ATV

Category: Sport

  • “AS” raporton se Modric mund të largohet nga Real Madrid

    “AS” raporton se Modric mund të largohet nga Real Madrid

    Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric, mund të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

    E përditshmja spanjolle AS, në tekstin kushtuar Modricit ka paraqitur të dhëna të caktuara që janë shumë shqetësuese për kroatin, por ajo që pa dyshim tërhoqi gjithë vëmendjen ishte largimi i mundshëm.

    Modric ishte zëvendësues në 17 nga 32 ndeshjet e Real Madridit këtë sezon, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

    Gazetarët e AS theksojnë se mesfushori me eksperiencë ka rënë në hierarki për sa i përket skuadrës së Carlo Ancelottit, për të cilën ka inat serioz.

    Në ndeshjen e fundit ndaj Las Palmasit, Modric nuk pati mundësi të luajë dhe është veçanërisht i mërzitur që Ancelotti nuk e dërgoi as në ngrohje.

    Kroati dyshohet se është zemëruar me drejtuesit e klubit mbretëror dhe i ka inat që nuk reagojnë ndaj injorimit të Ancelottit, ndaj situata është shumë e tensionuar dhe çdo gjë mund të përshkallëzohet këto ditë.

    Sauditët janë shumë të interesuar për shërbimet e tij, kështu që Modric shumë shpejt mund të kalojë në Al-Hilal, i cili tashmë ka sjellë një seri të tërë yjesh.

  • Kombëtarja e Kosovës pritet të luajë një ndeshje miqësore me Hungarinë

    Kombëtarja e Kosovës pritet të luajë një ndeshje miqësore me Hungarinë

    Kombëtarja e Kosovës pritet që ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj një skuadre e cila është pjesë e “EURO 2024”.

    Kundërshtari i “Dardanëve” do të jetë Hungaria, ku edhe njoftimi u bë I ditur nga Federata e Futbollit e kësaj të fundit.

    Përveç Kosovës, në fazën përgatitore Hungaria do të luajë edhe ndaj Turqisë që po ashtu është pjesë e kampionatit evropian, Irlandës dhe Maltës.

    Ende nuk janë bërë të ditura datat se kur do të luhen këto ndeshje.

    Sipas Federatës hungareze, ende nuk janë nënshkruar kontratat për këto lojë, pasi që kanë mbetur të sqarohen edhe disa detaje.

    Por, në njoftim thuhet se sapo kjo të ndodhë, do të bëhet i ditur edhe orari i këtyre lojëve.

  • Hendboll, Kosova organizon dy kampionate evropiane

    Hendboll, Kosova organizon dy kampionate evropiane

    Federata e Hendbollit të Kosovës ka fituar të drejtën që në vitin 2024 t’i organizojë dy kampionate Evropiane.

    Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian U20 dhe atë për grupmoshat U18.

    Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini.

    Ai në një konferencë për media ka thënë se kjo është arritja më madhe e kësaj federate deri më tani.

    Gjithashtu është bërë e ditur se në Evropianin për U20 do të marrin pjesë 12 ekipe evropiane, kurse në atë për U18 marrin pjesë 8 ekipe.

  • ​Mbappe merr në dorë situatën për të ardhmen e tij

    ​Mbappe merr në dorë situatën për të ardhmen e tij

    Tashmë është aktivizuar numërimi mbrapsht dhe shumë shpejt do të ketë lajme për të ardhmen e Mbappes. Siç ka mësuar “AS” nga burime të sigurta pranë PSG-së, ylli është angazhuar që klubi parizian të komunikojë vendimin e tij përfundimtar në ditët në vijim, pra do ta thotë brenda jo më shumë se një ose dy javësh.

    Klubi kryeqytetas e konsideron gjithashtu një shenjë të mirë që Mbappé po merr kohë për të shqyrtuar dy opsionet që ka në tavolinë: të vazhdojë te PSG ose të vesh fanellën e Real Madridit. Ata e kuptojnë se ai ka ende shumë dyshime nëse gjëja më e mirë për karrierën e tij është largimi nga PSG, përcjellë KosovaPress.

    Ndryshe nga sa është publikuar, PSG nuk i ka bërë asnjë ofertë rinovimi lojtarit. Ai thjesht ju ka kërkuar që fillimisht të tregojnë nëse dëshirojnë që Mbappe të vazhdojë të jetë pjesë e projektit apo jo.

    Jo më kot ai ka edhe një vit kontratë të nënshkruar, të cilën Mbappé mund ta aktivizojë në mënyrë të njëanshme dhe për të cilën do të fitonte 70 milionë euro bruto.

    Nga ana e tij, Real Madridi i ka përcjellë tashmë lojtarit ofertën e tij. Siç shkruan kjo gazetë, francezi nuk mund të fitonte më shumë se 30 milionë euro bruto për sezon.

  • ​Dy trajnerë italianë në radarin e Barcelonës

    ​Dy trajnerë italianë në radarin e Barcelonës

    Dy trajnerët italian Roberto De Zerbi dhe Thiago Motta janë duke u lidhur me stolin e Barcelonës për sezonin 2024-25, pasi Xavi ka njoftuar se do të largohet nga “Blaugranët” në fund të sezonit.

    Dy nga trajnerët më në formë italianë mund të largohen nga klubet e tyre aktuale gjatë verës pasi De Zerbi dhe Motta janë lidhur me një lëvizje te Barcelona në fund të sezonit aktual.

    De Zerbi, aktualisht në krye të skuadrës së Premierligës, Brighton, është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Jurgen Klopp në Liverpool , duke pasur parasysh se tekniku gjerman gjithashtu do të largohet nga klubi i tij në qershor.

    De Zerbi u emërua trajner i Brightonit në shtator 2022 dhe kontrata e tij skadon në qershor 2026, përcjellë KosovaPress.

    Nga ana tjetër, kontrata e Motta-s me Bolonjën skadon në qershor 2024, kështu që do të jetë më e lehtë, në letër, të sigurohet nënshkrimi i tij në verë.

    Milani thuhet gjithashtu se po monitoron ish-mesfushorin, i cili ka lindur në Brazil në vitin 1982, por zgjodhi kombëtaren e Italisë si futbollist, duke bërë 30 paraqitje me Azzurriët.

    Një ish-mesfushor i Barcelonës, Motta shënoi 10 gola në 147 paraqitje si futbollist me gjigantët e La Ligës.

    Duke folur për interesin e mundshëm të katalanasve të shtunën, pas barazimit 2-2 kundër Milanit, Motta tha: “Kur të ketë lajme për të raportuar, do t’ju tregoj, por sot nuk ka”.

  • ​Ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit akuzohet për ngacmim seksual

    ​Ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit akuzohet për ngacmim seksual

    Noël Le Graët është marrë në pyetje nga policia për shkak se po ndiqet penalisht për ngacmim moral dhe seksual: ish-presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) është marrë në pyetje nga policia për presion ndaj një personi, raporton L’Equipe.

    Një hetim u hap nga zyra e prokurorit të Parisit në janar 2023 pas një ankese për “ngacmim seksist”. Seanca u zhvillua në mënyrë të sjellshme dhe shumë profesionale ka thënë Thierry Marembert, avokati i Noël Le Graët, në rubrikat e gazetës franceze. Le Graët iu përgjigj me saktësinë më të madhe pyetjeve të bëra, përcjellë KosovaPress.

    Noël Le Graët dha dorëheqjen në shkurt 2023 pas zbulimeve në shtyp dhe një raporti nga Inspektorati i Përgjithshëm i Arsimit, Sportit dhe Kërkimit (IGESR), sipas të cilit ai nuk ka më legjitimitetin e nevojshëm për të administruar dhe përfaqësuar futbollin francez duke marrë parasysh veçanërisht sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj grave.

  • ​Rashford mund të dënohet me 760 mijë euro

    ​Rashford mund të dënohet me 760 mijë euro

    Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, u arrestua për herë të dytë në klubin e natës Thompson Garage në Belfast, vetëm disa orë para se të humbiste stërvitjen e “Djajve të Kuq”, pasi raportoi se ishte i sëmurë.

    Sulmuesi humbi seancat e së premtes, pavarësisht se u pa në Irlandën e Veriut të mërkurën dhe u ‘sëmur’ disa orë më vonë.

    “Këtë mëngjes Rashford ishte i sëmurë dhe Evans ishte i sëmurë gjithashtu. Kështu që ne duhet të shohim se si ata do të shërohen,” tha trajneri Erik ten Hag në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Manchester United kundër Neëport County në FA Cup, përcjellë KosovaPress.

    Marcus Rashford nuk luajti në fitoren 4-2 të Manchester United ndaj Neëport County. Kur u pyet për mungesën e sulmuesit Erik ten Hag u shpreh:

    “Është një çështje e brendshme. Unë do të kujdesem për të”.

    Rashford, i cili fluturoi për në Belfast të mërkurën për të vizituar mikun e tij Ro-Shaun Ëilliams, mund të përballet me një gjobë prej më shumë se 760,000 euro, e cila do të ishte e barabartë me pagën e dy javëve.

  • ​Interi i bindur në rinovimin e kontratës me Lautaron

    ​Interi i bindur në rinovimin e kontratës me Lautaron

    Interi ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Lautaro Martinez, por klubi është i bindur se sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë të re.

    Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas po kryeson sulmin për yllin e tyre të dytë të Scudetto-s këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë katër asistime në 18 paraqitjet e tij në ligë, duke qenë figura kryesore në skuadrën e Simone Inzaghit.

    Kontrata aktuale e Lautaros me Interin skadon në qershor 2026 dhe klubi nuk ka absolutisht asnjë qëllim të humbasë kapitenin e tyre, kështu që bisedimet me rrethin e tij në lidhje me një marrëveshje të re janë duke vazhduar, përcjellë KosovaPress

    Eksperti italian i transferimeve, Matteo Moretto tha se Interi po ndihet jashtëzakonisht optimist në lidhje me negociatat e kontratës me Lautaro, ‘i bindur’ se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin në të ardhmen e afërt.

    Sulmuesi 26-vjeçar dëshiron të qëndrojë gjithashtu me Nerazzurrët, kështu që do të duhej diçka domethënëse për të ndryshuar gjërat.

    Lautaro është rritur si një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian te Interi, duke shënuar 123 gola në 265 ndeshje për klubin.

  • Franca–Danimarkë, finalja e Evropianit të Hendbollit

    Franca–Danimarkë, finalja e Evropianit të Hendbollit

    Të premten në Koln të Gjermanisë, në praninë e 20 mijë shikuesve dhe në atmosferë madhështore, janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në hendboll.

    Fillimisht Franca e mposhti Suedinë me rezultat 34:30. Kjo ndeshje ishte shumë dramatike dhe u vendos pas dy vazhdimeve nga pesë minuta.

    Në minutat e fundit të kohës së rregullt Suedia kishte epërsi prej dy golash, por Franca realizoi me gjuajtjen e fundit për të barazuar rezultatin në 27:27. Më pas në vazhdime francezët morën zemër dhe dominuan ndaj Suedisë për të siguruar vendin në finale.

    Në gjysmëfinalen e dytë, Danimarka mposhti Gjermaninë me rezultat 29:26. Gjermanët ishin në epërsi në pjesën e parë (14:12), por danezët shfaqën më tepër në pjesën e dytë dhe siguruan finalen.

    Të dielën prej orës 17:45 është finalja Francë – Danimarkë. Suedia e Gjermania luajnë për vendin e tretë nga ora 15:00.

  • ​Ky është trajneri që mund ta zëvendësoj Klopin te Liverpooli

    ​Ky është trajneri që mund ta zëvendësoj Klopin te Liverpooli

    Trajneri italian Roberto De Zerbi është ndër kandidatët për të zëvendësuar Jurgen Kloppin në Liverpool nga sezoni i ardhshëm, tani që trajneri gjerman ka njoftuar se do të largohet nga “Anfield” në verë.

    Klopp zbuloi të premten në mëngjes se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit aktual dhe shumë e shohin trajnerin italian De Zerbi si një kandidat të mundshëm për të zëvendësuar teknikun gjerman në stolin e “Reds”.

    Kandidati tjetër i fortë për këtë rol është ish-mesfushori i Liverpool-it, Xabi Alonso, aktualisht në krye të liderëve të Bundesligës, Bayer Leverkusen, skuadra e vetme e pamposhtur në ligën e parë të Gjermanisë këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

    Tifozët e Liverpoolit tashmë po debatojnë se kush do të ishte zëvendësuesi më i mirë për Klopp dhe De Zerbi është përmendur mbi 2000 herë në X, dikur Tëitter, që kur trajneri aktual i Reds njoftoi se do të largohej.

    De Zerbi, një ish- trajner i Sassuolos , erdhi në krye të Brightonit në shtator 2022 dhe ka fituar 32 ndeshje nga 68 në krye të “Pulëbardhave”.