ATV

Category: Sport

  • Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar Mark Hristov më Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

    Ndryshe edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

     

  • ​Dyert e Italisë janë të hapura për Scamaccan, pavarësisht rastit me PlayStation

    ​Dyert e Italisë janë të hapura për Scamaccan, pavarësisht rastit me PlayStation

    La Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se dyert e Kombëtares së Italisë për Gianluca Scamacca janë të hapura edhe pse sulmuesi i Atalantës nuk u thirr për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, sepse ai kishte kaluar natën zgjuar duke luajtur PlayStation para një ndeshjeje kundër Ukrainës.

    Thuhet se trajneri i Italisë, Luciano Spalletti është gati të përfshijë Scamaccan në skuadrën e “Azzurrit” për Kampionatin Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

    Dyert e Italisë janë “të hapura” për sulmuesin e Atalantas, i cili ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit për skuadrën italiane. Raporti i “Gazzettas” konfirmon se Scamacca nuk u thirr për ndeshjet e fundit të Italisë kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, sepse Spalletti ishte i pakënaqur me sjelljen e tij.

    Trajneri i Italisë, në fakt, kishte zbuluar se Scamacca kishte kaluar tërë natë zgjuar duke luajtur PlayStation përpara një ndeshjeje kyçe kualifikuese për Euro 2024 kundër Ukrainës në nëntor, kështu që ai nuk e përfshiu atë në ekip për miqësoret ndërkombëtare.

    “Nëse koha moderne është të luash PlayStation deri në katër të mëngjesit kur ka një ndeshje të nesërmen, atëherë ky modernitet nuk është i mirë”, tha Spalletti në shkurt, pa përmendur drejtpërdrejt Scamaccan.

    “Ne jetojmë në një botë që i jep pak nxitje punës së palodhur dhe djersitjes së gjërave, fëmijët e sotëm preferojnë të vendosin një foto në Instagram me flokët e tyre të lyer në vend që të ulin kokën dhe të punojnë. Këto nuk janë vlerat që duhet të transmetojë Italia ime”.

    Scamacca, nga ana tjetër, u pyet muajin e kaluar nëse Spalletti nuk e kishte telefonuar për shkak të PlayStation, por përgjigja e tij ishte mjaft e paqartë.

    “Sinqerisht, nuk e di. Njerëzit flasin, por nuk janë në dhomë me mua gjatë natës dhe nuk e dinë se çfarë bëj. Janë thënë kaq shumë gjëra, por unë e di të vërtetën dhe ata që më njohin e dinë se çfarë personi jam”.

    Scamacca iu bashkua Atalantës nga West Ham verën e kaluar dhe ka shënuar 15 gola në 36 paraqitje me La Dea këtë sezon.

  • Akil Gjakova e nis me fitore në Kampionatin Evropian që po mbahet në Kroaci

    Akil Gjakova e nis me fitore në Kampionatin Evropian që po mbahet në Kroaci

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e nisi me fitore Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Xhudisti kosovar mposhti me vështirësi sllovenin, Martin Hojak.

    Në raundin tjetër, Gjakova do të ballafaqohet me xhudistin nga Bullgaria, Mark Hirstov.

  • Akil Gjakova e Dardan Cena sot në Evropianin e xhudos

    Akil Gjakova e Dardan Cena sot në Evropianin e xhudos

    Xhudistët kosovarë Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë në kategorinë 73 kilogramë.

    Gjakova e Cena do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

    Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, që u eliminua në rundin e dytë, ndërsa në fundjavë do të garojë gjithashtu edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

  • Trepça një hap larg finales në Superligë, befason Prishtinën

    Trepça një hap larg finales në Superligë, befason Prishtinën

    repça ka befasuar Prishtinën në kryeqytet për të siguruar fitoren e dytë në gjysmëfinalen e play-offit.

    Mitrovicasit kanë fituar me rezultat 86 me 85.

    Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mitrovicë, Trepça mposhti Prishtinën me rezultat 87 me 81.

    Në gjysmëfinalen tjetër të zhvilluar të mërkurën Golden Eagle Ylli mposhti Pejën me rezultat 92 me 86.

    Edhe Ylli ka siguruar fitoren e dytë në gjysmëfinale.

  • Ndërpritet për disa minuta gjysmëfinalja, lëndohet gjyqtari Xhelal Mumini

    Ndërpritet për disa minuta gjysmëfinalja, lëndohet gjyqtari Xhelal Mumini

    Ndeshaj gjysmëfinale mes Prishtinës e Trepçës është ndërprerë për disa minuta.

    Kjo për faktin se gjyqtari Xhelal Mumini u lëndua.

    Ai u godit papritmas nga një lojtar dhe e kishte të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

    Ndeshja vazhdoi më pas nën drejtimin e dy gjyqtarëve të huaj.

  • Toni Kuka e quan mbretëreshë të Evropës Distria Krasniqin pasi u shpall kampione në Evropian

    Toni Kuka e quan mbretëreshë të Evropës Distria Krasniqin pasi u shpall kampione në Evropian

    Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në Kampionatin Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Pas fitores në finale, Krasniqit i ka thurur lavde trajneri Toni Kuka, duke e quajtur atë “Disi, mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur”.

    “Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jetën! Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë”, shkroi Kuka.

    Tutje, ai tha se xhudo e Kosovës është institucioni më i fuqishëm i vendit e bëri thirrje që kjo të mos harrohet asnjëherë.

  • Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

    Distria Krasniqi kampione e Evropës në Xhudo

    Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, në kategorinë deri në 52 kilogram.

    Jo më kot është e para e botës në kategorinë e saj, dhe këtë e dëshmon në çdo garë që merr pjesë.

    Distria e nisi nga raundi i dytë garën në Kroaci, ku u përball me ukrainasen Anna Borodina, të cilën e mposhti me dy Waza-ari, për të kaluar në çerekfinale.

    Në 1/4 e finales kishte punë me kroaten Ana Viktorija Puljiz, por që krenaria jonë dëshmoi edhe një herë formën fantastike, duke e rrëzuar atë me Ippon në Tatami, për ta fituar ndeshjen.

    Pas fitores ndaj kroatës, Krasniqi siguroi gjysmëfinalen, aty ku u takua me garuesen nga Spanja Ariane Toro Soler, të cilën fillimisht e përplasi në tokë për një Waza-ari, duke e vendosur atë në presion, dhe nga presioni i madh spanjollja mori tre shido, për t’u eliminuar nga gara.

    Me fitoren ndaj Soler, Distria Krasniqi siguroi një medalje për Kosovën, duke arritur në finalen e madhe, ku u përball me italianen Odette Giuffrida, e cila është në vendin e pestë në botë në këtë kategori.

    Përballja finale shkoi në Golden Score, por Distria dominoi gjatë tërë kohës, duke çuar drejt dy ndëshkimeve kundërshtaren e saj në kohën e rregullt.

    Kjo i ndihmoi shumë asaj që me të filluar Golden Score e fitoi ndeshjen me një pikë për t’u shpallur kampione e Evropës në Xhudo, në kategorinë deri në 52 kilogram.

    Për Distria Krasniqin, kjo është medalja e dytë e artë në vitin 2024, pasi kishte fituar në shkurt Paris Grand Slamin, ndërsa në mars mori medaljen e bronztë në Tbilisi Grand Slam.

  • ​Distria Krasniqi në finale të Evropianit të xhudos në Zagreb

    ​Distria Krasniqi në finale të Evropianit të xhudos në Zagreb

    Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka siguruar biletën drejt finales së Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler, raporton KP.

    Tani, në finale Distria do të përballet me xhudisten italiane, Odette Giuffrida.

  • Distria Krasniqi magjike, arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

    Distria Krasniqi magjike, arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

    Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e eliminoi në çerekfinale kroaten Ana Viktorija Puljiz.

    Kampionia olimpike në gjysmëfinale takohet me spanjollen Ariane Toro Soler.