ATV

Category: Sport

  • ​Mourinho lidhet me stolin e rivalit të Romës

    ​Mourinho lidhet me stolin e rivalit të Romës

    José Mourinho raportohet se ka refuzuar një ofertë nga skuadra arave Al Shabaab, derisa emri i tij po lidhet me stolin e Napolit.

    “The Times” raportoi të dielën se Mourinho do të takohej me Presidentin e Napolit De Laurentiis për të diskutuar një emërim të mundshëm si trajner i të kaltërve për sezonin e ardhshëm.

    Sipas “Gazzetta.it” , nuk ka konfirmime se takimi mes ADL-së dhe trajnerit portugez do të zhvillohet realisht, por Mourinho dëshiron një tjetër aventurë të madhe’ pas shkarkimit nga Roma, ndaj ka refuzuar një ofertë nga Al Shabaab, përcjellë KosovaPress.

    Gazeta shton se De Laurentiis do të thyente bankën vetëm për një trajner, Antonio Conte, dhe mbetet për t’u parë nëse Jorge Mendes dhe Mourinho do ta bindin pronarin e “Partenopeit” të bëjë një ofertë fitimprurëse për sezonin 2024-2025.

    Mourinho është shkarkuar nga Roma pas dy vitesh e gjysmë. Ai fitoi 68 nga 138 ndeshjet e tij në krye të “Giallorossëve”, duke fituar Ligën e Konferencës në 2021-22.

  • Ballkani refuzon 800 mijë dollarë nga New York City për Dallovën

    Ballkani refuzon 800 mijë dollarë nga New York City për Dallovën

    Ofertat për Lumbardh Dellovën lojtarin më të mirë në ‘Albi Mall Superligë’ nuk kanë të ndalur.

    Gazetari Alban Lumi në emisionin ‘A PLAY’ ka deklaruar që për futbollistin e Ballkanit, skuadra amerikane New York City ka ofruar 800 mijë dollarë, por drejtuesit e Kampionit të Kosovës tashmë e kanë refuzuar ofertën.

    Sipas Lumit, Ballkani po kërkon më shumë së 800 mijë dollarë për futbollistin e zgjedhur si më i miri në Kosovë për vitin 2023.

    Më poshtë mundeni me shiku intervistën e Lumit për emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

  • ​Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në futboll

    ​Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në futboll

    Futbollistët e Prishtinës kanë fituar për herë të 11-të Superkupën e Kosovës pasi në ndeshjen në Antalia të Turqisë mposhtën skuadrën e Ballkanit me rezultat 2:1.

    Prishtina zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë, kur qendërmbrojtësi Sinani shënoi gol të bukur me gjuajtje të saktë nga zona.

    Me të filluar pjesa e dytë prishtinasit shtuan epërsinë, pas një aksioni të shkëlqyer, kur sulmuesi Kryeziu shënoi me kokë nga afërsia, pas harkimit të Kreshnik Ukës.

    Pas këtij disavantazhi trajneri i Ballkanit, Ilir Daja reagoi me disa zëvendësime, duke përfshirë edhe sulmuesin Krenar Dulaj. E pikërisht ky futbollist shënoi gol në minutën e 79-të, duke ngushtuar rezultatin në 2:1 dhe duke i dhënë shpresa skuadrës së tij për rikthim.

    Megjithatë, në minutat e mbetura përkundër disa rasteve ekipi nga Suhareka nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.

  • Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Ballkanit

    Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Ballkanit

    Prishtina e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Ballkanit, në finale të Superkupës së Kosovës në futboll.

    Golin e dytë e ka shënuar Leotrim Kryeziu, me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46’.

    Ndërkohë, golin e parë e ka realizuar Egzon Sinani, në minutën e 9’.

    Ndeshja po zhvillohet në Antalya të Turqisë.

  • MKRS bën kategorizimin e federatave sportive, FFK e FBK bien në kategorinë B

    MKRS bën kategorizimin e federatave sportive, FFK e FBK bien në kategorinë B

    Përmes një komunikate, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka zhvilluar për herë të parë procesin e kategorizimit të federatave sportive.

    Tashmë janë publikuar rezultatet preliminare, ku vërehet rënia e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), raporton KosovaPress.

    FFK dhe FBK kanë rënë nga kategoria A në kategorinë B, kurse vendin e tyre e kanë zënë Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) dhe Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK).

    Vendin e parë në këtë kategorizim e zë Federata e Xhudos e Kosovës me 113.57 pikë të tubuara.

    Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni kategorizimin e plotë të federatave sportive nga MKRS.

  • ​Gjithçka që duhet të dini për Superkupën e Kosovës

    ​Gjithçka që duhet të dini për Superkupën e Kosovës

    Dita e nesërme, e shtune e 19 janarit, e sjell përballjen mes Ballkanit dhe Prishtinës për trofeun e Superkupës së Kosovës.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00 në “Mardan Palace Stadium” të Aksus të Antalisë në Turqi, raporton KosovaPress.

    Të dy skuadrat tash e disa ditë po kryejnë përgatitjet në Turqi, dhe pritet që nesër të tregojnë lojë të bukur, me qëllimin e vetëm te trofeu.

    Sot u bë tërheqja e shortit për skuadrën e cila do të jetë në rolin e vendasit, ku Ballkani do ta ketë këtë epitet dhe do të paraqitet me fanellat vendase, kurse Prishtina do të dalë në fushë me fanellat mysafire.

    Kjo ndeshje i paraprinë stinorit pranveror në futbollin kosovar, që nis në fillim të muajit të ardhshëm.

  • ​Habit Tuchel, kthen sytë kah ylli i Newcastle

    ​Habit Tuchel, kthen sytë kah ylli i Newcastle

    Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Thomas Tuchel e ka aprovuar edhe opsionin e Kieran Trippier si një zgjidhje për krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Synimi favorit i Bayern Munichut për atë pozitë është Nordi Mukiele i Paris Saint-Germain, ku bisedimet po vazhdojnë mes palëve për të arritur marrëveshje, raporton KosovaPress.

    Por, Trippier tani është bërë opsion konkret i Bayernit.

    Gjithçka varet nga bisedimet mes dy klubeve, respektivisht me Paris Saint-Germain dhe Newcastle United.

  • ​De Laurentiis mund të përballet me gjyq për marrëveshjen me Osimhen

    ​De Laurentiis mund të përballet me gjyq për marrëveshjen me Osimhen

    Spekulimet nga Italia sugjerojnë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis mund të përballet me gjyq, mbi dyshimin për kontabilitet të rremë në marrëveshjen për të transferuar Victor Osimhen nga Lille në vitin 2020.

    “La Repubblica”, “ANSA” dhe “Sky Sport Italia” pretendojnë se gjyqtarët e Romës i kanë dhënë fund një hetimi për kontabilitet të rremë që përfshin presidentin dhe pronarin e Napolit, De Laurentiis, raporton KosovaPress.

    Por, sipas “Repubblica”, anëtarët e tjerë të klubit janë nën hetim për marrëveshjen që solli sulmuesin nigerian Osimhen në “Diego Armando Maradona” në vitin 2020.

    Osimhen iu bashkua Napolit në një marrëveshje prej 71 milionë eurosh nga Lille, por gjiganti i Serie A pagoi vetëm 50 milionë euro para dhe 21 milionë euro të mbetura u mbuluan nga katër lojtarë kryesisht të panjohur të përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi: portieri grek Orestis Karnezis, plus Luigi Liguori, Claudio Manzi dhe Ciro Palmieri.

    “ANSA” pretendon se prokurorët e Romës kanë informuar De Laurentiis për përfundimin e hetimit, kështu që pronari i Napolit tani mund të përballet me një gjyq.

    Osimhen kontribuoi në titullin e parë të Napolit në Serie A pas 33 vitesh sezonin e kaluar, duke shënuar 26 gola në ligë.

    Ai së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me “Partenopei” deri në qershor të vitit 2026.

  • ​Zbulohet vendi dhe stadiumi i finales së Kupës së Botës 2026

    ​Zbulohet vendi dhe stadiumi i finales së Kupës së Botës 2026

    Sipas Martin Lipton, finalja e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet në stadiumin “AT&T” në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ende nuk është asgjë zyrtare, pasi që FIFA ka njoftuar se orari i ndeshjeve për edicionin e vitit 2026 i Kupës së Botës do të publikohet më 4 shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.

    Ndarjet e qyteteve nikoqir për 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2026 do të shpallen gjatë një programi special.

    Transmetimi do të zbulojë gjithashtu vendndodhjen e ndeshjeve hapëse të turneut në Kanada, Meksikë dhe SHBA, vendet e fazës së grupeve për ekipin kombëtar të secilit vend nikoqir dhe vendin për finalen e shumëpritur të Kupës së Botës, e cila është planifikuar për të dielën e 19 korrikut të 2026-ës.

    Atlanta, Boston, Dallas, Guadalajara, Houston, Kansas City, Los Angeles, Mexico City, Miami, Monterrey, New York New Jersey, Philadelphia, San Francisco Bay Area, Seattle, Toronto dhe Vancouver janë qytetet e planifikuara si nikoqire të turneut.

    Kanadaja do të presë Kupën e Botës të FIFA-s për herë të parë në vitin 2026, gati 40 vjet pasi filloi për herë të parë organizimin e ngjarjeve të FIFA-s dhe 11 vjet pasi vendi mirëpriti botën në një nga turnetë më të suksesshëm të Kupës së Botës për Femra FIFA ndonjëherë në vitin 2015.

    Meksika do bëhet kombi i parë që organizon Kupën e Botës FIFA për herë të tretë, pasi vendi më parë priti edicione të paharrueshme në 1970 dhe 1986.

    Ndërkohë, viti 2026 do të shënojë herën e dytë që ekipi kombëtar i meshkujve të SHBA do të largohet për ndeshjet e Kupës së Botës FIFA në toka vendase, me turneun e vitit 1994 në të gjithë SHBA-në që jeton gjatë në kujtimet e tifozëve të futbollit.

    Ndërkaq, sipas Joe Pompliano, finalja e cila thuhet se do të mbahet në Dallas, duhet të mbahet në këtë vend pasi që stadiumi zë më shumë se 100 mijë tifozë, aeroporti është vetëm 15 minuta larg, dhe është e përshtatshme për të gjitha zonat kohore.

  • Katër ndeshje interesante zhvillohen këtë vikend në basketbollin vendor

    Katër ndeshje interesante zhvillohen këtë vikend në basketbollin vendor

    Në fundjavë zhvillohet java e 18-të e Prince Caffe Superligës, që gjithnjë e më shumë po bëhet interesante.

    Takimi i parë dhe derbi i kësaj xhiro zhvillohet mes skuadrave verdhezi Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Ish-kampionët dhe kampionët do të përballen në një sfidë që pritet të jetë shumë interesante. Therandasit janë në vendin e katërt me dhjetë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët në vendin e dytë me 12 fitore me pesë humbje.

    Ndeshje shumë e vlefshme është ai ndërmjet skuadrave prizrenase, Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit, që synojnë të paktën “Play-off”-in në këtë edicion.

    Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje, kurse Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 12 humbje, andaj ky takim është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.

    Të dielën, Istogu do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse prishtinasit në vendin e tretë me 11 fitore e gjashtë humbje.

    Ndeshja e fundit për këtë xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicasit janë liderë me 15 fitore e dy humbje, derisa kuqezinjtë renditën të pestit me tetë fitore e nëntë humbje.

    Prince Caffe Superliga – Java 18

    E shtunë

    17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

    19:00 Bashkimi – Proton Cable Prizreni

    E diel

    17:00 Istogu – Sigal Prishtina

    19:00 Trepça – Vëllaznimi