ATV

Category: Sport

  • Xhaka e Shaqiri do të përballen me Serbinë në Ligën e Kombeve

    Xhaka e Shaqiri do të përballen me Serbinë në Ligën e Kombeve

    Është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kombeve, e ndër kombëtaret që ka mësuar fatin e saj është edhe ajo e Zvicrës.

    Në shortin që u hodh në Francë, Zvicra është pozicionuar në Grupin 4 të Ligës A, raporton KosovaPress.

    E së bashku me Zvicrën, në këtë grup gjenden edhe Spanja, Danimarka e Serbia.

    Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të përballen sërish me Zvicrën.

    Grupi A4

    Spanja

    Danimarka

    Zvicra

    Serbia

  • Kosovës i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve, këto kombëtare do t’i ketë përballë

    Kosovës i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve, këto kombëtare do t’i ketë përballë

    Ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve është duke u zhvilluar aktualisht në Francë, dhe Kombëtarja e Kosovës tanimë ka mësuar grupin dhe kundërshtarët e saj.

    Shorti e ka pozicionuar Kosovën në Grupin 2 të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, raporton kp.

    Përveç grupit, “Dardanët” kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre.

    Së bashku me Kosovën, në Grupin 2 të Ligës C janë pozicionuar edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

  • ​Kartoni i kaltër po i bashkohet futbollit

    ​Kartoni i kaltër po i bashkohet futbollit

    Momentalisht, kartoni i verdhë dhe ai i kuq janë ndëshkimet e vetme në futboll gjatë lojës, por kjo pritet të ndryshojë sipas “The Telegraph”.

    Kartoni i kaltër do të përfshihet në futboll, dhe funksioni pas ndëshkimit me të është interesant.

    Cilido lojtar që ndëshkohet me karton të kaltër, lojtari do të largohet nga fusha për 10 minuta.

    Lojtarët do të ndëshkohen me karton të kaltër për ndërhyrje cinike apo mospajtim.

  • ​Khelaifi: Sapo të vendosim të ardhmen e Mbappes, do t’iu njoftojmë

    ​Khelaifi: Sapo të vendosim të ardhmen e Mbappes, do t’iu njoftojmë

    Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaïfi, i rizgjedhur këtë të enjte në krye të ECA-s në Kongresin e UEFA-s në Paris, është pyetur për të ardhmen e Kylian Mbappé, për të cilin ai nuk ka ofruar asnjë detaj të ri dhe është kufizuar duke deklaruar se “do të shpallin një vendim” sapo të jetë përfundimtar.

    “Kur të kemi vendosur të dy, do t’ju bëjmë me dije,” u shpreh Al Khelaïfi për të ardhmen e Kylian Mbappé.

    Sheiku nga Katari, siç mësohet “AS”, ka rënë dakord me lojtarin, disa javë më parë, që të jetë i pari që do të mësojë vendimin e kapitenit të skuadrës franceze, e ardhmja e të cilit mbetet e pa qartë, derisa interesimi i Real Madridit është gjithmonë aty, përcjellë KosovaPress.

    Deri këtë të enjte, ditën kur u mbajt Kongresi i UEFA-s dhe Al Khelaïfi ishte i pranishëm, PSG ende nuk e di se ku do të luajë Kylian Mbappé sezonin e ardhshëm.

  • ​Hodaj: Kosova ka dështuar në ndërtimin e infrastrukturës sportive

    ​Hodaj: Kosova ka dështuar në ndërtimin e infrastrukturës sportive

    Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Tauland Hodaj ka thënë se në zhvillimin e futbollit të Kosovës po ndikon negativisht mungesa e infrastrukturës sportive.

    Hodaj ka folur për këtë problematikë në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

    Sipas tij, FFK ka investuar në stadiume vetëm me mbështetjen e UEFA-së.

    “Sipas ligjit në Kosovë dhe gjithkund në botë, infrastruktura sportive i takon qeverisë dhe komunave, ata e bëjnë infrastrukturën sportive, stadiumet, ndërsa organizimin e lojërave e bëjnë federatat. Federata e Futbollit të Kosovës pasi nuk ka pasur investime është dashur vet me forcat e veta që të bëjë, ka krijuar disa fusha me fonde të UEFA-së, ka krijuar një kamp nacional në Hajvali që është dhe po pretendohet të ndërtohet një stadium që i plo9tëson kriteret për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, ak ndërtuar shumë fusha stërvitore”, ka thënë Hodaj.

    Ai ka shtuar më tutje se zgjidhja për këtë është një bashkëpunim ndërmjet shtetit, federatës dhe bizneseve.

    “Institucionet tona publike duhet të jenë më të hapura në inovacione dhe kreativitet dhe tek partneriteti publiko-privat sepse fatkeqësisht kemi dështuar në infrastrukturë, kemi stadiume gërmadha tash e 10-15 vite dhe askush nuk është marrë, pastaj kemi shembuj të tjerë edhe kur kemi qenë me ministrin në UEFA dhe FIFA na kanë dhënë shembull, duhet të bashkëpunoni qeveri-federatë-biznes. Pa këto të tria nuk mundeni, ju duhet të jeni të hapur”, ka thënë Hodaj.

    Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.

  • ​Priten tensione në kongresin e UEFA-së, shkak reformat e propozuara nga Ceferin

    ​Priten tensione në kongresin e UEFA-së, shkak reformat e propozuara nga Ceferin

    Kongresi i UEFA-s këtë të enjte pritet të zhvillohet në një atmosferë jashtëzakonisht të tensionuar. Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në favor të Superligës dhe thirrja e Aleksander Ceferin për një reformë të statutit që do t’i lejonte atij të zgjaste mandatin e tij deri në vitin 2031 do të jenë temat kryesore të diskutimit.

    Të gjitha kongreset janë të rëndësishme, por disa tërheqin më shumë vëmendje se të tjerët. Ky është rasti me Kongresin e 48-të të zakonshëm të UEFA-s, i cili po zhvillohet aktualisht në Paris. Organi suprem qeverisës i UEFA-s po mblidhet pas pengesës së fundit ndaj interesave të UEFA-s nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ), e cila vendosi se UEFA kishte keqpërdorur pozitën e saj dominuese për të parandaluar çdo iniciativë shkëputëse dhe krijimin e një gare rivale për Ligën e Kampionëve.

    Këto zhvillime kanë krijuar një atmosferë jo të qetë mes 55 shoqatave anëtare të mbledhura në qendrën e konferencave Maison de La Mutualité në kryeqytetin francez. Dorëheqja e Zvonimir Boban nga posti i tij si drejtor i futbollit më 25 janar ekspozoi një përçarje brenda organizatës të shkaktuar nga manovrat e sllovenit Aleksander Ceferin.

    Ndryshimi i propozuar në statut do të nënkuptonte që kufiri prej tre mandatesh i përcaktuar në tekst nuk do të zbatohej për Presidentin e parë të UEFA-s, pasi ai hyri në fuqi pasi ai kishte marrë tashmë detyrën si President i UEFA-s. Me fjalë të tjera, dispozitat statutore nuk do të zbatoheshin në mënyrë retroaktive për mandatin e tij të parë, pasi fillimi i atij mandati i parapriu reformës së nënshkruar siç duhet që vendosi kufirin e mandatit presidencial.

    Një tjetër reformë e mundshme është heqja e kufirit të moshës 70 vjeç për zgjedhje apo rizgjedhje në Komitetin Ekzekutiv. Teknikisht, kjo është një reformë, pasi ndryshon ndjeshëm aksesin në pozicion. Pavarësisht nga emri i vendosur në rregullore, ajo është e qartë dhe kërkon një shumicë të cilësuar, jo një shumicë të thjeshtë si pjesa tjetër e vendimeve të marra nga Kongresi, përcjellë KosovaPress.

    Prandaj, për të ndryshuar ose reformuar Statutet e UEFA-s, kërkohen të paktën dy të tretat e votave të të pranishmëve në Kongresin e zakonshëm, siç thuhet në nenin 18 të Statutit të UEFA-s.

  • Lautaro Martinez kërkon 10 milion euro në vit për të rinovuar kontatën me Interin

    Lautaro Martinez kërkon 10 milion euro në vit për të rinovuar kontatën me Interin

    Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez thuhet se ka kërkuar një pagë prej 10 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij, ndërsa Nerazzurrët kanë ofruar 8 milionë euro plus bonuse.

    Lautaro dhe Interi kanë qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muaj dhe edhe nëse të dyja palët janë të sigurta për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti, ka ende një hendek midis propozimit të klubit dhe kërkesave të sulmuesit.

    Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi i ka ofruar Lautaros një kontratë të re me 8 milionë euro në vit plus bonuse, ndërsa kapiteni kërkon një pagë prej 10 milionë euro në vit.

    Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe mediumi italian pretendon se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid në mars, kur Interi do të vizitojë Atletico Madridin në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

    Agjentët e yllit argjentinas, në fakt, janë të vendosur në kryeqytetin spanjoll, kështu që udhëtimi i ardhshëm në vend mund të ofrojë një shans të përsosur për të dy palët që të ulen dhe të finalizojnë marrëveshjen.

    Kontrata e Martinezit në Stadio Giuseppe Meazza skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët e vlerësojnë atë 150 milionë euro.

  • ​MKRS nënshkruan memorandumet me federatat sportive

    ​MKRS nënshkruan memorandumet me federatat sportive

    Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet me federatat sportive për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2024.

    Buxheti total për këto memorandume është rritur për mbi 53% në krahasim me vitin e kaluar, gjersa përfitues janë në total 35 federata, të gjitha ato që janë të licencuara në MKRS.

    Shuma e përgjithshme e mbështetjes për federatat sportive është mbi 5.5 milionë euro, ndërsa përveç federatave që kanë qenë në listën e kategorizimit, janë nënshkruar memorandume edhe me federata të sapo licencuara.

    Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga ministri, e cila sivjet është përcaktuar të jetë 3000 euro për secilën kategori.

  • Toney largohet nga Brentfordi këtë verë

    Toney largohet nga Brentfordi këtë verë

    Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank e ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Ivan Toney do të largohet këtë verë nga klubi.

    Si duket Brentfordi nuk ka arritur ta bind Toneyn që ta vazhdojë të ardhmen me klubin, lajm i mirë ky për Chelsean dhe Arsenalin, raporton KosovaPress.

    Në një intervistë me “Tipsbladet”, Frank e konfirmoi se Toney do të shitet gjatë verës.

    “Është shumë e qartë se Ivan Toney do të shitet gjatë verë. Është normale pasi që ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me ne. Por, ne gjithashtu e dimë se sa vlen ai, kështu që mbetet të shihet”, tha Frank.

    “Këtë dimër, ne nuk kishim asnjë ofertë për të, por do të më befasonte mua nëse nuk ka shumë klube në korrik. Nuk mendoj se ka shumë sulmues në botë që janë më të mirë se Ivan Toney momentalisht”, shtoi më tej Frank.

    Në garë për shërbimet e Toneyt janë Chelsea dhe Arsenali.

  • ​“Nuk jam trajner normal, jam lideri këtu”, flet Pochettino

    ​“Nuk jam trajner normal, jam lideri këtu”, flet Pochettino

    Mauricio Pochettino ka thënë se ai është lideri te Chelsea, ndërsa edhe zbuloi mesazhin që e morri nga pronarët pas humbjes këtë vikend nga Wolverhampton.

    Chelsea u mposht në “Stamford Bridge” nga Wolves me rezultat 4:2, humbje kjo e cila e thelloi edhe më shumë krizën e skuadrës së Pochettinos këtë sezon, raporton KosovaPress.

    Kjo humbje spekulohej se e ka lëkundur tej mase pozitën e Pochettinos te Chelsea, por trajneri i “Bluve” zbuloi se ende e ka përkrahjen pronarëve të klubit.

    “Morra një mesazh të mirë nga pronarët. Jemi të gjithë së bashku në këtë gjë. Kjo është më e rëndësishmja. Ata janë në kontakt me mua, çdo ditë. E ndjej përkrahjen e tyre. Ju thash lojtarëve në një takim të ri që ju besoj atyre më shumë se kurrë. Do të ju përkrah më shumë se kurrë”, tha Pochettino.

    “Nuk jam një trajner normal, unë jam lideri këtu. Tifozët duhet të kenë durim. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që të kemi sukses. Neve na duhet përkrahja, sigurisht, dhe ne po e kërkojmë përkrahjen për skuadrën, për lojtarët tanë. Merr kohë për ta ndërtuar një skuadër dhe ne duhet të kemi besim së bashku në projektin tonë. Është e vështirë por një projekt tejet emocionues”, shtoi më tej Pochettino.