ATV

Category: Sport

  • Nesër hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

    Nesër hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

    Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet të premten më 15 mars. Tashmë janë mësuar tetë skuadrat që do të jenë pjesë e shortit dhe ato janë Arsenali, Atletico Madridi, Barcelona, Bayerni, Borussia Dortmundi, Manchester City, Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

    Për dallim nga herat tjera, në këtë fazë shorti do të jetë krejtësisht i hapur që nënkupton se nuk do të ketë asnjë kufizim dhe rrjedhimisht secila skuadër mund të luajë ndaj secilës, duke përfshirë edhe ato të të njëjtit vend, apo edhe ato që mund të jenë përballur mes vete në fazën e grupeve, raporton KosovaPress.

    Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

    Po ashtu të premten hidhet shorti edhe për skuadrën që do ta ketë rolin e vendasit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024. Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024

  • Dy superndeshje sot në Superligën e Kosovës

    Dy superndeshje sot në Superligën e Kosovës

    Xhiro e 25-të në Superligën e Kosovës në futboll do të kompletohet me dy ndeshjet që do të zhvillohen sot. Ndeshjet e zhvilluara dje sollën befasi të mëdha, sidomos humbja e Ballkanit nga Fushë Kosova por edhe ajo e Llapit nga Malisheva, raporton KosovaPress.

    Humbjen e Llapit dhe Ballkani do të synojë që ta shfrytëzojë Drita e cila sot ndeshet me Feronikelin dhe me një tre pikësh të ri, skuadra gjilanase do t’i ofrohej në vetëm një pikë Llapit të vendit të dytë dhe do të ishte vetëm dy pikë prapa Ballkanit që është lider i tabelës me 51 pikë.

    Ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, dy skuadra që ndajnë pozitat pesë dhe katër me vetëm tri pikë diferencë në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës.

    Të dy ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

  • ​Malisheva e mposht Llapin, Hazrollaj nuk di të ndalet

    ​Malisheva e mposht Llapin, Hazrollaj nuk di të ndalet

    Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e programit të sotëm të Superligës së Kosovës.

    Skuadra e Malishevës po e vazhdon formën fantastike këtë sezon, ku e ka mposhtur sot Llapin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

    Heroi i vendasve ishte ylli, Drilon Hazrollaj i cili shënoi që të dy golat sot. Me golat e sotëm Hazrollaj numëron 16 gola në Superligën e Kosovës.

    Fillimisht, Hazrollaj shënoi për 1:0 në minutën e 28’ ndërsa e thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 48’.

    Ndërkaq, golin e nderit për Llapin e shënoi Ahmed Januzi në minutën e 51’.

    Me pikët e reja, Malisheva ngjitet në kuotën e 44 pikëve në vendin e katërt, krahas Llapit që zë vendin e dytë me 50 pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Malishevës.

  • ​Zbulohet çmimi i çmendur i shtëpisë së Mbappes në Madrid

    ​Zbulohet çmimi i çmendur i shtëpisë së Mbappes në Madrid

    Real Madridi po përgatitet për ardhjen e Kylian Mbappes këtë verë dhe duket se edhe ylli francez po përgatitet për një kalim në Spanjë.

    Parashikohet të jetë një vit i ngarkuar për Mbappe, i cili planifikon të luajë si në Evropian ashtu edhe në Olimpiadën në Gjermani dhe Paris, por tashmë ai është në kërkim të një shtëpie, raporton KosovaPress.

    Duke folur me eksperten e pasurive të patundshme luksoze, Lydia Martinez, “Marca” raporton se prona e re e Mbappes ka të ngjarë të kushtojë 12 deri në 16 milionë euro.

    Mbappe ka të ngjarë të jetojë në një nga dy zonat e quajtura “La Moraleja”, ku jetojnë shumica e yjeve të Real Madrid, përfshirë Vinicius Junior dhe La Finca.

    I pari është më afër terrenit stërvitor të Valdebebas. Këto janë dy lagjet e pasura në Madrid që garantojnë privatësi në një distancë të mjaftueshme nga qyteti, por edhe me hapësirë të mjaftueshme për të qenë në gjendje për tu stërvitur.

    Martinez vazhdon duke thënë se shumica e futbollistëve dëshirojnë të jetojnë në periferi të qytetit dhe nëse nuk mund të gjejnë një pronë që i përshtatet specifikave të tyre të sakta, do të marrin me qira një apartament ndërsa mund të ndërtojnë një të tillë.

    Në të kundërt, menaxherët Carlo Ancelotti dhe Diego Simeone jetojnë më në qendër.

    Mbappe do të ketë pak kohë për t’u përshtatur me mjedisin e tij të ri, për shkak të orarit të ngjeshur.

    Real Madridi është gjithashtu në turne parasezonal gjatë kohës që Mbappe është në Lojërat Olimpike, dhe ndeshja e parë në ligë ka të ngjarë të jetë rreth një javë pasi sulmuesi përfundon punë në Paris, nëse Franca arrin në finale. Mes fillimit të Olimpiadës dhe finales së Euros, ka vetëm 10 ditë.

  • Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve

    Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit në Ligën e Kampionëve

    Nata e sotme do të shënojë fundin e fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve, ku do të mësohen dy çerekfinalistët e fundit.

    Mbrëmë biletat për në çerekfinale i siguruan Arsenali dhe Barcelona, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, sonte Interi përballet me Atletico Madridin, ku luan si mysafir në “Wanda Metropolitano” me fillim nga ora 21:00.

    Në orar të njëjtë do të zhvillohet edhe përballja në “Signal Iduna Park” mes Borussia Dortmundit e PSV.

    Ndeshjet e sotme:

    21:00 Atletico Madrid – Inter

    21:00 Borussia Dortmund – PSV

  • ​Shorti i formatit të ri të Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

    ​Shorti i formatit të ri të Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter

    Formati i ri i Ligës së Kampionëve nga sezoni i ardhshëm nënkupton se kompjuterët do të përdoren për të tërhequr shortin.

    Simulimet e shortit të UEFA-s kanë treguar se një short manual për formatin e ri do të merrte tri deri në katër orë, dhe do të duheshin 900 topa për të, raporton KP.

    Në vend të kësaj, një metodë hibride do të përdoret, ku klubet do të pozicionohen në mënyrë manuale e më pas kompjuteri do ta marrë përsipër punën dhe të zgjedhë kundërshtarët në tetë grupe.

    Shorti i ri hibrid pritet të zgjas deri në 35 minuta, e njëjta kohë që i duhet shortit aktual për formatin aktual që e ka Liga e Kampionëve.

  • ​Gjiganti anglez kërkon Albion Rrahmanin

    ​Gjiganti anglez kërkon Albion Rrahmanin

    Albion Rrahmani pritet që shumë shpejtë të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij. Ai mund të kalojë në kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligë. Mediumi rumun “Fanatik” ka mësuar se Albion Rrahmani është në radarin e një skuadre angleze.

    Sulmuesi i blerë për 600 mijë euro nga Rapid Bukureshit pati një impakt të madh te “Giulesti”, duke arritur të shënonte 13 gola në 15 ndeshjet e kampionatit që luajti te Rapidi, përcjellë KosovaPress.

    “Fanatik” ka mësuar se Albion Rrahmani ka hyrë në radarin e një skuadre të top 5 Premier Ligës. Për sulmuesin kosovar interesim ka shprehur Aston Villa.

    “Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin”, shkruan mediumi rumun.

  • Spektakël sonte në Ligën e Kampionëve

    Spektakël sonte në Ligën e Kampionëve

    Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve ritkehet sonte me dy ndeshje që garantojnë spektakël, sidomos duke pasur parasysh rezultatet e arritura nga ballafaqimet e para ndërmjet këtyre katër skuadrave.

    Në stadiumin “Emirates”, Arsenali e pret Porton me objektivin për ta përmbysur humbjen 1-0 nga sfida e parë në Portugali dhe për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare, transmeton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, edhe Porto synon të shkojë sa më larg në këtë kompeticion duke synuar të jetë në mesin e tetë skuadrave më të mira dhe zbarkon në Angli më synimin për ta mbrojtur fitoren 1-0 para tifozëve të vet.

    Ballafaqimi tjetër i zjarrtë do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Lluís Company”, aty ku Barcelona e pret Napolin e Italisë. Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me barazim 1-1, andaj gjithçka ka mbetur e hapur sa i përket mundësive se cila skuadër do të vazhdojë tutje.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

  • Zbulohet se kush janë pesë lojtarët, për të cilët Franco Foda shkoi ta shikojë ndeshjen Ballkani – Malisheva në stadiumin e Suharekës

    Zbulohet se kush janë pesë lojtarët, për të cilët Franco Foda shkoi ta shikojë ndeshjen Ballkani – Malisheva në stadiumin e Suharekës

    Në ndeshjen në mes Ballkanit dhe Malishevës i pranishëm në tribunat e stadiumit në Suharekë ka qenë edhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

    Në emisionin ‘EKIPI A’ është diskutuar se cilët janë ata lojtarët e monitoruar nga gjermani.

    Analistët Alban Lumi dhe Arsim Prepolli kanë zbuluar emrat e rinj, të cilët me gjasë mund të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjet e ardhshme.

    “Lumbardh Dellova, Lindon Emerllahu, Drilon Hazrollaj, mendoj që janë ata emrat që janë në listë. Unë mendoj që janë edhe dy futbollistë tjerë nga Superliga” tha Lumi.

    Kurse Arsim Prepolli, tha që, mendon se ftesa mund t`i shkojë mesfushorit edhe Drilon Islami të Prishtinës.

    Kujtojmë që në ndeshjet e marsit, Kosova do të luajë me Armeninë dhe Hungarinë si mysafir.

     

  • Befason Alban Lumi: Ballkani do të këtë problem me Fushë Kosovën

    Befason Alban Lumi: Ballkani do të këtë problem me Fushë Kosovën

    Në kuadër të javës së 25, skuadra e inkuadruar në Superligë, Fushë Kosova do të takohet me Kampionin Ballkani.

    Analisti i përhershëm i emisionit ‘EKIP A’, Alban Lumi, ka deklaruar që Ballkani do ta këtë shumë të vështirë me Fushë Kosovën.

    ‘Fushë Kosova ka problem edhe me financa, ka probleme edhe me stadium, pasi nuk i zhvillon ndeshjet si vendas. Unë besoj se edhe Ballkani do ta këtë shumë problem me skuadrën e Fushë Kosovës’ tha Lumi.

    Emisionin ‘EKIPI A’ mund të shikoni live më poshtë.