ATV

Category: Sport

  • Dani Alves dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burgim për sulm seksual

    Dani Alves dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burgim për sulm seksual

    Dani Alves është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj për sulm seksual nga gjykata e seksionit 12 të Gjykatës së Barcelonës, e përbërë nga tre magjistratë.

    Braziliani së bashku me avokaten e tij, Ines Guardiola mësuan dënimin mëngjesin e sotëm. Gjyqi përfundoi më 7 shkurt, pas tre seancash të gjata dhe 15 ditë më vonë doli vendimi i gjyqtarëve.

    Ngjarjet ndodhën në klubin e natës Sutton në Barcelonë, natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022. Dani Alves hyri në burg më 20 janar 2023, kështu që ai ka qenë në burg për pak më shumë se një vit. Futbollisti ka ndryshuar historinë e tij fillestare dhe është shprehur gjithmonë se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale.

    Ankuesja, nga ana e saj, ka mbajtur gjithmonë deklaratën e saj. Braziliani përballej me një dënim maksimal prej 12 vitesh sipas nenit 179 të Kodit Penal.

    Apeli-Dënimi nuk i jep fund çështjes Dani Alves. Pas vendimit të Gjykatës së Barcelonës, mbrojtja e futbollistit brazilian mund të apelojë ende në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës dhe, më pas dhe nëse vendimi mbetet i pafavorshëm, në Gjykatën e Lartë.

    Lirimi i përkohshëm, deri më tani, është refuzuar sistematikisht nga gjykata për shkak të, sipas saj, një rreziku të lartë të arratisjes së lojtarit.

    Procesi gjyqësor i Dani Alves është ndjekur me vëmendje nga mediat në mbarë botën. Më shumë se 270 gazetarë u akredituan për tre seancat në Gjykatën e Barcelonës, të cilët mundën të ndiqnin dhe dëgjonin gjyqin përmes televizionit me qark të mbyllur.

    Kanë rënë në sy vëmendja ndaj brazilianit dhe familjes së tij, si reagimet e nënës dhe bashkëshortes së tij, modeles nga Tenerife, Joana Sanz.

  • Superliga vazhdon sot me dy ndeshje

    Superliga vazhdon sot me dy ndeshje

    Xhiro e 21-të e Superligës së Kosovës do të kompletohet sot pasi të zhvillohen edhe dy ndeshje e mbetura.

    Në Klinë do të zhvillohet dueli interesant ndërmjet Dukagjinit dhe Lirisë, dy skuadra të cilat në xhiron e fundit u mposhtën nga Llapi, përkatësiht Drita, raporton KosovaPress.

    Dueli tjetër do të jetë ai ndërmjet Fushë Kosovës dhe Llapit, me skuadrën e trajneri Tahir Batatina që synon vetëm fitoren pasi me tri pikë të reja do t’i ofrohej Ballkanit në vetëm një pikë duke u bërë kështu kandidat shumë serioz për titullin e kampionit.

    Ballkani është lider i Superligës së Kosovës me 44 pikë, kurse Llapi është i dyti me 40 sosh.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00.

    Ndërsa të mërkurën u zhvilluan tri ndeshje dhe u arritën rezultate e më poshtme:

    Drita 1-0 Ballkani

    Feronikeli 0-0 Gjilani

    Prishtina 0-2 Malisheva

  • Kombëtarja e Kosovës nisë sonte aventurën e re në parakualifikueset e Kupës së Botës 2027

    Kombëtarja e Kosovës nisë sonte aventurën e re në parakualifikueset e Kupës së Botës 2027

    Kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta nisë sonte aventurën e re në parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.

    Dardanët stërvitën intensivisht për disa ditë radhazi, pas përfundimit të Final 8 të Kupës, ndërsa janë të gatshëm për sfidën që i pret sonte me Irlandën.

    Kosova ka përfunduar në grup me Zvicrën, Irlandën e Azerbajxhanin.

    Verdhekaltrit do të luajnë sonte me Irlandën ën Prishtinë, ndërsa sfidën e dytë do ta kenë me Azerbajxhanin në udhëtim pas tri ditësh, respektivisht më 25 shkurt.

    Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

    Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

    Dardan Berisha me shokë do të mundohen ta nisin më këmbë të mbarë këtë kampanjë parakualifikuese me synimin për të kaluar në fazën e rregullt kualifikuese të Botërorit 2027.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës do të luhet sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.

  • ​Gjakova e Krasniqi premtojnë medalje edhe në Lojërat Olimpike Parisi 2024

    ​Gjakova e Krasniqi premtojnë medalje edhe në Lojërat Olimpike Parisi 2024

    Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi u shpallën sportistët më të mirë të vitit 2023 nga Komitetit Olimpik i Kosovës në ceremoninë e laureatëve të zhvilluar të mërkurën.

    Para tyre, si trajneri më i mirë u shpall njeriu që iu priu sukseseve të Distrisë dhe Akilit, Driton Kuka. Ai theksoi se viti 2023 ishte tejet i veçantë pasi që përjetoi emocione të mëdha në Evropianin e Xhudos që u mbajt në Prishtinë.

    “Viti 2023 më ka sjellë një ndjenjë më ndryshe, kampionati i parë evropian në Kosovë. Të them të drejtën ulja në karrige para tifozëve, para njerëzve më të dashur pak më e vështirë se në garat tjera. E kam potencuar disa herë që për mua ka qenë më e vështirë të ulem në karrige në finalen e Akilit në Prishtinë se sa në tri finalet e Lojërave Olimpike…Jemi ën vit olimpik, dhashtë Zoti këtë vit, punë do të bëjmë shumë, na duhet pak edhe fati sportiv që nga Parisi të kthehemi me medalje olimpike”, tha Kuka.

    Nga ana tjetër, Akil Gjakova vitin 2023 e cilësoi si më të mirën në karrierën e tij, por premtoi se do të punojë fuqishëm që të shënojë sukses të madh edhe në Lojërat Olimpike Parisi 2024.

    “Është një ndjenjë shumë e veçantë për të disatën herë të shpallem sportisti i vitit. Për mua viti 2023 pas shumë vështirësive do ta cilësoj si një nder vitet më të mira në karrierë duke e përmendur Kampionatin e Hapur Evropian në Prishtinë, kam pasur shumë emocione edhe po besoj që do të jenë momente të paharrueshme…Unë me trajnerin tim dhe me gjithë shokët dhe shoqet e klubit, me shumë përkushtim dhe bindje do të mundohemi ta sjellim Kosovën në piedestalin më të lartë në Lojërat Olimpike”, tha Gjakova.

    Kurse Distria Krasniqi, sukseset e saj ia dedikoi trajneri Driton Kuka duke thënë se pa mbështetjen e tij nuk do t’i arrinte këto rezultate.

    “Një falënderim për trajnerin tim i cili gjithmonë më ka udhëhequr drejt sukseseve edhe ndihem shumë me fat që kam përkrah një trajner të tillë kaq të përkushtuar dhe pa të cilin këto suksese nuk do të ishin të mundura. Gjithashtu jemi në vitin olimpik dhe jemi duke u përgatitur shumë dhe shpresoj që do ta kemi një paraqitje të mirë ashtu sikur e kemi pasur në Tokio dhe i uroj suksese të gjithë ekipit olimpik”, tha Krasniqi.

    Në rrugëtimin e Komitetit Olimpik, për tash e 15 vite, Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka mbështetur këtë institucion sportiv drejt sukseseve të shumta të sportistëve vendor.

  • Vajzat U17/ Kosova pëson humbje nga Finlanda

    Vajzat U17/ Kosova pëson humbje nga Finlanda

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e grupmoshës nën 17-vjeç ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024, që po mbahen në Portugali.

    Kosova, e cila ndodhet në Grupin 2 të Ligës A, pësoi humbje me rezultat të thellë ndaj kombëtares së Finlandës, me rezultat 5:0.

    Finlandezet e siguruan epërsinë me të filluar ndeshja, me ç’ rast në minutën e shtatë përmes Todoshchenko shënuan golin e parë.

    Me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën 48 u akordua penallti për finlandezet, por gjuajtjen e Olivia Ulenius e priti portierja Leyla Gërvalla.

    Megjithatë, vetëm një minutë më vonë Finlanda e gjeti rrugën e golit përmes Laura Oksanës.

    Përzgjedhësja Sanije Krasniqi, në minutën e 60-të bëri dy zëvendësime, duke futur në lojë Viola Nuhajn dhe Loela Ahmetin, në vend të Albonita Statovcit dhe Elona Pacit, por as me këtë ndryshim, Kosova nuk arriti ta ndalë kundërshtarin.

    Kështu, në minutën e 71-të Finlanda realizoi golin e tretë përmes Jelena Todoshchenkos, e cila shënoi hat-trick në këtë takim, pasi realizoi edhe në minutën e 76-të për 4:0. Ndërkohë, rezultatin përfundimtar 5:0 e vendosi Bella Aalto, në minutën e 77-të.

    Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë të shtunën nga ora 12:00, ku i pret një sfidë edhe më e vështirë kundër Portugalisë nikoqire.

  • Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva shënon fitore ndaj Prishtinës, Feronikeli 74 dhe Gjilani ndajnë pikët

    Drita fiton derbin ndaj Ballkanit, Malisheva shënon fitore ndaj Prishtinës, Feronikeli 74 dhe Gjilani ndajnë pikët

    Drita e ka fituar derbin e javës 21 në ‘Albi Mall Superligë’

    Skuadra gjilanase ka fituar me rezultat 1:0, përballë Kampionit aktual Ballkanit.

    Golin e vetë në ndeshje e ka shënuar Juan Mesa në minutën e 65, shkruan Atvlive.tv

    Sidoqoftë edhe pse ka pësuar humbje Kampioni Ballkani mbetet në vendin e parë në ‘Albi Mall Superligë’ me 44 pikë, katër më shumë se Drita e dyta dhe Llapi i treti, por skuadra nga Podujeva ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Fitore ka shënuar edhe Malisheva e cila ka mposhtur Prishtinën në Lipjan, me rezultat 2:0.

    Altin Aliu në minutën e 34 dhe Rilind Haziraj në minutën e 87, kanë realizuar golat për skuadrën e cila po drejtohet nga Qendrim Kida.

    Pas kësaj fitore Malisheva forcon pozitën e katër me 35 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 30 pikë.

    Në Drenas, Feronikeli 74 ka barazuar pa gola me Gjilanin.

    Feronikeli 74 aktualisht renditet në pozitën e shtatë me 23, kurse Gjilani renditet i teti me 21 pikë.

     

  • Marcus Thuram pritet të humbasë dy ndeshje për shkak të lëndimit

    Marcus Thuram pritet të humbasë dy ndeshje për shkak të lëndimit

    Ndeshja e Marcus Thuram kundër Atleticos së Madridit në Ligën e Kampionëve zgjati vetëm një pjesë.

    Sulmuesi i Interit u ndal pas 43 minutash pasi goditi drejt portës kundërshtare, për shkak të një problemi fizik: kontrollet janë planifikuar për tu bërë të enjten e 22 shkurtit, por me siguri lojtari do të mungojë ndaj Leces dhe Atalantës.

    Ai ishte ndër më të frymëzuarit në pjesën e parë, por ndeshja e tij përfundoi në minutën e 45-të. Marcus Thuram u ndal në fakt në minutat e fundit të pjesës së parë të sfidës Inter-

    Atletico Madrid, ndeshja e parë e fazës së 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve, duke ndjerë dhimbje në këmbë.

    Sulmuesi qëndroi në fushë deri në pjesën e parë, por më pas francezit iu desh të ngrinte flamurin e bardhë.

    Sulmuesi me siguri do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Leces (25 shkurt) dhe ndeshjen ndaj Atalantës më 28 shkurt. Por gjithqka mbetet për tu parë pas rezultatetev të kontrolleve.

  • Tuchel do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit

    Tuchel do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit

    Trajneri Thomas Tuchel do të largohet përfundimisht nga kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, në përfundim të sezonit 2023/24.

    Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes së ndërsjellët me trajnerin gjerman për ndarjen mes veti në fund të qershorit të këtij viti.

    “FC Bayern Munich dhe kryetrajneri Thomas Tuchel kanë vendosur së bashku t’i japin fund bashkëpunimit, i cili fillimisht ishte planifikuar të përfundonte më 30 qershor 2025, më 30 qershor 2024”.

    Kjo vjen pas tre humbjeve radhazi për Bayernin, duke përfshirë një humbje jashtëzakonisht të dëmshme 3-0 ndaj liderit të ligës Bayer Leverkusen, i cili tani qëndron tetë pikë larg në krye të tabelës.

    Tuchel e mbajti mezi punën e tij sezonin e kaluar, pasi Bayern siguroi titullin e Bundesligës në ditën e fundit falë një goli të vonshëm fitues nga Jamal Musiala.

    Titulli nuk ishte as në duart e Bayernit pasi Dortmundi nuk arriti të fitonte ndeshjen e tyre të fundit, duke i dhënë përfundimisht titullin Tuchelit.

    Duke pasur parasysh blerjen e Harry Kane në verë, Tuchel pritej të kishte një kohë më të lehtë në Gjermani duke marrë parasysh humbjen e Jude Bellingham për Dortmundin.

    Megjithatë, skuadra e Xabi Alonsos duket se ka dalë nga hiçi dhe rekordi i pamposhtur i liderëve duket se i ka kushtuar me detyrë Tuchelit.

  • 8-vjeçari shkruan historinë, mund mjeshtrin e madh të shahut

    8-vjeçari shkruan historinë, mund mjeshtrin e madh të shahut

    Një tetëvjeçar, supertalent i shahut, nga Singapori është bërë lojtari më i ri i shahut që e ka mposhtur një mjeshtër të madh.

    Pas një loje tri-orëshe shahu në Zvicër, Ashwath Kaushik, e mundi 37-vjeçarin polak Jacek Stopa.

    “Është shumë emocionuese dhe e mahnitshme që munda ta mposht mjeshtrin e madh dhe ndihem krenar për veten”, ka thënë Kaushik, raportoi Guardian.

    Sipas “Chess.com”, gara botërore e shahut ka dëshmuar së fundmi rritje të numrit të fëmijëve që arrijnë rezultate të jashtëzakonshme.

    Ashwath fitoi tri lojërat e para me Stopan, por humbi në lojën me lojtarin britanik, Harry Grieve, i cili pati fituar garën britanike të shahut më 2022.

  • ​Superliga e Kosovës, vëmendja te derbi mes Dritës e Ballkanit

    ​Superliga e Kosovës, vëmendja te derbi mes Dritës e Ballkanit

    Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 21 të këtij sezoni.

    E gjithë vëmendja sot do të jetë te stadiumi ndihmës në Gjilani, ku Drita e pret në shtëpi kampionin, Ballkanin, raporton KosovaPress.

    Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

    Po ashtu, krahas këtij derbi do të zhvillohen edhe dy takime të tjera.

    Gjilani është mysafir i Feronikelit ’74, kurse Prishtina luan si vendase në stadiumin “Sami Kelmendi” kundër Malishevës.

    Programi i sotëm i Superligës:

    13:00 Drita – Ballkani

    13:00 Feronikeli ’74 – Gjilani

    13:00 Prishtina – Malisheva