ATV

Category: Sport

  • Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Paris

    Sot luhen dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Paris

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

    Kryepërballja kryesore e natës së mërkurës pritet të jetë ajo në mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Parc des Princes, duke filluar nga ora 21:00.

    Një tjetër sfidë interesante do të jetë edhe ballafaqimi në mes Atletico Madridit dhe Borussia Dortmundit.

    Loja do të luhet në stadiumin “Civitas Metropolitano”, duke nisur nga ora 21:00.

    Përndryshe, të martën u zhvilluan dy ndeshjet e para çerekfinale ku pati super paraqitje si në takimin e Real Madridit me Manchester Cityn, që u mbyll me rezultat 3-3.

    Njashtu edhe në takimin në mes Arsenalit dhe Bayernit, që u mbyll gjithashtu në barazim 2-2.

  • Zyrtare: UEFA del me njoftim për ndeshjet e Championsit, pas kërcënimeve nga ISIS

    Zyrtare: UEFA del me njoftim për ndeshjet e Championsit, pas kërcënimeve nga ISIS

    Shtëpia e futbollit evropian (UEFA) ka lëshuar një deklaratë zyrtare lidhur me kërcënimet që ka marrë nga Shteti Islamik ISIS, lidhur me zhvillimin e ndeshjeve të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Në njoftimin e tyre, UEFA bën të ditur se është e vetëdijshme nga kërcënimet që ka marrë, por ka njoftuar se ndeshjet do të zhvillohen sipas orarit.

    “Jemi të vetëdijshëm për kërcënimet e supozuara terroriste të bëra ndaj ndeshjeve të Ligës së Kampionëve të kësaj jave dhe janë duke u lidhur ngushtë me autoritetet në vendet përkatëse. Të gjitha ndeshjet e sotme tani janë planifikuar të zhvillohen siç është planifikuar me të gjitha masat e sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e tyre.

    ISIS kishte kërcënuar sot qendrat e vendeve evropiane për sulme të mundshme në stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

    Policia e Madridit është vënë në funksion menjëherë për të ofruar siguri për tifozët.

    Sot do të zhvillohen dy ndeshje. Real Madridi do të pres në shtëpi Manchester Cityn, teksa në Londër do të zhvillohet takimi mes Arsenalit e Bayern Munich.

    Këto ndeshje i përkasin fazës së çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

  • ​Real Madrid-Man. City, formacionet e mundshme

    ​Real Madrid-Man. City, formacionet e mundshme

    Për të tretin sezon radhazi, Real Madridi është shortuar kundër Manchester Cityt në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Është 1-1 rezultati për sa i përket progresit tutje gjatë dy sezoneve të fundit. Reali do të shpresojë që të ketë atë që duhet për të paktën një fillim pozitiv në kërkim të kurorës së 15-të.

    Shenjat janë të mira për të hedhur hapin tjetër në rrugën drejt lavdisë, pasi Los Blancos kanë fituar 11 ndeshjet e fundit çerekfinale të të kësaj gare dhe kanë eliminuar jashtëzakonisht kundërshtarët anglezë në këtë fazë në tre edicionet e fundit!

    City pati një ndeshje në fundjavë, duke e mposhtur Crystal Palace 4-2 në Premier League për të vendosur sërish pretendimin e tyre në mbrojtjen e titullit. Ata po mbrojnë gjithashtu Champiopnsin për herë të parë në histori, përcjellë KosovaPress.

    Keto janë formacionet e mundshme të kësaj sifde e cila nis nga ora 21:00:

    Real Madrid: Lunin, Carvajal, Tchouameni, Rudiger, Mendy, Camavinga, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

    Manchester City: Ederson, Rico Leëis, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Silva, Foden, Grealish, Haaland

  • ​Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

    ​Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

    Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy super ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale. Sot do të ballafaqohen katër më të fuqishme që gjithashtu shihen edhe si pretendente për ta fituar këtë garë.

    Në stadiumin “Emirates” Arsenali e pret Bayernin e Mynihut në një sfidë që premton spektakël duke parë formën e mirë të këtyre dy skuadrave dhe futbollit të shpejtë që aplikojnë. Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

    Një tjetër ballafaqim po aq i jashtëzakonshëm do të jetë ai ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt. Anglezët janë kampion ën fuqi të kësaj gare dhe synojnë ta mbrojnë atë, derisa gjiganti spanjoll është skuadra me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

  • Euro 2025, optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

    Euro 2025, optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

    Përgatiti: Bleta Gashi

    Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar të hënën stërvitjet në Kampin Nacional në Hajvali, një ditë para ballafaqimit me Uellsin në kuadër të grupit 4, në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025.

    Trajnerja Anel Andersen shpresojnë në paraqitje më të mirë, ndonëse janë të vetëdijshme për forcën e kundërshtareve.

    “Ju duhet thjesht ta shikoni radhitjen e ekipeve, ne jemi ekipi më i fundit i renditur në të gjithë ligën e ekipeve B. Prandaj, jemi këtu për të mësuar, dhe dëshirojmë të kemi fitore por, duhet të jemi shumë modestë dhe të kuptojmë që ky është një nivel krejtësisht tjetër për ne, ne duam të fitojmë çdo lojë, mirëpo kjo është e vështirë”, tha Andersen.

    Disa nga futbollistet e kombëtares thanë se do të hyjnë në fushë për të marrë rezultat pozitiv.

    “Jemi duke u munduar që ato gabimet që i kemi bërë lojën e kaluar të jemi më kompakt, t’i ikim presionit. Jemi duke u munduar tani t’i përmirësojmë. Besoj që do të shkojë shumë më mirë loja, e dimë që është një lojë shumë e vështirë me liderin e grupit, po besoj që ne do të japim më të mirën dhe besojmë që do të shkojë mirë loja”, tha Lumbardha Misini, futbolliste.

    “Stërvitjet po shkojnë mirë, jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje të vështirë që e kemi. E dimë se është një ekip shumë i shpejtë dhe janë të fortë, por ne jemi duke u përgatitur si ekip maksimalisht edhe atmosfera në grup është shumë e mirë dhe mendojmë se do të dalim me një rezultat pozitiv”, tha Valentina Metja, futbolliste.

    Para ndeshjes me Ukrainën, Kosova ishte në seri prej 14 ndeshjeve pa humbje. Kishte 13 fitore në këtë seri, gjatë së cilës nga Liga C kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Futbollistet e Kosovës e presin Uellsin në Podujevë për shkak të rinovimit të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Ndërkohë, Kosova i ka përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme kualifikimet për Kampionatin Evropian U19. Pas Gjibraltarit dhe Luksemburgut, Dardanet të hënën e mposhtën Izraelin, me rezultat 2:1. Kjo ishte ndeshja e fundit kualifikuese, me ç’rast edhe dolën triumfuese të Grupit 3 në Ligën B, duke avancuar kështu në Ligën A, për ciklin e ardhshëm kualifikues.

  • ​Euro 2025/ Optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

    ​Euro 2025/ Optimizëm te Kosova para sfidës me Uellsin

    Pas humbës nga Ukrana, Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra të martën do të ballafaqohet me Uellsin në kuadër të grupit 4 në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2025. Stërvitjet për këtë ndeshje kanë vazhduar edhe të hënën në Kmapion Nacional në Hajvali.

    Trajnerja e Kombëtares së Kosovës, Anel Andersen, ka thënë për KosovaPress se i pret një ndeshje shumë e ashpër, por që skuadra është e përgatitur dhe se nga ajo që ka parë në stërvitje, Kosova po ecën me shumë hapa përpara në futbollin e femrave.

    “Në patëm një lojë të ashpër, dhe pastaj patëm një ditë rikuperimi dhe pastaj patëm një udhëtim të vështirë dhe mbajtëm praktikë dje, u munduam të praktikojmë pak më shumë sot dhe pastaj do të kemi një lojë të ashpër nesër. Është një sfidë e re për të gjithë ne dhe nuk po bëjmë vetëm një hap para, por po i bëjmë tre hapa para. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu, duke mësuar shumë si ekip dhe federatë, dhe sigurisht që për lojtarët kjo është arritje në një nivel tjetër në futboll, pra ne jemi të lumtur që jemi këtu”, tha fillimisht Andersen.

    Ajo shtoi se është e vetëdijshme që niveli i Ligës B është shumë i lartë dhe se nuk është aspak e lehtë të fitohen ndeshjet, përkundër dëshirës së madhe të lojtareve.

    “Ju duhet thjeshtë ta shikoni radhitjen e ekipeve, ne jemi ekipi më i fundit i renditur në të gjithë ligën e ekipeve B. Prandaj, jemi këtu për të mësuar, dhe ne dëshirojmë të kemi fitore por ne duhet të jemi shumë modest dhe të kuptojmë që ky është një nivel krejtësisht tjetër për ne, ne duam të fitojmë çdo lojë, mirëpo kjo është e vështirë”, shtoi trajnerra suedeze.

    Futbollistja Lumbardha Misin tha për KosovaPress se skuadra ka punuar për t’i eliminuar gabimet që janë bërë në ndeshjen me Ukrainën dhe se ndaj Uellsit hyjnë në fushë për të marrë rezultat pozitiv.

    “Jemi duke u munduar që ato gabimet që i kemi bërë lojën e kaluar të jemi më kompakt, t’i ikim presionit, jemi duke u munduar tani t’i përmirësojmë. Besoj që do të shkojë shumë më mirë loja, e dimë që është një lojë shumë e vështirë me liderin e grupit, po besoj që ne do të japim më të mirën dhe besojmë që do të shkojë mirë loja…Jemi duke punuar shumë për të dal në top treshen e grupit, besoj që me punën që e kemi bërë, me atmosferën dhe optimizmin që e kemi do të dalim tek treshja e parë e grupit”, tha Misini.

    Ndërsa futbollistja Valentina Metja, theksoi se rivali i nesërm, Uellsi është skuadër që luan lojë të shpejtë, por që ajo shton se Dardanet janë duke u përgatitur në maksimum për ta neutralizuar lojën e tyre.

    “Stërvitjet po shkojnë mirë, jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje të vështirë që e kemi. E dimë se është një ekip shumë i shpejtë dhe janë të fortë, por ne jemi duke u përgatitur si ekip maksimalisht edhe atmosfera në grup është shumë mirë dhe mendojmë se do të dalim me një rezultat pozitiv…Kjo na duhet, të shkojmë në një ligë më të lartë për ta ditur çfarë gabime duhet t’i rregullojmë edhe çka mund të bëjmë dhe ne e dimë se ne jemi për këtë ligë dhe e dimë se e kemi forcën dhe kualitetin për të qenë këtu”, theksoi.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Uellsit zhvillohet të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 14:00.

  • ​Messi kthehet me gol nga lëndimi

    ​Messi kthehet me gol nga lëndimi

    Lionel Messi shënoi për Inter Miamin në barazimin 2-2 të MLS me Kolorado Rapids teksa u rikthye nga lëndimi.

    Argjentinasi kishte humbur katër ndeshje për shkak të një problemi të kofshës dhe hyri në pjesën e dytë me skuadrën e tij që ishte duke humbur 1-0 pas një penalltie të Rafael Navarros.

    Messi barazoi me një gjuajtje me këmbën e majtë përpara se të ndihmonte në shënimin e golit nga shoku i skuadrës Leonardo Afonso, përcjellë KP.

    Miami nuk mundi të ruante epërsinë, me Cole Bassett që barazoi për Rapids në minutën e 88-të.

    Miami është larguar në Monterrey në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Kupës së Kampionëve Concacaf të mërkurën pasi u mund 2-1 nga skuadra meksikane në ndeshjen e parë.

  • ​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

    ​Edhe Juventusi pas Zhegrovës

    Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po bëjnë planet për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli i Lille, Edon Zhegrova.

    “Bianconerët” mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë dhe janë lidhur fort me Mason Greenëood të Manchester United. “La Gazzetta dello Sport” thekson se përveç Greenëood, Juve po shikon një tjetër opsion dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili po shkëlqen në kampionatin francez, përcjellë KosovaPress.

    Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë fikusuar në ndjekjen e Greenëood, por mbetet për t’u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin, por ylli kosovar ka grumbulluar dhjetë gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë po aq asistime gjithashtu.

    Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe kjo tashmë i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë Tiago Djalo dhe Timothy Weah.

  • Lojtarët e Fushë Kosovës nuk kanë marrë paga për katër muaj, Emin Bajrami me kritika të ashpra ndaj komunës

    Lojtarët e Fushë Kosovës nuk kanë marrë paga për katër muaj, Emin Bajrami me kritika të ashpra ndaj komunës

    Trajneri i njohur kosovar, Emin Bajrami ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Bajrami e ka lavdëruar punën të cilën po e bën trajneri Emin Bajrami, po ai ka mbetur i befasuar se si ky klub nuk e ka mbështetjen  financiare nga komuna dhe tashmë lojtarët ka ka katër muaj që nuk kanë marrë paga.

    ‘Trajneri Burim Shala ka mas pakti faj për këto rezultate, ai është munduar me nxjerr maksimumin nga lojtarët. Këtu nuk e di a ka komunë, nuk e di as kush është kryetar i komunës, unë kam dëgjuar shumë fjalë te mira për atë Kryetar. Por është e papranueshme se si e ka lënë klubin e Fushë Kosovës në këtë gjendje’ tha Emin Bajrami.

    Kjo deklaratë e Emin Bajramit vjen pasi trajneri Burim Shala deklaroi që lojtarët javën e fundit nuk janë stërvitur me rregull, krejt kjo pasi ka disa muaj që nuk janë paguar.

  • Ekskluzive: Reprezentuesi i Kosovës Leard Sadriu thotë se do të largohet nga Mura, pasi ka oferta të shumta

    Ekskluzive: Reprezentuesi i Kosovës Leard Sadriu thotë se do të largohet nga Mura, pasi ka oferta të shumta

    Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës Leard Sadriu në një intervistë për emisionin ‘A PLAY’ në ATV, ka bërë të ditur që do të largohet nga skuadra sllovene Mura.

    Sipas 22 vjeçarit për të kanë shprehur interesim shumë klube evropiane.

    ‘Gjatë dimrit kanë qenë disa klube të interesuara për mua, por me meanxherin i kemi shqyrtuar gjitha ofertat edhe kemi ardhur në përfundim që për mua është mirë të qendroj te Mura deri në Verë. Por më shumë gjasë gjatë verës do të largohem nga Mura për ta bërë një hap tjetër të madh në karrierë. Interesim ka nga skuadra Hungaria, Polonia dhe po ashut ka pasur një ofertë zyrtare nga një ekip nga kampionati amerikan MLS’ tha Sadriu.

    Kujtojmë që Sadriu është një prej lojtarëve më të mirë që ka klubi slloven, ai këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje.