ATV

Category: Sport

  • Futbollisti i Llapit zgjedhet “Ylli i javës” në Superligë

    Futbollisti i Llapit zgjedhet “Ylli i javës” në Superligë

    Çmimi “Ylli i javës” për javën e 19-të, në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të Llapit, Diar Vokrri.

    Vokrri gjatë gjithë ndeshjes Drita-Llapi pati paraqitje të shkëlqyeshme në fazën defanzive, derisa ishte edhe asistues në golin e fitores të shënuar nga Arbnor Ramadani.

    Pasi mori këtë çmim mbrojtësi llapjan u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe fitoren e skuadrës së tij në derbi, përcjellë KosovaPress.

    “Është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur për çmimin Ylli i javës . Është hera e parë që e fitoj këtë çmim dhe kjo më jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë në të ardhmen. Fitorja kundër Dritës na shtyn para drejt synimeve tona në këtë edicion, pasi e dimë që Llapi këtë edicion është pretendent për titull dhe shpresojmë që në fund ta festojmë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin, ngase pa mbështetjen e tyre nuk do të isha sot këtu”, ka theksuar Diar Vokrri për faqen zyrtare të FFK-së.

  • ​Mourinho nis ta mësojë gjuhën gjermane, synon stolin e Byernit

    ​Mourinho nis ta mësojë gjuhën gjermane, synon stolin e Byernit

    José Mourinho nuk ndalet kurrë. Pas largimit të tij nga Roma, trajneri duket se po përgatit ardhjen e tij të re. Të paktën po përgatitet në rast se do të krijohet mundësia në të ardhmen.

    Sipas informacioneve të gazetës gjermane “Bild”, portugezi ka filluar ta mësojë gjermanisht. Që prej largimit nga Italia, vazhdimisht publikohen lajme për të ardhmen e tij. Dhe kjo e fundit tregon mësimin e gjuhës si një opsion për të qenë në gjendje të marr drejtimin e Bayern Munich në të ardhmen.

    Përveç uljes në stolin e një tjetër prej të mëdhenjve të Evropës, Mourinho do të kishte një motiv edhe më të madh për të marrë frenat e gjigantit bavarez. Pasi pushtoi Ligën Portugeze (Porto), Ligën Italiane (Inter Milan), Ligën Angleze (Chelsea) dhe Ligën Spanjolle (Real Madrid) , tani trajneri do të donte të plotësonte kuintetin e tij të veçantë duke u përpjekur të fitonte ligën gjermane, përcjellë KosovaPress.

    Madje, sipas “Bild”, nuk është hera e parë që klubi gjerman shfaqet në horizontin e portugezit, pasi ai kishte flirtuar tashmë me postin e trajnerit të Bayernit në të kaluarën.

    E gjithë kjo lind edhe në një moment delikat për skuadrën gjermane pas disfatës së dhimbshme të pësuar të shtunën ndaj Leverkusenit (3-0), e cila e lë mjaft në pikëpyetje trajnerin Thomas Tuchel.

  • ​Interi nën hetime

    ​Interi nën hetime

    Interi do të hetohet nga autoritetet për dy incidente në fitoren 4-2 ndaj Romës në “Olimpico” të shtunën në mbrëmje, përkatësisht një telefonatë e supozuar në dhomën e zhveshjes nga trajneri i pezulluar Simone Inzaghi dhe një gjest i bërë nga mbrojtësi Francesco Acerbi. gjatë festimit të golit.

    Inzaghi u suspendua për ndeshjen e Interit kundër Romës së Daniele De Rossi-t për shkak të kartonëve të verdhë.

    Megjithatë, mbrojtësi dhe golashënuesi Alessandro Bastoni la të kuptohet se Inzaghi kishte qenë në kontakt me skuadrën përmes telefonit në pushimin mes dy pjesëve, gjë që bie ndesh me rregullat e Serie A.

    Nëse këto pretendime vërtetohen, Inzaghi mund të duhet të shikojë sërish ndeshjen e ligës së Interit kundër Salernitana-s nga tribuna, dhe klubi gjithashtu mund të përballet me një gjobë, përcjellë KP.

    Acerbi gjithashtu mund të gjendej në telashe me federatën pasi u tregoi gishtin e mesit tifozëve të Romës kur festoi golin e parë në minutën e 17-të.

    Qendërmbrojtësi 36-vjeçar ishte pre e thirrjeve morbide nga tifozët vendas, të cilët thuhet se kishin bërë ofendime duke iu referuar betejës së tij me kancerin e testikujve në vitin 2013.

    Në rastin më të keq, zyra e Prokurorit të FIGC mund t’i japë një pezullim Acerbit për hakmarrjen e tij, por La Repubblica sugjeron që autoritetet mund të marrin një qasje më të butë duke pasur parasysh rrethanat.

  • ​Humb jetën tragjikisht rekordmeni i maratonës Kelvin Kiptum

    ​Humb jetën tragjikisht rekordmeni i maratonës Kelvin Kiptum

    Rekordmeni botëror i maratonës Kelvin Kiptum dhe trajneri i tij kanë vdekur në një aksident në Kenia.

    24-vjeçari vendosi një rekord të ri botëror prej dy orësh e 35 sekondash në maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar.

    Anëtari i parlamentit kenian Gideon Kimaiyo konfirmoi vdekjen e dyshes në një deklaratë në X, i njohur më parë si Twitter.

    “Me zemër të thyer mësuam për vdekjen e Kelvin Kiptum, mbajtësit të rekordeve botërore të maratonës dhe trajnerit të tij në një aksident tragjik përgjatë rrugës Eldoret-Kaptagat. Kelvin Kiptum ishte në kulmin e karrierës së tij, një legjendë më vete. Është e vështirë për t’u pranuar”, ka thënë Kimaiyo, përcjellë kp.

    Përplasja ndodhi në një rrugë midis qyteteve Eldoret dhe Kaptagat në Kenian perëndimore.

  • ​UEFA prezanton topin e ri për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    ​UEFA prezanton topin e ri për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

    Organi më i lartë i futbollit evropian, UEFA ka prezantuar sot topin me dizajn të ri për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

    Topi i prezantuar do të përdoret që nga ndeshjet e fazës së eliminimit e deri tek finalja e madhe që zhvillohet në “Wembley”, transmeton kp.

    Ndeshjet e fazës së eliminimi direkt nisin që nga dita e nesërme ku ballafaqohen Kopenhaga me Manchester Cityn dhe Leipzigu me Real Madridin.

  • Përfundon Festivali i Këngës në San Remo, ja kush është përfaqësuesja e Italisë në Eurovision

    Përfundon Festivali i Këngës në San Remo, ja kush është përfaqësuesja e Italisë në Eurovision

    Angelina Mango u shpall fituese e Festivalit të 74-të të Këngës në San Remo herët të dielën, duke triumfuar me një këngë të quajtur – La Noia (Mërzia).

    22-vjeçarja, vajza e kantautorit Giuseppe Mango, i cili vdiq në moshën 60-vjeçare në vitin 2014, është artistja e parë femër që mbizotëron në festivalin shumë të dashur që kur Arisa fitoi me Controvento 10 vjet më parë.

    Kjo fitore i jep asaj të drejtën për të përfaqësuar Italinë në Eurovision Song Contest.

  • Ish-futbollisti i Zvicrës: Shaqiri dhe Xhaka mund të mos shkojnë në Beograd për t’u përballur me Serbinë

    Ish-futbollisti i Zvicrës: Shaqiri dhe Xhaka mund të mos shkojnë në Beograd për t’u përballur me Serbinë

    Ish-futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Milaim Rama ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Rama përmes një lidhje skype nga Zvicra e ka komentuar shortin e kombëtares helvetike.

    Ai ka deklaruar që në grupin ku ndodhet Zvicra, favorite është kombëtarja e Spanjës, por Rama ka thënë që edhe ndeshja me Serbinë për Zvicrën nuk pritet me qenë e lehtë, pasi që sipas tij pritja nga serbet sidomos për lojtarët shqiptarë që aktivizohen te kombëtarja e Zvicrës nuk do të jetë e mirë.

    ‘Unë them që Shaqiri dhe Xhaka mund të mos shkojnë në Beograd për t’u përballur me Serbinë pasi dihet se çfarë atmosfere te keqe krijojnë tifozët serb. Ndoshta Zvicra nuk i merr fare me veti, njëjtë siç kishte vepruar Liverpool para disa viteve kur nuk e kishte marrë me vete Shaqirin në Beograd në një ndeshje përballë Zvezdës’ tha Rama

    Intervistën e plotë të Milaim Ramës ku flet për kombëtaren  Kosovës dhe Zvicrës mund ta ndiqni më poshtë.

  • Rrahmani, Asllani apo Hyseni cili është pasardhësi i Vedat Muriqit te Kosova, ja çfarë thotë ish-sulmuesi i njohur Rexha

    Rrahmani, Asllani apo Hyseni cili është pasardhësi i Vedat Muriqit te Kosova, ja çfarë thotë ish-sulmuesi i njohur Rexha

    Ish sulmuesi i disa skuadrave në Kosovë, Kastriot Rexha i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, ka folur për kundërshtarët e kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombëve.

    Rexha ka vlerësuar lartë Rumaninë, por ka thënë që Kosova i ka gjitha kualitetet për të mposhtur këtë kombëtare.

    Rexha po ashtu ka treguar se Albion Rrahmani është sulmuesi i cili mund të jetë pasardhës i Vedat Muriqit të kombëtarja e Kosovës.

    ‘Albion Rrahmani është sulmues i cili më pëlqen shumë. Rrahmani po tregon kualitetin e tij edhe te Rapidi. Hyseni është e ardhmja poashtu, por unë them që Albioni është futbollist i cili mund të zëvendësojë Murqin’ tha Rexha.

    Kur jemi te Albion Rrahmani, ai deri me tani këtë sezon ka shënuar tetë gola në 10 takime në elitën e futbollit rumun.

  • Federatat i gëzohen liberalizimit: Shpëtojmë mijëra euro

    Federatat i gëzohen liberalizimit: Shpëtojmë mijëra euro

    Liberalizimi i vizave do të krijojë lehtësira të mëdha edhe për sportistët dhe federatat sportive në Kosovë.

    Angazhimet në garat ndërkombëtare krijonin shpenzime të mëdha për federatat për shkak të obligimit për t’u pajisur me viza, kosto e cila ka shkuar deri në dhjetëra mijëra euro.

    Sekretari i Federatës së Karatesë, Nazmi Gashi ka thënë se heqja e vizave lehtëson barrën financiare të federatës pasi që një pjesë e madhe e buxhetit duhet të shpenzohej pikërisht për pajisjen me viza.

    Ndërsa, Sekretari i Federatës së Hendbollit, Izet Gjinovci ka thënë për KosovaPress, se kjo federata shpenzonte rreth 40 mijë euro në vit vetëm për pajisjen e sportistëve me viza.

    Shpenzimet e tilla preknin fuqishëm edhe Federatën e Volejbollit. Në çdo garë ndërkombëtare që volejbollistët merrnin pjesë, FVK duhej të shpenzonte mbi 15 mijë euro në vit.

    Karateisti Elhami Shabani ka thënë se në shumë raste shpenzimet për viza i ka paguar vet dhe se kjo ishte një maltretim i madh për të.

    Edhe Kushtrim Krasniqi, nga Komiteti Olimpik i Kosovës thotë për KosovaPress, se pajisja me viza i penalizonte tej mase federatat dhe sportistët në aspektin financiar.

    “Përveç kohës që na është marrë për ta kompletuar dokumentacionet e shumta që është dashur vazhdimisht t’i kemi, na ka marrë kohë edhe na ka penalizuar edhe me shpenzime që është dashur të paguhen për secilin sportist shpenzimet e vizës. Madje, shpeshherë është dashur që të shkojmë edhe në Shkup në mungesë të ambasadës në Kosovë të shkojmë edhe në Shkup apo vende të tjera për të marr dhe aplikuar për vizë, sidomos për ato vende që nuk e njohin Kosovës, por edhe vendeve jashtë Evropës”, u shpreh Krasniqi.

    Drejtuesit e federatave kanë thënë se këto mjete tani e tutje do të orientohen në investime dhe përkrahje edhe më të madhe për sportistët e rinj.

  • Xabi Alonso: Është kënaqësi të punosh me lojtarë si Xhaka

    Xabi Alonso: Është kënaqësi të punosh me lojtarë si Xhaka

    Bayer Leverkusen do të presë Bayern Munich sonte, në sfidën e javës së 21-të në Bundesliga, në një ndeshje që vlen më shumë se 90 minuta.

    Për kryesuesit e kampionatit gjerman kjo do të jetë një provë e rëndësishme drejt misionit, titull.

    Në prag të kësaj sfide, trajneri Xabi Alonso theksoi se skuadra e tij është gati dhe ai beson te një rezultat pozitiv.

    “Të shtunën ne kemi mundësinë të përjetojmë një atmosferë unike në stadium. Është një moment i veçantë për të gjithë ne dhe po e shijojmë këtë moment. Ndaj Bayern-it nuk duhet të mendojmë për klasifikimin, sepse do ndikonte për keq. Na duhet një ndeshje perfekte sepse kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, të gjithë e dimë këtë. Titulli? Unë dua që skuadra të luajë lojën e saj, besojmë te një rezultat pozitiv, por personalisht nuk mendoj se kjo sfidë vendos titullin sepse ka ende ndeshje përpara. Patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme, por jo totalisht vendimtare”, tha fillimisht spanjolli.