ATV

Category: Sport

  • Trajneri i Fushë Kosovës: Ne mund të mposhtim çdo skuadër të Superligës

    Trajneri i Fushë Kosovës: Ne mund të mposhtim çdo skuadër të Superligës

    Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala i ftuar në emisionin ‘EKIPI A’ në ATV, ka thënë që ai është i kënaqur me pesë pikët e arritura në tri takimet e fundit.

    ‘Nuk është lehtë me mposhtë skuadrën e Dritës. Ne kemi treguar që mund te mbesim në Ligë.Ne mund të mposhtim çdo skuadër të Superligës; tha Shala.

    Kujtojmë që Fushë Kosova në tri takimet e fundit ka arritur të fitoi 5 pikë. Duke barazuar me Lirinë në Prizren 0:0, pastaj si vendas mposhti Dritën 1:0, dhe në ndeshjen e fundit barazoi 0:0 me Dukagjin e Klinës.

    Për më shumë, ndiqeni intervistën e Burim Shalës më poshtë.

  • ​Kuka lavdëron Donjeta Sadikun: Është me meritë në olimpiadë

    ​Kuka lavdëron Donjeta Sadikun: Është me meritë në olimpiadë

    Trajneri i xhudos Driton Kuka nuk i ka kursyer fjalët e mira për boksieren Donjeta Sadiku e cila së fundi e arriti normën olimpikë e cila garanton pjesëmarrjen e saj në Lojëra Olimpikë ‘Parisi 2024’.

    Kuka ka thënë se Sadiku do të jetë pjesë e olimpiadës në Paris me meritë të plotë dhe e ka uruar për suksesin e saj.

    “Urime boksieres Sadiku normën Olimpike që do jetë në Olimpiadë me meritë. Shpresojmë në ende sportist të kualifikohen për Lojëra Olimpike me normë se turizmit sportiv duhet vendosur stopin shteti ynë”, ka shkruar Kukan ë ‘Facebook’, përcjellë KosovaPress.

    Më tutje, Kukan ë shkrimin e tij ka kërkuar përkushtim më të madh edhe nga xhudistët, me thek të veçantë nga Akil Gjakova dhe Loriana Kuka.

    “Olimpistët Akili dhe Loriana në Linz patën paraqitje që le shumë për të dëshiruar. Akili kishte 4 gara e po aq medalje qysh tash e 7-8 muaj, por jeta sportive nuk ka asnjë alternativë. E tash, katër muaj para Olimpiadës do jem pa kompromis në këtë drejtim!”, ka shkruar Kuka.

  • ​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

    ​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

    Mediat lokale në Gjilan kanë raportuar sot për një pezullim të vendimit për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan nga Zyra e Prokurimit.

    Në lidhje me këto lajme, KosovaPress ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri i cili ka thënë se deri më tani nuk është i njoftuar me këtë çështje.

    “Nuk jam në rrjedha me këtë çështje, tani kam një takim dhe pastaj do të informohem rreth situatës”, ka thënë shkurtimisht Zeqiri në një përgjigje për KosovaPress.

    Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një buxhet prej 15 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.

  • ​Ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    ​Ja kur hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi vet Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton KosovaPress.

    Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

  • Vuliq largohet nga Sigal Prishtina

    Vuliq largohet nga Sigal Prishtina

    Trajneri nga Kroacia, Jaksha Vuliq më nuk është trajner i Sigal Prishtinës.

    Klubi i Superligës së Kosovës në basketboll, të hënën ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Vuliqin. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër, Prishtina ka shkruar se ka ndarë rrugët me trajnerin Vuliq, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

    Largimi i Vuliqit ka ardhur një ditë pas humbjes nga Golden Eagle Ylli në Suharekë, e cila ishte disfata e tretë rresht e Prishtinës në kampionat.

    Vuliq mori drejtimin e Prishtinës në fillim të këtij viti, ndërsa është trajneri i dytë i huaj këtë edicion pas lituanezit Zydronas Urbonas.

    Aktualisht, Prishtina është e katërta në tabelë me 38 pikë të mbledhura pas 24 xhirove të zhvilluara.

  • ​Xhaka: S’kemi fituar ende asgjë, janë edhe nëntë finale

    ​Xhaka: S’kemi fituar ende asgjë, janë edhe nëntë finale

    Mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka tha të dielën se ai ka shfrytëzuar dhimbjen e humbjes së titullit të Premierligës vitin e kaluar me Arsenalin si motivim në rrugën drejt tiullit kampion me Bayer Leverkusenin ne Bundesligë.

    Leverkusen mundi Ëolfsburgun me 10 lojtarë me rezultat 2-0 në shtëpi për të rikthyer epërsinë e tyre ndaj Bayern Munich të vendit të dytë në 10 pikë me nëntë ndeshje të mbetura deri ën fund të sezonit, duke e vendosur skuadrën e Xabi Alonsos në rrugën e duhur për titullin e parë në histori.

    Xhaka iu bashkua Leverkusenit nga Arsenali në verë. Sezonin e kaluar, Arsenali në një moment kishte një avantazh prej tetë pikësh në krye të tabelës së Premier Ligës, por përfundimisht e humbi titullin duke ia dorëzuar atë Manchester Cityt.

    “Është sinqerisht e vështirë të përshkruash ndjenjën me fjalë, kur je përballë për kaq shumë kohë, por më pas kapesh, si vitin e kaluar me Arsenalin”, tha Xhaka.

    “Shpresoj që të mos ndodhë më, kemi nëntë ndeshje, nuk kemi fituar ende asgjë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të qëndrojmë gati. Ne e dimë se javët e ardhshme do të jenë brutalisht të rëndësishme për ne.”, shtoi reprezentuesi zviceran, përcjellë KosovaPress.

    “Ne kemi pasur presion që nga ndeshja jonë e parë. Pavarësisht nëse të tjerët fitojnë apo jo, ne duhet të bëjmë punën tonë. Kanë mbetur nëntë ndeshje për të përfunduar, sot ne hodhëm hapin e parë. Tani, ne do ta kthejmë fokusin tonë tek e enjtja dhe Freiburg”, tha në fund Xhaka.

    Leverkusen pret Qarabag në Ligën e Evropës të enjten, duke e ditur se fitorja do t’i dërgonte në çerekfinale.

  • ​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

    ​Programi “Sport në shkolla” zgjon interesim të madh të të rinjve për sport

    Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, po vazhdojnë ta implementojnë pilot projektin për basketbollin 3×3 në shkolla në kuadër të programit qeveritar ‘Sport në Shkolla’.

    870 nxënës nga 14 shkolla të ndryshme të Kosovës është numri i deritanishëm i fëmijëve që kanë shpreh interesim për basketbollin 3×3, dhe kjo tregon më së miri për punën që po e bëjnë në terren menaxherët e projektit nga dy federatat, koordinatorët dhe arsimtarët për masivizimin e basketbollit 3×3.

    Inkuadrimi dhe praktikimi i sportit të basketbollit 3×3 si aktivitet jashtëkurrikular si dhe organizimi i garave, janë disa nga komponentët e fazës pilotuese të programit ‘Sporti në Shkolla’, i cili synon që në të ardhmen të zgjerohet në më shumë sporte (aktualisht është edhe shahu) si dhe në më shumë shkolla dhe komuna.

  • E pranojnë gjyqtarët, penalltia e Interit ndaj Genoas ishte gabim

    E pranojnë gjyqtarët, penalltia e Interit ndaj Genoas ishte gabim

    Shoqata e Arbitrave italian ka konfirmuar se penalltia e Interit kundër Genoas ishte një gabim nga gjyqtari Giovanni Ayroldi, i cili nuk mori parasysh rekomandimet e VAR-it.

    Gabimi rezultoi i rëndësishëm në fitoren 2-1, duke i dhënë “Nerazzurrëve” një epërsi 2-0 në “Giuseppe Meazza” të hënën në mbrëmje.

    Morten Frendrup ndërhyri me ahspërsi në drejtim të Barellas, por aty u pa qartë që lojtari largoi topin paraprakisht, përcjellë KosovaPress.

    Gjyqtari Ayroldi akordoi penallti dhe dëgjohej duke u thënë lojtarëve të Genoas “nuk ka rëndësi nëse ai e prek topin, ju nuk mund të ndërhyni në atë mënyrë”.

    VAR menjëherë sugjeroi se nuk ishte një penallti dhe kaloi shumicën e kohës duke u përpjekur të gjente pamjet më të mira për t’i treguar arbitrit se kontakti nuk kishte ekzistuar.

    “Po, duke parë pamjet, ishte një gabim. Mund të ndodhë në fushë kur gjyqtari nuk arrin të shkëputet nga ajo ndjesia që ka parë ndërhyrjen në kohë reale duke e konsideruar atë si të rrezikshme” tha nënkomisioneri i Dino Tommasi.

    “Zyrtarët e VAR-it u përpoqën ta çonin drejt këtij përfundimi. Ai duhet të kishte hapur mendjen dhe të ishte më i hapur për të vlerësuar pamjet që iu shfaqën. Ndoshta kishte edhe një kënd tjetër, por ato që iu treguan duhet të kishin mjaftuar për të anuluar vendimin”, shtoi ai.

  • Alban Lumi: Finalja e Kupës së Kosovës duhet të zhvillohet në fshatin Mushtisht

    Alban Lumi: Finalja e Kupës së Kosovës duhet të zhvillohet në fshatin Mushtisht

    Gazetari Alban Lumi i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV, e ka komentuar formën e mirë që po kalojnë dy klubet nga Suhareka, FC Ballkani dhe FC Suhareka.

    Lumi me shaka ka deklaruar që nëse në finale të Kupës shkojnë këto dy klube, atëherë finalja duhet të zhvillohet në komunën e Suharekës.

    Ballkani dhe Suhareka po mendoj që më mirë do të ishte me lujt në fshatin Mushtisht ose Studenqan, janë disa fshatra që kanë kontribuar shumë’ tha Lumi.

    Emisionin e plotë mund të shikoni më poshtë.

  • Miftari: “Forma e jashtëzakonshme e Albion Rrahmanit, e la rezervë sulmuesin serb te Rapid Bukureshti”

    Miftari: “Forma e jashtëzakonshme e Albion Rrahmanit, e la rezervë sulmuesin serb te Rapid Bukureshti”

    Në emisionin A Play këtë të diel ishte i ftuar gazetari Petrit Miftari, duke folur për futbollistët e kombëtares së Kosovës ai potencoi formën e dobët të lojtarëve si Florent Muslija apo Qëndrim Zyba si dhe periudhën e jashtëzakonshme të Albion Rrahmanit tek Rapid Bukuresht!

    “Forma e jashtëzakonshme e Albion Rrahmanit, e la rezervë sulmuesin serb te Rapid Bukureshti” – tha Miftari

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë