ATV

Category: Sport

  • ​Skuadra gjermane vë në shënjestër Albion Rrahmanin

    ​Skuadra gjermane vë në shënjestër Albion Rrahmanin

    Sipas portalit gjerman “Liga Insider”, Werder Bremen ka vënë syrin te sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani .Rrahmani po kalon një sezon historik te “Giulesti”, pasi ka luajtur 20 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe katër asistime vendimtare.

    Çmimi i reprezentuesi kosovar është afërsisht 2 deri në 3 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.

    SV Werder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani. Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman, përcjellë KosovaPress.

    Skautët e Bremenit thuhet se monitoruan lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të marrë një pamje më të qartë të tij. Megjithatë, sipas raportit, bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar.

    Bremeni do të përballet me konkurrencën nga Republika Çeke: SK Slavia Prague gjithashtu duket se është e interesuar për nënshkrimin e tij dhe madje ka dorëzuar një ofertë zyrtare, e cila u refuzua.

  • Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish

    Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish

    Boksieri kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi, do ta zhvilloj meqin e radhës më 4 maj.

    Ish-kampioni ka publikuar pamje nga përgatitjet për këtë meq.

    Kundërshtari i tij do të jetë, Jorge Silva. Ata do të përballën në Augsburg të Gjermanisë.

  • ​Sadiku vazhdon përgatitjt për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

    ​Sadiku vazhdon përgatitjt për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

    Boksierja Donjeta Sadiku dhe boksierët Shpëtim dhe Bashkim Bajoku po i vazhdojnë përgatitjet intenzive.

    Boksierja Donjeta Sadiku e cila ka fituar normën Olimpike ka vazhduar me përgatitjet në Durrës ku do të qëndrojë 12 ditë, pastaj do të vazhdoj me përgatitje në kampe të ndryshme ndërkombëtare që të ruaj formën dhe të jetë sa ma e përgatitur për Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Ndërsa vëllezërit Bajoku gjinden në përgatitje në Ferizaj, dhe nga 1 Maj do të vazhdojnë me përgatitje në kampe të ndryshme nderkombëtare,

    Këto përgatitje për vëlleërit Bajoku vijnë para turneut botëror kualifikues për Lojërat Olimpike Parisi 2024,që do të mbahen nga 26 Maj – 02 qershor në Bankok (Tajlandë).

  • Nisin negociatat midis Real Madridit dhe Bayern Munichut rreth një shkëmbimi lojtarësh

    Nisin negociatat midis Real Madridit dhe Bayern Munichut rreth një shkëmbimi lojtarësh

    Pritet të ketë lëvizje të mëdha gjatë këtij afati kalimtar të verës.

    Real Madridi, ka kohë që ka shprehur interesim që ta sjellë mbrojtësin e krahut të Bayern Munichut, Alphonso Davies.

    Davies, ka kontratë deri më 2025 dhe sipas raportimeve të disa mediave, mbrojtësi dëshiron të largohet po këtë verë.

    Andaj “Galaktikët”, kanë ofruar një shkëmbim mes Davies dhe Ferland Mendyt për të gjetur një akord që kënaqë të dy palët.

    Davies, iu bashkua Bayern Munichut nga Vancouver Whitecaps në vitin 2019 dhe ka bërë gjithsej 189 paraqitje ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 29 asiste në të gjitha kompeticionet.

    Lojtari kanadez, fillimisht ka qënë sulmues i krahut të majtë por pas ardhjes së Flick në pozitën e trajnerit ai ndryshoi pozitën në mbrojtës të majtë, ndryshim kjo i cili bëri Davies të jetë një ndër më të mirët ku dhe u bë i pari kanadez që fitoi Ligën e Kampionëve.

  • ​Granit Rugova rikthehet në FBK

    ​Granit Rugova rikthehet në FBK

    Ish-drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova tashmë do të jetë i angazhuar në një detyrë te re, por jo larg sportit sërish. Ai ka bërë të ditur se do të jetë i angazhuar në Federatën e Basketbollit të Kosovës, në rolin e Drejtorit të Programeve Zhvillimore të Basketbollit.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Rugova në rrjetet sociale ku ka shkruar:

    Krenar të ju njoftoj se tani do të jem pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në rolin e Drejtorit të Programeve Zhvillimore të Basketbollit. Është kënaqësi të kthehem në FBK në këtë rol të ri, ku do të përdor të gjithë përvojën time për të ndihmuar në ngritjen dhe zhvillimin e sportit tonë të dashur”.

    Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj tij.

  • Djali i tyre shënoi golin në minutën e 97, përballë Dritës, prindërit e Nazmi Gripshit i kaplon emocioni: Jemi në qiellin e shtatë

    Djali i tyre shënoi golin në minutën e 97, përballë Dritës, prindërit e Nazmi Gripshit i kaplon emocioni: Jemi në qiellin e shtatë

    Stadiumi ishte i mbushur plot, madje disa shfrytëzuan edhe ballkonet e banesave në Suharekë për të parë derbin më të madh në vend: Ballkani kundër Dritës.

    Krahas “Xhebrailave” dhe intelektualëve, stadiumin e mbushën me praninë e tyre edhe shumë familje, duke ndjekur nga afër derbin e Superligës së Albi Mall me fëmijët e tyre.

    Në fushë, rivaliteti ishte i jashtëzakonshëm, ku të dyja skuadrat luanin për fitore. Megjithatë, ndeshja përfundoi pa fitues, por u shënuan 4 gola.

    Në pjesën e parë rastin më të mirë e pati Drita, e cila shënoi në minutën e 7-të me anë të Blerim Krasniqit, por pas rishikimit të VARIT nga gjyqtari Dardan Qaka, goli u anulua. Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola.

    Pjesa e dytë ishte shumë më dinamike dhe prodhoi gjithçka që mund të ofronte një ndeshje futbolli.

    Mysafirët kaluan në avantazh me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 50-të, duke elektrizuar intelektualët në stadium. Mirëpo, avantazhi i klubit nga Anamorava zgjati vetëm 4 minuta teksa barazoi mbrojtësi Gentrit Halili, gol që ngriti në këmbë gjithë stadiumin e Suharekës.

    Kampionët në fuqi patën raste pas golit të barazimit, por nuk arritën të shënonin golin e dytë.

    Ishte minuta e 89-të kur Ensar Huruglica i Dritës bombardon portën me një goditje fantastike, duke mposhtur portierin Enea Koliqi, gol që “çmendi” intelektualët.

    Pavarësisht ishin minutat shtesë, lojtarët e trajnerit Ilir Daja nuk u dorëzuan dhe në minutën e 96-të Nazmi Gripshi shënoi golin e barazimit, duke gëzuar shumë shikuesit në stadium. Megjithatë, më të lumturit ishin prindërit e Nazmi Gripshit, të cilët kishin ardhur nga Shqipëria për të parë djalin e tyre. (Ndiqeni videon më poshtë)

    Kujtojmë se pas këtij barazimi, Ballkani mbetet lider me 60 pikë, dy më shumë se Drita, e cila është e dyta.

  • Xhakës nuk i pëlqeu mënyra e lojës ndaj West Hamit, ka kritika

    Xhakës nuk i pëlqeu mënyra e lojës ndaj West Hamit, ka kritika

    Bayer Leverkusen është kualifikuar mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

    Tashmë kampioni i ri gjerman barazi 1:1 me West Hamin, por kaloi tutje falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë.

    E përkundër që fituan, Granit Xhaka nuk ishte fort i lumtur me mënyrën se si luajti ai me ekipin.

    “Pjesa e parë e West Ham ishte e pabesueshme. Edhe fansat e kanë përkrahur jashtëzakonisht shumë. Ne ishim vërtet me fat disa herë. Në pjesën e dytë treguam sërish fytyrën e vërtetë të Leverkusenit”, tha Xhaka.

    Por kapiteni i Kombëtares nuk është shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtën.

    “Ne luanim çdo top mbrapsht, gjë që ishte pikërisht ajo që ata donin. Nuk ia dolëm aspak mirë”, tha ai.

    Në gjysmëfinale, Bayer Leverkusen do të përballet me Romën.

  • ​Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    ​Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) u bë tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

    Tërheqja e shortit u bë në praninë e Komisionit të Garave, i cili përbëhej nga kryetarja Lindita Cena, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave, raporton KosovaPress.

    Shorti vendosi që çiftet e gjysmëfinales të jenë Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina.

    Ndeshjet do të zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese vazhdojnë më pas në finale.

    Çiftet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave:

    Kosova VR – Malisheva

    Mitrovica – Prishtina

  • ​Zidane po i rikthehet punës së trajnerit

    ​Zidane po i rikthehet punës së trajnerit

    Siç bëhet e ditur nga “Mundo Deportivo” legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane është vetëm një hap larg për t’u bërë trajneri i ri i Bayern Munichut.

    Zidane ka qenë i papunë që prej se e la punën e trajnerit te Real Madridi për herën e dytë në vitin 2021, raporton KosovaPress.

    Pasardhësi i Zidanes te Reali ishte Carlo Ancelotti, i cili ka qenë trajner i Realit që nga triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2022, dhe e rinovoi kontratën e tij me gjigantin spanjoll deri në vitin 2026.

    Në javët e fundit, Zidane po lidhet me një rikthim në zejen e trajnerit te Bayern Munichu.

  • ​Xhaka ka një mesazh për Arsenalin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    ​Xhaka ka një mesazh për Arsenalin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

    Granit Xhaka insiston se Arsenali mundet ende ta fitojë Premier Ligën pavarësisht humbjes nga Aston Villa javën e kaluar.

    Një humbje 2:0 në stadiumin “Emirates” e la skuadrën e Mikel Artetas në vend të dytë në Premier Ligë dhe dy pikë prapa liderit të tabelës Manchester Cityt, ku kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit, raporton KosovaPress.

    Arsenali më pas u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 1:0 nga Bayern Munichu të mërkurën mbrëma.

    “Topçinjtë” e kanë shansin që të marrin vendin e parë sërish në Premier Ligë me një fitore si mysafir kundër Wolverhampton nesër, dhe Xhaka ka theksuar se si ish-klubi i tij nuk duhet të dorëzohet pas humbjeve të fundit.

    “Unë mendoj se ata shkuan në 10 ose 11 ndeshje të pamposhtur, ju e humbni një ndeshje dhe nuk do të thotë se veçse ke humbur gjithçka. Gjashtë ndeshje kanë mbetur në Premier Ligë, ende ka gjasa të mëdha për ta fituar Premier Ligën dhe ju uroj, sigurisht, gjitha të mirat sepse jam ende duke i përkrahur ata, ende kemi kontakte me stafin dhe lojtarin dhe ende po i shikoj ndeshjet”, tha Xhaka.

    I pyetur nëse Arsenali do ta fitojë Premier Ligën së shpejti, Xhaka u përgjigj:

    “Unë shpresoj, shpresoj sepse mendoj se skuadra dhe stafi dhe klubi i futbollit meritojnë të fitojnë trofe. Janë shumë afër këtë vit, sikurse ishin vitin e kaluar, por në futboll detajet e vogla bëjnë diferencën dhe shpresoj se ata mund ta bëjnë këtë vit”.