ATV

Category: Sport

  • Luciano Spaletti: Shumë lojtarë janë të varur nga videolojërat

    Luciano Spaletti: Shumë lojtarë janë të varur nga videolojërat

    Selektori i kombëtares së Italisë Luciano Spalleti, ka folur para dy ndeshjeve miqësore të cilat azzurët pritet t’i zhvillojnë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

    Spalleti ka dhënë kritika ndaj lojtarëve të tij, duke deklaruar se një pjesë e tyre janë të varur nga videolorëve dhe sipas tij kjo nuk është normale.

    “A është kjo? Ju nuk shqetësoheni për PlayStation? Në të u bënë edhe programe televizive, duke përfshirë ish-lojtarët. A e konsideroni të drejt që profesionistët që veshin fanellën e Italisë nuk flenë një natë para ndeshjes duke luajtur videolojëra dhe pastaj nuk e japin më të mirën në fushë?”, ka thënë Spalletti.

    Përndryshe Spalleti thotë se mund të vlerësoj nivelin e një lojtari jo vetëm gjatë dy orëve por edhe gjatë 22 orëve të tjerë ,edhe pse shton se nuk i intereson se çfarë bëjnë futbollistët në jetën private.

    Kujtojmë që Italia pritet t’i zhvillojë dy miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Venezuelës dhe Ekuadorit.

  • Joshua Kimmich pritet të largohet nga Bayern Munich

    Joshua Kimmich pritet të largohet nga Bayern Munich

    Joshua Kimmich pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.

    Ai është pjesë Bayernit tash e nëntë vite, por si asnjëherë më parë, këtë sezon marrëdhëniet e tij me klubin shpeshherë janë paraqitur si të acaruara.

    Kur bavarezët pësuan humbje ndaj Bayer Leverkusenit me rezultat 3-0 më herët gjatë këtij sezoni, mesfushori gjerman ishte përfshirë në një përleshje me asistentin e Thomas Tuchel.

    Duke marrë parasysh pakënaqësitë e lojtarit dhe faktin se kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe duket se palët nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, shitja e tij po duket të jetë opsioni më i mundshëm.

    Bayerni është i gatshëm që të lejojë shitjen e Kimmich gjatë verës, nëse vjen oferta e duhur.

    Klube si Manchester City, Liverpool, Arsenal, Real Madrid dhe Barcelona, janë në mesin e klubeve që i pëlqejnë lojtarit.

    Disa prej këtyre klubeve besohet se tashmë kanë kontaktuar lojtarin, teksa kujtojmë se më herët ishte raportuar se Barcelona ka shprehur interesim më konkret për shërbimet e tij.

  • Liverpool dhe Manchester United, të interesuar për Brahim Diaz

    Liverpool dhe Manchester United, të interesuar për Brahim Diaz

    Pas një fillimi shumë të vështirë, Brahim Diaz është duke shkëlqyer me fanellën e gjigantit spanjoll Real Madrid.

    Mesfushori i avancuar u rikthye në Santiago Bernabeu pas tre viteve të kaluara si i huazuar te Milani dhe tani është bërë një titullar i rëndësishëm te Los Blancos.

    Tani mesfushori maroken me pasaportë spanjolle ka arritur që në 33 ndeshje zyrtare të realizoi edhe nëntë gola dhe të dhuroj katër asistime me Los Blancos.

    E ardhmja e mesfushorit mund të jetë në elitën e futbollit anglez Premier League, pasi dy gjigantët anglez Liverpool dhe Manchester United janë të interesuara për shërbimet e tij.

    Megjithatë, bindja e 24-vjeçarit për t’u larguar nga Madridi nuk do të jetë një detyrë e lehtë, pasi vetë ai ka shprehur dëshirën për të qëndruar te bardhezinjtë dhe për të fituar tituj me ta.

    Edhe pse Diaz është i vetëdijshëm për interesimin e këtyre klubeve angleze, besnikëria e tij aktuale është te Real Madrid.

    Në rast se Diaz refuzon ofertat nga Liverpool dhe Manchester United, të dy klubet kanë në mendje alternativa. Liverpool është i interesuar për Jamal Musiala të Bayern Munichut, ndërsa Manchester United synon Michael Olise të Crystal Palace.

    Megjithatë, e ardhmja e Diaz në tregun e transferimeve të verës mbetet e panjohur pasi dy gjigantët anglezë vazhdojnë kërkimin e tyre për përforcime për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse.

  • ​Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese të Euro 2025

    ​Genc Nuza delegohet nga UEFA për ndeshjen kualifikuese të Euro 2025

    Referi kosovar, Genz Nuza është deleguar nga UEFA për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2025 për grupmoshat U21.

    Gjyqtar i njohur për integritetin dhe drejtësinë e tij në fushë, Nuza do të ndaj drejtësinë në ndeshjen mes Belgjikës dhe Maltës në grupmoshat U21, raporton KosovaPress.

    “Ky delegim vë në dukje besimin në rritje të UEFA-s në aftësitë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve kosovarë”, shkroi FFK në një komunikatë.

    Po ashtu, drejtësinë në këtë ndeshje së bashku me Nuzën do ta ndajnë edhe asistentët e tij, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, derisa Mentor Ajeti, do të jetë gjyqtar i katërt.

  • Premier League ia heq katër pikë Nottingham Forestit

    Premier League ia heq katër pikë Nottingham Forestit

    Nottingham Forest ka pësuar një goditje të madhe në përpjekjen e tyre për mbijetesë në Premier League pasi i janë hequr katër pikë për shkelje të rregullave financiare të ligës.

    Sipas një raporti të fundit nga gazeta “The Guardian”, klubi është penalizuar pas një hetimi të detajuar mbi financat e tyre.

    Pas kësaj ndëshkimi, Nottingham Forest tani gjendet në një situatë delikate në tabelën e klasifikimit, teksa janë zbritur në zonën e rënies nga kategoria, ku lufta për qëndrimin në elitën e futbollit anglez bëhet edhe më e ashpër. Rënia e tyre nën Lutonin dhe pozicionimi në treshen e fundit me vetëm 21 pikë ka ndezur sinjale alarmi për klubin dhe tifozët e tyre.

    Në ditët në vijim, pritet njoftimi zyrtar nga Premier League rreth kësaj çështje, i cili është i planifikuar të bëhet të hënën. Ky njoftim do të konfirmojë vendimin dhe detajet që kanë çuar në heqjen e pikëve.

    Nottingham Forest ka të ngjarë të apelojë vendimin e Premier League, duke u përpjekur të përmbysë penalizimin që mund të ketë pasoja serioze për fatet e tyre në këtë sezon. Apelimi do të jetë një proces i rëndësishëm që mund të përcaktojë drejtimin e klubit në javët dhe muajt e ardhshëm.

    Prej kohësh rregullat financiare të Premier League kanë qenë një temë diskutimi, me klubet që duhet të manovrojnë me kujdes për të qëndruar brenda kufijve të lejueshëm. Rasti i Nottingham Forest shërben si një rikujtesë për të gjitha klubet e tjera se ligji financiar në futbollin anglez zbatohet me rreptësi.

    Tifozët e Nottingham Forest tani do të prisnin me ankth për rezultatin e procesit të apelimit, i cili do të jetë kyç për planifikimet e tyre të ardhshme dhe strategjinë e klubit në transferimet dhe në menaxhimin e skuadrës në përgjithësi. Penalizimi mund të ketë ndikim të madh jo vetëm mbi moralin e lojtarëve, por edhe mbi gjithë atmosferën e klubit në një luftë për mbijetesë në një nga ligat më të vështira në botë.

  • Foda është optimist për rezultate të mira të Kosovës, tregon arsyet pse nuk u ftuan Krasniqi, Zyba dhe Hyseni

    Foda është optimist për rezultate të mira të Kosovës, tregon arsyet pse nuk u ftuan Krasniqi, Zyba dhe Hyseni

    Selektori i ri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për rezultate të mira në dy ndeshjet miqësore të marsit, kundër Armenisë dhe ndaj Rumanisë, raporton EO.

    Në konferencën e parë si selektor i Përfaqësues së Kosovës, trajneri gjerman zbuloi se në javët e fundit ka bërë shumë udhëtime për t’i përcjellë nga afër lojtarët, ndërsa tregoi se është takuar me disa prej tyre,

    Dardanët do të luajnë me Armeninë më 22 mars dhe katër ditë më vonë me Hungarinë me të dyja sfidat që luhen në udhëtim.

    “Në javët e fundit kemi udhëtuar shumë, i kemi shikuar lojtarët. Po ashtu, jam takuar personalisht me lojtarët, kishim shumë biseda të mira. Dhe, kemi kënaqësinë të fillojmë të punojmë me lojtarët dhe të luajmë në Armeni. Sot do të marrin pjesë 17 lojtarë në stërvitje, s’jemi ende të kompletuar pasi kanë pasur ndeshje në fundjavë. Ata janë të gatshëm”, deklaroi Foda.

    “Kemi një plan të qartë të cilit do t’I përmbahemi për ndeshjen ndaj Armenisë. Kemi përcjellë ndeshjet e lojtarëve, por I kemi përcjellë edhe ‘online’ si kanë luajtur dhe kemi përzgjedhur këta lojtarë. Gjithsesi çdo lojtar e ka mundësinë të tregoj veten për lojërat e ardhshme. Së fundi kam punuar në Zuerich dhe pas një periudhe kam nënshkruar kontratën e re. Më ka ardhur oferta prej federatës së Kosovës. Kemi zhvilluar bisedime shumë të mira. Është përmendur se duan të ndërrojnë shumë gjëra në ekip. Kam punuar shumë me lojtarë të Kosovës te Zuerichu dhe te Kaiserslauterni. Kosova ka ekip shumë interesant dhe lojtar shumë interesant dhe jam shumë i sigurt që do të arrijmë rezultate të mira”.

    Foda tha se kohëve të fundit ka udhëtuar shumë për të parë edhe nga afër ndeshjet e skuadrave ku luajnë futbollistët kosovarë.

    “Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë.Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin për të treguar veten dhe të marr pjesë në ndeshje. Por po duam që këtyre lojtarëve që kemi përzgjedhur të kenë rastin të tregojnë veten. Në të ardhmen do të përcjellim vazhdimisht lojtarët. Këto ndeshje dhe ndeshjet në verë na shërbejnë për të bërë përzgjedhjen e më të mirëve”, ka shtuar ai.

    Foda u pyet për mos grumbullimin e tre futbollistëve si Ermal Krasniqi, Qëndrim Zyba dhe top shënuesi i Superligës, Muhamet Hyseni.

    Trajneri gjerman deklaroi se të gjithë futbollistët kanë qenë në vëzhgim dhe dera është e hapur për të gjithë edhe në grumbullimet e ardhshme.

    “Të gjithë futbollistët janë në vëzhgim tonin. Edhe ata që i përmendët janë pjesë e rëndësishme e Kosovës, por për këto dy ndeshje kemi vendosur për këta futbollistë që janë në listë. Dera është e hapur për të gjithë dhe edhe atyre do t’iu vije mundësia në grumbullimet e ardhshme”.

  • ​Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin

    ​Foda e nis konferencën në shqip, zbulon pse nuk e ftoi Ermal Krasniqin

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencën për media para ndeshjeve të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.

    Foda e nisi konferencën në gjuhën shqipe me “Mirëdita”, ndërsa vazhdoi të tregonte se ka filluar të bëhet grumbullimi i lojtarëve, raporton KosovaPress.

    Trajneri gjerman theksoi se sot ka të gatshëm 17 lojtarë, kurse pret që nesër të kompletohet kontingjenti prej 24 futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e këtij muaji.

    Po ashtu, Foda zbuloi se pse mungon sulmuesi i Rapid Buchurestit, Ermal Krasniqi në grumbullimin e tij. Ai tha se gjatë këtyre muajve ka udhëtuar vazhdimisht për të shikuar ndeshjet e lojtarëve të Kosovës, dhe lojtarët e ftuar e kanë bindur se e meritojnë të jenë pjesë e grumbullimit, prandaj edhe janë të ftuar.

    “Dardanët”, përballen me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë do të luajnë kundër Hungarisë.

  • Federata Turke e dënon dhunën e mbrëmshme dhe paralajmëron dënime të ashpra për Trabzonsporit

    Federata Turke e dënon dhunën e mbrëmshme dhe paralajmëron dënime të ashpra për Trabzonsporit

    Federata Turke e Futbollit ka paralajmëruar dënime të ashpra për dhunën e shfaqur mbrëmë në ligën elitare të futbollit turk.

    Futbollistët e Fenerbahçes u sulmuan nga tifozët e Trabzonsporit pas përfundimit të ndeshjes në skenat që ishin të frikshme pasi tifozët e revoltuar vendës përfunduan në fushën e blertë për t’i qëruar hesapet me lojtarët mysafirë, të cilët po e festonin fitoren 3:2 në udhëtim.

    Futbollistët e klubit nga Stambolli u munduan të mbroheshin duke u përleshur me disa tifozë, por më pas numri i këtyre të fundit u rrit dhe u desh ndërhyrja e sigurimit dhe e policisë për t’ua mundësuar futbollistëve largimin drejt dhomave të zhveshjes.

    E Trabzonsporin e pret një dënim goxha i madh për këtë rast, ndërsa Federata Turke e Futbollit e dënoi kaosin e ndodhur mbrëmë në stadium, ku mbetën të lënduar disa futbollistë të Fenerbahçes.

    “Ajo që ndodhi në futboll, që është një lojë miqësie, paqeje dhe vëllazërie, nuk është kurrë e pranueshme. Për të mos lejuar që këto incidente të përsëriten, askush nuk duhet të ketë asnjë dyshim se pas përfundimit të hetimeve ndaj përgjegjësve të incidenteve do të zbatohen sanksionet e nevojshme penale, në mënyrë që këto incidente të mos përsëriten”, shkroi Federata Turke në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

    Shumë shpejt pritet të dalin vendimet rreth dënimit që do ta marrë Trabzonspori.

    Ndaj dhunës së shfaqur në futbollin turk ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

  • Befason gazetari nga Tirana: Lojtarët nga Shqipëria duan të luajnë për Kosovën

    Befason gazetari nga Tirana: Lojtarët nga Shqipëria duan të luajnë për Kosovën

    Gazetari i sportit nga Shqipëria, Klaudio Ndreca, në një lidhje direkte nga Tirana, për emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV, ka deklaruar që edhe lojtarët nga Shqipëria duhet të zgjedhin të luajnë për kombëtaren e Kosovës në futboll.

    ‘Gjatë gjithë historisë ka ndodhur që shqiptarët nga Kosova kanë ardhur te Shqipëria, mund të këtë edhe lojtarë te Shqipërisë që duan të luajnë për Kosovën. Nuk mund te them me emra të caktuar’ tha Ndreca.

    Intervistën e plot mundeni me shiku në linkin më poshtë.

  • Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e futbollit korçar Teodor Vaso

    Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e futbollit korçar Teodor Vaso

    Legjenda e futbollit korçar, Teodur Vaso ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare. Ai humbi jetën mëngjesin e sotëm.

    Gjatë karrierës së tij futbollistike ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe tre me skuadrën korçare./TCH