ATV

Category: Sport

  • ​Laporta: Kemi besim të plotë të Xavi

    ​Laporta: Kemi besim të plotë të Xavi

    E ardhmja e Xavi Hernandez tashmë është e konfirmuar. Spanjolli do të jetë në krye të Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kishte deklaruar se do të largohet sapo të përfundojë sezonin 2023/24.

    Ai ka marr mbështetjen e plotë të bordit të klubit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vet presidenti i Barcelonës Joao Laporta në një konferencë të përbashkët për media.

    “Bordi i Drejtorëve dhe tifozët e Barcelonës kanë besim të plotë te Xavi. Ruajtja e stabilitetit të një projekti është e mirë. Filloi praktikisht vitin e kaluar dhe ne tashmë kemi fituar një Ligë dhe një Superkupë të Spanjës. Liga ishte historike, në një kohë vështirësishë maksimale Kur erdhi Xavi, ai tashmë e mori atë përgjegjësi të madhe. Është një ekip që përzien rininë dhe përvojën, dhe klubi ka nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për një referencë si Xavi në dhomat e zhveshjes. Ka pasur unanimitet në Bordin e Drejtorëve që ai të vazhdojë”, theksoi fillimisht Laporta.

    I pari i Barçës ka shtuar se situata ishte mjaftë komplekse, por që fakti që Xavi është edhe tifoz i Barcelonës ishte një argument shumë i rëndësishëm.

    “Xavi është një tifoz i pamohueshëm i Barcelonës. Ka qenë një situatë komplekse, por ne kemi një trajner që mendon gjithmonë për më të mirën për klubin, kështu që është një lajm i madh. Është një lajm i mirë për Barçën. Stabiliteti është një vlerë e rëndësishme në projektet që janë të suksesshme, për mua është një maksimum”, tha në fund ai.

  • Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

    Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

    Distria Krasniqi e ka nisur me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb.

    Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina. Ndaj saj realizoi uazari të shpejtë e më pas konfirmoi fitoren me Ippon, me mbërthim.

    Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo humbi në kohën shtesë nga kroatja Tihea Topolovec. Flaka i pësoi tri dënime.

  • ​Juventusi “në hall” me Allegrin

    ​Juventusi “në hall” me Allegrin

    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk do të japë dorëheqje në fund të sezonit, veçanërisht nëse “Bianconerët” fitojnë Kupën e Italisë dhe kualifikohen në Ligën e Kampionëve, kështu që klubi do të duhet ta shkarkojë atë nëse duan të ndahen.

    Allegri nuk dëshiron të japë dorëheqje si trajner i Juventusit, me një kontratën që i skadon në qershor të vitit 2025 dhe është në garë për të gjitha objektivat këtë sezon, raporton Tuttosport .

    Në fillim të sezonit 2023-2024, objektivat kryesore të “Bianconerëve” ishin kualifikimi në Ligën e Kampionëve dhe fitimi i Kupës së Italisë. Klubi gjithashtu kërkoi të përfshinte të paktën tre lojtarë të akademisë në ekipin e parë, gjë që Allegri e bëri këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

    Megjithatë, sipas “Tuttosport’, italiani nuk është më pjesë e planeve të Juventusit për sezonin 2024-2025. Allegri është i vetëdijshëm për këtë, por nuk po mendon të japë dorëheqje, veçanërisht nëse “Bianconerët” përmbushin të gjitha objektivat e tyre këtë sezon.

    Tuttosport e përshkruan mjedisin e klubit si ‘elektrik’, duke qenë se Juventusi duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për t’i dhënë fund kontratave të Allegrit dhe stafit të tij një vit përpara.

    Drejtori Cristiano Giuntoli do të ulet me Allegrin në fund të sezonit për të marrë një vendim përfundimtar për këtë të ardhme dhe potencialisht për të negociuar një pagesë për trajnerin 56-vjeçar.

  • Flaka Loxha shpejtë mbyll aventurën në Kroaci, eliminohet nga xhudistja vendase

    Flaka Loxha shpejtë mbyll aventurën në Kroaci, eliminohet nga xhudistja vendase

    Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha, ka pësuar humbje që në betejën e saj të parë në Kampionatin Evropian të xhudos në Kroaci.

    Loxha u mund nga xhudistja kroate, Tihea Topolovec, duke e mbyllur kështu aventurën e saj.

    Tani, shpresa e vetme në Kampionatin Evropian në Kroaci është Distrie Krasniqi, e cila do të përballet me xhudisten Anna Borodina nga Ukraina.

  • ​Foden: “Bellingham ka një dhuratë nga Zoti”

    ​Foden: “Bellingham ka një dhuratë nga Zoti”

    Futbollisti anglez Phil Foden konsideron thelbësore që Bellingham të jetë në gjendje të mirë për të fituar kampionatin evropian verën e ardhshme. Foden është një nga lojtarët me të cilin skuadra angleze bazohet në përpjekje për të fituar Kampionatin Evropian të Gjermanisë këtë verë.

    Së bashku me Bellinghamin janë dy futbollistët që emocionojnë më shumë Anglinë. Foden, pas eliminimit në Champions League kundër Madridit, flet për bashkëkombasin e tij në një intervistë për “Daily Mail”, duke u siguruar se ai është më i pjekur se normalisht për dikë të moshës së tij, përcjellë KosovaPress.

    “Më duket sikur ka një dhuratë nga Zoti me fizikun e tij. Ne kemi vërtet nevojë për të në maksimumin e tij për të fituar kampionatin evropian. Nuk kam parë kurrë dikë kaq të pjekur për moshën e tij”, ka thënë Foden.

    Lojtari anglez foli edhe për golin e tij në Bernabeu, duke u siguruar që deri më sot është një nga më të mirët që ka arritur në karrierën e tij. Ai foli edhe për duelin e javës së kaluar kundër Madridit në Etihad, duke thënë se City duhej ta fitonte ndeshjen duke krijuar shumë raste, por futbolli i tillë është.

  • ​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit kosovar

    ​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit kosovar

    Pas triumfit të Yllit ndaj Pejës, basketbolli i Kosovës sot sjellë një tjetër superndeshje.

    Dueli tjetër zhvillohet sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

    Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

  • Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall

    Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall

    FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për herë të tretë. Në një finale emocionuese, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, skuadra kryeqytetase arriti të fitojë ndaj skuadrës nga Drenasi, Liqeni, pas një sfide mjaft rivalizuese dhe interesante, me rezultat 3:2, pas vazhdimeve, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2:2.

    Ndeshja finale u karakterizua nga një rivalitet i theksuar dhe një shfaqje e bukur sportive nga të dyja skuadrat. Prishtina 01 e nisi ndeshjen në mënyrë më të mirë, duke kaluar në epërsi me golin e Arif Limanit. Megjithatë, skuadra nga Drenasi tregoi karakter dhe përkushtim duke e barazuar shpejt rezultatin me gol të Dardan Topillës nga penalltia. Prishtinasit rikthyen epërsinë me golin e Fitim Krasniqit, por përsëri ishte Liqeni që vendosi baraspeshën me një gol të Camilo Sanchez.

    Lufta për trofeun u zhvillua edhe në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, ku dëshira dhe pasioni për fitore ishte i madh nga të dyja palët. Megjithatë, kur të gjithë menduan se fituesin e kësaj finaleje do ta përcaktonin penalltitë, në 10 sekondat e fundit pas një këndore më së miri afër portës u gjend Yll Mazreku, i cili shënoi golin e fitores për Prishtinën 01, duke bërë që trofeu të mbetet përsëri në kryeqytet. Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzoi trofeun skuadrës së Prishtina 01.

    Përcaktuesi i kësaj finaleje, Yll Mazreku pas ndeshjes nuk arriti t’i fshehë emocionet e kësaj fitoreje. “Është ndjenjë e mirë të shënosh golin vendimtar dhe atë në frymën e fundit të ndeshjes. Mendoj se gjatë tërë kësaj finaleje kemi qenë më të mirë dhe e kemi kërkuar më shumë fitoren se sa kundërshtari. Dhe në fund, mundi dhe përkushtimi na u shpagua”, ka thënë Mazreku.

  • ​5 xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

    ​5 xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

    Ekipi kosovar i xhudos nga nesër (25 prill) deri më 27 prill do merr pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior.

    Evropiani i Xhudos për Senior do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, ku pjesëmarrës do të jenë 47 shtete me 427 garues, nga të cilët 240 janë meshkuj e 187 femra, raporton KosovaPress.

    Kosovën në këtë Evropian do ta përfaqësojnë xhudistët e njohur si Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Akil Gjakova, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

    Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë (nesër) kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani ndërsa Loriana ndeshet në ditën e tretë.

    Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

    Xhudistët që e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Kroaci:

    Distria Krasniqi (-52 kg)

    Flaka Loxha (-57 kg)

    Akil Gjakova (-73 kg)

    Dardan Cena (-73 kg)

    Loriana Kuka (-78 kg)

  • Sot është dita e ndeshjeve kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot është dita e ndeshjeve kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

    Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

    Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve, tani ka ardhur koha dhe momenti për të mësuar dy finalistët e Kupës së Kosovës për edicionin 2023/24.

    Në ndeshjen e parë dhe më të fortë padyshim, Drita pret Prishtinën në stadiumin e barit artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

    Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të kërkojnë fitoren dhe kalimin në finale pasi ndeshja e parë u mbyll 0-0.

    Ndeshja tjetër është ajo e derbit lokal, ku Ballkani është nikoqir i Suharekës në “Stadiumin e Qytetit”, me fillim nga ora 15:00.

    Në ndeshjen e parë, ekipi i Ilir Dajës ka fituar me rezultat 1-0 dhe synon ta ruaj epërsinë për të siguruar kalimin në finale.

  • ​Kosova shënon sukses të madh edhe në sportin e duatlonit

    ​Kosova shënon sukses të madh edhe në sportin e duatlonit

    Kosova po shënon suksese të njëpasnjëshme në sport, madje edhe ne disiplina që janë më pak të njohura deri më tani.

    Së fundi Albion Ymeri ka shënuar ngritje të lartë në renditjen botërore të Federatës Ndërkombëtare të Triatlonit, disiplina e duatlonit.

    Triatlonisti kosovar, me medaljen e bronztë të fituar në garën ndërkombëtare “Africa Triathlon Sprint Duathlon Championships”, të mbajtur gjatë fundjavës në Hurghada të Egjiptit, ka përfunduar në vendin e gjashtë në botë. Ai ka grumbulluar 661.15 pikë në total.

    Duatloni është disiplinë që përbëhet nga vrapimi dhe çiklizmi, përcjellë KosovaPress.

    Ymeri është bursist olimpik i KOK-ut, ndërsa vlerësohet garuesi më i mirë i Federatës së Triatlonit të Kosovës, të cilët po e mbështesin për të rritur nivelin e tij në garat ndërkombëtare.