ATV

Category: Sport

  • ​Nora s’ka të ndalur kalon në finale të Grand Slamit

    ​Nora s’ka të ndalur kalon në finale të Grand Slamit

    Nora Gjakova po tregohet e pandalshme në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajgjanit.

    Xhudistja kosovare ka mposhtur holandezen Julie Beurskens në gjysmëfinale për të kaluar kështu në finalen e madhe të këtij Grand Slami, raporton KosovaPress.

    Gjakova deri në finale arriti pas katër fitoreve radhazi.

  • Nora me fitore madhëdhtore ndaj serbes Perishiq

    Nora me fitore madhëdhtore ndaj serbes Perishiq

    Xhudistja kosovare, Nora Gjakova vazhdon të shkëlqejë në Grand Slamin e Azerbajxhanit.

    Kampionia olimpike ka arritur në gjysmëfinale pasi mposhti në çerekfinale xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq.

    Me këtë fitore, Gjakova siguron gjysmëfinalen e Grand Slamit në Baku.

    Kujtojmë që dy ndeshjet e para, Gjakova arriti fitore ndaj Nino Loladze dhe Acelya Toprak.

  • Nesër finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll

    Nesër finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll

    Sigal Prishtina u kualifikua në finale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Bashkimit me rezultat 66:71 (19:23, 17:21, 14:16, 16:11).

    Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe i luftuar në parket, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 19:23, derisa edhe periudha e dytë ishte e ngjashme me bardhekaltrit që për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me rezultat 36:44.

    Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, me prizrenasit që tentonin të afrohen në rezultat, por bardhekaltrit menaxhuan lojën mirë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 50:60. Edhe pse Bashkimi afroi shifrat, nuk arriti përmbysjen dhe Sigal Prishtina triumfoi 66:71 dhe u kualifikua në finale.

    MVP i gjysmëfinales së dytë është shpallur Shaheed Davis i Sigal Prishtinës, i cili e mbylli ndeshjen me 21 pikë e pesë kërcime.

    Finalja e madhe zhvillohet të shtunën në Gjakovë nga ora 17:00.

  • ​Tri ndeshje interesante sot zhvillohen në Albi Mall Superligë

    ​Tri ndeshje interesante sot zhvillohen në Albi Mall Superligë

    Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me tri ndeshje tejet interesante.

    Në kuadër të xhiros së 20-të, sot do të kemi përballje mjaftë interesante, por vëmendja më e madhe pa dyshim se do të jetë në qytetin e Gjilanit. Atje Gjilanit e pret Prishtinën me shpresën për të gjetur rrugën drejt rikthimit te fitorja pas në pesë ndeshjet e fundit ka dy barazime, dy humbje dhe një fitore.

    Nga ana tjetër, Prishtina e nisi stinorin pranveror me fitore ndaj Feronikelit, ndërsa vjen edhe pas suksesit në Kupën e Kosovës duke kaluan në fazën çerekfinale, raporton KosovaPress.

    Sfidë tjetër interesante do të jetë edhe ajo që zhvillohet në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Dritës. Të dy këto skuadra e nisën stinorin pranveror me humbje dhe do të kërkojnë pikë të reja.

    Kampioni i Kosovës Ballkani pritet të ketë punë më të lehtë pasi e pret Feronikelin në Suharekë.

    Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

  • ​Nora Gjakova kalon pengesën e parë në Grand Slam

    ​Nora Gjakova kalon pengesën e parë në Grand Slam

    Në Grand Slamin e Xhudos që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, Nora Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë.

    Xhudistja kosovare e ka mposhtur gjeorgjianen Nino Loladze në kategorinë deri në 57 kilogramë, raporton KosovaPress.

    Ndaj saj, Nora triumfoi me Ippon.

  • Liga e Evropës rikthehet sot me ndeshjet ‘play-off’

    Liga e Evropës rikthehet sot me ndeshjet ‘play-off’

    Sot janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjen e fazës ‘play-off’ në Ligën e Evropës, ku fituesit do t’i bashkohen në fazën e 1/8-tës, tetë ekipeve të para të grupeve.

    Pas ndeshjeve të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, e enjtja është e rezervuar për garën e dytë elitare evropiane të klubeve.

    Në këtë fazë të njohur si ‘play-off’ luajnë ekipet që kanë përfunduar në vendin e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve kundër ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet e Ligës së Evropës.

    Fituesit e këtyre ndeshjeve ‘play-off’ do të ballafaqohen me fituesit apo vendet e para të grupeve në një short të ri për ndeshjen e fazës së 1/8-tës.
    Feyenoord-Roma, Galatasaray-Sparta Praga, Shakhtar Donetsk-Marseille dhe Young Boys-

    Sporting Lisbona janë katër ndeshjet e para të ditës, pasi do të zhvillohen nga ora 18:45.

    Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera: Milan-Rennes, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Lens-Freiburg.

  • Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish-klubin e tij

    Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish-klubin e tij

    Lirim Kastrati është kthyer në Lokomotiva Zagreb pas tri vitesh e gjashtë muajsh, ku kishte shkëlqyer me klubin kroat.

    Sulmuesi anësori nga Kosova thuhet se kishte një ofertë edhe nga klubi i njohur hungarez, Ujpest, por e refuzoi.

    “Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga hungarezët e FC Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale.

    Kastrati këtë sezon ka bërë 19 paraqitje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime për klubin hungarez të ligës së parë, por më së shumti ka dalë nga stoli dhe ka grumbulluar vetëm 693 minuta në fushë. Kontrata e tij është e vlefshme deri në verën e vitit 2025, ndërsa Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 500 mijë euro.

    Kastrati mbërriti në Lokomotivë në vitin 2017, ku luajti 89 ndeshje për të, shënoi 21 dhe asistoi 11 gola. Dinamo e pagoi atë 2 milionë euro në shkurt të 2020 dhe ai bëri 51 paraqitje me fanellën blu ku kishte katër gola dhe nëntë asistime.

    Gjatë asaj kohe, ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Kupë të Kroacisë. Dinamo e shiti te Legia e Varshavës për 1.3 milionë euro vetëm një vit pas ardhjes së tij.

    Ai ishte gjithashtu në Poloni për një vit, ku pas nënshkroi për Fehervarin si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.

    Kastrati ka 17 paraqitje dhe një gol për Kosovën.

  • Kuka: Trajnerët të ulin egon e tyre, po e ngulfatin sportin

    Kuka: Trajnerët të ulin egon e tyre, po e ngulfatin sportin

    Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka kërkuar nga institucionet sportive që të merren më shumë me përgatitjen e trajnerëve për sporte të ndryshme në mënyrë që e ardhmja e sportit kosovar të jetë më e mirë.

    Kuka mori pjesë në tryezën sportive që u organizua nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës ku po punohet në Ligjin e ri të Sportit që pritet të votohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Kuka ka thënë se çështjen e përgatitjes së trajnerëve e ka ngritur edhe gjatë bisedimit me njohësit e fushës së sportit.

    “Kosova po ka suksese në grupmosha në 4-5 sporte, do të thotë po fitohen medalje evropiane e botërore por me grupmosha jepen sinjalet të cilat mandej duhet ecur para me profesionalizëm deri në detajet më të vogla. Sfida fillon aty ku talenti nuk mjafton, aty ku profesionalizmi i trajnerëve fillon dhe të tillë kemi pak, shumë pak”, ka shkruar Kuka. Tutje ai ka shtuar se disa trajner duke mos e pranuar mosdijen e tyre, po e ngulfasin vet sportin dhe talentet e tij.

    “Potencova edhe një problem që po i ngulfat talentet. Ego e trajnerëve për të mos pranuar realitetin (mosdijen). Me zëvendësministren Daulina Osmani u dakorduam që të punohet në këtë drejtim. Besoj që do kemi hapa konkret në këtë drejtim, si të ndërtohen garuesit me potencial në garues kulminant. Federatat të kuptojnë që pa trajner elitar nuk ka rezultate elitare. Kosova ka potencial talentësh në shumë sporte por që pak po e prekin kulminacionin”, ka shtuar Kuka.

  • ​Ranglista e FIFA-së, Shqipëria bie për dy pozita

    ​Ranglista e FIFA-së, Shqipëria bie për dy pozita

    FIFA ka publikuar sot renditjen e saj më të re në nivel të shteteve ku ka pasur lëvizje në pozita për shumë vende.

    Në këtë ranglistë, Kombëtarja Shqiptare ka rënë për dy pozita më poshtë krahasuar me ranglistën paraprake, raporton KosovaPress.

    Kuqezinjtë nga pozita 62 kanë rënë në pozitën 64.

    Sa i përket kreut të renditjes, e para mbetet Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Anglia, kurse top pesëshja mbyllet me Belgjikën dhe Brazilin.

  • Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-së

    Kosova pëson rënie në renditjen e re të FIFA-së

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot renditjen e sa më të re në nivel të shteteve.

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar sot renditjen e sa më të re në nivel të shteteve.

    Kombëtarja e Kosovës ne futboll ka pësuar rënie për një pozitë krahasuar me renditjen paraprake. Dardanët nga pozita 101 kanë rënë në pozitën 102, raporton KosovaPress.

    Ndryshe, Kosova pati një ecuri të dobët gjatë vitit 2023 duke mos arritur rezultate pozitivë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Primzo Glihas.