ATV

Category: Sport

  • Projektligji për sport mundëson kompensimin e ish-sportistëve

    Projektligji për sport mundëson kompensimin e ish-sportistëve

    Përgatiti: Armand Hoti

    Sportistët dhe trajnerët, që kontribuuan për sportin gjatë kohës së ish-regjimit në Kosovë, me hyrjen në fuqi të projektligjit do gëzojnë edhe të drejtën për kompensim financiar.

    Megjithatë, referuar projektligjit, kompensimi do bëhet me kusht që ata nuk përfitojnë të hyra të tjera të rregullta.

    “Sportistët dhe trajnerët të cilët kanë ofruar kontributin e tyre në fushën e sportit gjatë periudhës së okupimit të Kosovës nga data 23 mars 1989 deri më 11 qershor 1999 kanë të drejtë për kompensim financiar për kontributin e tyre, me kusht që nuk përfitojnë të hyra të tjera të rregullta”, thuhet në Projektligjin për Sport.

    Sipas zëvendësministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, procedurat e tjera për të fituar kompensimin, do të rregullohen përmes akteve nënligjore.

    “Tashmë kemi krijuar bazë e cila më në detaje do të shtjellohet edhe përmes akteve nënligjore të cilat do të hartohen në momentin që ligji do të votohet në parlament”, tha Osmani.

    Ish-futbollisti Alban Krasniqi duke e mirëpritur projektligjin thotë se është koha që shteti t’u jep kreditet e merituara sportistëve të asaj epoke.

    “Sinqerisht janë të lënë pas dore, janë në gjendje jo të mirë financiare, për atë arsye duhet bërë ç’mos nga organet kompetente nga Ministria e Sportit, por edhe shteti në përgjithësi që të mendojnë pak më shumë për gjeneratën e artë edhe gjeneratën që i bëri ballë regjimit të atëhershëm edhe kanë dhënë një kontribut shumë të madh”, tha Krasniqi.

    Projektligji në fjalë pritet të hidhet për votim në Kuvend javët në vazhdim.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • La Parisien: Kylian Mbappe do t`i bashkohet Real Madridit

    La Parisien: Kylian Mbappe do t`i bashkohet Real Madridit

    Sipas “Le Parisien”, sulmuesi Kylian Mbappe ka zgjedhur të luajë për Real Madridin, edhe pse gazeta pariziane nuk konfirmon marrëveshjen me bardhezinjtë.

    Ai do të përpiqet ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme në Paris dhe t’i japë klubit nga kryeqyteti francez titullin e Champions League.

    Po sipas “Le Parisien”, “ylli” më i madh në futbollin francez do t’i bashkohet klubit më të madh në botë sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë në Madrid mbretëron optimizmi ndërsa në prapaskenë po negociohet kontrata më e madhe kapitenin e “Les Bleus”.

    Mbappé arriti një marrëveshje në gusht me Nasser Al Khelaïfi, të cilit i premtoi t’i falte 80 milionë euro (bonus besnikërie) në mënyrë që Paris Saint Germain të mos pësonte dëm ekonomik në rast se ai nuk do të nënshkruante përfundimisht rinovimin e kontratës.

    “Beteja është e humbur”, thotë Le Parisien, duke aluduar se Kylian Mbappé ka dhënë sinjale të qarta javët e fundit.

    Telenovelës duket se do t’i vijë fundi në verë, me kapitenin e skuadrës franceze që do të firmosë për Realin e Madridit.

    Ndryshe nga sa raportohet nga Le Parisien, Paris Saint Germain nuk është në dijeni se lojtari ka marrë një vendim përfundimtar në lidhje me të ardhmen e tij.

    Klubi kërkon të përsërisë skenarin e vitit 2022, kur arriti të arrijë marrëveshje me kapitenin e skuadrës franceze për një rinovim prej dy sezonesh.

  • Albin Berisha largohet nga Ballkani, nënshkruan me klubin e Superligës rumune

    Albin Berisha largohet nga Ballkani, nënshkruan me klubin e Superligës rumune

    Sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha, ka nënshkruar për tre vjet e gjysmë me klubin rumun Petrolul Ploiesti.

    Mediumi rumun gsp.ro shkruan se Petrolul e ka blerë sulmuesin nga Ballkani për shumën e 200 mijë eurosh.

    Sulmuesi që fitoi dy tituj kampioni dhe një Superkupë të Kosovës me Ballkanin, ka nënshkruar kontratë për një periudhë trevjeçare e gjysmë me Petrolul Ploiestin.

    Prezantimi i Berishës do të bëhet të hënën zyrtarisht nga Petrolul.

    Përveç shumës së transferimit prej 200 mijë eurosh, zyrtarët e FC Ballkani mbajtën një përqindje prej 20% të një transferimi të ardhshëm të Albin Berishës.

    Berisha ka bërë karrierë edhe te Kukësi, Laçi, Besa, Liria dhe Malisheva.

    Në fanellën e Ballkanit ai ka 75 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 12 gola.

  • Caktohet data e duelit të shekullit, Fury – Usyk

    Caktohet data e duelit të shekullit, Fury – Usyk

    Meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk, i cilësuar si “meçi i shekullit”, tashmë ka një datë të re.

    Ky meç, që i takon kategorisë së peshave të rënda, fillimisht ishte i caktuar për t’u zhvilluar më 17 shkurt.

    Mirëpo, ditë më parë konfirmua për shtyrjen e meçit shkaku i një lëndimit që pësoi Fury.

    Tani është njoftuar se përballja mes britanikut dhe ukrainasit do të zhvillohet më 18 maj, raporton “Sky Sport”.

    Vendi nuk ka ndryshuar, “meçi i shekullit” do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.

  • ​Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll zhvillohet me praninë e tifozëve

    ​Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll zhvillohet me praninë e tifozëve

    Nga 13 deri më 17 shkurt në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë do të zhvillohet “Final 8” e Kupës së Kosovës në basketboll.

    Tetë ekipet e elitës së basketbollit kosovar do të luftojnë për njërin nga trofetë më të rëndësishëm në basketbollin vendor.

    Me këtë rast, në një konferencë për media, ka folur sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. Ajo ka thënë se këto ndeshje do të zhvillohen me praninë e tifozëve të të gjitha ekipeve.

    “Unë po besoj që ndoshta po bëhen më shumë se 9 vjet ose 10 që po kthehet organizimi i Final 8, në atë kohë ka qenë Final 4 në Gjakovë dhe po besoj që për këto katër ditë sa do të jetë prej 13 deri më 17 do të kemi rast që të kemi rast të kënaqemi basketboll cilësor por edhe me atmosferë festive pasi që e dimë që më 17 shkurt do ta festojmë është pavarësinë, është dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sa i përket tifozëve unë dua ta jap një informatë që ka të bëjë me organizimin e tyre. Ekipet kundërshtare do t’i kenë tifozët e tyre të pranishëm në palestra të ndarë në dy tribuna anash. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale së bashku me Komunën e Gjakovës, KB Vëllaznimin, Policinë e Kosovës dhe të gjitha organet tjera që janë të përfshira në çështjet e sigurisë që sa i përket sigurisë për këto ditë 13,14,16,17 dhe 17 të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe të mos kemi asnjë incident të mundshëm”, tha Dushku.

    Ndërsa, anëtari i bordit të KB Vëllaznimit, Jeton Balalli deklaroi se kjo është një ngjarje shumë e rëndësi për Kb Vëllaznimin dhe se presin një organizim sa më të mirë të këtij kompeticioni.

    “Është një ngjarje e cila na ka motivuar si kryesi e klubit edhe në bazë të përvojës që kemi pasur me organizimin e ndeshjeve ku në asnjë ndeshje nuk kemi pasur asnjë incident më të voglin dhe ajo ka qenë arsyeja që ne sot këtu ta marrim përsipër organizimin e Final 8”, theksoi Bakalli.

    Në lidhje me çmimin e biletave, Bakalli bëri të ditur se ato do të dalin në shitje nga dita e hënë.

    “Rreth çmimit të biletave besoj në koordinim me federatën besoj nga e hëna do të ketë komunikim zyrtar, sa i përket tribunave do të jenë të ndara për tifozeritë në dy tribunat anësore që do të jenë spektator të të gjitha qyteteve që do të jenë prezent. Për siguri, përveç policisë së Kosovës jemi duke u angazhuar në çdo nivel edhe me sigurime private që nëse është e mundshme të mos e kemi asnjë incident më të voglin”, tha Bakalli.

    Ndryshe, në Final 8 të Kupës së Kosovës marrin pjesë Prishtina, Ylli, Bashkimi, Prizreni, Trepça, Vëllaznimi dhe Istogu, ndërsa ndeshjet finale zhvillohen më 17 shkurt.

  • Nora Gjakova fiton edhe përballjen e dytë për t’u kualifikuar në çerekfinale, Flaka Loxha triumfon në ndeshjen e parë

    Nora Gjakova fiton edhe përballjen e dytë për t’u kualifikuar në çerekfinale, Flaka Loxha triumfon në ndeshjen e parë

    Për xhudistet kosovare Paris Grand Slam 2024 ka nisur në mënyrë fantastike. Pasi siguroi çerekfinalen Distria Krasniqi, rrugën e saj e ka ndjekur edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogram, ndërsa Flaka Loxha ka fituar përballjen e parë të saj.

    Gjakova kaloi direkt në raundin e dytë, ku u përball me brazilianen Jessica Lima, të cilën lehtësisht e mposhti me Ippon.

    Edhe raundin e tretë Nora e fitoi me Ippon, por kësaj radhe kundërsharja Ilieva i nxori probleme, duke çuar takimin deri në sekondat e fundit.

    Kështu, Nora Gjakova tani gjendet në çerekfinale, ku do të përballet me Sarah Cysique, për një vend në fazën e finaleve.

    Në anën tjetër paraqitje fantastike ka bërë edhe Flaka Loxha, e cila në raundin e dytë u takua me uzbekistanen Nilufar Ermaganbetova, kjo e fundit që u ndëshkua me tre kartonë të verdhë, që ia mundësoi fitoren kosovares, për ta vazhduar garën e saj.

  • ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    ​Ceferin: Superliga nuk do të ndodh kurrë, ka vdekur

    Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin këmbëngul se ideja për Super Ligën Evropiane ka vdekur pavarësisht vendimit të dhjetorit të kaluar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë që UEFA dhe FIFA thyen rregullat e konkurrencës së BE-së duke u përpjekur të bllokojnë nisma të reja.

    Gjykimi i befasishëm i dha teorikisht një jetë të re projektit dhe u pa si një goditje ndaj autoritetit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe mënyrës se si ata e drejtojnë futbollin.

    “Vendimi është më i mirë për UEFA-n sesa për palën tjetër”, tha Ceferin për gazetën “The Guardian”.

    “Gjithçka që A22 (kompania e krijuar për të mbajtur gjallë konceptin e Superligës) po bën është të xhirohet, të filmojë veten, të përpiqet të japë intervista. Ndërkohë ne po qeverisim futbollin. Ne po ndërtojmë fusha, përballemi me shumë probleme, kështu që lobimi është ndoshta puna e tyre kryesore, por nuk është e jona.”, ka shtuar ai.

    Më tutje, i pari i UEFA-së është shprehur i bindur se një projekt i tillë nuk do të ndodh kurëë.

    “Ky është një jo-projekt, një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, sepse askush nuk e dëshiron. Asnjë gjykatë, asnjë polici dhe asnjë ushtri nuk mund t’i detyrojë njerëzit të pranojnë diçka që është një marrëzi. Nëse ata kanë burime të mjaftueshme për të udhëtuar dhe për të bërë këtë shfaqje është mirë. Nuk më intereson dhe komuniteti i futbollit nuk i intereson”.

  • ​Enver Idirzi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate

    ​Enver Idirzi emërohet drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate

    Federata e Karatesë së Kosovës ka marr vendim që legjenda e karatesë, Enver Idirzi të jetë drejtor i reprezentacionit të Kosovës.

    Ky vendim është marr në mbledhjen e parë konstituive të kësaj federate pas Kuvendit tẽ Jashtëzakonshëm Zgjedhor të ftuar nga kryetari i FKK-së Besart Baruti, ku mori disa vendime.

    “Enver Idrizi, legjenda jonë e karatesë u emërua drejtor i reprezentacionit të Kosovës në karate”, thuhet në njoftimin e FKK-së, përcjellë KosovaPress.

    Idrizi është një ish-karateist kroat dhe ish-kampion bote. Është shqiptar etnik, i lindur në Shkup. Ai ishte kampion i karatesë i Jugosllavisë në moshën 16 vjeçare

  • Ademi diskuton me ambasadorin e Kosovës në Japoni për bashkëpunim në fushën e sportit

    Ademi diskuton me ambasadorin e Kosovës në Japoni për bashkëpunim në fushën e sportit

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në shtetin e Japonisë, atje ku po zhvillohet një seminar me federatat anëtare të FIFA-së.

    Me këtë rast i pari i FFK-së është takuar me ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve edhe në fushën e sportit, transmeton KosovaPress.

    “Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari. Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit. Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia”, ka shkruar Ademi në Facebook.

    Me këtë rast, ambasadorit Kiçmari, presidenti i FFK-së ia ka dhuruar një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

  • Neymar u kundërpërgjigjet me video zërave se ka shtuar peshë

    Neymar u kundërpërgjigjet me video zërave se ka shtuar peshë

    Sulmuesi brazilian Neymar së fundi është goditur nga pretendimet se ai ka kaluar në mbi peshë që nga lëndimi i rëndë që ka pësuar.

    Gjatë afatit kalimtar të verës, Neymar u largua nga gjiganti francez i Ligue 1, Paris Saint Germain për në Ligën Profesionale Saudite teksa nënshkroi për Al Hilal.

    Megjithatë, pas vetëm pesë paraqitjeve, Neymar pësoi një dëmtim të rëndë në gju ndërsa ishte i angazhuar me Brazilin dhe do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit.

    Ditët e fundit, fotografitë e shfaqura në mediat sociale sollën dyshime se Neymar ka shtuar pak peshë, përcjellë KosovaPress.

    Megjithatë, 31-vjeçari është kundërpërgjigjur me një video në rrjetet e tij sociale duke mohuar diçka të tillë.

    “Mbipeshë, yndyrë? Unë nuk mendoj kështu! Ja ku më keni, urrejtës! Largohuni.”, ka thënë Neymar.

    Braziliani më pas ngriti kamerën lart për të treguar fizikun e tij.

    Më poshtë mund të shikoni pamjet: