fortë, por sigurisht pa harruar edhe stafin teknik dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. Ne jemi këtu disa përfaqësues, por ne kemi mbi 15 persona në stafin e skuadrës”, ka potencuar Sylvinho pas pranimit të çmimit.

    “Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë skuadrës, pasi pa ata lojtarë nuk do të ishte e mundur të isha në këtë mbrëmje dhe të marr këtë çmim që për mua është një nder i madh. Një qytetar i botës i lindur në San Paolo, që ka bërë një rrugëtim të gjatë në futboll duke kaluar nga Londra, Mançester, Milano dhe sot një qytetar shqiptar. Ju faleminderit edhe një herë të gjithëve”, theksoi Sylvinho.

    Ndryshe, Samiti i 3-të i Diasporës zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe bën bashkë përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh në Itali, studiues e historianë në Ditën e Arbëreshëve.

    Historike: Shqipëria kualifikohet në “Euro 2024”

    Kombëtarja Shqiptare është kualifikuar në “Euro 2024”. Kuqezinjtë kanë dhuruar edhe një natë magjike për të arritur qëllimin e madh.

  • Legjenda holandeze Phillip Cocu në mesin e favoritëve për përzgjedhës te Kosovës

    Legjenda holandeze Phillip Cocu në mesin e favoritëve për përzgjedhës te Kosovës

    Legjenda e futbollit holandez dhe ish lojtari i Barcelonës Phillip Cocu, është emri i fundit i cili është kandidat për postin e përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës në futboll.

    Sipas burimeve të ATV-së brenda federatës së futbollit të Kosovës, përfaqësuesit e trajnerit tashmë kanë shprehur interesim për këtë pozitë.

    Kur jemi te Cocu, 53 vjeçari aktualisht është duke e drejtuar skuadrën holandeze Vitesse, kurse me parë ka qenë pjesë edhe e gjigantit PSV, ku ka arritur të shpallet tri herë kampion i Holandës.

    Pëveç PSV dhe Vitesses, Cocu, ka drejtuar edhe Fenerbahçen, Derby Countin dhe ka qenë asistent për katër vite te kombëtarja e Holandës.

    Përndryshe përveç Cocu, deri me tani emrat që janë përmendur si kandidat për postin e slektorit të Kosova janë: Niko Kovac, Ilir Daja, Blaze Silskovic, Fatih Terim dhe Gianni De Biasi.

  • 50 shtete pjesëmarrëse në Evropianin e xhudos në Prishtinë

    50 shtete pjesëmarrëse në Evropianin e xhudos në Prishtinë

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos vjen si ngjarja më e madhe sportive në vend.

    Kjo ngjarje do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 16 dhjetor.

    Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000 euro në total në të gjitha kategoritë.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

    Federata e Xhudos e Kosovës bëri me dije se hyrja do të jetë falas për të gjithë.

  • Malisheva-Ballkani, formacionet zyrtare

    Malisheva-Ballkani, formacionet zyrtare

    Sot me fillim nga ora 13:00 stadiumi “Liman Gegaj” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Malishevës dhe Ballkanit.

    Kjo ndeshje i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës, ku në xhiron e fundit Malisheva e mposhti 1:0 Gjilanin, kurse Ballkani fitoi 3:1 kundër Dukagjinit, raporton KosovaPress.

    Momentalisht, Malisheva zë vendin e katërt me 20 pikë, krahas Ballkanit që renditet në pozitën e parë në kuotën e 32 pikëve, dhe me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe Ballkani e mposhti 3:2 Malishevën.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.

    Malisheva

    Ballkani

  • ​Di Maria njofton largimin nga Argjentina

    ​Di Maria njofton largimin nga Argjentina

    Sulmuesi argjentinas Angel Di Maria do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Amerikës të vitit të ardhshëm, tha të enjten 35-vjeçari pasi përfaqësoi vendin e tij për 15 vjet.

    Di Maria ka bërë 136 paraqitje për kampionët e botës, Argjentinën, që nga debutimi i tij në vitin 2008, duke luajtur në katër Kupa Botërore dhe duke shënuar në ndeshjen finale të viti 2022 kundër Francës.

    Ai do të marrë pjesë në Kupën e tij të gjashtë të Amerikës në turneun që mbahet nga 20 qershori deri më-14 korrik në Shtetet e Bashkuara.

    “Copa America do të jetë hera e fundit që do të vesh fanellën e Argjentinës”, ka shkruar Di Maria në llogarinë e tij në Instagram.

    “Me gjithë dhimbje në shpirt dhe duke ndjerë një gungë në fyt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që më ka ndodhur në karrierën time. Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa brohoritjet e tifozëve më kanë mbushur shpirtin në këtë ndeshje të fundit, kam shijuar çdo sekondë me shokët dhe miqtë e mi”, shtoi ai, duke iu referuar ndeshjes së tij të fundit kualifikuese për Kupën e Botës, në të cilën Argjentina mundi Brazilin.

    Di Maria iu bashkua kampionëve portugez Benfica këtë vit, klubi për të cilin luajti midis 2007 dhe 2010 kur mbërriti për herë të parë në Evropë.

    Anësori ka luajtur edhe për Real Madrid, Paris St Germain, Juventus dhe Manchester United.

  • ​Basketboll/ Fundjava sjellë duele interesante në Superligën e femrave

    ​Basketboll/ Fundjava sjellë duele interesante në Superligën e femrave

    Fundjava sjell tri ndeshje mjaftë interesantë në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Femrave.

    Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Prizren, Bashkimi pret Peja 03 të premten më fillim nga ora 19:00.

    Superliga e Femrave vazhdon të shtunën ku Penza është nikoqire e Prishtinës. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00.

    Kurse të dielën zhvillohet ndeshja e fundit ë xhiros së gjashtë United Basketball udhëton në Mitrovicë për ndeshjen me Trepçën e cila do të fillon nga ora 16:00.