ATV

Category: Sport

  • Zhegrova merr medalje nderi nga kryetari i komunës franceze

    Zhegrova merr medalje nderi nga kryetari i komunës franceze

    Me paraqitjet e tija fantastike në kampionatin francez, Edon Zhegrova po tërheq vëmendje, e tani edhe është nderuar me medalje nderi.

    Ylli kosovar, i cili mbron ngjyrat e skuadrës franceze Lille, u nderua sot me medaljen e qytetit nga kryetari i komunë së Wervicq-Sud, David Heiremans, raporton KosovaPress.

    Lajmin e bëri të ditur deputetja franceze, Brigitte Liso.

    Pas kësaj medaljeje, Zhegrova dhuroi edhe autografe për tifozët.

  • Kosova i zyrtarizon tri miqësore, këta do të jenë kundërshtarët e “Dardanëve”

    Kosova i zyrtarizon tri miqësore, këta do të jenë kundërshtarët e “Dardanëve”

    Kombëtarja e Kosovës i ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, dy për muajin mars dhe një për muajin qershor, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

    Fillimisht më 22 mars, Dardanët do të luajnë kundër Armenisë në Yerevan, derisa më pas më 26 mars do të përballen me Hungarinë, në Budapest.

    Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.

    Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër.

    Këto miqësore do të shërbejnë që ekipi dardan të përgatitet sa më mirë për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Vlen të përmendet se të trija këto miqësore Kosova do t’i zhvillojë në udhëtim pasi stadiumi “Fadil Vokrri” ende nuk është në dispozicion, derisa FFK-ja ka njoftuar se do të ndërrohet komplet bari i fushës, për t’u vendosur fusha me bar hibrid, por që ende nuk ka nisur kjo lëvizje.

    Kosova e kaloi një kampanjë dëshpëruese në kualifikimet e Euro 2024, ndërsa do ta kërkojë këndelljen këtë vit, derisa ende nuk e angazhuar selektorin e ri.

    Pjesën e parë të vitit “Dardanët” do ta kalojnë me ndeshje miqësore, ndërsa nga shtatorit do ta nisin kampanjën e Ligës së Kombeve, me ç’rast do t’i mësojnë kundërshtarët e kësaj gare pasnesër, më 8 shkurt pas hedhjes së shortit.

  • Një rregull i ri në futboll, do të ketë karton të kuq të përkohshëm

    Një rregull i ri në futboll, do të ketë karton të kuq të përkohshëm

    Një tjetër ndryshim në rregullat e futbollit së shpejti pritet të futet në funksion.

    Pas VAR-it, bota e futbollit bëhet gati për një tjetër risi, që me gjasë do të marrë dritën e gjelbër për t’u eksperimentuar në muajin mars, në mbledhjen e IFAB.

    Bëhet fjalë për përjashtimin e përkohshëm të futbollistëve, një rregull i ri që pritet të testohet në FA Cup duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

    Përjashtimi i përkohshëm parashikon lënien jashtë të një futbollisti për një kohë maksimale prej 10 minutash, megjithatë mbetet ende të përcaktohet kohëzgjatja.

    Në kategorinë e faulleve që pritet të ndëshkohen me përjashtim të përkohshëm janë faulle taktikë, por edhe protesta të ashpra të futbollistëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

    Bashkë me këtë risi, pritet të diskutohet edhe një ide tjetër, ajo e komunikimit me arbitrin vetëm nga ana e kapitenëve të skuadrave, ashtu si ndodh edhe në disa sporte tjera.

  • ​Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

    ​Përzgjidhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

    Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

    Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.

    Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.

    Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv. Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës!

    Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj. Javë më parë, KOK përzgjodhi edhe 10 bursistë tjerë, të cilat mbështeten nga MKRS, sipas rregullores nr 03.2013 për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike.

    Lista:

    Emri dhe mbiemri Sporti

    Dëbora Gjakova Xhudo

    Muhamedin Veseli Xhudo

    Blerina Gashi Xhudo

    Besjana Gashi Xhudo

    Sidorela Dodaj Xhudo

    Laurina Gashi Xhudo

    Mal Agushi Tenis

    Salidin Rama Tenis

    Dris Sejdiu Shenjëtari S.

    Adriatik Berisha Mundje

    Egzon Xhoni Mundje

    Hana Bejiqi Not

    Mal Gashi Not

    Vilëza Zeqiri Gjimnastikë

    Valëza Rama Gjimnastikë

    Fleta Deçani Kajakim

    Lenë Osmani Pingpong

    Shega Hashani Pingpong

    Blend Hajdari Pingpong

    Visar Nuhaj Çiklizëm

    Amar Maxhuni Triatlon

    Genc Isufi Triatlon

    Emine Jonuzi Atletikë

    Medina Kutleshi Atletikë

    Enis Bytyqi Atletikë

    Olti Bytyqi Atletikë

    Ensar Badallaj Boks

    Luan Morina Boks

    Denis Bllaca Taekwondo

    Elion Agushi Taekwondo

    Mal Sahiti Taekwondo

    Andi Pupovci Skitari

    Klara Sefaj Skitari

    Valmir Gllareva Shigjetari

    Anita Krasniqi Futboll

    Aurora Maliqi Futboll

    Olsi Mulaj Hendboll

    Arona Krasniqi Hendboll

    Malvina Haziri Basketboll

    Yll Kastrati Basketboll

    Erion Bajrami Volejboll

    Jona Krasniqi Volejboll

  • Tahir Batatina: Kupën ia lash Ballkanit dhe Dritës, ne marrim titullin e Kampionit

    Tahir Batatina: Kupën ia lash Ballkanit dhe Dritës, ne marrim titullin e Kampionit

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është lidhur live në emisionin ‘EKIPI A’

    Batatina i cili në ndeshjen e Kupës së Kosovës bëri shtatë zëvendësime përballë Trepçës 89, ka deklaruar me shaka se edhe klubi i tij ka dashur të zbulojë diçka.

    Po ashtu Batatina ka theksuar se ai është eliminuar nga Kupa, pasi që klubi i tij do të luftojë për titullin e Kampionit dhe Kupën ua la Ballkanit dhe Dritës.

    Emisonin e plotë mund të shikoni këtu..

  • Kryetari i Lirisë: Trajnerët kosovar nuk po kanë guxim me marrë klubin tonë

    Kryetari i Lirisë: Trajnerët kosovar nuk po kanë guxim me marrë klubin tonë

    Presidenti i klubit FC Liria, Valon Osmani ka deklaruar që trajnerët kosovar nuk e patën guximin të marrin drejtimin e klubit nga Prizreni.

    Ne kemi tentuar të marrim një trajnerë kosovar, por janë 5 trajnerë që kanë kërkuar 10 mijë euro, ne nuk mundemi me pagu 10 mijë euro për trajnerë të Ligës së Parë apo ata që janë pa punë. Disa tjerë nuk e patën guximin me marrë klubin tonë’ tha Osmani.

    Emisionin e plotë ‘Ekipi A’ mundemi me shiku live në linkin e më poshtëm.

    &

  • Zhegrova në ekipin e javës në Ligue 1, merr notën më të lartë

    Zhegrova në ekipin e javës në Ligue 1, merr notën më të lartë

    Edon Zhegrova e bëri një tjetër paraqitje solide për Lillen në fundjavën që shkoi.

    Ylli kosovar shënoi një gol dhe një asistim në fitoren 4:0 ndaj Clermont Foot.

    Dhe, kjo bëri që 24 vjeçari ta shohë veten në ekipin ideal të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

    Faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, “Sofascore” e vlerësoi më së larti përfaqësuesin kosovar në xhiron e 20-të.

    Më saktësisht, futbollisti ofanziv e mori notën 8.9, që ishte më e lartë në ekipin ideal të javës në kampionatin francez.

    Zhegrova i ka shënuar 8 gola dhe i ka bërë 8 asistime në të gjitha garat në këtë edicion me Lillen.

  • Klubi i njohur polak i ofron 400 mijë euro për yllin e Ballkanit

    Klubi i njohur polak i ofron 400 mijë euro për yllin e Ballkanit

    Pas Eneo Bitrit, polakët e Cracovias janë pranë firmës me një tjetër futbollist shqiptar.

    SuperSport mëson se klubi polak ka bërë një ofertë prej 400 mijë eurosh për fantazistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi.

    Palët janë duke negociuar detajet, teksa gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses brenda 48 orëve të ardhshme, me Gripshin është gati të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm të karrierës.

    Fantazisti 26-vjeçar është rritur te Teuta dhe pas tre sezoneve te Skënderbeu, u bë pjesë e Ballkanit në 2020-ën, ku prej thuajse 4 vitesh vijon të jetë një titullar i padiskutueshëm i formacionit të Ilir Dajës.

    Kampionët e Kosovës janë bërë një ‘market’ i preferuar për klubet polake, teksa pak ditë më parë ishte Legia e Varshavës që shpenzoi 400 mijë euro për të marrë mesfushorin Qëndrim Zyba.

    Nëse transferimi i Gripshit mbyllet me sukses, atëherë mesfushori do të ketë shok skuadre qendërmbrojtësin Eneo Bitri, i cili u transferua te Cracovia pak ditë më parë.

  • ​Ky është stadiumi ku luhet finalja e Botërorit të vitit 2026

    ​Ky është stadiumi ku luhet finalja e Botërorit të vitit 2026

    Finalja e Kupës së Botës 2026 do të luhet në stadiumin MetLife në New Jersey, duke mposhtur Teksasin dhe Kaliforninë për njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit.

    E vendosur rreth 10 milje nga Manhattan, MetLife u promovua nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, ku stadiumi u ndërtua në kënetat e Meadoëlands. Toka e Bruce Springsteen, Jon Bon Jovi dhe Frank Sinatra do të jetë pika qendrore e globit atë të diel, kur Argjentina e Lionel Messit do të përpiqet të fitojë titullin e dytë radhazi ose do të jetë një kampion i ri, përcjellë KosovaPress.

    “Do të jetë një festë e diversitetit dhe vlerave tona,” tha guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy.

    FIFA e bëri njoftimin të dielën në një studio televizive në Majami, duke caktuar hapjen e turneut 39-ditor në Estadio Azteca të Mexico City më 11 qershor dhe finalen në Jets and Giants.

    Të gjitha ndeshjet nga çerekfinalet e tutje luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjysmëfinalet janë më 14 korrik në AT&T dhe të nesërmen në stadiumin Mercedes Benz në Atlanta.

  • Donjeta Sadiku ngjitet sot në ring

    Donjeta Sadiku ngjitet sot në ring

    Në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë, sot do të luftojë edhe boksierja kosovare Donjeta Sadiku.

    Medalistja botërore do të ballafaqohet me boksieren mongoleze Monkhor Namuun në kategorinë deri në 60 kilogramë, raporton KosovaPress.

    Ky duel pritet të fillojë në ora 17:30, derisa Sadiku është tejet e përgatitur për këtë turne dhe pret që të fitojë medalje elitare.