ATV

Category: Sport

  • ​FboxK organizon edhe këtë vit turneun ndërkombëtar “Pavarësia”

    ​FboxK organizon edhe këtë vit turneun ndërkombëtar “Pavarësia”

    Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se do të vazhdojë edhe këtë vit turneu ndërkombëtar i boksit “Pavarësia”.

    FboxK do ta organizojë këtë turne për të 16-ën herë me radhë, raporton KosovaPress.

    Pjesëmarrëse të këtij turneu, krahas Kosovës, do të jenë edhe shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

    Turneu do të zhvillohet shkurt me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Peshimi i boksierëve do të bëhet nga ora 08-09h.

    Gjyqtarë do të jenë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue

    Delegat: Sylejman Voca

    Mjeku kujdestar: Artan Lushaj

  • ​Sot mësohen gjysmëfinalistët e fundit në Kupën e Kosovës

    ​Sot mësohen gjysmëfinalistët e fundit në Kupën e Kosovës

    Palestra “Shani Nushi” në Gjakovë vazhdon edhe sot të jetë nikoqire e Kupës së Kosovës në basketboll, ku zhvillohen përballjet e fundit të fazës së çerekfinales.

    Trepça mposhti mbrëmë Istogun, kurse Golden Eagle Ylli e eliminoi Vëllaznimin, për të siguruar biletat e para drejt gjysmëfinales së kësaj gare, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, sot do të kemi tri përballje interesante, ku edhe do të vendosen gjysmëfinalistët e fundit të kësaj gare.

    Vushtrria luan me New Basket, kurse Peja përballet me Bashkimi, ndërsa ndeshja e fundit e sotme do të jetë mes Sigal Prishtinës e Proton Cable Prizrenit.

    14:00 Vushtrria – New Basket

    17:00 Peja – Bashkimi

    20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

  • Liga e Kampionëve vazhdon sot me përballje tejet interesante

    Liga e Kampionëve vazhdon sot me përballje tejet interesante

    Mbrëmë u hap faza e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi dhe Manchester City gjete rrugën drejt fitores.

    Reali e mposhti RB Leipzigun 1:0, kurse Manchester City fitoi 3:1 kundër Copenhages.

    Ndërkaq, edhe sot do të kemi përballje tejet interesante në kuadër të 1/16-ës së kësaj gare.

    Kampioni gjerman, Bayern Munich luan si mysafir i Lazios, kurse Paris Saint-Germain pret në shtëpi Real Sociedadin.

    21:00 Lazio – Bayern Munich

    21:00 Paris Saint-Germain – Real Sociedad

  • Refuzoi Kosovën, Muharrem Sahiti tregon se çfarë do të ndodhë me Drilon Hazrollaj

    Refuzoi Kosovën, Muharrem Sahiti tregon se çfarë do të ndodhë me Drilon Hazrollaj

    Drejtori i kombëtares së Kosovës Muharrem Sahiti ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në televizionin ATV.

    Sahiti në ATV, ka folur për pozitën e selektorit të Kosovës.

    Drejtori i kombëtares nuk përmendi emra, por nuk e mohoi mundësinë që Franko Foda të bëhet trajner i Kosovës.

    ‘ Kush do të bëhet përzgjedhës, ende nuk e di emrin. Megjithatë, shumë shpejtë do të bëhet publike zyrtarizmi i përzgjedhësit të ri’ tha Sahiti.

    Po ashtu Muharrem Sahiti ka folur edhe për lojtarin Drilon Hazrollaj, lojtar ky i cili ishte përjashtuar nga selektori i kombëtares U21, Afrim Toverlani.

    ‘Është përgjegjësia e selektorit Toverlani. Unë duke e njohur karakterin dhe profesionalizimin e tij ai nuk është euforik me jep as deklarate. Por veprimi i lojtarit mendoj që ka qenë i papranueshëm për Afrimin. Deri sa është Toverlani selektor ne i besojm atij’ tha Sahiti.

    Emisionin ku ishte i ftuar drejtori i kombëtares, mundeni me ndjek më poshtë.

  • Franco Foda trajner i Kosovës? Ja çfarë thotë Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares

    Franco Foda trajner i Kosovës? Ja çfarë thotë Muharrem Sahiti, drejtori i kombëtares

    Drejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka folur për pozitën e selektorit të Kosovës.

    Sahiti nuk përmendi emra, por nuk e mohoi mundësinë që Franko Foda të bëhet trajner i Kosovës.

    ‘ Kush do të bëhet përzgjedhës, ende nuk e di emrin. Megjithatë, shumë shpejtë do të bëhet publike zyrtarizmi i përzgjedhësit të ri’ tha Sahiti.

    Kujtojmë se Franco Foda është kandidati numër një për të marrë këtë pozicion. Foda është ish-trajneri i kombëtares austriake.

    Emisionin ku ishte i ftuar Sahiti mundeni me shiku më poshtë.

  • Manchester United rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

    Manchester United rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

    Gjiganti anglez Manchester United, mund të mos luaj në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm edhe nëse e sigurojën kualifikimin.

    Sipas “The Mirror”,në rast se ekipi francez Lille që është nën pronësi të Sir Jim Ratcliffe përfundon në zonën që dërgon në Champions ,atëherë “Djatë e Kuq”nuk do të luajnë në këtë garë edicion tjetër pasi Man United mund të jetë nën menaxhimin e miliarderit britanik.

    Përndryshe UEFA nuk lejon që dy klube të cilat kanë të njëjtin pronar të garojnë në garat evropiane,dhe kjo ka shkaktuar shumë probleme pasi edhe klube si Manchester City dhe Girona,Aston Villa dhe Victoria Guimaraes,Brighton dhe Royal Union Sint Gilloise mund të mos luajnë në Ligën e Kampionëve.

    Megjithëkëtë UEFA në rregulloret e saj lejonë vetëm ekipet që përfundojnë në pozitat e larta në ligat kombëtare,cka mund të japë shpresat për këto skuadra.

    Kujtojmë që Man Unutd dhe Lille mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm,pas aktualisht gjenden në pozitat 6 respektivisht 2.

  • ​Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

    ​Osmani: Mbështetëm sportin me 25 milionë euro vitin e kaluar

    Zëvendësminitrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 sporti ka marrë mbështetjen më të madhe sportive ndër vite.

    Sipas Osmanit, sporti u mbështet me mbi 25 milionë euro, 10 milionë prej të cilave ishin si mbështetja direkte nga ana e MKRS-së dhe 15 të tjera nga Ligji i Sponsorizimit.

    Këto shifra ajo i bëri të ditura në Tryezën e Sportit, e pesta e radhë e cila po organizohet në bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik tl Kosovës e cila ka për qëllim hartimi e infrastrukturës ligjore për hapat e mëtejshëm në zhvillimim e sportit, me theks të veçantë tek përgatitjet për Lojërat Meadhetare që zhvillohenë në Kosovë në vitin 2030.

    “Vitin 2023 e përmbyllëm e mbi 25 milionë euro mbështetje direkte për aktivitetet sportive në vend, 10 milionë mbështetje direkte nga Ministria e Sporti dhe 15 milionë të tjera nga Ligji i Sponzorizimit. Kjo është mbështetja më e madhe të cilën e ka marr sporti vendor ndër vite e të cilën këtë vit po synojmë ta rrisim edhe më shumë”, tha Osmani.

    Ajo shtoi se MKRS ka nënshkruar memorandume bashkëpunim me të gjitha fedeatat dhe përmes tyre synohen edhe investime më të mëdha në infrastrukturën sportive.

    Në këtë tryezë do të diskutohet për Ligjin e ri të Sportit, Ligjin Antidoping si dhe ndikimin e reformës sportive në komunitetin sportiv.

  • Rikthehet Liga e Kampionëve/ Copenhagen – Manchester City, Leipzig – Real Madrid

    Rikthehet Liga e Kampionëve/ Copenhagen – Manchester City, Leipzig – Real Madrid

    Sot rikthehen ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të fazës së eliminimit direkt apo më saktë të 1/8-tës së finales.

    Pas një pushimi relativisht të gjatë pas ndeshjeve të grupeve, ekipet e kualifikuara kthehen për ndeshjet vajtje/ardhje.

    Në mbrëmjen e sotme apo më saktë nga ora 21:00 janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje.

    Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester City udhëton drejt Copenhagen në ndeshjen që pritet të zhvillohet ‘Parken Stadium’.

    Në ndeshjen tjetër, ekipi më i trofeshëm në Evropë, Real Madridit do të luajë në “Red Bull Arena” ndaj RB Leipzig.

    Ndeshjet kthyese janë paraparë të zhvillohen pas tri javëve apo më saktë me 6 mars.

  • ​Basketboll/ Nesër nis spektakli i Kupës së Kosovës në Gjakovë

    ​Basketboll/ Nesër nis spektakli i Kupës së Kosovës në Gjakovë

    Palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit nga 13 deri më 17 shkurt.

    Tetë skuadrës e elitës në kërkim për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës. Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë. Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë.

    Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova.

    Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8.

    Të martën dhe të mërkurën zhvillohet sfidat çerekfinale, derisa të enjten gjysmëfinalet. E premtja është pushim për tu përgatitur për finalen e madhe të shtunën.

    Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës.

    Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion.

    Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

    Orari

    13.02.2024

    14:00 Bora – Kosovari

    17:00 Trepça – Istogu

    20:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

    14.02.2024

    14:00 Vushtrria – Neë Basket

    17:00 Peja – Bashkimi

    20:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

    15.02.2024

    14:00 Finalja – Liga e Parë

    17:00 Gjysmëfinalja I

    20:00 Gjysmëfinalja II

    17.02.2024

    14:00 Finalja: KBF Prishtina – KBF Bashkimi

    17:00 Finalja: Kupa e Kosovës

  • ​Ademi: Trajneri është gjermanofolës, emërohet brenda dy ditësh

    ​Ademi: Trajneri është gjermanofolës, emërohet brenda dy ditësh

    Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjermanofolës. Kështu së paku ka bërë të ditur për KosovaPress presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Ai ka thënë se brenda dy ditësh mund edhe të bëhet zyrtarizimi i trajnerit të ri me nënshkrimin e kontratës mes dy palëve.

    “Trajneri do te emërohet dhe do te nënshkruhet kontrata në Prishtinë. Do të jetë gjermanofolës dhe sigurisht këto dy ditë presim deklarimin e tyre në pranimin e ofertave tona që i kemi dërguar”, ka thënë Ademi.

    Ndryshe, Kosova është pa trajner që nga koha e largimit të Primoz Glihas.