ATV

Category: Sport

  • Sekretari i Federatës së Boksit: Donjeta e arriti normën olimpike duke mposhtur kampione bote e evropiane

    Sekretari i Federatës së Boksit: Donjeta e arriti normën olimpike duke mposhtur kampione bote e evropiane

    Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

    Sekretari i Federatës së Boksit të Boksit, Latif Demolli në një prononcim të shkurtër për Klankosova.tv ka thënë se ishte rrugë e mundimshme për Donjetën.

    Ishte rrugë e mundimshme ku pas 4 dueleve me kundërshtare jashtëzakonisht të forta dhe kampione bote e Evrope Donjeta luanesha me zemër dhe punë, përkushtim dhe vullnetin për fitore arriti ta realizoj dëshirën dhe të fitojë normën Olimpike për Paris 2024”, u shpreh Demolli.

    Përndryshe, Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

  • Lajm fantastik / Donjeta Sadiku siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

    Lajm fantastik / Donjeta Sadiku siguron pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

    Donjeta Sadiku e ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

    Boksieria kosovare ka arritur të siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 60 kg, me rezultat 3:2 në runde.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të botërorit kualifikues për Lojërat Olimpike Paris 2024.
    Kujtojmë që Sadiku ka suksese të mëdha në sportin e boksit.

    Ajo në vitin 2022 fitoi medalje të bronztë në botëror dhe evropian.
    Kurse në Lojërat Olimpike në Tokio ishte paraqitur por me ftesë, dhe pas lëndimit, ishte ndalur menjëherë.

    Përndryshe deri me tani, norma për Lojërat Olimpike në Paris ka vetëm në xhudo.

  • Grand Prix Upper Austria: Akil Gjakova kalon në raundin e tretë

    Grand Prix Upper Austria: Akil Gjakova kalon në raundin e tretë

    Akil Gjakova (-73 kg) e ka fituar ndeshjen e parë në turneun e xhudos, Grand Prix Upper Austria.

    Akili në xhiron e parë ishte i lirë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me Wazaari, garuesin nga Irlanda Joshua Green.

    Në raundin e tretë takohet me garuesin nga Azerbajxhani Rashid Mammadaliyev.

  • Derbi i madh mes Trepçës dhe Pejës luhet sot

    Derbi i madh mes Trepçës dhe Pejës luhet sot

    Fundjava na sjell dy super derbi në javën e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

    Xhiroja do të hapet me super ndeshjes mes Trepçës dhe Pejës, që renditen në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

    Mitrovicasit kanë 21 fitore e dy humbje, ndërsa verdhezinjtë 17 fitore e gjashtë humbje.

    ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa pejanët janë kampionë aktualë, andaj pritet një super përballje në “Minatori” të shtunën.

    Takim shumë i vlefshëm edhe ai ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Vëllaznimit.

    Prizrenasit duan të jenë pjesë e “Play-off”-it, ku renditen në vendin e shtatë me shtatë fitore e 16 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e pestë me dhjetë fitore e 13 humbje.

  • Dy ndeshje interesante sot në Superligë, derbi në Gjilan

    Dy ndeshje interesante sot në Superligë, derbi në Gjilan

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të xhiros së 24-të.

    Dueli më interesant i ditës do të jetë ai mes Dritës dhe Prishtinës në Gjilan.

    Drita vjen pas një humbje shokuese nga Fushë Kosova 1-0 në udhëtim, ndërkohë Prishtina triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Lirisë, shkruan Sinjali Sporti.

    Gjilanasit pas hapit fals ndodhet në vendin e tretë me 43 pikë, katër më pak sesa vendi i dytë Llapi e pesë më pak se lideri Ballkani, ndërkohë kryeqytetasit pozicionohen në vendin e 5-të me 35 pikë.

    Dueli tjetër është ai mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë.

    Llapjanët do të kërkojnë tre pikët dhe të marrin kryesimin në tabelë, të paktën për një ditë, deri kur Ballkani zhvillon ndeshjen të nesërmen.

    Podujevasit janë të pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit në kampionat, me 6 fitore e një barazim, me humbjen e fundit të pësuar në shtëpi ndaj Malishevës më 2 dhjetor.

    Së fundi ata fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Feronikelit në udhëtim, duke mbajtur hapin me liderin Ballkanin në vetëm një pikë.

    Gjilanasit ndërkohë janë pa fitore në secilën nga 8 ndeshjet e fundit në kampionat, teksa fitorja e tyre e fundit ishte më 2 dhjetor, me rezultat 4-0 ndaj Lirisë. Skuadra bardh e kuqe renditet në vendin e 8-të me 22 pikë.

    Të dyja duelet zhvillohen nga ora 13:00.

  • Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Dinamo Ferizajt

    Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Dinamo Ferizajt

    Skuadra e Dinamo Ferizajt përmes një komunikate e ka bërë zyrtare trajnerin e ri, Bylbyl Sokolin.

    Pasuesi i Burim Qerkinit te Dinamo e Ferizajt është trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, raporton KosovaPress.

    “Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.

    I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku”, shkruante në komunikatën e Dinamo Ferizajt.

    Sokoli ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtinën, Gjilanin e Llapin, ndërsa së fundmi ishte trajner i Malishevës.

  • Ndeshje interesante edhe këtë fundjavë në Serie A

    Ndeshje interesante edhe këtë fundjavë në Serie A

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 28-të në Serie A, ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Lideri Inter këtë fundjavë do të jetë në udhëtim tek Bologna, ku neuroazzurët synojnë që me fitore të marshojnë drejt titullit në Serie A dhe të thellojnë distancën nga skuadrat përcjellëse në renditjen tabelare, kurse Bologna synon që të marrë pikë dhe të përforcohet edhe më tutje në pozitën e 4-të e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.

    Në anën tjetër dy gjigantët tjerë Juventus dhe Milan do të kenë punë me skuadrat si Empoli respektivisht Atalanta.

    Rossonerët kundër Empolit synojnë në mënyrë që të mbesin edhe më tutje në pozitën e trete,kurse Zonja e Vjetër ndaj Atalantës nuk mendon asgjë tjetër përpos fitores dhe po ashtu shpreson në një gabim të Interit për të mbetur në garë për titull.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali,Roma do të jetë në udhëtim tek Fiorentina, kurse Lazio do të presë në shtëpi Udinesen.

  • ​Përfundon gara për Kasapin e Loxhën në Grand Prix Upper Austria

    ​Përfundon gara për Kasapin e Loxhën në Grand Prix Upper Austria

    Xhudistet tona, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha kanë përfunduar garën në Grand Prix Upper, që po mbahet në Linz të Austrisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha dhe Kasapi janë ndalur qysh në raundin e dytë të kësaj gare, raporton KosovaPress.

    Kasapi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja serbe, Marica Perisic.

    Ndërkaq, Loxha në raundin e parë e mposhti xhudisten nga Guinea, kurse në të dytin u mposht nga xhudistja belge, Mina Libeer.

    Pas këtyre humbjeve përfundon edhe gara për Flaka Loxhan dhe Fatjona Kasapin në Grand Prix Upper Austria.

  • Përballjet e Evropës ndryshojnë renditjen e UEFA, Italia kryeson garën

    Përballjet e Evropës ndryshojnë renditjen e UEFA, Italia kryeson garën

    Fitoret e Roma, Milan dhe Fiorentina në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve të kompeticioneve evropiane, Europa League e Conference Leauge,i kanë shtuar pikë çmuara futbollit italian në renditjen e UEFA-s, të vlefshme për ta pjesëmarrjen e klubit të pestë të Serie A në Champions League të sezonit të ardhshëm.

    Italia rrit epërsinë e saj, tani në 16,571 pikë, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren edhe ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca. Me eliminimin e Lazio nga Bayern Munich në Champions, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian, teksa në garë kanë mbetur Inter, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garë.

    “Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi janë ata që do të përfitonin nëse Italia do të ishte në vendin e dytë në renditje: skuadra e Roma-s, në fakt, aktualisht është e pesta në Serie A në të njëjtin nivel me “Demat” e RB Leipzig në Bundesliga. Kujtojmë se 2 pikë jepen në rast të një fitoreje të vetme, 1 në rast barazimi nga çerekfinalet e më pas.

  • ​Sot zhvillohet lufta e shumëpritur e boksit, Joshua-Ngannou

    ​Sot zhvillohet lufta e shumëpritur e boksit, Joshua-Ngannou

    Anthony Joshua duhet të bëjë një hap tjetër drejt bërjes tre herë kampion bote, ndërsa përballet me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou;

    Dyshja e peshave të rënda do të do të ballafaqohen në Riad të Arabisë Saudite dhe lufta mes tyre pritet të nis pas orë 23:00

    Fituesi i këtij dueli mund të përballet me njërin nga dyshja Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk për kampionin e padiskutueshëm botëror të peshave të rënda.