ATV

Category: Sport

  • ​FFK me buxhet 20 milionësh për vitin 2024

    ​FFK me buxhet 20 milionësh për vitin 2024

    Në Kuvendin e punës të Federatës së Futbollit të Kosovës është miratuar edhe buxheti për vitin 2024.

    Ky buxhet do të ketë një rritje prej një milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar, pra do të jetë 20 milionë e 970 mijë e 566 euro.

    Drejtori i financave në FFK zbuloi detaje se cilat janë kanalet nga të cilat do të vijnë këto të hyra duke thënë se ato vijnë nga kontrata me sponsor, nga UEFA-, FIFA dhe nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Ky projektbuxhet u miratua nga të gjithë delegatët në Kuvendin e Punës së FFK-së.

  • ​Vdes legjenda gjermane e futbollit

    ​Vdes legjenda gjermane e futbollit

    Andreas Brehme, i cili shënoi golin e fitores për Gjermaninë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës 1990, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare.

    Brehme bëri 86 paraqitje për Gjermaninë gjatë karrierës së tij, duke shijuar periudha të suksesshme në Bayern Munich dhe Inter në nivel klubesh.

    Ai gjithashtu fitoi Bundesligën me FC Kaiserslautern, duke i ndihmuar ata të ngjiteshin në ligën e parë gjermane vetëm dy sezone më parë.

  • ​Dy superderbi sot në Ligën e Kampioneve

    ​Dy superderbi sot në Ligën e Kampioneve

    Gara më prestigjose evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve do të vazhdoj sot dhe në program janë dy ndeshje derbi.

    Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Italia, aty ku Interi e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid, raporton KosovaPress.

    Zikaltërit ishin në finale të këtij kompeticionin sezonin e kaluar dhe janë të etur që nën drejtimin e Simone Inzaghit ta përsërisin këtë sukses, por nga ana tjetër, skuadra spanjolle me në krye trajnerin Diego Simeone janë njëra nga skuadrat më të papërshtatshme evropiane, andaj pritet një spektakël i madh për 90 minuta.

    Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco; Thuram, Martinez

    Atletico Madrid: Oblak; Molina, Witsel, Gimenez, Hermoso, Reinildo; Koke, De Paul, Saul; Llorente; Griezmann.

  • Rexha: Foda zgjedhje e duhur për Kosovën

    Rexha: Foda zgjedhje e duhur për Kosovën

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIPI A’, Kastriot Rexha e ka komentuar zgjedhjen e Franco Fodes si përzgjedhës te kombëtares se Kosovës në futboll.

    Rexha ka deklaruar që austriaku është zgjedhje e duhur për kombëtaren e Kosovës.

    ‘Foda ka pas suksese me Austrinë, ndoshta ky shtet e ka pasur suksesin më të madh ndonjëherë me trajnerin Foda. Me Fodën mendoj që do te rritet në profesion edhe vet Foda po ashtu edhe lojtarët tan’ tha Rexha.

    Kujtojmë që Franco Foda ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kombëtaren e Kosovës dhe pritet me debutu në ndeshjen me Armeninë me 22 mars.

  • Shala: Dyshoj në rezultatet e trajnerit Foda

    Shala: Dyshoj në rezultatet e trajnerit Foda

    Opinionisti i futbollit Ramiz Shala i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, e ka komentuar zgjedhjen e trajnerit Franco Foda në krye të kombëtares së Kosovës.

    Ai ka thënë që ka dyshime nëse Foda do të këtë rezultate pozitive.

    ‘Kam informata që Foda dhe Agim Ademi janë marrë vesh para dy mujave.Jam skeptik, sepse duhet parë punën e tij, duke e parë klima të cilën po kalon kombëtarja e Kosovës. Është prish klima e mirë’ tha Shala.

    Sipas Shalës në FFK ka edhe keqpërdorime të shumta.

    Kujtojmë Shala në të kaluarën ka qenë Zyrtarë Ligjorë për Sporte te Qeveria e Kosovës – te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Emisionin e plotë mundeni me ndjek më poshtë.

  • Mbappe nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2029

    Mbappe nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2029

    Real Madrid thuhet se ka siguruar nënshkrimin e Kylian Mbappes tashmë, më shumë se një dekadë pasi ata u përpoqën për herë të parë të nënshkruanin me francezin.

    Sipas MARCA, marrëveshja u nënshkrua dy javë më parë pas rreth një muaji bisedimesh mes nënës dhe agjentes Fayza Lamari, avokates së tij Delphine Verheyden dhe Drejtorit Menaxhues Jose Angel Sanchez. U tha se marrëveshja do të ndodhte vetëm me kushtet e Real Madridit këtë herë, dhe duket se ata kanë arritur rrugën e tyre.

    Ndërsa Real Madridi ka kompromentuar me të drejtat e imazhit – më herët u raportua se Mbappe do të fitonte rreth 60 për qind të tyre – Mbappe ka bërë një ulje të madhe pagash. Marrëveshja e tij do ta bëjë atë të fitojë një pagë neto prej 15-20 milionë euro në vit, për një periudhë pesëvjeçare. Kjo është një ulje që i afrohet gjysmës së pagës së tij prej 32 milionë euro në vit në PSG.

    Po kështu bonusi i nënshkrimit gjithashtu ka rënë ndjeshëm nga 130 milionë euro që ishin rënë dakord, pasi tani do të jetë nën 50 milionë euro. Në PSG, në marrëveshjen e tij të fundit të nënshkruar dy vera më parë, bonusi i nënshkrimit të tij ishte 60 milionë euro, dhe ai gjithashtu kishte një bonus besnikërie prej 80 milionë euro, megjithëse ka raportime kontradiktore nëse Mbappe do të heqë dorë nga disa nga këto para.

    Mbappe do të shkojë drejt e në krye të pagave të Real Madridit, dhe padyshim është më i paguari në historinë e tyre duke marrë parasysh edhe të drejtat e tij të imazhit, por për sa i përket nënshkrimit të përgjithshëm, duhet të konsiderohet si një super marrëveshje për Real Madridin.

    Të mos paguhet për tarifën e tij të transferimit, si dhe duke e vënë atë vetëm disa milionë mbi fituesit më të mëdhenj në skuadër do të thotë se nuk do të jetë një marrëveshje që kushtëzon klubin financiarisht gjatë viteve të ardhshme. Fakti që ai ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare do të thotë gjithashtu se Real Madrid mund të ecë përpara pa frikën e bisedimeve për kontratën e Mbappe në horizont në çdo kohë së shpejti, siç ka ndodhur me PSG-në kohët e fundit.

  • Prepolli ka fjalë të mëdha për trajnerin Foda, tregon pikat e forta të gjermanit

    Prepolli ka fjalë të mëdha për trajnerin Foda, tregon pikat e forta të gjermanit

    Arsim Prepolli analisti i futbollit e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë trajnerin sapo zgjedhur te kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

    Sipas Prepollit, trajneri gjerman është energjik dhe i njeh shumë lojtarët të cilët aktivizohen ne shtetet gjermanofolse.

    LEXO PO ASHTU: Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    ‘Besoj që i njeh shumë mirë futbollistët, ky i njeh gjithë lojtarët që aktivziohen në Gjermani dhe Austri. Sidqoftë këta e pret një punë e madhe dhe duhet t`i këtë në monitorim të gjithë lojtarët’ tha mes tjerash Prepolli.

    Kujtojmë që ditën e shtune Federata e futbollit të Kosovës, e prezantojë trajnerin Franco Foda.

    Trajneri nënshkroi kontratë dy vjeçare me FFK-në./Atvlive.tv

  • Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Një prej portierëve më premtues sot në Evropë është Diant Ramaj i cili aktivizohet te skuadra e famshme holandeze Ajax.

    Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.

    Në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.

    LEXO PO ASHTU:FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    ‘Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi ka thënë ndër tjera Ujkani.

    Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.

    Kur jemi Diant Ramaj, ai është i lindur në Shtutgart, të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.

    Për më shumë detaje nga intervista e Samir Ujkanit, ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv 

  • FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    Zëvendës drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll Samir Ujkani ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Ujkani ka thënë që FFK ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke e angazhuar për trajner gjermanin Franco Foda.

    Sipas tij Foda do të angazhohet që të sjell edhe futbollistë të ri në kombëtaren e Kosovës.

    Po ashtu Ujkani ka deklaruar në ATV, që FFK është në bisedime edhe me Elvis Rexhbeçajn, mesfushorin i cili aktivizohet te Augsburg dhe talentin e Bayern Munich, Artijon Ibrahimovic.

    ‘Unë po shpresoj që Rexhbeçaj do të jetë gati për ndeshjen me Armeninë me 22 mars, por varet si shkon proceduara e dokumentacionit.  Sa për për Ibrahimovic ka një kohë të gjatë që Federata ka biseduar me familjen e tij dhe jemi në kontakt, por pa e pa në fushë nuk mund te them diçka tjetër’ tha Ujkani.

    Kujtojmë që në prezantimin e trajnerit Franco Foda, ditën e shtunë vet i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi bëri të ditur që Elvis Rexhbeçaj, do t`i bashkohet Kosovës.

    Emisionin ‘A PLAY’ mund të ndiqni më poshtë.

  • Patriot Behrami shpallet fitues i trofeut “PAVARËSIA” për vitin 2024

    Patriot Behrami shpallet fitues i trofeut “PAVARËSIA” për vitin 2024

    Federata e boksit e Kosovës per të 16 here organizoi turneun nderkombetar tradicional “Pavarësia ”.

    Ne këtë turne muarrën pjese shtetet e rajonit Bullgaria, Maqedonia, Shqiperia, dhe Kosova.

    Duelet ishin mjaf të mira u tregua boks cilsor dhe luftarak.

    Juria zgjodhi më të miret e turneut:

    1.Boksieri më i mirë – Patriot Behrami

    2.Tekniku më i mirë- Alen Rrustemovski

    3.Qifti luftarak – Shpejtim Shabani- Arnis Dautaj

    4.Boksieri më perrspektiv– Taulant Jakupi

    5.Boksieri më ferplay – Martin Stefanov

    Gjyqtarë:

    Agim Shala

    Agim Tahiraj

    Fadil Bekteshi

    Granit Qorri

    Filip Nue

    Visar Rexhepi m.kohe

    Sylejman Voca – Delegat

    Artan Lushaj – mjeku kujdestar