ATV

Category: Sport

  • ​Rusia anulon miqësoren me Paraguain pas sulmit terrorist në Moskë

    ​Rusia anulon miqësoren me Paraguain pas sulmit terrorist në Moskë

    Rusia ka anuluar miqësoren e së hënës kundër Paraguait në Moskë pas sulmit me armë mbrëmë pranë kryeqytetit, tha të shtunën Unioni Rus i Futbollit (RFU).

    Të paktën 115 persona u vranë pasi persona të armatosur hapën zjarr me armë automatike në një sallë koncertesh pranë Moskës, ndërsa grupi militant ISIS mori përgjegjësinë, raporton KosovaPress.

    Rusia, e përjashtuar nga garat e FIFA-s dhe UEFA-s në shkurt të vitit 2022 pas pushtimit të vendit ndaj Ukrainës, mund të luajë vetëm lojëra miqësore dhe mundi Serbinë 4:0 të enjten në “VTB Arena të Moskës” dhe do të luante me Paraguain në të njëjtin vend të hënën.

    “Në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Unioni Rus i Futbollit dhe Shoqata e Futbollit të Paraguait vendosën të anulojnë një ndeshje miqësore midis ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Paraguait”, thuhet në një deklaratë të RFU.

    Të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive në Rusi ishin anuluar të premten nga Ministria Ruse e Kulturës dhe RFU njoftoi të shtunën se ata i kanë shtyrë të gjitha ndeshjet në garat e tyre të planifikuara për këtë fundjavë.

  • ​“Dardanët” e rinj përballen me Spanjën, këto janë formacionet zyrtare

    ​“Dardanët” e rinj përballen me Spanjën, këto janë formacionet zyrtare

    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të përballet sot me Spanjën, ndeshje kjo në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Përballja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni, raporton KosovaPress.

    “Dardanët” e rinj e nisën këtë aventurë me fitore kundër Austrisë U19, të cilën e mposhtën 1:0, kurse Spanja U19 barazoi 1:1 me Slloveninë U19.

    Momentalisht, Kosova është lidere e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me tri pikë të arkëtuara, krahas Spanjës që ka një pikë në vendin e tretë.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

    Spanja U19 (4-3-3): Fran; Munoz, Dominguez, Simo, Fort; Belaid, Hernandez, Fortuny; Mella, Senhadjli, Sanchez

    Kosova U19 (4-3-3): Avdija; Lleshi, Sylaj, Zeqiraj, Dobruna; Gerbovci, Lokaj, Gashi; Gashijan, Bujupi, Jashari

  • ​“Dardanët” e rinj përballen sot me Spanjën

    ​“Dardanët” e rinj përballen sot me Spanjën

    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të përballet sot me Spanjën, ndeshje kjo në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

    Përballja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni, raporton KosovaPress.

    “Dardanët” e rinj e nisin këtë aventurë me fitore kundër Austrisë U19, të cilën e mposhtën 1:0, kurse Spanja U19 barazoi 1:1 me Slloveninë U19.

    Momentalisht, Kosova është lidere e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me tri pikë të arkëtuara, krahas Spanjës që ka një pikë në vendin e tretë.

    Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, “Dardanët” e rinj kanë tri fitore dhe dy barazimi, krahas spanjollëve që kanë katër fitore dhe një barazim.

    16:00 Spanja U19 – Kosova U19 (Stadiumi TSC Trate Gornja Radgona)

  • ​Fazliu ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Grand Slam Tbilisi

    ​Fazliu ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Grand Slam Tbilisi

    Xhudistja jonë, Laura Fazliu është ndalur në gjysmëfinale të Grand Slam Tbilisi që po zhvillohet në Gjeorgji.

    Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu pësoi humbje në gjysmëfinale nga xhudistja polake, Angelika Szymanska, raporton KosovaPress.

    Tani, Fazliu garën e vazhdon në finale të repesazhit, ku për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Joanne Van Lieshout.

  • ​Formacioni zyrtar i parë i Franco Fodas me Kosovën

    ​Formacioni zyrtar i parë i Franco Fodas me Kosovën

    Sonte me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Vazgen Sargsyan Republican” do të jetë nikoqir i përballjes mes Armenisë dhe Kombëtares së Kosovës.

    Ndeshja e sotme është miqësore dhe “Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren, që ta nisin aventurën me trajnerin e ri, Franco Fodan me fitore, raporton KosovaPress.

    Për Fodan kjo është ndeshja e parë që ai do ta zhvillojë në krye të Kosovës, ndërsa miqësoren e radhës do ta ketë kundër Hungarisë.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, Foda ka publikuar formacionin e parë zyrtar me Kosovën, ndërsa më poshtë mund t’i gjeni edhe titullarët e Armenisë.

    Formacionet zyrtare:

    Armenia (4-3-3): Buchnev; Harutyunyan, Haroyan, Calisir, Hovhannisyan; Spertsyan, Bichakhchyan, Harutyunyan; Margeryan, Zelarayan, Briasco

    Kosova (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; Berisha, Loshaj; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi

  • Distria Krsaniqi mposhti xhudisten nga Kina dhe fitoi medaljen e bronztë

    Distria Krsaniqi mposhti xhudisten nga Kina dhe fitoi medaljen e bronztë

    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tbilisit.

    Krasniqi në finalen për vendin e tretë mposhti xhudisten nga Kina, Yeqing Zhu.

    Fituesja olimpike, mposhti me IPPON xhudisten kineze në Grand Slamin e Tbilisit.

    Kujtojmë që Distria Krasniqi në kategorinë -52 kilogram në çerekfinale ishte mposhtur nga Ariane Toro Soler.

  • Ndahen 14.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë

    Ndahen 14.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

    I pari i MKRS-së ka vazhduar të shpalos plane rreth rinovimit dhe ndërtimeve të stadiumeve në gjithë Kosovën.

    Kësaj radhe, Çeku ka njoftuar se ka ndarë 14.5 milionë euro për rinovimin e tërësishëm të stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

    Njoftimi i tij erdhi nga profili privat në Facebook, ku njoftoi se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.

  • Distria Krasniqi ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit

    Distria Krasniqi ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit

    Distria Krasniqi nuk ka arritur ta prek gjysmëfinalen e Grand Slamit të Tbilisit.

    Garuesja jonë është ndalur në çerekfinale nga spanjollja Ariane Toro Soler, në kategorinë deri në 52 kg.

    Meçi prodhoi një luftë të fortë mes njëra tjetrës, e cila zgjati 10 minuta.

    Tash, Disi do e kërkojë të bronztën përmes repesazhit.

    Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel.

    Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

  • Kosova ia bën ‘’sefte’’ sot me trajnerin Franco Foda ndaj Armenisë

    Kosova ia bën ‘’sefte’’ sot me trajnerin Franco Foda ndaj Armenisë

    Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e parë për vitin 2024.

    Kosova do të luaj një miqësore në udhëtim te Armenia.

    Dardanët do t’ia bëjnë ‘sefte’ sot me përzgjedhësin e ri, Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasues i Primoz Gliha.

    Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, me fillim nga ora 17:00.

    Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e verdh e kaltërve për muajin mars.

    Katër ditë më vonë, luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Hungarisë në Budapest.

  • Kompletohen tre ndeshjet e play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian

    Kompletohen tre ndeshjet e play-offit për kualifikim në Kampionatin Evropian

    Sonte janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e para të play-offit, për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian ”EURO 2024”.

    Ukraina, Greqia, Islanda, Uellsi, Polonia dhe Gjeorgjia,do të kërkojnë biletën e fundit për Gjermani.

    Gjeorgjia fitoi 2-0 ndaj Luksenburgut, Ukraina mposhti me pëmbysje Bosnjën dhe Hercegovinën 2-1, Greqia fitoi bindshëm ndaj Kazakistanit me rezultat 5-0, Polonia mposhti Estoninë me rezultat të thellë 5-1, Uellsi triumfoi 4-1 ndaj Finlandës, derisa me rezultat të njejtë Islanda fitoi në udhëtim ndaj Izraelit, shkruan Indeksonline.

    Pas këtyre ndeshjeve janë mësuar edhe tre pëballjet finale të paly-offit, ku do të mësohet tre kombëtaret që sigurojnë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

    Nga këto përballje, Uellsi do të ketë punë me Poloninë, Ukraina do të përballet me Islandën, kurse Gjeorgjia do të luaj ndaj Greqisë.

    Të tre këto ndeshje zhvillohen më dtaë 26 mars.