ATV

Category: Sport

  • ​Skandal në futbollin argjentinas, katër lojtarë dhunojnë seksualisht një vajzë

    ​Skandal në futbollin argjentinas, katër lojtarë dhunojnë seksualisht një vajzë

    Një skandal i madh raportohet ta ketë goditur futbollit argjentinas, përkatësisht klubin Atlético Vélez Sarsfield. Një vajzë 24-vjeçare ka denoncuar në fakt 4 lojtarë të skuadrës nga Linieres, Buenos Aires, me akuzën se ata e kanë përdhunuar.

    Vajza, emri i së cilës ende nuk është bërë publik, ka denoncuar katër lojtarë të Vélez për abuzim seksual të dyshuar. Episodi i turpshëm thuhet se ka ndodhur të dielën e kaluar në hotelin Hilton në Tucumán, ku skuadra po qëndronte pas barazimit kundër Atlético Tucumán, përcjellë KosovaPress.

    E reja deklaroi se ishte Sebastián Sosa ai që e kontaktoi për ta ftuar në hotel. Sipas gazetës argjentinase “Olé”, futbollistët Abiel Osorio, Braian Cufré dhe José Florentín ishin gjithashtu aty kur ajo hyri në dhomë. Në deklaratën e saj, viktima konfirmoi se ajo kishte pirë disa shishe birrë. Por pas disa pijeve ajo filloi të ndihej shumë e trullosur dhe vendosi të shtrihej në krevat. Ajo gjithashtu tha se ndjehej e përgjumur dhe ishte abuzuar pa pëlqim në atë kohë. Pasi arriti të këndellej, ajo kërkoi një makinë dhe shkoi në shtëpi.

    Nuk dihet ende nëse kanë nisur hetimet për këtë raste nga policia argjentinase.

  • Kosova fituese e turneut “UEFA Development U16” në Tiranë

    Kosova fituese e turneut “UEFA Development U16” në Tiranë

    Kombëtarja e Kosovës U16 ka triumfuar me rezultat bindës kundër Kombëtares së Belizes, me rezultat 3:0, në ndeshjen e tretë në kuadër të turneut “UEFA Development U16” që u mbajt në Tiranë.

    Me këtë fitore, Dardanët U16 janë shpallur fitues të këtij turneu, me tri fitore. Në dy ballafaqimet paraprake ata kanë mposhtur San Marinon dhe Shqipërinë, pas penalltive, ngase ndeshjet në kohën e rregullt kishin përfunduar baras. Serinë e golave e hapi Eduart Sekiraqa, në minutën e 3-të.

    Epërsinë në 2:0 e shtoi Leka Podvorica, në minutën e 45-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Omer Shala, në minutën e 55-të. Ky ishte aktiviteti i parë i Kombëtares U16, e cila u krijua vetëm muajin e kaluar nën udhëheqjen e stafit të trajnerëve në përbërje: Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku.

  • ​Kosova me 5 xhudistë në Grand Prix Austria

    ​Kosova me 5 xhudistë në Grand Prix Austria

    Në Linz të Austrisë do të zhvillohet kampionati i xhudos Grand Prix Upper. Ekipi kosovar do të paraqitet me 5 xhudistë.

    Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 79 shtete, 533 garues, nga të cilët 302 meshkuj dhe 231 femra.

    Nga Kosova do të ndeshen këta garues:

    1. Flaka Loxha (-57 kg)

    2. Fatjona Kasapi (-57 kg)

    3. Akil Gjakova (-73 kg)

    4. Dardan Cena (-73 kg)

    5. Loriana Kuka (-78 kg)

    Flaka dhe Fatjona ndeshen nesër, Akili e Dardani ndeshen të shtunën, kurse Loriana ndeshet të dielën.

  • ​Përfundon pjesa e parë në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

    ​Përfundon pjesa e parë në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

    Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Kupën e Kosovës, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

    Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Prishtina po e mposht KF Trepçën ’89 me shifrat 4:0, raporton KosovaPress.

    Golat për kryeqytetasit i shënuan Leotrim Kryeziu (minuta e 8’), Ardian Muja (minuta e 25’), Mërgim Pefqeli (minuta e 40’) dhe Hasan Hyseni (minuta e 44’).

    Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe përballja mes Dukagjinit dhe Dritës, ku të dy skuadrat shkojnë në pushim pa e gjetur golin.

    Rezultatet e pjesës së parë:

    Dukagjini 0:0 Drita

    Prishtina 4:0 Trepça ‘89

  • Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

    Super derbi sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës

    Sfida kryesore e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

    Me fillim nga ora 19:00 Sigal Prishtina do të përballet me liderin e tabelës, Trepçën, raporton KosovaPress.

    Këto dy skuadra së fundi u përballën në Gjakovë në finalen e Kupës, ku fituan mitrovicasit.

    “Xehetarët” janë liderë me 20 fitore e dy humbje, derisa bardhekaltrit renditen në vendin e tretë me 14 fitore e tetë humbje. Mitrovicasit kanë 15 fitore radhazi në elitë, derisa kanë fituar tri takimet në Superligë ndaj prishtinasve në këtë edicion, që kërkojnë titullin e kampionit.

    Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe KB Peja, e cila e pret në shtëpi Proton Cable Prizrenin.

    19:00 Peja – Proton Cable Prizreni

    19:00 Sigal Prishtina – Trepça

  • Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

    Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it italian, Santiano Ballato (OR-4), Morena Cavalla (OR-4) dhe Federico D Addesa (OR-4), të cilët përcjellën mesazhet dhe qëllimet e kryeshefit të tyre, Domenico Cucci (OR-7).

    Kreu i FFK-së ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm me KFOR-in italian në të ardhmen, teksa e ka vlerësuar këtë si mundësi të mirë për të dyja palët për t’i kontribuuar komunitetit.

    Bashkëpunimi ndërmjet FFK-së dhe KFOR-it do të sjellë mundësi të promovimit të aktiviteteve të përbashkëta në vendin tonë. Në fund të takimit presidenti Ademi i ka nderuar mysafirët me dhurata simbolike.

  • “Euro 2025” për vajza/ Shqipëria mëson kundërshtaret

    “Euro 2025” për vajza/ Shqipëria mëson kundërshtaret

    Kombëtarja e Shqipërisë për vajza ka mësuar kundërshtaret që do të ketë përballë në kualifikueset e Europianit “Zvicër 2025”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin C5, ku do të përballet me Estoninë dhe Luksemburgun.

    Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet e kësaj faze do të nisin në muajin prill dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në korrik.

    Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza Play-off. Kombëtarja e vajzave mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet e para në grupin C, ose si një nga tre vendet e dyta më të mira. Në rast kualifikimi në fazën Play-off, Shqipëria do të përballet me një nga katër skuadrat e vendin të tretë dhe të katërt të çdo grupi në Ligën A.

    Ndërsa në vazon e dytë të raundit të parë të Play-off-it do të përballen, katër vendet e para, të dyta dhe të treta të Ligës B me sistem vajtje-ardhje dhe në raundin e dytë do të kualifikohen gjashtë ekipet më të mira. Më pas, skuadrat e kualifikuara në raundin e dytë do të përballen më njëra-tjetrën, po me sistem vajtje-ardhje nga ku do të përcaktohen edhe shtatë ekipet e tjera që do të shkojnë në finalet e Europianit.

    Gjithashtu sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, pesë ekipet e Ligës C që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën B.

  • Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet Euro 2025

    Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet Euro 2025

    Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në konkurrencën e femrave. Kjo fazë kualifikuese sivjet zhvillohet në tri liga. Kosova bën pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku janë edhe Uellsi, Kroacia dhe Ukraina.

    Kualifikimet nisin në muajin 3 prill, derisa në Evropian direkt kualifikohen vetëm nga dy përfaqësuese prej katër grupeve të Ligës A, derisa vendet e tjera plotësohen përmes ‘play-off’-it. Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në ‘play-off’, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian.

    Kombëtarja e Kosovës ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje dhe nën drejtimin e Anneli Andersen ka treguar formë shumë të mirë.

  • ​Sadiku triumfon në betejën e parë në turneun botëror të boksit

    ​Sadiku triumfon në betejën e parë në turneun botëror të boksit

    Donjeta Sadiku e ka fituar betejën e parë në turneun botëror kualifikues të boksit në Arsizio të Italisë.

    Boksierja kosovare triumfoi përball Shona Ëhitëell të Britanisë së Madhe, të cilën e mundi bindshëm 5:0 me vendim te gjyqtarëve, transmeton KosovaPress.

    Donjeta të tre raundet boksoi për mrekulli dhe dominoi në ring gjatë tërë kohës duke i dhënë kundërshtares goditje të forta dhe precize.

    Trajnerja e saj, Marjola Sallauka është shprehur e kënaqur me boksin që tregoi Donjeta në rrugën për të fituar normën Olimpike Paris 2024.

  • Ademi: Ndeshja Kosova-Haiti hapi kapitullin e ri të futbollit kosovar

    Ademi: Ndeshja Kosova-Haiti hapi kapitullin e ri të futbollit kosovar

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka cilësuar 5 marsin si një ditë historike për futbollin e Kosovës, ditë në të cilën, sipas Ademit, u hap një kapitull i ri për këtë sport.

    Përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook”, i pari i FFK-së, Ademi ka thënë se pas kësaj ndeshje, rrugëtimi i Kosovës në futboll u bë një histori e suksesit, pasi në maj të 2016 u pranua në UEFA e FIFA.

    Shkrimi i plotë i Ademit në “Facebook”:

    5 marsi është një datë që në historinë e futbollit të Kosovës shënon një kapitull të pazëvendësueshëm, një rrugëtim triumfal që nisi me ndeshjen e parë miqësore nën patronatin e FIFA-s për Kombëtaren e Kosovës.

    Ajo nuk ishte thjesht vetëm një sfidë sportive, por një shpërthim i emocioneve dhe një manifestim i vullnetit të padiskutueshëm për njohje ndërkombëtare dhe paraprijëse e anëtarësimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

    Më 5 mars 2014, stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë u mbush me përplot shikues, të cilët krijuan një atmosferë të pashoqe, duke thirrur për një anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në dy institucionet e futbollit ndërkombëtar. Ndeshja kundër Haitit nuk ishte vetëm një konfrontim sportiv; ishte një dëshmi e fuqishme se Kosova ishte gati dhe e meritonte të ndihej e barabartë në skenën ndërkombëtare të futbollit, për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë për më shumë se dy dekada.

    Pas ndeshjes së parë nën patronatin e FIFA-s, rrugëtimi i Kosovës në futboll u bë një histori e suksesit, pasi në maj të 2016 u pranua në UEFA e FIFA. Nga 72 ndeshjet zyrtare dhe miqësore nga ajo kohë, Kombëtarja e Kosovës ka realizuar 25 fitore, 18 barazime dhe 29 humbje, derisa FFK ka krijuar të gjitha ekipet zinxhir të kombëtares në të dyja konkurrencat. Kombëtarja e Kosovës sivjet do të luajë në Ligën C të Ligës së Kombeve, ndërsa ëndrra madhore mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian dhe Kupën Botërore.

    Rrugëtim të suksesshëm ka pasur edhe Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave (e cila tani është promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe ka një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje), por edhe ekipet tjera zinxhir.