ATV

Category: Sport

  • ​Championsi mëson sot dy gjysmëfinalistët e parë

    ​Championsi mëson sot dy gjysmëfinalistët e parë

    Do të mësohen sot dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve, garës më prestigjose evropiane në nivel të klubeve. Dy duelet që do të zhvillohen sonte, Borussia Dortmund-Atletico Madrid dhe Barcelona-Paris-Saint-Germain do të japin dy klubet që më pas do të luftojnë për një biletë në finalen e madhe të kësaj gare.

    Në ndeshjen e parë, Dortmundi pësoi disfatë nga Atletico me rezultat 2-1 në Spanjëi, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e sotme që zhvillohet në Gjermani, raporton KosovaPress.

    Ballafaqim tejet i zjarrtë pritet të jetë ai që zhvillohet në Camp Nou, aty ku ndeshjen Barcelona dhe PSG. Pesë gola u shënuan në ndeshjen e parë, me fitoren që i takoi katalanasve me rezultat 3-2.

    Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.

  • ​Xhaka zbulon çelësin e suksesit të Leverkusenit

    ​Xhaka zbulon çelësin e suksesit të Leverkusenit

    Granit Xhaka është njëri nga lojtarët me ndikimin më të madh që Bayer Leverkuzen u shpall kampion i Gjermanisë në futboll për herë të parë në histori. Që nga transferimi i tij nga Arsenali, Xhaka u bë shtylla kryesore e skuadrës gjermane në edicionin 2023.24.

    Pasi festoi titullin bashkë me tifozët dhe lojtarët, Xhaka tha se trajneri dhe kompaktësia e skuadrës janë dy prej elementeve kyçe në këtë sukses, por edhe uria e lojtarëve, transmeton KosovaPress.

    “Mendoj se ka shumë faktorë që na bëjnë të veçantë. Fillon me klubin dhe trajnerin. Mënyra se si funksionojnë të gjithë është e pabesueshme. Dhe uria, sigurisht. Ekuilibri që kemi mes lojtarëve të rinj dhe me përvojë. Gjithashtu edhe mentaliteti që sjellim në fushë çdo tre ditë. Skuadra në të cilën të gjithë kanë potencial dhe e tregojnë atë”, tha Xhaka.

    Ai pastaj foli edhe për festën me tifozët pas ndeshjes.

    “Tashmë e prisnim. Fakti që kanë duruar kaq gjatë është i veçantë. Ka tifozë që kanë pritur 60 apo 70 vjet për këtë. Ishte qëllimi numër një për të fituar titullin kur jemi kaq afër. Pastaj në stadiumin tuaj, ju vetëm duhet ta përjetoni atë. Është kaq e veçantë dhe nuk mund të gjej as fjalët e duhura”, shtoi Xhaka.

  • Tri ndeshje interesante sot në Superligë: Ballkani dhe Drita synojnë fitoret e radhës, Prishtina këndelljen

    Tri ndeshje interesante sot në Superligë: Ballkani dhe Drita synojnë fitoret e radhës, Prishtina këndelljen

    Superliga e Kosovës vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 30-të, që hapet sot me tri ndeshje në program për t’u zhvilluar.

    Lideri i tabelës dhe kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë ndaj Feronikelit ’74 në “Rexhep Rexhepi”.

    Therandasit, që po luftojnë për titullin e tretë radhazi të kampionit, hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Lirisë javën e kaluar. Ballkani ka 56 pikë.

    Në anën tjetër, “Nikli” po synon që të largohet nga pozita e barazhit, në të cilën ndodhet momentalisht me 30 pikë të grumbulluara. Skuadra nga Drenasi luajti baras javën e kaluar me Prishtinën.

    Skuadra tjetër që po synon titullin e kampionit këtë sezon, Drita, do të jetë nikoqire e Lirisë. Gjilanasit kanë 54 pikë dhe ndodhen në pozitën e tretë në tabelë.

    “Intelektualët” do të hyjnë në këtë ndeshje edhe më të motivuar, duke marrë parasysh fitoren xhiron e kaluar ndaj Llapit.

    Në anën tjetër, Liria veç është e përshendetur nga elita – duke u renditur e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

    Përballja tjetër për ditën e sotme do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit, mes Prishtinës dhe Gjilanit.

    Prishtinasit nuk dinë për fitore që tri ndeshje radhazi në Superligë, ku kanë regjistruar tri barazime. Skuadra “bardhekaltër” është e pesta në tabelë me 40 pikë.

    Në anën tjetër, gjilanasit po synojnë që t’i ikin edhe më tëj pozitës së barazhit dhe të vazhdojnë me rezultate pozitive, pas fitores ndaj Fushë Kosovës javën e kaluar.

    Gjilani është i shtati në tabelë me 30 pikë të grumbulluara.

    Kujtojmë se të tri ndeshjet janë të planifikuara për t’u zhvilluar nga ora 15:00.

  • Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Gianluca Scamacca u bë lojtari i parë italian që shënoi një dygolësh si mysafir kundër Liverpoolit, por Pierluigi Casiraghi kishte shënuar tashmë dy herë në “Anfield” për Azzurrit në Kampionatin Evropian Euro 96.

    Dy golat e Scamaccas frymëzuan fitoren 3:0 të Atalantas ndaj Liverpoolit në “Anfield” në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Evropës, raporton KosovaPress.

    Siç bëhet e ditur nga “Sky Sport Italia”, ish-sulmuesi i Sassuolos dhe West Ham u bë lojtari i parë italian që shënon dy gola në një ndeshje kundër Liverpoolit në “Anfield”.

    Megjithatë, lojtari i parë italian në të njëjtin stadium ishte ish-sulmuesi i Lazios dhe Chelsea, Casiraghi, i cili shënoi dy herë kundër Rusisë në një ndeshje të fazës së grupeve të Euro 96.

    Scamacca ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitjet e fundit në të gjitha garat këtë sezon.

  • ​Fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm

    ​Fëmijët e Kane dërgohen me urgjencë në spital pas aksidentit të frikshëm

    Tre fëmijët e Harry Kane u dërguan me urgjencë në spital pasi u përfshinë në një aksident të frikshëm në Gjermani.

    Fëmijët e kapitenit të Anglisë, Louis (tre vjeç), Vivienne (pesë vjeç) dhe Ivy (shtatë vjeç), ishin duke udhëtuar në një furgon të tipit Mercedes, kur automjeti u përplas me një Renault afër Schäftlarn në Munich, raporton KosovaPress.

    Ata u dërguan me ambulancë në një spital aty pranë për një kontroll dhe nuk pësuan asnjë lëndim serioz. Gruaja e Kane, Kate dhe fëmija i katërt, Henry, i cili lindi në gusht, nuk besohet të kenë qenë në furgon.

    Incidenti mësohet të ketë ndodhur në Bavari, teksa sulmuesi 30-vjeçar udhëtoi për në Londër me Bayern Munich përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

    Aksidenti ndodhi në orën 17:15 të së hënës, kur makina u përplas me furgonin në të cilin ndodheshin fëmijët, raporton media gjermane “Bild”.

  • ​Premier Liga miraton përdorimin e teknologjisë gjysmë automatike për pozicion jashtë loje

    ​Premier Liga miraton përdorimin e teknologjisë gjysmë automatike për pozicion jashtë loje

    Klubet e Premier Ligës kanë miratuar njëzëri përdorimin e teknologjisë gjysmë të automatizuar offside (SAOT) për sezonin 2024-25.

    Liga angleze do të përdorë të njëjtat kamera dhe softuer që përdor UEFA në Ligën e Kampionëve. Kjo është paksa e ndryshme nga teknologjia që ka përdorur FIFA , ku një top ndeshjeje me një çip brenda ofron një sërë të dhënash.

    Premier Liga konfirmoi në një deklaratë se beson se SAOT do të jetë gati për t’u përdorur në një prej pushimeve ndërkombëtare të vjeshtës së këtij viti, përcjellë KosovaPress.

    Premier Liga beson se përdorimi i SAOT do të kursejë rreth 30 sekonda për çdo vendim. Ai shpreson se prezantimi i tij do t’i japë fund situatave ku loja vazhdon pas një pozicioni të mundshëm jashtë loje, sepse gjyqtarët ndihmës janë udhëzuar të mbajnë flamujt e tyre të ulur, përpara se të kthehen disa kohë më vonë pasi të ketë përfunduar një sulm.

    Në vend të kësaj, gjyqtarët ndihmës do të kenë një zë në kufjen e tyre që i informon ata për vendimin gjysmë të automatizuar jashtë loje dhe mund të ngrenë flamurin e tyre menjëherë.

  • FFK fillon pilot projektin për krijimin e ligave U13 dhe U15 të vajzave

    FFK fillon pilot projektin për krijimin e ligave U13 dhe U15 të vajzave

    Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një pilot projekt të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Kosovë, me synim krijimin e ligave U13 dhe U15. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt masovizimit të futbollit dhe përfshirjes së vajzave në aktivitete sportive.

    Pilot projekti ka filluar me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së parë të grupmoshave U13 dhe U15 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali. Në këtë projekt janë pjesëmarrëse 13 klube, të cilat kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë nismë të rëndësishme.

    Në këtë fazë fillestare janë tri grupe; dy me nga katër ekipe dhe një grup me pesë ekipe. Ndeshjet zhvillohen në bazë të sistemi të Bergerit, me pesë xhiro. Pas kësaj faze, fituesit e dy grupeve të para, si dhe fituesi dhe vendi i dytë i grupit të tretë do të kalojnë në gjysmëfinale.

    Valbona Gashi Uka, shefe e futbollit të vajzave në FFK, ka theksuar rëndësinë e kësaj nisme për masovizimin e futbollit të vajzave dhe përparimin e tyre në këtë fushë.

    “Sot ka filluar turneu i këtij pilot projekti për grupmoshat U13 dhe U15, i cili mbështetet nga UEFA dhe FIFA. Ne kemi realizuar edhe projekte të tjera në vitet e kaluara që na kanë shërbyer për të parë gjendjen aktuale të vajzave të kësaj grupmoshe. Interesimi i madh na ka shtyrë që të realizojmë projekte të këtij lloji. Andaj, nga 13 klube nga ato që aktualisht marrin pjesë në gara me grupmoshat tjera kanë shprehur interesim për t’u përfshirë në këtë turne. Ky është pilot projekt, i cili do të përfundojë në muajin qershor. Ky projekt është mirëpritur nga klubet dhe do të jetë parapërgatitje për krijimin e ligave U13 dhe U15, që do të fillojnë nga edicioni i ardhshëm”, tha Gashi Uka.

    Ndërkohë, trajneret e klubeve pjesëmarrëse Ylberina Berishaj nga KFF “Dukagjini” dhe Florentina Kallaba nga KFF “2 Korriku” kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë e një lige të dedikuar për vajzat, si dhe mundësinë për zhvillimin e tyre në këtë sport.
    “Ky projekt është mirëpritur shumë nga KFF ‘Dukagjini’ sepse i jep mundësi zhvillimit vajzave të lindura nga 2009 deri në vitin 2012, për arsyje që gjeneratat e lindura në vitet 2011 dhe 2012 nuk kanë të drejtë të paraqiten në Ligën U17 të vajzave dhe ky projekt është shumë i mirë për zhvillimin e tyre”, tha Berishaj.

    “Ky turne i organizuar nga FFK-ja është mirëpritur nga vajzat tona sepse kemi pasur nevojë edhe më herët të kemi një ligë, ndërsa me formimin e kësaj lige do të kemi më shumë vajza të përfshira në futboll”, tha Kallaba.

    Ky pilot projekt është në përputhje me Strategjinë për Futbollin e Vajzave që u lansua muaj më parë, por edhe me misionin e FFK-së për të masovizuar futbollin e vajzave në të gjitha grupmoshat. Të gjitha ndeshjet e këtij pilot projekti zhvillohen në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, çdo dy javë (të mërkureve), derisa të gjitha shpenzimet i mbulon FFK-ja.

  • Zhegrova synon “ta pushtojë” sonte edhe Anglinë

    Zhegrova synon “ta pushtojë” sonte edhe Anglinë

    Edon Zhegrova është pa dyshim lojtari më në formë kosovar i momentit.

    Ylli kosovar po shkëlqen me fanellën e Lillet, me të cilin do të zbresë sonte në fushën e blertë.

    Ekipi francez do të përballet me Aston Villën në udhëtim në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës.

    25 vjeçari do të mundohet “ta pushtojë” Anglinë me një paraqitje tjetër spektakolare, siç ka ditur shpesh të bëjë në këtë edicion.

    Përfaqësuesi kosovar e ka një mundësi ideale për ta shfaqur talentin dhe potencialin e tij në Angli sonte pasi gjatë verës që vjen pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.

    Dhe, Anglia do të ishte një opsion ideal për ish-futbollistin e Baselit, ndonëse për të flitet se interesim kanë shfaqur edhe klubet italiane dhe ato gjermane.

    Vlera e “Messit të Kosovës” në treg është 15 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

    Zhegrova i ka zhvilluar 8 ndeshje në Ligën e Konferencës në këtë edicion, ndërsa i ka shënuar 2 gola dhe e ka bërë një asistim.

    E në total në të gjitha garat, ai i ka luajtur 40 ndeshje në këtë sezon duke i shënuar 11 gola dhe duke i bërë 9 asistime.

    Ndeshja mes Aston Villës dhe Lillet do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

  • “Euro 2024”, UEFA kërkon korrektësi nga lojtarët

    “Euro 2024”, UEFA kërkon korrektësi nga lojtarët

    Europiani i Gjermanisë pritet të jetë shembull sa i përket sjelljes së lojtarëve në fushë, dhe veçanërisht sjelljes së tyre me arbitrat e ndeshjeve.

    Drejtori menaxhues i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, u bëri thirrje trajnerëve të kombëtareve që lojtarët e tyre të tregojnë respekt kur iu drejtohen zyrtarëve të ndeshjeve.

    “Ne duam të shmangim raportimet e panevojshme dhe të mbrojmë imazhin e lojës, kështu që do të jemi të fortë me sjelljet negative. Për këtë kemi nevojën edhe të trajnerëve. Nëse trajerët janë të qetë, edhe lojtarët do të kenë sjellje korrekte”.

    UEFA tha gjithashtu se do të marrë një vendim së shpejti nëse do t’i lejojë ekipet të zgjedhin 26 lojtarë në vend të 23 të zakonshëm për turneun.

  • ​Enrique: Shkojmë në Spanjë për ta përmbysur Barcelonën

    ​Enrique: Shkojmë në Spanjë për ta përmbysur Barcelonën

    Trajneri i Paris St-Germain, Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij mund të përmbys humbjen 3-2 në shtëpi ndaj Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe të shkëlqejë kundër skuadrës spanjolle javën e ardhshme për të vazhduar tutje.

    Ende në kërkim të kurorës së parë të Ligës së Kampionëve, PSG lëshoi nga dora epërsinë 2-1 në “Parc des Princes” në fund të pjesës së dytë të mërkurën kundër një skuadre të Barcelonës që shfrytëzoi rastet që kishte.

    “Është e qartë se të gjitha humbjet lëndojnë dhe bezdisin, por besoj se kemi luajtur një lojë të mirë kundër një ekipi shumë të fortë”, tha Luis Enrique.

    “Ne do të ndryshojmë vetëm gjërat që nuk funksionuan, ne gjithmonë duhet të vlerësojmë se çfarë do të thotë një ndeshje e kësaj shkalle. Ne po shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë. Është një këndvështrim pozitiv të mendosh se mund të fitojmë atje. Do të jetë një finale për ne. Unë kam besim në ekipin tim”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

    Luis Enrique refuzoi të komentonte performancën e Kylian Mbappés, pasi kapiteni i Francës ishte i prangosur nga mbrojtja e Barcelonës dhe kishte pak ndikim në lojë.

    Trajneri spanjoll, i cili fitoi tripletën me Barcelonën në vitin 2015, tha se skuadra e tij e meritonte të fitonte dhe se Barça nuk ishte domosdoshmërisht favorit.

    “Ne do të shkojmë në Barcelonë për të luftuar një luftë. Unë kurrë nuk e shoh kundërshtarin si favoritë, kushdo qoftë ai. Në konkurrencën e nivelit të lartë, kështu e shoh unë. Dhe unë do të vazhdoj të besoj se do të shkojmë te Barcelona për të fituar ndeshjen”, tha në fund ai.