ATV

Category: Sport

  • ​KOK-u rrit mbështetjen për Fazliun, Sadikun e Akil Gjakovën

    ​KOK-u rrit mbështetjen për Fazliun, Sadikun e Akil Gjakovën

    Bordi ekzekutiv i KOK-ut në mbledhjen e fundit ka vendosur të bëjë ndryshime në listën e bursistëve për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Duke marrë parasysh rezultatet në vazhdimësi të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, atyre iu është rritur mbështetja nga 750 në 1000 dollarë, raporton KosovaPress.

    Fazliu dhe Gjakova ndodhen brenda normës olimpike Paris 2024, dhe që ë dyve pritet t’iu konfirmohet norma në muajin qershor.

    Vlera e bursës iu ngrit edhe boksieres, Donjeta Sadiku, e cila nga 850 dollarë, tani do të përfitojë 900 dollarë.

    Ngritje të bursës u bë edhe për atleten, Gresa Bakraqi, e cila nga 380 tani do të përfitojë 450 dollarë, për shkak të përmirësimit të rezultateve të saj në vazhdimësi.

    Po ashtu, me kërkesë të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, shenjëtari Drilon Ibrahimi, u përfshi në bursë, falë ngritjes së rezultateve në vazhdimësi në garat ndërkombëtare. Ibrahimi do të mbështet me 250 dollarë në muaj.

    Për shkak të lëndimeve dhe në pamundësi për të vazhduar rrugëtimin për normë olimpike Paris 2024, nga bursa është tërhequr me vetiniciativë mundësi, Egzon Shala.

  • Çeku jep lajmin e shumëpritur, Kosova po bëhet dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht

    Çeku jep lajmin e shumëpritur, Kosova po bëhet dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht

    Ministri i Ministrisë së Rinisë Kulturës dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka zbuluar se gjithçka është gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.

    Çeku tha se shpronësimet kanë përfunduar, leja ndërtimore është siguruar e Kosova po bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht, raporton KosovaPress.

    “E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.

    Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.

    Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, shkroi Çeku në “Facebook”.

  • Zyrtare: Ernest Muçi, lider i sulmit të Besiktasit

    Zyrtare: Ernest Muçi, lider i sulmit të Besiktasit

    Përmes një komunikate, Besiktasi e ka bërë zyrtare transferimin e yllit shqiptar, Ernest Muçi.

    Besiktasi e konfirmoi sot se ka filluar bisedimet me Legia Warsaw për transferimin e Muçit, dhe tani ai është rrugës drejt Turqisë, raporton KosovaPress.

    Muçi do të arrijë në terminalin e aeroportit Ataturk General Aviation në ora 16:15 sipas kohës lokale në Turqi.

  • ​Granti i performancës, 11 komuna përfitojnë 8.3 milionë euro

    ​Granti i performancës, 11 komuna përfitojnë 8.3 milionë euro

    Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja janë 11 komunat përfituese të grantit të performancës komunale në vlerë prej 8.3 milionë euro, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, tha se pikënisje për çfarëdo suksesi në rrugëtimin drejt BE-së është reformimi i administratës publike.

    Bislimi derisa ka uruar të gjitha komunat që kanë dalë të parat në këtë vit, theksoi se në mënyrë që ky potencial të mos keqpërdoret është shumë me rendësi që gjatë zbatimit të grantit të performancës të ketë korrektësi në raportimin e zyrtarëve komunal.

    “Nëse duam të avancojmë në rrugëtimin tonë drejt BE-së do të jetë shumë me rendësi që të jemi të suksesshëm e të vendosur në reformimin e administratës publike, të vendosur në thjeshtësimin e qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet që kjo administratë ofron dhe një ulje të kostos, qoftë monetare apo në kohë në marrjen e këtyre shërbimeve…Kjo e bën grantin e përformancës politikisht shumë atraktiv për udhëheqësi të përgjegjshme komunale, por në të njejtën kohë edhe rrisin koston e mos interesimit të lidershipit komunal për kualitetin e administratës së tyre lokale. Në mënyrë që ky potencial të mos keqpërdoret është shumë me rendësi që gjatë zbatimit të grantit të përformancës të kemi korrektsi në tre rrafshe. Korrketësi në përcaktimin e kritereve të vlerësimit, korrektesi në raportimin e zyrtarëve komunal, dhe në vlerësim të sukesit të komunës. Poashtu të shihet edhe trendi në përformancën e komunave, a i kemi të njejtat komuna që në mënyrë të vazhdueshme dallojnë nga të tjerat në kualitet të qeverisjes, apo ndoshta gara është shumë më e barabartë siç duket dhe vit për vit shohim kryetar të rinj të cilët dallohen pak më shumë sesa kolegët e tyre. Në rastin e dytë qytetarët por edhe ne mund të ndihemi më të sigurtë në përzgjedhjet politike të cilat kemi bërë në rrafshin e komunave. Andaj, i bëj thirrje MAPL-së që të avancojë edhe më tej këtë sistem vlerësimi në mënyrë që në vazhdimësi të kemi një pasqyrë reale dhe garë të barabartë”, tha Bislimi.

    Ndërsa, ministri i Administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se ky grant mbështetet në ligjin përkatës të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

    “Ceremonia e grantit të performancës është mbyllje e një procesi i cili përfshin raportim, kontroll dhe vlerësim gjithmonë objektiv, transparent dhe të paanshëm. Sot kur flasim për grantin e performancës, dua të rikujtoj se në vitin 2021 e gjetëm këtë grant të anuluar në qeveritë e mëhershme të cilat për më tepër kishin vlerësuar këtë grant vetëm në 4 milionë euro. Që nga vitit 2021 deri në vitin 2023 janë financuar mbi 143 projekte në mbështetje prej 20 milionë euro. Në vitin 2024 janë ndarë 8.3 milionë euro shtesë për projektet tjera, për më tepër tashmë ky plan bazohet në ligj të miratuar në Kuvendin e Kosovës… Ky rezultat shënon një arritje të rëndësishme në institucionalizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të menaxhimit të performancës komunale dhe vet granti përbën një hap të rëndësisishëm për të siguruar se të gjitha komunat operojnë bazuar në një kornizë, strukturë të njejtë…Të dhënat e performancës do të ndihmojnë për të identifikuar pabarazinë dhe sfidat, kështu komunat do të mund të zbatojnë politikat të cilat adresojnë këto sfida dhe të përmirësojnë jetën e këtyre qytetarëve”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se si MAPL synojnë që të mbështesin projektet të cilat bazohen në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, siç janë shtimi i hapësirave të gjelbërta, rregullimi i shtratit të lumenjëve apo reduktimi i hapësirave të mbeturinave.

    Kurse përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur me arritjet e komunave të Kosovës.

    Sipas tij, përmirësimi i efikasitetit të komunave të Kosovës është aspekt kyç i qeverisjes së mirë.

    “Përmirësimi i efikasitetit të komunave të Kosovës është aspekt kyç i qeverisjes së mirë, gjithashtu një administratë publike transparente që funksionon mirë e pëërmirëson jetën qytetarëve dhe kontribuon në mirëqenien e tyre”, tha Szunyog. /kp

  • ​Publikohet orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve

    ​Publikohet orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve

    Mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.

    Në shortin që u hodh në Paris, “Dardanët” u pozicionuan në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, raporton KP.

    Kosova do ta hap edicionin e ri të Ligës së Kombeve të premten e 6 shtatorit, ku si vendase do të zhvillojë ndeshje kundër Rumanisë.

    Tani është publikuar edhe orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve, dhe atë e gjeni më poshtë.

    E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

    Kosovë – Rumani

    E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

    Qipro – Kosovë

    E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

    Lituani/Gjibraltar – Kosovë

    E martë, 15 tetor 2024, 20:45

    Kosovë – Qipro

    E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

    Rumani – Kosovë

    E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45

    Kosovë – Lituani/Gjibraltar

  • ​Granit Rugova nuk do të jetë më drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës

    ​Granit Rugova nuk do të jetë më drejtor i sportit në Komunën e Prishtinës

    Drejtori i Drejtorisë për Sport në Komunë e Prishtinës, Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga ky post.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ duke thënë se punoi me përkushtim maksimal në këtë detyrë.

    Posti i plotë i Rugovës:

    Ishte nder dhe krenari jetësore ti shërbej qytetin tim të dashur dhe sportit të Prishtinës

    Për dy vite, i udhëhequr nga përkushtimi maksimal dhe pasioni i thellë për sportin dhe qytetin, së bashku me kolegët, sportistët, klubet dhe gjithë komunitetin e sportit, për herë të parë ngritëm sportin e Prishtinës në nivel ndërkombëtar.

    Nën udhëheqjen time si Drejtor për Sport, për herë të parë fituam titullin e “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” dhe po ashtu për herë të parë e bëmë Prishtinën nikoqire te Lojërave Mesdhetare 2030.

    Falënderoj përzemrërsisht çdo person që më mbështeti në këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit.

    Së bashku punuam me vendosmëri të palëkundur, duke qëndruar pranë sportistëve dhe duke punuar pa pushim për të avancuar sportin në qytetin tonë.

    Tani, ndërsa ky kapitull i jashtëzakonshëm mbyllet, marr me vete kujtime të paharrueshme dhe një zemër të mbushur plot me mirënjohje.

    Prishtinë, faleminderit për besimin, herën tjetër do të kthehemi edhe më të fortë.

  • ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    “Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt. Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe mbi të gjitha shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin, përcjellë KosovaPress.

    Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betëj politike në grupin C2.

    Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht për shkak të banderolave diskriminuese.

    Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.

  • ​Reagon trajnerja e Donjeta Sadikut: Asaj iu bë e padrejtë

    ​Reagon trajnerja e Donjeta Sadikut: Asaj iu bë e padrejtë

    Në tyrneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë, medalistja botërore Donjeta Sadiku u ndal në çerekfinale duke u mposhtur nga boksierja tajlandeze Somnuek Thananya.

    Por këtë vendim të gjyqtarëve e ka konsideruar të padrejtë trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka e cila ka thënë se vendimi i gjyqtarëve ishte i pa drejtë pas Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj, raporton KosovaPress.

    Përmes një reagimi në Facebook, Sallauka ka shprehur zhgënjimin e saj me ndarjen e drejtësisë në këtë turne.

    “Më duhet më patjetër të bëjë një reagim në lidhje me meçin e fundit të Donjeta Sadikut në turneun ndërkombëtar “Strandja”. Jo korrektësia e referëve shpesh ka dëmtuar boksierët, mirëpo ky ishte një ndër meçet ku Donjeta ishte bindshëm më e mirë se boksierja kundërshtare me goditje më të pastërta ku dukshëm Donjeta dominoi dy raunde ,e për disa referë amatorë kjo nuk u vlerësua drejtë. Unë jam e kënaqur me boksin e treguar nga kampionia jonë dhe besoj shumë tek ajo qe do te arrijë të kualifikohet në Milano – Itali që mbahet në muajin mars”, ka thënë Sallauka.

    Një reagim të tillë e ka bërë edhe Federata e Boksit të Kosovës.

  • ​Silvinjo: Grupi i fortë, por i bukur dhe i ekuilibruar

    ​Silvinjo: Grupi i fortë, por i bukur dhe i ekuilibruar

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka komentuar shortin e hedhur nga UEFA për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve 2024-25, që e vendosi Shqipërinë në Grupin B1 përballë Çekisë, Ukrainës e Gjeorgjisë,

    Duke folur për Fshf.org, trajneri Silvinjo vlerësoi grupin dhe kundërshtarët, ndërsa theksoi se është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por në të njëjtën kohë edhe i bukur.

    “Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara” – tha tekniku brazilian, i cili teksa shpalos objektivat e skuadrës, nënvizon se Kombëtarja shqiptare është e barabartë me të gjitha ekipet.

    “Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar” – u shpreh trajneri Silvinjo.

  • ​Gattuso mund të rikthehet si trajner në Serie-A

    ​Gattuso mund të rikthehet si trajner në Serie-A

    Me Ivan Juric që ka njoftuar se do të largohet nga Torino nëse nuk arrin të kualifikohet për në Evropë, trajneri aktual i Olympique Marseille, Gennaro Gattuso është i lidhur me këtë post.

    Juriç e bëri këtë premtim në një konferencë shtypi të organizuar këtë javë, pasi tensioni është rritur mbi bisedimet e zgjatjes së kontratës dhe rezultatet e fundit.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Juric në pankinën e Torinos sezonin e ardhshëm është Gattuso, përcjellë KosovaPress.

    Ish-mesfushori i Milanit dhe fituesi i Kupës së Botës 2006 nënshkroi për Olympique Marseille në shtator 2023 me një kontratë që skadon në qershor.

    Para kësaj, ai kishte përvoja të shkurtra në Valencia dhe Napoli, ndërsa ishte në krye të Milanit nga nëntori 2017 deri në maj 2019.