Skuadra italian, Roma ka njoftuar se trajneri José Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Ky vendim i skuadrës romake vjen pas rezultateve të dobëta në këtë edicion të Serie-A, e sidomos pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga rivali lokal, Lazio, përcjellë KosovaPress.
Portugezi udhëhoqi Romën deri tek triumfi në Ligën e Konferencës në Tiranë më 25 maj 2022 dhe në finalen e Europa League në Budapest sezonin e kaluar.
“Falënderojmë José në emër të të gjithë ne në AS Roma për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar që nga ardhja e tij në Giallorossi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Romës.
Superkupa e Kosovës ka disa vite që zhvillohet në dimër apo më saktë në muajin janar.
Edhe kësaj radhe fituesi i kampionatit Ballkani dhe fituesi i Kupës Prishtina do të përballën mes vete në këtë muaj me saktë me 20 janar në Antalya të Turqisë.
I ftuari në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, analisti i futbollit Taulant Dajaku ka ironizuar me vendimin e FFK-së që finalja e Superkupës të zhvillohet në Turqi.
Dajaku ka deklaruar që tjetrin vit finalja do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
‘Plani është se në vitin 2025 me u mbajt në Riad dhe ekipet që janë pjesëmarrëse me i fitu nga 2 milionë euro përshkak të vizionit të zhvilimit që është duke e zhvilluar FFK, pastaj edhe në Riad kanë me dashtë edhe Ballkanin edhe Dritën dhe të gjitha, tha me ironi’ Dajaku.
Gazetari i sportit Alban Lumi, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar dështimin e transferimit Arb Manaj të Malisheva dhe Prishtina.
Sipas Lumit, Malisheva dhe Prishtina e kanë kuptuar që Arb Manaj i Ballkanit nuk ka drejt me u aktivizu në këtë sezon, pasi që lojtari në edicionin 2023-24 është paraqitur edhe për klubin Slaven Belupo.
‘Unë kam informacione që Malisheva kishte tentuar me marrë Arb Manaj, por e kishte kuptuar pastaj që nuk ka drejt me lujtë. Sipas mendimit tim Malisheva u tregua klub profesional, kurse Drita klub amator’.
Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’ në ATV, Arsim Prepolli e ka komentuar fitoren e Messit për çmimet për më të mirin në Botë.
Sipas Prepollit, Leo Messi e ka merituar plotësisht çmimin që i është dhënë sonte.
‘Jemi me fat që jetojmë në kohën e Messit dhe Ronaldos. Messi është ujku i vjetër. Ai është më i mirë se të gjithë tjerët. Fal tij edhe në Amerikë po shikojnë futboll. Kështu që e ka meritu’. tha Prepolli.
Kujtojmë që Messi sot e fitoi për herë të dytë radhazi çmimin ‘The Best’ nga FIFA.
Futbollisti izraelit Sagiv Jehezkel u arrestua pas përkujtimit të tij publik të viktimave të masakrës së Hamasit më 7 tetor gjatë një loje në Super Ligën Turke. Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu e raportoi këtë të hënën mbrëma. U tha se lojtari i klubit të divizionit të parë Antalyaspor akuzohej për rebelim.
Jehezkel mbajti krahun e tij lartë të fashuar para kamerave në ndeshjen kundër Trabzonsporit të dielën pasi shënoi golin e barazimit. Mbi të ishte shkruar në anglisht “100 ditë” dhe data 7 tetor. Klubi e liroi menjëherë anësorin 28-vjeçar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministria e Jashtme izraelite po përpiqen ta sjellin lojtarin në Izrael, raportoi transmetuesi izraelit Channel 12, përcjellë KosovaPress.
Më 7 tetor 2023, terroristët nga Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste kryen një masakër në jug të Izraelit. Ata vranë 1200 njerëz dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në Rripin e Gazës. Izraeli u përgjigj me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës. Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, pothuajse 24,000 njerëz janë vrarë tani atje.
Jehezkel është një reprezentues izraelit dhe u transferua nga Hapoel Beer Sheva në Antalyaspor në Super Ligën Turke në shtator. Në 13 ndeshje këtë sezon ai ka tetë gola. Goli i barazimit të dielën ishte goli i tij i gjashtë në ligë këtë sezon.
Kaltrina Fazliu-Shillova, është ndarë nga jeta në moshë të re, në orët e para të së hënës.
Lajmi është njoftuar nga familjarët e saj përmes rrjeteve sociale.
Ata kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet në fshatin Zllatar të Prishtinës sot, me kohë të ikindisë.
“Sot me dt: 15/01/2024 vajza jone ndërroi jete! Ju njoftojmë se vorrimi bëhet me ikindi ne fshatin Zllatar- komuna Prishtinë! Të pikëlluar familja Fazliu-Shillova!”, thuhet në njoftim.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe bashkëshorti i saj, Alban Shillova, i cili është futbollist dhe ka qenë pjesë e klubeve si Malisheva e FC Prishtina.
“Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë! Varrimi bëhet me namazin e ikindisë në fshatin Zllatar”, thuhet në njoftimin e tij.
Real Madridi mposhti Barcelonën në derbin e finales së Superkupës së Spanjës, të luajtur në Arabinë Saudite. Brazilianët e skuadrës së Carlo Ancelottit bënë një spektakël ndaj katalanasve. Vinicius Junior shënoi hat-trick, ndërsa golin e katërt e shënoi Rodrygo. Golin e vetëm të katalanasve e shënoi Robert Leëandoëski.
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka folur në fund të ndeshjes së fituar me vendosmëri nga skuadra e tij dhe ka komentuar edhe një nga temat më “djegëse” në merkato.
I pyetur për Kylian Mbappe, i cili ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me PSG-në dhe është në listën e objektivave të Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë një përgjigje të prerë.
“Nuk është dita për të folur për këtë, është një ditë kur duhet të urojmë lojtarët që kemi, jo ata që kanë skuadrat e tjera”, tha presidenti i Real Madridit, përcjellë KosovaPress.
Interesimi i Real Madridit për yllin francez vazhdon të jetë i madh tash e shumë vite, por PSG këmbëngul për të mos e shitur atë.
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, e konfirmoi ofertën e Ballkanit për Drilon Hazrollajn, e cila ishte rreth 300 mijë euro.
Ai tha se oferta e tyre ka qenë më e madhe se sa e klubeve jashtë Kosovës.
“Ne kemi bërë ofertë shumë të madhe. Më shumë kemi bërë ofertë ne këtu në Kosovë se sa kanë ba klubet tjera jashtë Kosovës për lojtarët tanë”, tha Kabashi, duke aprovuar shifrën e përmendur nga gazetari se ka qenë rreth 300 mijë euro.
Ai tha se shitja e një lojtari me vlerë prej 1.5 milionë euro, është një lajm i mirë për Supërligën e Kosovës, sepse edhe klubet e tjera do ta kenë më lehtë të shesin lojtarë me shifra të tilla.
“Edhe Drilon Hazrollaj është super lojtar, ëhstë një djalë që është zhvillu shumë shpejtë, është tu shku shumë mirë . Ishalla e ka shëndetin dhe normal mendoj se mediat dhe këta menaxherat, po dyshoj se mos kanë me i prishë pak lojtarët, se me thanë kemi shku 1.5 milion dhe nuk e shiti klubi, ishalla shitet 1.5 milion se është e mira për klubin, se ne jemi miq me shumicën e klubeve. Është mirë për Superligën e Kosovës sepse kur shitet një lojtar 1.5 milion, edhe ne e kemi më lehtë më shitë lojtarë 1 milionë ose më pak”, tha Kabashi.
Ai tha se shpreson që do të vije momenti që prej Kosovës me dalë lojtar 1.5 milion apo 2 milionë. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, foli për ofertën që ka pasur nga një klub amerikan për Lumbardh Dellovën.
Ai tha se shifrat që janë përmendur se janë ofruar 1 milionë euro për Dellovën, nuk janë të vërteta.
“Dellova është më i miri në Kosovë dhe është shpallë lojtari më i mirë i vitit, është lojtar i shkëlqyeshëm. Është e vërtetë se ka pasur një ofertë për Dellovën prej New York City-t, por nuk është e vërtetë ato shifrat prej 800 mijë, 1 milion, se me kanë 800 mijë, 1 milionë, ne e marrim Dellovën bashkë, shkojmë atje dhe e përcjellim me tupana”, tha Kabashi.
Ai tha se Liga e Kosovës ende nuk është në atë nivel që me shitë lojtarë 1 milion euro. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:
Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, ka zbuluar se Ballkani së shpejti do të bëhet me një kamp stërvitor, i cili do të jetë me standarde të klubeve evropiane.
Këtë vit synojmë me e nisë një qendër stërvitore, dy fusha dhe kompleksin sportiv taman qysh i ka hije, sikur në Evropë qysh janë me një qendër stërvitore se jo me thanë qysh i kanë klubet e mëdha me 7-8 fusha, por besoj se mjafton me dy fusha. E kemi një plan shumë konkret, po besoj se shumë shpejt do ta realizojmë”, tha Kabashi.
Ai tregoi se në këtë kamp stërvitor do të shpenzohen 3 deri 4 milionë euro.
“Aty kanë me qenë dy fusha, njëra me bari natyral dhe njëra me bari artificial. Një fushë e vogël për përgatitjet atletike, ka me qenë një mini hotel për lojtarë edhe ato qendrat, sallat operative, të fitnesit, por besoj që me 3 deri 4 milionë do të bëhet një punë shumë e madhe, shumë e mirë edhe kemi synim që sa më shpejt të fillojmë”, tha Kabashi.
Ky projekt, thotë ai është shpalosur vite më parë, por ka mbetur pa u realizuar për shkak se krizës që shkaktoi pandemia te të gjitha bizneset në vend.
“Para disa viteve unë e kam shpalosur një projekt, i cili ka qenë faza pas pandemisë, por ka dalë një problem me tokën e cila u pat nda prej komunës edhe tani pandemia i ndryshoi paksa gjërat sepse normal dihen krizat që kanë qenë dhe u vështirësua puna, edhe te na por edhe të të gjitha bizneset në Kosovë, edhe ndryshoi plani. Kemi pasë për synim me e nisë qysh moti një qendër stërvitore”, tregoi Kabashi. /atvlive.tv
Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë: